Pse Shqipëria nuk i jep diasporës pasaportë dhe shtetësi shqiptare?

16 Prill 2026, 09:30Blog TEMA
Pse Shqipëria nuk i jep diasporës pasaportë dhe shtetësi

Nga Kreshnik Spahiu

Diaspora shqiptare është e vetmja në planet që nuk i jepet pasaporta sipas kombësisë së vet.

A e dini që një gjerman, italian, grek, serb, kroat, turk, anglez, kudo që jeton, nëse ka prindërit gjermanë, italianë, grekë, serbë, kroatë, turq, anglezë, gëzon të drejtën e shtetësisë me ligj sipas parimit ndërkombëtar “jus sanguinis” (e drejta e gjakut) → e merr nga prindërit.
A e dini që shumë shtete fjalën kombësi dhe shtetësi e kanë të njësuar:

Frëngjisht: nationalité
Italisht: nazionalità
Spanjisht: nacionalidad
Anglisht: nationality

Prej shekujsh e drejta e shtetësisë lind prej kombësisë, sepse kishim shtete-kombe.

Sot Njeriu mund të ketë disa pasaporta, por një kombësi dhe shtetësia bazë duhet jetë sipas kombësisë.

Diaspora shqiptare është më e çuditshmja në planet. Ata kanë disa pasaporta, por jo shqiptaren.
Po si mund të quhesh diasporë shqiptare kur Shqipëria të refuzon emrin shqiptar?

A e dini që Bullgaria në Shqipëri ka dhënë mijëra pasaporta bullgare dibranëve në Gillobord sepse i quajnë që “stërgjyshët” e tyre para 1000 vjetësh ishin bullgar?

Pse diaspora shqiptare nuk i kërkon Shqipërisë shtetësinë dhe pasaportën për shkak të lidhjes së gjakut dhe etnisë?

Në vitin 2011 i kërkova personalisht Ramës dhe Berishës të votonin në parlament projektligjin: “Pasaportë për çdo shqiptar”.
Të dy kanë qenë dhe janë kundër dhënies së pasaportës shqiptare për shqiptarët në diasporë. Madje Berisha, në vitin 2012, nxori një VKM për dhënien e shtetësive dhe nuk e zbatoi kurrë.

Rama dhe Berisha kanë pasur arsye elektorale, sepse nëse ata marrin pasaporta, u lind e drejta e votës, por ata mund të rreshtoheshin duke u dalë jashtë kontrollit 20 milion votues.

Ndërkohë që Rama dhe Berisha nga një anë kanë hallin e partisë, nga ana tjetër po dëmtohen interesat e Shqipërisë.
Një Shqipëri e vogël me 3 milion banorë nuk ka asnjë rëndësi gjeopolitike, diplomatike, ushtarake apo asnjë peshë ekonomike me një treg kaq të vogël.
Një Shqipëri e madhe me 20 milion shtetas shqiptarë do ndryshonte çdo balancë rajonale dhe do bëheshim kombi superior në Ballkan.

Pavarësisht të gjitha përfitimeve, Shqipëria duhet të respektojë të drejtat dhe liritë themelore të çdo shqiptari që ka prindër shqiptarë dhe duhet t’i njihet e drejta e shtetësisë.

Pasaporta shqiptare nuk është produkt i preferencave qeveritare apo presidenciale të momentit.
Dje pasaporta iu dha kryetarit të Bashkisë së New York-ut në shenjë mirënjohjeje si mik i diasporës shqiptare në SHBA.
I shkreti Eric Adams, po ta dinte që atyre 100.000 shqiptarëve të bashkisë së New York-ut nuk u njihet e drejta e pasaportës, do i vinte turp ta merrte shtetësinë para tyre.

Diaspora shqiptare ende është fatkeqe që nuk ka një shtet amë serioz që mbron kombin e vet si Gjermania, Polonia, Austria, Greqia, Italia, Turqia, Kroacia apo çdo shtet tjetër në botë.
Ende ne kemi një diasporë që Shqipëria i mohon emrin shqiptar.

52 Komente

  1. N
    Niku

    Mos bëj politikë z. Spahiu! Gollobordasit që kanë marë pasaportë bullgare nuk janë me mijëra dhe ke futur edhe ata të Prespës dhe Shishtavecit të Kukësit. Ky veprim është difekt i politikanëve të Shqipërisë që njohën minoritetin bullgar në Shqipëri, që në fakt nuk ekziston. Ishte presioni politik i Bullgarisë që të njihej ky minoritet, se përndryshe do të bëhej pengesë për futjen e Shqipërisë në BE dhe solli këtë skenar duke mos u bazuar në histori por në politikë, e cila është koniukturale. Zërin duhej t’a kishe ngritur para pranimit të 9 minoriteteve dhe jo tani, duke akuzuar ata që shesin etninë për përfitime personale që të lëvizin të lirë në BE. Shteti Shqiptar është i vetmi në Ballkan që pranon minoritete edhe kur nuk ekziston dhe këtë fakt e quante sukses Ditmir Bushati në atë kohë.

    Përgjigjjuni
    1. E
      Emigranti

      Z. Spahiu, keni shumë të drejtë. Shif çfarë ndodh. Djali im ka marë shtetësinë gjermane para 4 vjetësh dhe sipas ligjit të mëparshëm gjerman, la shtetësinë shqiptare..... Vjet Gjermania e ndryshoi ligjin dhe mund ta mbash, ose marësh shtetësinë e vëndit tënd........ . Mirëpo këta burokratët tanë kërkojnë 100 dokumenta për të rimarrë shtetësinë shqiptare dhe sidomos rregullin për të jetuar në Shqipëri. Po çështë kjo kështu?.... Shtet muti...

      Përgjigjjuni
      1. z
        zeri i arsyes

        ik ke faqja e ambasades, procedura eshte fare e thjeshte, mos perhap panik kot. Nuk jane 100 dokumenta, nje kerkese dhe nja dy deshmi penaliteti e certifikate lindjeje. https://ambasadat.gov.al/germany/en/rifitimi-i-shtetesise/ ISH-SHTETASI SHQIPTAR QË KA HEQUR DORË NGA SHTETËSIA SHQIPTARE DHE KA FITUAR NJË SHTETËSI TJETËR depoziton: Kërkesë individuale drejtuar Presidentit të Republikës së Shqipërisë (SHKARKO FORMATIN KËTU http://MODEL-KERKESE-DREJTUAR-PRESIDENTIT-TE-REPUBLIKES-PER-RIFITIMIN-E-SHTETESISE-SHQIPTARE-11.docx); Çertifikatë lindjeje nga akti/personale lëshuar në Republikën e Shqipërisë; Vërtetim i gjendjes gjyqësore të lëshuar nga organet kompetente të shtetit të shtetësisë tjetër që ka aplikanti dhe/ose të shtetit ku kërkuesi ka pasur qëndrim të ligjshëm më shumë se gjashtë muaj (apostiluar/legalizuar dhe përkthyer); Dokument i cili vërteton heqjen e shtetësisë shqiptare (Dekreti i Presidentit të Republikës së Shqipërisë ose certifikatë aktuale personale ku shënohet numri dhe data e dekretit të heqjes dorë nga shtetësia); Dokumenti i cili vërteton shtetësinë e huaj (pasaportë, kartë identiteti certifikatë natyralizimi/ personale ose vërtetim nga Bashkia/Komuna); Mandat pagesa.

        Përgjigjjuni
        1. p
          prec Ulaj

          Kontrollo njehere veten, se mund te jesh ti mu.t mu.ti

          Përgjigjjuni
          1. A
            Ana

            I bie qe per te njejtat aresye edhe gjermania para 4 viteve ishte shtet muti. Apo jo?

            Përgjigjjuni
            1. D
              Do Zoti ma heqin kesaj rradhe...

              Sa e forte ! Si Historia ime vetem me nje ndryshim te kunderten...une dy here bera Dekumentat per ta hequr Nenshtetesine Shqiptare dhe nuk ma hoqen per Arsyhet e tyre...Por sapo te kem kohen e duhur normal qe do ta provoje dhe njehere qe ta heqe Nenshtetesine Shqiptare... Nuk kam nevoje te mbaje dy Nenshtetesi....me mjafton kjo Gjermania... Arsyhe eshte se isha Betuar para viteve 1982 nese me jepet rasti dhe do jem Aratisur dhe nese me jepet nje Nenshtetesi nga vendet e EU , menjehere Nenshtetesine Shqiptare do ta derzoja....Edhe pse ne 1990 realizova largohem nga Shqiperia , heqja e Nenshtetesise Shqiptare do me ngelet peng nese nuk e heqe... Arsyhet jane Politika dhe ish Diktatura para viteve 1990...

              Përgjigjjuni
              1. t
                tarrasi

                ty perveç se te ta heqin ,ti do shpallur dhe nongrada dhe s'duhet te te lejojne te futesh ne shqiperi, s'ka nevoje shqiperia per plera si ti,

                Përgjigjjuni
            2. S
              Sociologu

              Jo gjithmone shtetesia barazohet me kombesine…varet nga tradita dhe shume kushte te thera Se i bie qe shtetasit e Kosoves te jene te kombesise “ kosovare” qe nuk ben sens, perderisa jane shqiptare prej shekujsh,njesoj si leberit apo myzeqaret

              Përgjigjjuni
            3. K
              Km

              Sigurisht,gezojne te drejten per ta marre,por ajo behet me deshiren,me kerkesr,nuk mund tia imponosh "merr shtetesine se duam ne."E drejta dhe detyrimi Jane dy gjera krejt te ndryshme,si nga ana gjuhesore ,ashtu edhe juridike.Ashtu Sic nuk ua Ka hequr asnje te drejten per te qene shqiptar,si para dhe pas 1990.

              Përgjigjjuni
              1. Q
                Qerimi pe Qipidhasi

                se “diaspora” falenderon ZOTIN e madh ne qiell qe arriti e shpetoi nga ai vend si kopesht zoologjik

                Përgjigjjuni
                1. x
                  xhemal

                  Prape udheheqesi e sorrave ben patriotin

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Shtetas Shqiptar

                    Italia po e heq te drejten diaspores per te marre shtetesine italiane dhe kjo nuk eshte pa arsye. Shtetet kombe e mbyllen ciklin ne Europe pasi jane kthyer ne shtete multietnike dhe kombesia eshte zevendesuar me shtetesine. Shqiperia eshte ne fund te ciklit ShtetKomb pasi keto jane dekadat e fundit qe do jetojne vetem shqiptar ne keto troje. Ne duhet te pergatitemi te bashkejetojme me shtetas shqiptar me kombesi te ndryshme. Prandaj nuk ka kuptim me shtetesia me baze kombi per diasporen.

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      Dielli

                      Mos rrej tqr! Hoqi te drejten " pa limit " qe kishin pasardhesit e emigranteve italian te dy shekujve me pare dhe e hoqi ngaqe po abuzohej me kte te drejte ndersa deri tek prinderit dhe gjyshi nuk e hoqi kte te drejte. Nese deshmon qe nje nder prinderit e tu apo gjysherit e tu ishte apo eshte italian merr automatikisht shtetesine italiane RQ i ndyre

                      Përgjigjjuni
                    2. T
                      Topi

                      Sa shqiptare ka qe femijet qe kane lindur ne diaspore nuk i kane regjistruar fare ne Shqiperi, duke mos figuruar fare si shtetas shqiptare. Mbetet gjithesi e qarte qe politika nuk do te rrezikoje kontrollin e pushtetit dhe teatrin qe po luajne prej gati 40 vjetesh, tashme.

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        Timi

                        Rasti i Shqipërisë nuk krahasohet me shtetet tjera. Ne jetojmë në 5 shtete si popull. Po e morën shtetësinë shqipëtarët e Maqedonisë, luginës së Preshevës ata ikin nga aty dhe indirekt bëjmë pastrimin etnik që e duan sllavët. Nuk është qështje votash, qeveria e di këtë problem.

                        Përgjigjjuni
                      2. G
                        Gjergj Kastrioti dv

                        Se nuk duan cifutet e Soros! Ata nuk jane aty per te ndihmuar popullin shqiptar, shqiptar, por per ta fshire, asimiluar e shuar perjete kete fare. Keshtu u thote mendja, te pakten...! Por, ai qe i ben gropen shokut ta beje ne permasat e veta!

                        Përgjigjjuni
                        1. R
                          Realisti

                          Jo mor Kargjergj nuk eshte ashtu. Une nuk dua te identifikohem me me termin ofendues Shqiptar pasi hoqa te zite e ullirit te zhdukem nga ai vend hale qe mbizoteron vetem mashtrimi, hajdutlleku, droga, prostitucioni dhe KORRUPSIONI. Madje pasaporten Allbanske e kam grisur dhe hedhur ne nje hale publike

                          Përgjigjjuni
                          1. Y
                            Yunan shajtan

                            Po kerma si ty edhe muti ofendohet te te bjere ne goje,,mjere ai gope (hale) nene (gjarperi) qe te ka dhier ty moj kerme reale,,ptyyy

                            Përgjigjjuni
                            1. T
                              Ti na honksh mutin.

                              Pete je ti qe nuk pranon mendim ndryshe ! Si au kryekrimineli penecilina. .. Na honksh mutin qe dele kundra ! Atij njeriu qe se njo Realisti. ..qe ka nje mendim mese te drejte....Realiste eshte se ate mendim ka...

                              Përgjigjjuni
                              1. T
                                Ti na honksh mutin.

                                Pete je ti qe nuk pranon mendim ndryshe ! Si au kryekrimineli penecilina. .. Na honksh mutin qe dele kundra ! Atij njeriu qe se njo Realisti. ..qe ka nje mendim mese te drejte....Realiste eshte se ate mendim ka...

                                Përgjigjjuni
                          2. K
                            Klimax

                            Kur nisi Lufta e Kosovës me mijëra e mijëra kosovarë u shpërngulën nga trojet e tyre. Shumica u strehuan përkohësisht në Shqipëri si një zgjidhje momentale, por ajo që binte në sy ishte eksodi i madh i tyre drejt Europës dhe Amerikës si azilkërkues. Në qoftëse NATO nuk do të ndërhynte në atë periudhë edhe ai grup i UÇK-së që përballej ndaj makinës ushtarake serbe do përfundonte ose përtej kufijve drejt Shqipërisë, ose diku në ndonjë gropë varrezash të përbashkëta. Në të njëjtën periudhë shumë kosovarë të diasporës morën rrugën drejt Kosovës për të luftuar ndaj serbit. Disa prej tyre u vranë sapo kaluan kufirin nga Shqipëria për t'u futur në Kosovë. Disa nga këto familje i kam njohur personalisht. Ato sot nuk përfitojnë as pension dhe asgjë nga shteti i Kosovës për burrin, vëllain, djalin, babain që dhanë jetën për lirinë e Kosovës. Me këtë dua të them se nuk është pashaporta që të bën patriot, që të jepë dashuri për atdheun, as numri i madh i pasaportave që e bënë këtë atdhe më të fortë, më të fuqishëm dhe sigurisht as nuk ndryshon ekuilibrat në rajon dhe as të bënë superior në Ballkan! Jo! Ti thjeshtë gënjen vetveten me këto pordhë nacionaliste që lëshon herë pas here që nga periudha që fillove karierën politike!

                            Përgjigjjuni
                            1. r
                              realisti

                              Ju lumte! Nuk e kuptoj perse jo dhe kujt i intereson qe numri i shqiptareve te zvoglohet. Apo kursejne flete letre per listat elektorale!!!??? Kjo duhet te jete teme e portaleve dhe e analizave neper panelet e darkes.

                              Përgjigjjuni
                              1. N
                                Niku juridiku

                                Boll me kete xhepist qe po na ricikloni si intelektual patriot

                                Përgjigjjuni
                                1. U
                                  USA citizen

                                  Ti shtetas shqiptar, qw vetem shqiptar nuk je e nuk ndihesh! Qe te shkosh mire me fqinjin nuk do te thote te fleje, haje, pije e te ndani dhe krevatin bashke! Ti ndoshta ka kohe qe e ke bere dhe kerkon te terheqesh te tjere pas vetes! Jo me kot thone misery loves company!!! Por kooperativizimi i botes me ne krye kryetar kooperative cifutet eshte eksperiment i deshtuar sepse ka qene i lig qe ne ide! Shtet kombet do te jetojne per qejf te tyre dhe ne harmoni me njeri tjetrin dhe per te zgjidhur gjithcka me mirekuptim e marreveshje permanente. Pakicat do tr kene te drejta referendare ti bashkengjiten kujt shteti te duan!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. S
                                    Shtetas Shqiptar

                                    Ti USA citizen duhet ta ndjesh dha ta kuptosh me mire se sa e rendesishme eshte te mesosh se si te bashkejetosh me kombesi te ndryshme, nese jeton ne USA. Ketu nuk ka kuptim te sjellesh retorike nacionaliste. Qe ta kuptosh se cfare do te thote shtetmultietnik mundohu te pershkruash ne tipare kombetare dhe karakterikstika sociale nje shtetas amerikan apo nje shtetas anglez. Fute koken ne rërë si Struci per te mos e pare apo refuzuar ate qe po ndodh me shtetet e Europes por kuptimi i kombesise po vanitet me nje shpejtesi qe nuk e kontrollon dot me. USA eshte shembulli me i mire i shtetit multietnik. Ne shqiptaret nuk e kemi me luksin te perjashtojme, duhet te mesojme si te perfshijme ne jetet tona kultura te ndryshme dhe te bashkejetojme.

                                    Përgjigjjuni
                                  2. H
                                    Holy justice

                                    Ate komentin per ate shtetas shqiptar publikoni.. se duhet...

                                    Përgjigjjuni
                                    1. I
                                      I detyron niku te kerkojne "pasoshin"kosivaro serb

                                      O niku shqiptaret ne menyre masive po heqin dore nga nenshtetesija shqiptare(ndoshta edhe ti)sepse shume shtete nuk e njohin dyshtetesine,kohet e fundit edhe psiko trump drejt asaj po shkon

                                      Përgjigjjuni
                                      1. s
                                        sapa

                                        Shqiperia ka halle me te medha se shtetesine.Ikjen e njerezve nga vendi pa shtet se edhe ajri eshte i korruptuar.Shijoje jeten aty ku je se shqipatret e njohin cdo pleher qe ka qene dhe eshte ne karriken e pushtetit!

                                        Përgjigjjuni
                                        1. N
                                          Nick Rossonero

                                          ''Nacionalizmi eshte streha e fundit e Maskarenjve" - Kreshnik Spahiu (nga pervoja personale)

                                          Përgjigjjuni
                                          1. h
                                            histori e mbyllur

                                            Nga i nxorri ky i çmenduri 20 milionë shqiptarë?! Shqiptarët e Kosovës kanë nënshtetësinë e tyre, nuk kanë nevojë për të tonën. Dhe fëmijët e atyre që kanë lindur jashtë, nga prindër shqiptarë, të larguar nga vendi që pas 1992-shit, nuk ia ndjejnë shumë për pashaportën shqiptare! Ata janë dhe po integrohen plotësisht në vendin ku kanë lindur. Histori e mbyllur.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. H
                                              Histoire e pa mbyllur

                                              Shqiptaret e kosoves kane pasaporte Serbe , pasi jane territoire Serbe nen rrezoluten 1244...... peralla me krahine e kosoves shtete eshte per débil funksionel

                                              Përgjigjjuni
                                              1. M
                                                Mongolegrek

                                                Kurse ju putanat rusosllavogreke jeni mongoloaziatik te ardhur ne trojet Arberore,,,ik merrni pashaport mongolie

                                                Përgjigjjuni
                                            2. D
                                              Democraticus

                                              Ti histori e mbyllur vetem shqiptar, por dhe njeri nuk je! Arbereshet e italise prej qindra vitesh ikur dhe duan pak me Shqiperi ne jeten e tyre. Integrimi o legen nuk eshte asimilim m Gjethet ne furtune i merr era, por rrenjet mbeten ketu! Ti besoj je o grek vlleh serb boshnjak rome GORANE LGBT a magjyp.... Ti gezosh secilen prej tyre por mos ha mut per shqiptaret! Pse kerkojne ketu te drejten per tu shpallur pakica, minoritete ca plehra si ti, kur shqiptaret neper bote te perzene dje a sot, nuk ju jepet kjo e drejte?! Kur ata te jene te lire dhe te barabarte me qytetaret e vendeve ku kanr shkuar atehere eja flasim prape! Ju minoritaret ketu keni qene te perkedhelur dhe prape doni flamur, gjuhe, deputete ministra dhe te hani akoma ne kurriz te shqiptareve! Por tani e tutje, ne fundkurriz te shqiptareve do te hani!

                                              Përgjigjjuni
                                              1. R
                                                Republicans

                                                Nga dy bole i paske kater o Democraticus. Kjo nuk do te thote se je me BOLE por do te thote se “armikun” e paske ngjitur pas” dere”. Tundu shkundu sa te duash por duhet te shqetesohesh fakti se ku eshte vazhdimi i atyre dy boleve qe nuk jane te tuat.

                                                Përgjigjjuni
                                              2. J
                                                Jurist kazanesh

                                                Ky kllun kazanesh vetem jurist nuk eshte. Si mundet te jepet pashaporta pa plotesuar kushtet !. Ky me duket se eshte jurist plepist.... Shembull : nje portugais qe ka dale ne pension ne Luxembourg duhet qe 6 muaj ti kaloje ne adressen e tij ne Luxembourg dhe 6 muaj munde ti kaloje ne vendin e origjines, nese kalone me shume se 6 muaj ne Portugal i hiqet pensioni.. Kreshnik nuk eshte pashaporta , bllok shenimesh ...bile shteti ka dhene me shume se'ç duhet , bile ke nje fare Berat Buzhala qe ka mare pasaporte shqiptare dhe . eshte anti Shqiperi .

                                                Përgjigjjuni
                                                1. N
                                                  Nuk dua pasaporte shqiptare

                                                  Une nuk kam pasaporte shqiptare dhe nuk e dua ........dhe nuk jam antishqiptar.... Kur shikoje Sali Berrishen dhe drejtesine shqiptare SPAK thème : Sa me fait jam qe nuk jetoje Shqiperi....... Nuk me ha palla nese dikushe ketu ku jetoje eshte rraciste ndaj meje , pasi edhe une jam i tille ndaj tij...ai ka te njejten pasaporte si mua , te njejten carte d'identité si mua , voton si mua.. . E vecant eshte qe une kam blere shtepi , ndersa ai jetone me qerra .......

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. P
                                                    Plaf Dëmgla

                                                    Boll, o Kreshnik, me broçkulla. A e kupton se pse nuk pate sukses me politikën tënde? Mëso një herë e mirë: tjetër është shteti, tjetër është kombi dhe tjetër është kombësia. Ka shtete që e quajnë veten komb (shtete-komb), por që në fakt përbëhen prej kombësive të ndryshme, siç ka dhe kombe që janë ndarë në shtete të ndryshme. Gjykimi yt nis gabim që në konceptim. Në pasaportë jepet shtetësia, shteti lëshon pasaportë, jo kombi apo kombësia. Shteti shqiptar, qëkurse është shpallur i tillë dhe ka nisur të lëshojë pasaporta, u ka njohur shtetësinë të gjithë shqiptarëve që kishin lindur a prejardhur prej shtetit shqiptar (territorit të shtetit), jo të gjithë bashkëkombasve; nuk ka lëshuar pasaportë as për shqiptarët e Maqedonisë, as për ata të Kosovës, as për ata të Malit të zi e as për ata të Çamërisë. Pra pasaporta lëshohet për të paralindurit e padlindurit shqiptar të Shqipërisë, veç rrasteve të njohura me ligj... Gallatë, fare: edhe shteti shqiptar i Kosovësvës do të lëshonte pasaporta për gjithë shqiptarët e botës, dhe shqiptarët do të ishin të lumtur me të paktën dy pasaporta shqiptare, pra dyfish të çertifikuar si shqiptarë! Kombëtare Shqipërua, Kombëtare edhe Kosova! Hë kush do të quhet më nacionale, o nacionalist i madh, se atdhetar nuk je. Po ne, europian jemi, pas babe, gjyshi e stërgjyshi, që në krijim të Evropit, pse nuk e marrim pasaportën evropiane? Apo prishim ekuilibrat politikë të botës me 20 meleonra... Po çthua, o derdimen... Shkrimi yt nuk ka qëllim unifikues e kombëtar, por përçarës e thellësisht krahinor. Nuk është halli i unitetit të shqiptarëve në një shtet, se atë BE-ja po e disintegron dhe eterizon (maksimumi në kombësi) dhe diaspora brenda saj nuk do të ketë këtë kuptimin që ka sot, por qëllimi final i hartimit tënd, - madje edhe se si i thonë në gjuhën të ndryshme kombëtar, kur dihet se ajo, në kuptimin politik është fjalë ndërkombëtare për shtet në kuptimin territorial, jo kombëtar që do t'i përgjigjej fjalës "atdhe" ose "mëmëdhe", pra jo nacion - komb, për nacion - shtet në kuptimin afministrativ; për shtet në kuptimin e kombit, kanë tjetër fjalë (edhe pse ka mbetur si nocion kur shteti nuk njihte kombësi tjetër), mëmëdhe, 《matherland. fatherland》, jo nacionalist, por mëmëdhetar, atdhetar: shih, shtetësia = nacionality (jo kombëtar)... - pra halli është i kundërt, medemek, partitë paskan frikë se u ikën pushteti(!?) Kanë partitë frikë, pse jo; prandaj dhe janë parti. Synimin qartë dhe e shpallin: është pushteti politik. Ha, ha, ha, po të majtë e të djathtë do të ketë gjithmon, o Kreshnik, sa shoqëria të jetë e ndarë në klasa, në daç të jenë në daç të mos jenë Sala e Rama, e të tjerë pas tyre; në daç të duam ti dhe unë, e në daç të mos duam, por halli i Kreshnikut është se kujton se "ata" kanë frikë se ndryshon raporti krahinor(!!?). Me siguri, Rama e ka më shumë problem këtë, pa Brisha edhe sot është në mjedisin e vet. Pika lëshimit fatal të imagjinatës, e pika mua që komentoj fantazitë e tua perverse. Po gegë e kishim Ahmetin, o Kreshnik! E kaurr e toskë Nolin! Gegë e Toskë, malli jallija/ jem nji komb, asgjë se ndal... por jemi da në disa shtete, e çdo shtet lëshon dokumentin e tij shtetëror - nacionality, jo kombëtar. Në pasaportë, me kërkesë të BE-së është hequr edhe kombësia që më parë shënohej.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. k
                                                      kris

                                                      e mbeshtes propozimin por do te shtohen samitet dhe varferia

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. L
                                                        Lexues

                                                        Si shpjegohet qe çdo sharlatan kerkon te mbeshtillet me ngjyrat e flamurit? O kokeqyp, shtetesia nuk eshte shishe uji qe ta shperndash ne rruge. Vjen me te drejta dhe detyrime. Kush pranon shtetesine shqiptare duhet te jete i gatshem te mbroje me arme ne dore sovranitetin dhe integritetin territorial te Republikes se Shqiperise. Shumica e shqiptareve qe njoh nuk jane te gatshem ta bejne kete gje sepse ky vend qe nga 91-shi eshte ne “pronesi” te nje grushti te vogel njerezish. Le te luftojne keta “trima” me nga 10-15 vila qe pellasin ne televizor prej 30 vjetesh.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. b
                                                          bashkimi për drejtësi

                                                          Zotri, me sa jam në dijeni pasaporta iu jepet edhe atyre që nuk janë pjesë e kombit e lere mo të tjerëve që janë komb shqiptar në Kosovë, Yllirid, Çamëri ,Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi. Merrni shembullin e bullgarëve e disa vendeve tjera që japin pasaporta kur nuk janë bullgar apo tjerë. Po diskriminohen shqiptarët, hapni derën ekzistojnë rregulla për shtetësi në shumë vende demokratik keni shembullin e tyre dhe veproni. Mos e heshtni ketë problem. Kam dëshirë të vdes me pasportë shetit amë - Shqipërisë.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. E
                                                            Emigranti

                                                            Ja ke fut pordhes kot e Sorē , pasaporta meret me deshire e vet personit , kush ka dashur e ka mare , cfare pune ka shteti ? me zor du ju a japi , dhe sa per tu zgjedhur nuk u takon perderisa nuk paguajne taksa per Shqiperine , te drejetn e votes ju a dha , Sorrē mos beje politik kot se populli nuk i ha keto gomarlliqet e tua , une kam tre femij ketu ku jetoj ne Singapor u kam thene qe ti marin pasaportat por thone per cfare me duhen nuk me hyjne ne pune .

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. S
                                                              Shqipetari ne Gjermani

                                                              o KreshniK. sHUME sHQIPETARE QE IKEN NGA SYTE KEMBES...nuk e duan Shtetesine Shqipetare..sepse ato "Letra" qe kane ne Duar i kane Fituar me Munde, Sakrifica, Pune dhe stress-Burokracie... ne Shqiperi kishim Ilir Meten qe beri Shqipetare nga Pakistani, Afrika ect... se fundi kemi Ramen qe na Beri nje Jevge nga Amerika Shtetas Shqipetare??Pse??Apo pse ishte Politikane ne Amerike????Pra ishte nuk eshte me...ka nje Rendesi....

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. F
                                                                Fshatari

                                                                Merni nenshtetesine Shqiptare ( pasaporten )Perse? Ata iken nga Shqiperia, shkuan ne vende te tjera, bene betimin qe do te mbrojne interesat e vendit ku kane vajtur ( kundra interesave te Shqiperise) . Perse ju duhet atyre apasaporta Shqiptare dhe perse Shqiperia tu jape atyre pasaporte Shqiptare?. Ata nuk jane me Shqiptare. Ne fakt dyshtetesia nuk duhet njohur /lejuar. Shqiptar jane ata qe jane ne Shqiperi. Tjerat jane fjale pazari per tu dukur "patriot".

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. E
                                                                  E verteta

                                                                  Me duket nje artikull per te fituar klikime nga nje personazh qe dikur ishte ekstremist Musliman dhe u moderua me pas per arsye qe nuk dihen. Emigrantet e pas 90tes e Kane te drejten e pasaportes. Ata ose neglizhojne ta rinovojne sepse nuk ju duhet dhe per arsye kohe, ose e kane rinovuar ose nuk duan te kene lidhje me shtetin shqiptar dhe shmangin kokecarje te pa nevojshme. Psh. Nje dite mundet qe shteti shqiptar tju kerkoje te gjithe shtetasve te bejne taksat vjetore ne Shqiperi. USA e ka kete ligj. Njoh disa shqiptare qe per arsye pune (ministry of defence) ose si kerkese e vendit prites per tu natyralizuar e kane lene zyrtarisht nenshtesine shqiptare. Ata sikur te duan ta rri marrin konsiderohen tjeter kategori (si te gjithe te huajt). Duke qene se nuk Jane rezidente te Shqiperise padyshim do ta kene te veshtire ta marrin ashtu sikurse e ka cdo I huaj nga Bangladeshi tek Somalia. Dhe kjo me duket e drejte se pasaporta shqiptare nuk duhet te behet pacavure qe e merr kushdo. Shqiperia ka shume probleme te tjera. Ky nuk eshte problem. Personalisht nje here kam patur nevoje per nje dokument shqiptar per nje nga femijet. Perdora e-albania dhe u habita sa ishte thjeshtuar procesi.

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. S
                                                                    Stathi

                                                                    Nje pyetje per zotin Kreshnik N.q.s do tu jepej pashaporta 20.000.000 A do perfitonin keta kur te mbushnin moshen ndihm ekonomike? A mund ta perballoj dot shteti nje shpenzim te till per kaq shume persona kur dihet se ata nuk derdhin asnje qindark ne buxhetin e shtetit

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. S
                                                                      Stathi

                                                                      Nje pyetje per zotin Kreshnik N.q.s u jepet pashaporta 20.000.000 a duhet te perfitojne ndihm ekonomike kur te mbushin moshen duke mos derdhur asnje qindark ne buxhetin e shtetit

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. T
                                                                        Ti Qenis re?

                                                                        Po qe se ata do vendisnin te vinin te jetonin ne shqiperi, dhe nuk do kishin asnje te ardhur tjeter do veprohej si me cdo shtetas shqiptar - 70 mij leke te vjetra asistence - duke mos patur njekohesisht asnje pasuri. Kaq gje e perballon shteti shqiptar :) Statho ne cfare stratosfere jeton ti?

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                      2. A
                                                                        Ai

                                                                        Ri i mire shqipo mos jua futin fshesen atije ku vajtet ce ashtu po vene punet pastaj ku do vini ikte tere anallfabetet nga fshatrat ce punonit me bel e a nji gjize e buke tja futnje njeriut ne koke do ta vrisnje

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                        1. E
                                                                          Erdogan

                                                                          Ore cjane keto budallalleqe? 20 milione shtetas te Republikes se Shqiperise enderon Niku, por sipas censusit me te fundit vetem 2.6 milion gjenden ne teritorin e Shqiperise.

                                                                          Përgjigjjuni
                                                                          1. U
                                                                            USA

                                                                            Nuk eshte e vertete ajo we thus jo me larg se 6 muaj femite e mi u registruan pa problem ata kane lindur ne USA procedura ishte shume e thjeshte

                                                                            Përgjigjjuni
                                                                            1. .
                                                                              ......

                                                                              sepse 1/3 e ka o kreshnik,1/3 e ka te skaduar e se rinovon dhe 1/3 e mbetur se do fare .....

                                                                              Përgjigjjuni
                                                                              1. a
                                                                                aleksander

                                                                                nuk e kuptoni qe eshte nje dore qe po e shkateron shqiperine dhe qellimi eshte boshatisja e shqiperise nga shqiptaret dhe vendosja aty e bythezinjve nga bota e trete, dikush ja ka vene syrin ketij vendi paradajse te krijuar nga ZOTI me gjith te mirat e vet, por fatkeqesisht populluar me bastarde qe s'duan njeri-tjetrin dhe as qe u behet vone edhe per shqiperine.

                                                                                Përgjigjjuni

                                                                                Lini një Përgjigje