Akt-akuza me zë të lartë

15 Prill 2026, 10:35Blog TEMA
Akt-akuza me zë të lartë

Nga Minella Aleksi

Nuk marr përsipër të fajësoj ose të shfajësoj personin, kryetar të Bashkisë, Erion Veliaj, por si qytetar nuk mund të mos pyes: Kur prokurori Dado nis të përpilojë akuzën e një njeriu në krye të bashkisë së Tiranës dhe në rreshtat e saj të fillimit i akuzuari specifikohet “i dënuar më parë” dhe kjo del që është e pavërtetë, mendoj se këtu nuk bëhet fjalë për “lapsus”. Ky fakt i futur djallëzisht, qëllimshëm, nuk gëlltitet dot naiviteti për ta shitur si lapsus. Tjetër arsye skepticizmi është aktakuza e stërzgjatur, me mijëra faqe në stilin narrativ, e pazakontë dhe shpesh sinjalizon një rast kompleks (si konspiracion), një "akt-akuzë që flet me zë të lartë", mbushur me detaje të tepërta, potencialisht paragjykuese.

Kushdo që dëgjon brenda në qeli për një akuzë penale të formuluar në mijëra faqe, instinktivisht ndjehet thellësisht depresiv, në ankth dhe panik që duhet të lexojë libra të tërë akuzash. Trysnia psikologjike është përtej çdo parashikimi. Nuk besoj se ka mendje që e çkodon këtë eksperiment labirintik prokurorësh. Le të hamendësojmë për një moment vendosjen e dy prokurorëve në një apartament në kushte izolimi për të lexuar akt-akuzën mijëra faqesh. Të qëndrojnë vetëm në një dhomë, ushqimi t’u vijë nga jashtë, u mundësohet higjiena personale në kushte shtëpie. Pyes, sa kohë do t’u duhet këtyre zotërinjve leximi i plotë dhe përgatitja e kundërargumenteve? Po flasim për të drejtat dhe liritë e njeriut të burgosur, akoma i pashpallur fajtor, të detyrueshme për t’u përmbushur këto të drejta nga institucioni i prokurorisë. Ndoshta është për t’u vënë në dyshim se dikush tjetër i ka mbushur këto fletë akt-akuze në vend të tyre, edhe për arsye se nga mënyra sesi këta prokurorë janë shprehur gjatë seancave të deritanishme, dëshmojnë se vështirë se e kalojnë provimin e gramatikës së gjuhës shqipe. Le të krijojnë një precedent ligjor akt-akuze mijëra faqesh. Ne jemi dalluar për ekstreme precedencash në histori. Në botën e ligjit, termi "precedent ligjor" është një koncept themelor që luan një rol vendimtar në procesin e vendimmarrjes së gjykatave.

Tjetër arsye skepticizmi është denoncimi i Kryebashkiakut në prokurori: për më shumë se një vit nga hartimi i akuzës, me denoncim nga “Nesti Angoni”, së fundmi mësohet se qenka edhe një tjetër denoncuese, “Nasta Pëllumbi”, anonimja e dytë. Këto zbulesa enigmatike mendoj se e bëjnë akoma më shumë paragjykuese akuzën si të filluar nga vetë prokurorët. Mendoj se jemi para një analogjie me fillimet e instalimit të komunizmit në Shqipëri. Përsëritet për keq historia e vitit 1945 në Shkodër. Prokurorët e zbritur nga malet inskenuan fshehjen e armëve në oxhaqet e kishave dhe, mbasi “i gjetën”, ndërtuan akuzën si pretekst i përdorur nga regjimi komunist për të persekutuar klerin. Vetë e inskenuan, vetë e ndërtuan akuzën dhe vetë i dënuan. Mirë, prokurori Olsi Dado profesionalisht rezulton aguridhe, po Kryetari i institucionit, Z. Dumani, i pjekur profesionalisht nën diellin e shkollës së përputhshme me kriteret, pse e lejon këtë rrjedhë akt-akuze me kaq “yçkla”, të pazakonta që edhe për qytetarin mesatar janë jo bindëse?

Nëse dy prokurorët e SPAK vendosin ta bëjnë atë procedim me kaq pikëpyetje mbi ligjshmërinë, pse ka ndodhur që të vazhdohet sikur asgjë nuk është e paligjshme? Si mund të ndodhë që besimi te këta dy njerëz është absolut? Paskemi njerëz profesionistë të nivelit perfekt, dy të bekuar etalon, të cilët nuk vihet fare në diskutim që mund të gabojnë, pale ta bëjnë veprimin e paligjshëm me pikësynime të caktuara. Ndoshta më në fund, në vendin tonë të çudirave, ka ndodhur edhe një mrekulli pak para asaj të udhëtimit të katër astronautëve përreth Hënës, dëshmi e llojit të mrekullive të Jezu Krishtit. Si rrallë në trojet tona u evidentuan dy individë të pamëkatë që kanë të drejtën absolute hyjnore që, sa të mundin, të hedhin gurë mbi mëkatarët e vdekshëm. Nuk kam dyshim se, për sa kohë që ekziston një person që vuan një padrejtësi; për sa kohë që një person i nënshtrohet një viktimizimi të dhimbshëm familjar të pamerituar, adhurimi i performancës së suksesshme të reformës në drejtësi në kurriz të kriterit të proporcionalitetit është një poshtërim demoralizues.

Unë besoj dhe i qëndroj mendimit se për të njohur të vërtetën duhet të kesh, dhe e kam kurajën që të polemizoj kundër saj, për cilindo që e pretendon atë. Në rastin në fjalë, faktet e përmendura janë fakte në dosje, prandaj flas, ndryshe nga rasti i z. Ilir Metaj dhe z. Ilir Beqaj. Për sa kohë që drejtësia dhe padrejtësia nuk e kanë përfunduar luftën e tyre për epërsi në punët e shoqërisë, qeniet njerëzore duhet të jenë të gatshme, kur është e nevojshme, të luftojnë për njëri-tjetrin.

 

33 Komente

  1. N
    Niku

    Fenomeni I SPAK-ut nuk është ndryshe për Metën dhe Beqjan, por është i njëjtë si i Veliajt, pavarsisht që për Metën dihen si opinion që ka përvetsuar pasuri të parregullta. Unë kam mendim tjetër që Drejtësia po përkrah të akuzuarit duke shkelur vetë me dashje ose nga paaftësia ligjet e saj. Në fund do të kemi “ shkelje të të drejtave të njeriut” dhe të akuzuarit jo vetëm do të marrin pasurinë për të cilën akuzohen, por Shteti do të paguajë nga taksat tona çdo ditë burgu si kompensim. Pra shkurt, përveç pasurisë së pamerituar edhe para të reja dhe kjo për faj të Drejtësisë që i shkel vetë ligjet.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dire Straits

      Degjo ketu ti ANAL-ist i paguar prej Lalit , i thuaj atij funderrines te paraqitet ne gjyq ashtu sic paraqitet te gjyqi i Ols Dados...., ndryshe "...terhiqeni zvarre me force debilin dhe cojeni ne gjykate...." dhe se dyti , meqe po te qan zemra per Lalin , sa pale breke firmato te ka dhene Lali per kete artikull ??

      Përgjigjjuni
      1. P
        Populli

        O dire ta qinë gruan dhe vajzën sot ta zunë vendin e parë në komente

        Përgjigjjuni
        1. M
          Money for Nothing !!!!.....///////////////////

          mooooooos ......eh , me sill pak tet bije nja 2 ore , te ngushellohem pak !!!!!

          Përgjigjjuni
        2. C
          Cuni i Vuk Karaxhicit , Dobicit nga Vicidoli

          Dire Straits je nje kellire e neveritur e foltores se kermes kriminale te Vicidolit . Ne gjthcka qe thua , vjell vetem vrer , urrejtje shtazore dhe absolutisht asnje argumenrt e logjike ! Dhe , me kete "logjike" prej te semuri mendor , te terbuar nga urrejtja , i versuleni me bomba MOLOTOV GODINES SE K/MINISTRISE , duke kerkuar pushtet me dhune e terrorizem ! Ne se do te vazhdoni keshtu , iu pret litart tek sheshi Skenderbej !

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dire Straits../;;'///....

            Ik o derr i Surrelit , shko tek stalla e tij te te ANAL-izoje pak Palloshi sot se qenke nervoz !!!!!

            Përgjigjjuni
        3. D
          Dire Straits

          Degjo ketu ti ANAL-ist i paguar prej Lalit , i thuaj atij funderrines te paraqitet ne gjyq ashtu sic paraqitet te gjyqi i Ols Dados...., ndryshe "...terhiqeni zvarre me force debilin dhe cojeni ne gjykate...." dhe se dyti , meqe po te qan zemra per Lalin , sa pale breke firmato te ka dhene Lali per kete artikull ??

          Përgjigjjuni
          1. A
            Asd

            Shume sakte!

            Përgjigjjuni
            1. U
              UCK

              Dire = Diarrea orale

              Përgjigjjuni
            2. N
              Nes

              Bjeri, bjeri se i bie bukur. Qenke debil qe kerkon te pertypesh me kete artikull. Akuzuesi eshte akuzues, nuk eshte gjykates. Shkoni dhe mbrohuni perpara cekicit dhe, po te kini bithe, merni pafajesi. Boll i bini zurnase duke derdellitur ne shtyp. Sbeni gje tjeter, vecse na mbushni mendjen se Veliaj eshte vertet HAJDUT.

              Përgjigjjuni
            3. P
              Pjeter

              "z.Dumani, i pjekur profesionalisht"!??? Eshte Po aq aguridhe sa Dado. Po te qe ndryshe, nuk do kish lejuar keto zhvillime shume te demshme per drejtesine shqiptare. Me kryesorja, rrenoi besimin te reforma, te vete SPAK.

              Përgjigjjuni
              1. O
                Organizatat kriminale nuk kane brire....

                Drejt. Dumani e Dado, por edhe Premci, e kane vendin ne biruceat e Spakut. Duhet te hetohen ne paraburgim si organizate kriminale qe vepron ne bashkepunin, si per Liken, Veliajn, edhe per 21 janarin. Keryetarit aktual te Spakut ja kane futur dje kembet ne nje kepuce ne Washington, kuptohet - nese ai ka mundesi ta kuptonte cfare i kerkuan.

                Përgjigjjuni
                1. p
                  pilo Lala

                  Ky Dado ka qene eksponent i PD Durres. Rrinte gjithe diten me Sokol Olldashin, ai e mesoi te futej ne keto institucione. Njeri me te meta karakteri, perndiqte gruan kur shkonte ne pune, e dhunonte jo vetem gruan, por edhe nenen e tij. Me ne fund gruaja e ndau, ai u egersua edhe me shume. Tani e nxirrte inatin me te pandehurit qe kishte ne pune.

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    PO , PO

                    Nga keto pislleqe qe ben dhe po i zbulohen dita dites , Dumani eshte frikesuar dhe kerkon ti vihet ne dispozicion nje toge me gardiste per ta ruajtur , se populli nuk ha bar, sheh e kupton cfar po ndodh . Aq gardiste nuk ruajne as presaidentin apo k/ministrin !

                    Përgjigjjuni
                  2. N
                    Noci

                    Kush e kujton nje skeç ku luan i ndjeri Fadil Hasa,i akuzuar ne kohen e komunizmit.Edhe atij i kishin bere nje dosje te stermadhe me akuza si kriminel qe ne ate kohe duhet t'i pranoje.I akuzuari Hasa aktor pasi pranon akuzat,thote edhe nje shprehje,nuk e paskam ditur se kam qene kaq kriminel.Edhe Spaku jone ka gjetur Rrugen e shkurtër,te arreston ne kundershtim me ligjin dhe te mban me vite e jo dite e muaj dhe ben dosje me te gjitha ato akuza qe behen neper tv apo nder Mejhane,voluminoze me 60 mije faqe,ku as ne gjyqin e Nurembergut te gjithe naziste bashke nuk kane patur dosje me 60 mije faqe

                    Përgjigjjuni
                    1. M
                      M

                      Jo aguridhe,po kriminel ne sherbim te Saliut,kjo eshte e verteta qe duhet then me ze te lart per dyshen Dumani-Dado.

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        Tesi

                        Pse lodheni kot me keto shkrimet e paguara nga veliaj. Aq shume afera, abuzime, korrupsion sa ka bere erion veliaj, nuk e shpetojne milionat e eurove te vjedhura qe tashme po perdoren per ti zgjidhur hallin. Jane taksat e qytetareve, fondet qe duhet te shkonin per pune dhe jo per show, lejet e ndertimit qe ja japin vetes, tenderat qe i marrin po ata qe i shpallin dhe sa te tjera bema inceneratoresh, fonde te grabitura, etj etj

                        Përgjigjjuni
                        1. 1
                          1997

                          Nuk lodhemi me lexu komentet e oturakeve te familjes kriminale katnare te Vicidolit!

                          Përgjigjjuni
                        2. B
                          Bureto

                          Reforma në drejtësi, inicuar dhe ndërtuar për të minimizuar ato të drejtësisë së mëparëshme, pa pretenduar se do ishte ideale. Kjo e fundit, sidomos në çështje të drejtësisë, jo vetëm që nuk ekziston, por duke ditur se trupa që do vepronte në atë fushë, do ishte po ajo, paçka se e tëharrur goxha nga procesi i vettingut. Në komplex drejtësinë e bëjnë prokurorët, avokatët dhe gjyqtarët. I lashë këta në fund jo për nga rëndësia, përkundrazi janë ata dge vetë ata që kanë rol parësor në dhënien e drejtësisë. Atëhere si shkrimi më sipër, por dhe të tjerë para tij për çështjen Veliaj, por jo vetëm, merren me prokurorin Olsi Dado dhe mirë bëjnë, por si i bëhet që gjithçka ai 'katranos', pa një pa dy, certifikohen nga gjyqtarët?! Kjo sa i takon procesit paraprak (paraburgim, hetim etj,) dhe jo gjykimit në themel të akuzës nga SPAK-u (Dado-Dumani). A kemi këtu diçka që nuk shkon?! Sa i takon gjykimit në themel, proces që sapo ka filluar, do na duhet të presim. Do jetë një proces i vështirë dhe i gjatë ku palët, prokurorët dhe avokatët e të pandehurit do përballen ku përkundrejt provave, fakteve dhe dëshmive, në fund trupa e gjyqtarëve do japin verdiktin e tyre në bazë të ligjit. Urojmë që ajo trupë të jetë më lartësinë e duhur që në këtë proces, le të themi historik, më në fund të ketë një vendim të drejtë. Gjithsesi, edhe pse shumë i rëndësishëm, gjykimi në themel nuk është përfundimtar. Ai do duhet të njihet apo rrëzohet dhe nga shkallët e tjera, ku më e rëndësushmja është ajo e Apelit. Ndaj mu për këto, ky gjyq do jetë i vështirë dhe i gjatë.

                          Përgjigjjuni
                          1. h
                            hila

                            Nuk munde te quash drejtesi me nje akt akuze qe ngrihet nga njerez anonim, nuk munde te quash prokurore te drejte me lloj akuze tendecioze e shkelje te te drejtave te akuzuarit ne te gjitha drejtimet, por mbi te gjitha mos ti japesh materialet ti lexoje me justifikime mafjoze e rrugacesh apo lodraxhijsh e shpellaresh. nuk munde ti quash profesionist askend qe del jashta ligjeve te profesionit. Dumani e Dado jane dy prokurore inatcor mafjoze e te pa njerez. SPAKu ti mbaje e i gezofte por faqen e zeze do i japin ati.

                            Përgjigjjuni
                            1. E
                              Emig......Ranti

                              Po.Dheshtim me dashje.Dejtesia ù kerkon te falur te pandehurve duke arsyetuar se shkeljt nehetim por dhe gjykim jane ne favorin e tyre.Kesaj i thone prokuri leshi e gjykate preshi POPULLI vazhdon ti haje keto kumbulla.Me se 10 vite asnje kacidhe ne arken e shtetit

                              Përgjigjjuni
                              1. V
                                V

                                Dado dhe Dumani dy kriminelet e kryekriminelit Sali shpellarit duhen futur ne burg per shperdorim detyre.

                                Përgjigjjuni
                                1. F
                                  Fluturon gomari

                                  Sali Shpellari dhe Veliaj Hajduti, dy ane te se njejtes monedhe.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. 1
                                    1997

                                    Fluturon gomari dhe vrasesit Sali dy kermat e te njejtea hale!

                                    Përgjigjjuni
                                2. R
                                  Raimonda H

                                  Demokraci pa shtet ligjor nuk mund te kete.Paaftesia e ulur kembekryq ne gjithe sistemin e drejtesise dhe pushteti i pakufizuar dhe i pakontrollueshem i SPAK-ut vene ne pykpyetje edhe grupin e eksperteve qe hartuan reformen dhe ata qe kryen vetingun e aq me shume institucionet e ngritura per emrimet Sistemi i vlerave eshte godotur rende, nuk egziston. Ne sistemin e drejtesise 1 1 kane cdo vlere te ndryshme nga 2. Padrejtesia na del e buzeqeshur me gishtat e fitores kudo. Ne dore kemi VOTEN, por kur ne fleten e votimit eshte DJALLI shumengjyresh ???!? Dhe per me teper shumices se njerezve ju ka hyre ne bark..(!?)

                                  Përgjigjjuni
                                  1. D
                                    Dule Zullumi

                                    E di, nuk është ky thelbi i shkrimit, por ashtu si lapsusi i Dados, depërton në këtë shkrim një fakt i pavërtetë për tu dukur sa më trendi; por aspak i përshtatshëm për rastin. Nga e di, ti, që armët në qelë, në faltore, dhe jo në oxhak, i kishin vendosur "prokurorët" e zbritur nga malet? Nuk qe e nevojshme një sajim i tillë në 1945-ën, që thua ti. Një sasi e tillë armësh gjetur në atë që të është dukur oxhak, duhej një kamion për t'i transportuar, dhe si, nuk i kishte parë njeri, me dyer të institucionit të mbyllua nga Doma dhe gjendja përreth. Ishin mbetje të Gladios, or artikullshrues. Në atë kohë gjyqet bëheshin me avokatë mbrojtës; me avokatë mbrojtës bëheshin deri nga mesi i vitit 1960-të. Këto "politikët", si ajo e priftërinjve, diversantëve etj, bëheshin të hapura, madje me zë të lartë me altroparlantë në sheshet e qyteteve, që t'i dëgjonte mileti. Po në institucione të religjoneve të tjera, pse nuk u futën armë? Edhe nga ata pati të dënuar, që kishin bashkëpunuar me pushtuesin, por nuk u gjetën kamionë me armë të futur në kisha, manastire e xhamia nga "prokurorët" e zbritur nga malet. Mëso dhe informohu më shumë që të mos e prishësh idenë e shkrimit për hiçmosgjë. Prokurori është prokuror (persekutor), në të gjitha format e regjimeve; gjykatat janë ato që vendosin për drejtësinë, më bazë të ligjit, pavarësisht prokurorit apo avokatit. Dhe ligjet bëhen në interes të pushtetit, kanë karakter politik.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. A
                                      Asd

                                      Sipas shkrimit nga stili i Dados varet fajesia e Veliajt, dhe se dyti; pse akuza qenka e detajuar? Per te paren, e mira eshte te mos besh krim, sepse po e bere, te bejne edhe (per pyetjen e dyte) akuza te detajuara sic ka qene i detajuar krimi.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. s
                                        shori

                                        Qe te gjithe "harrojne", ose nuk u a mban bytha, te permendin nje hollesi bazike: SPAKU dhe Drejtesia e Re, jane fund e krye, krijesa femije te perkedhelur, te Babushit tone te pertej oqeanit, per te cilin heqim dhe breket, burra e gra...(!!!???) Shqipo te mjerre...!!! Pra, Lali Eri, sic duket ka bere nje gabim te pafalshem... Nuk lepiu sa duhet breket e dhjerra te Babushit dhe gruaja e tij nuk i hoqi ato breket e bukura dhe te shtrenjta...per te...Ky eshte realiteti, ndersa ato mijra faqet e akuzes, jane pallavra per idiotet maloke analfabete ...!

                                        Përgjigjjuni
                                        1. a
                                          albatros

                                          Ky Dado duhej të kishte kurajo të sqaronte emërimin e tij të keqpërfolur deri tani. Ndoshta është “sportist” amator. Vihen në diskutim shumë gjëra deri te rrogat e deritanishme. Për një mangësi të thjeshtë ligjore u prish me vendim gjykate, mbikalimi te zogu i zi. Sa para u shkelën me këmbë atëherë!

                                          Përgjigjjuni
                                          1. B
                                            Boll eshte boll,

                                            Minella Pella Greku boll ne mbrojtje te hadutitt Veliaj, shpikesi ii vvjedhjes 100% i tenderave tte Bshkise nepermjet firmes 5D (5 drejtoret e bashkise) dheahajduti i milioneve eurove per incenerator ku inceneratorinukekzisto, betonizuesit te Tirenes kuptohet kundrejt bakshish 30-40% te objektit qe merrte lejen per t'u nderuar duke shfarosur edhe ate pak gjelberim te mbetur te qytetit. etj etj.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. E
                                              EMIGRANTI

                                              Per sa shkruhet po te isha ne vendin e Veliaj do te beja vetgjyqsi karshi prokuroreve dhe doti çoja ne te semes.komenti duhet postura.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. L
                                                Luani i oa trembur

                                                Keta te dy jane dy kelyshet e Sali kriminelit prandaj duhe hetuar mire nga FBI ….!

                                                Përgjigjjuni
                                                1. L
                                                  Luani i oa trembur

                                                  Keta te dy jane dy kelyshet e Sali kriminelit prandaj duhe hetuar mire nga FBI ….!

                                                  Përgjigjjuni

                                                  Lini një Përgjigje