Pse humbja e Orban është një goditje për Sali Berishën, delegjitimimi i tij në krye të PD-së dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

13 Prill 2026, 21:29Blog TEMA
Pse humbja e Orban është një goditje për Sali Berishën,

Nga Adriatik Doçi


Humbja e Viktor Orban, kryeministrit më jetëgjatë të Hungarisë pas komunizmit, duket se ka zënë në befasi pronarin e opozitës shqiptare, Sali Berishën. Për një opozitë normale dhe të vërtetë në raport me qytetarët, disfata e Orban duhet të ishte një rreze shprese, por për Sali Berishën dhe Familjen e tij është në fakt një tjetër goditje para humbjes së pritshme të zgjedhjeve lokale.

Fillimisht, Berisha zgjodhi taktikën e injorimit të përmbysjes së pushtetit në Hungari, duke i kushtuar vëmendje memeve dhe monologjeve për dokrra hiri. Mandej hodhi në skenë budalla Mulin, i cili, në dilemë nëse duhej të dukej i gëzuar apo i hidhëruar, ndryshoi katër herë reagimin për fitoren e opozitarit Peter Magyarndaj kryeministrit Viktor Orban.

Më tragjikomik ishte qëndrimi i Tritan Shehut, i cili shkroi se reja do të trumfojë edhe në Shqipëri si analogji për fitoren e opozitës në Hungari. Mesazhi për të renë vjen pikërisht nga një personazh, i cili në rininë e tij shfaqej mes Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë gjatë fushatës së vitit 1967 për shembjen e kishave dhe xhamive!

Më në fund erdhi reagimi i Berishës, i cili vlerësoi fitoren opozitarit të ri Peter Magyar, por edhe kryeministrin Viktor Orban, i cili sipas tij, ndryshe nga Edi Rama, lejoi zgjedhje të lira. Në një linjë me Berishën ishte edhe gazetari i familjes së tij, 'i famshmi' Çim Peka, ndonëse nuk anoi nga gëzimi, por as nga hidhërimi.

Po pse humbja e Orban është një lajm i keq për opozitën shqiptare?


Së pari, zgjedhjet në Hungari u fituan nga një lider 45-vjeçar si Peter Magyar, pa të kaluar komuniste, korruptive dhe gjakatare. Ndërsa opozita shqiptare drejtohet nga një personazh si Sali Berisha, i cili ka dalë nga oxhaku i familjes së Enver Hoxhës, është nongrata nga SHBA dhe Britania e Madhe për korrupsion, kapje të drejtësisë dhe minim të demokracisë. Është i pandehur nga drejtësia e vendit të tij për korrupsion. Në vitet '90, Peter Magyar që fitoi zgjedhjet ishte 9 vjeç, Sali Berisha vinte pas 25 viteve si sekretar partie, ndërsa Orban që humbi zgjedhjet shfaqej si liberal.

Së dyti, pavarësisht kontrollit mbi drejtësinë, mbi mediat dhe ekonominë, pavarësisht fuqisë së madhe financiare, instrumenteve të një pushteti të fortë, mbështetjes nga Trump dhe Putinit, Orban u rrëzua me votë popullore. Zgjedhjet në Hungari treguan se asnjë makineri pushteti nuk e ndalon dot ndryshimin. Dhe ndryshimi në Hungari rrëzon alibinë e përsëritur të Sali Berishës gjatë 13 viteve në opozitë për humbjet e njëpasnjëshme, duke delegjitimuar qëndrimin e tij në krye të PD-së.

Së treti, Viktor Orban kishte mbështetjen personale të Donald Trump, për të cilin kupola e opozitës shqiptare u ka mpirë trurin me retorikë mbështetësve të saj se do t'i heqë nongratën Sali Berishës dhe do të rrëzojë Edi Ramën nga pushteti. Nga ana tjetër, opozita e Peter Magyar Kishte mbështetjen e George Soros, të cilit Sali Berisha, për të përligjur mbajtjen peng të Partisë Demokratike si biznes të familjes, i ka faturuar shpalljen nongrata, 'tradhtinë' e Lulzim Bashës dhe shumë shkarje të tij dhe të Ilir Metës pas rënies nga pushteti.

11 Komente

  1. D
    Darius

    Orban panvarsisht humbles. U tregua burre pranoi humbjen! Me dinjitet ! Berisha kurre nuk I ka pranuar humbjet Gjithmone ka destabilisation vendin ne kriza te tmershme si ajo e 1997 ! Nuk krahasohet Orban me Berishen nga kultura politike Berisha eshte primitiv ! Eshte tinzar ! Anti kombetar ! Duhet te ishte ne burg ose jashte politikes qysh ne 1997 !

    Përgjigjjuni
    1. k
      kris

      Keta bicim gazetare duan qe opozita e vetme ne shqiperi te jete PD me kryetar Saliun. ne dote perkrahim partite e reja qe te qerohet Edi me baba Saliun,.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Legena

        Po mire per Berishen qenka humbje (si gjithmone) po per Ramen, fitore eshte?!

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bureto

          Nuk e dimë si është për Ramën përmbysja në Hungari. Dimë vetëm që ai në mënyrën e vet i uroj të dy, si fituesin dhe humbësin. Ajo që mund ta themi me siguri është ajo që do të thotë votuesi shqiptar në zgjedhjet e ardhshme (demek si në Hungari), votues që është larg me kulturë politike si e hungarezëve, pjesë e Perandorisë 300 vjeçare austro-hungareze, të cilën e treguan edhe në vitin 1956 kur u përballën me tanket sovjetike, përkundër kulturës 5 shekullore bizantino-osmane të shqiptarëve. E të mos flasim pastaj për pamundësinë (së afërmi) që në këtë mjedis të lindë ndonjë Peter Magyar shqiptar!!... Si gjithmonë në këto 36 vjet, shqiptarët, midis dy të këqijave do zgjedhin të keqen më të vogël.

          Përgjigjjuni
        2. k
          k

          Kur Non grata universal do fitojë zgjedhjet në Shqiperi,do marri hakun e Orbanit. Kur ti fitojë. Orbani nuk duhet të nxitohet se ka kohë të presë.Po jetoi gjatë.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Toni M.

            Orban ?? humbi zgjedhjet pasi ishte me ruset dhe kunder europes... dmth.. pak ekstremis i djathte ku zevendesohet po me nje te djathte nga Peter M. ku njihet si kunder ruseve dhe me europen ... dhe per kete vota e popullit i dha te drejten te qeverise vendin... Po e njejte gje me politiken primitive te sb.. gjoja i djathte... me ruset... kunder europes... por mbaron ketu... pasi sb nuk ka te ardhme politike me njerzit qe e rrethojne jane pa ide... llogjike... ndergjegje... respekt.. dituri ...politike ne shoqerine tone. etj etj... po nje gje kane pozitive keta te opozites... neper studiot tv nuk mungojne per cdo nate.

            Përgjigjjuni
            1. Shikoni foton e salihut me flamurin kombetar fallco qe promovoje ne vitin 2012,shqiponja pa sqep

              Përgjigjjuni
              1. S
                Sotiraqi

                Humbja e Orban nuk është goditje vetëm për Salih Berishën por edhe për Edi Ramën që të dy njëjt si Orban ishin dhe janë miqë të serbëve (rusëve),që të dy njejt si Orban shkatërruan vendin e vet,që të dy skllavëruan popullin e vet dhe zhdukën bazat e shtetit dhe masakruan kombin.Uroj të mos i denoi vetëm historia por gjyqi i popullit,ti shofim duke u përpëlit para trupit gjykues.

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Ms.

                  Te krahasosh S. Berishen me V. Orban , nga prejardhja familjare , shoqerore , nga formimi kulturor , nga mosha dhe statusi qe I gjeti agu I viteve 90 , eshte njejte sikur te krahasosh nje nga grupi I lenkacukove dhe palimiskeve me sojin e Markezit De Lantenak . Por edhe ne nje kontekst me te gjere , ne nuk krahasohemi me manxharer . Ne vitin 1956 , kur hungarezet , rinia e saj , studentet gjakosrzhin me bishsn staliniste , ne bubullonim edhe nga barku i nenes : " Enver -Malenkov ! " ( Staliniste kish vdekur ) . Te djathten hungareze , fisnikerine e saj nuk e fshiu dot komunizmit sic ndodhi ne Shqiperi . Vitet 90 na gjeten , gati te gjithe , Njerez te rinj . Njerez , truri I te cileve , nuk prodhonte mendime , por I merrte te gatshem , nuk artikulonte me fjalorin e tij ( ai ishte duke u zhdukur ) , por me fjalorin e te tjere e ....! Pra , ne Ishim shqiptar , ne kushte shqiptare . Ne e pritem ndryshimin dhe lirine nga xhelatet ose bijte e xhelateve tane ! Ne ende syte Tek ata I Kemi . Presim me nje stoicizem mitik estetizimin e tyre . Amerika , Perendimit I lirise na e thote me topuz : Sali Berisha eshte minues ( vrases I temerrshem ) dhe hajdut , kurse ne e mbeshtesim si pushtues duke e pajisur me vule e me tertipe , I bejme karshillek Botes duke e prezantuar si kalores te lirise dhe demokracise ... ! E mbrojme me 27 gardhe bodigardesh si shenjtor , si te derguarin e Zotit. ...! Dhe maskarenjte e krahasojne me Orbanin !

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    Kamza

                    Berisha karaduz me këmish nejloni 36 vjetë akoma e besoni

                    Përgjigjjuni
                    1. G
                      Greta

                      Këta të dy “qelbësira” që po ja pinë gjakun këtij populli, fundi mund tu vij vetëm nga të huajt… Se sa për ne, u hamë atë që nuk thuhet këtyre …

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje