Nga Fitim Zekthi
Mes shumë të tjerash ka edhe një postulat mjaft të vlefshëm për politikën dhe partitë politike. Në qoftë se opozita politike nuk i fiton zgjedhjet, në qoftë se një parti që drejton opozitën politike nuk mund t’i fitojë zgjedhjet, atëherë ajo dhe drejtuesit e saj në mënyrë të pashmangshme do të dalin nga politikja, por do të mbesin në “politikë”.
Politikja, siç thotë Carl Schmitt, ka të bëjë, veç të tjerash, me gjakimin e vazhdueshëm për të fituar pushtetin, për të fituar qeverisjen. Në qoftë se një parti nuk e synon këtë, atëherë ajo përkufizohet nga jopolitikja. Gjithsesi ajo mbetet në politikë në kuptimin që merr pjesë në jetën politike, debaton, bën zhurmë dhe mbron interesa të caktuara që nuk kanë të bëjnë më me politiken, por kanë të bëjnë me interesat e saj të ditës ose interesa të sajat ekonomike dhe të mbijetesës apo ruajtjes së pozitës që ka.
Partia Demokratike e Shqipërisë është në një gjendje shumë të vështirë. Ajo sillet plotësisht si një parti që nuk synon të fitojë qeverisjen e vendit, nuk bën asgjë për të përfaqësuar ndryshimin dhe për të ofruar një model dhe një projekt politik i cili shihet me simpati nga shoqëria.
Kur vdes politikja, atëherë vdes edhe dikotomia themelore politike që është ajo mik-armik. Sipas Schmitt, një nga konceptet bazë të politikës është ekzistenca e një armiku, konstruktimi i një armiku, ekzistenca e një kundërshtari që duhet mundur. Nëse një parti apo një opozitë nuk është në garën apo luftën për të fituar zgjedhjet apo për të fituar qeverisjen, atëherë ajo opozitë apo ajo parti në mënyrë të pashmangshme nuk e ka më kundërshtar apo “armik” partinë në pushtet dhe qeverinë. Partia në pushtet dhe qeveria bëhen aleatë, partnere apo diçka e ngjashme. Me partinë në pushtet dhe me qeverinë bëhen marrëveshje të ndryshme për të ruajtur “pozitën në treg”, për të ruajtur të paprekur pozicionin e të qenit opozita.
Partia Demokratike në Shqipëri, për fat të keq, duket se është plotësisht në këtë gjendje. Ajo është e interesuar, si edhe qeveria, për një ligj zgjedhor që “i mundëson të ruajë pozitën në treg”, është e interesuar për një ligj për ndarjen administrative që i mundëson asaj ruajtjen e rolit të partisë që udhëheq opozitën, është e interesuar për një parlament me dy dhoma apo me një numër deputetësh që nuk u krijon mundësi partive të tjera të rrezikojnë pozitën e saj si opozita e vetme. Më e rëndësishmja është e interesuar për të ndikuar apo diktuar ndryshimet në reformën në drejtësi në mënyrë që kjo reformë të mos cenojë asfare pushtetin që ajo ka sot. Të njëjtat gjëra i dëshiron edhe më me shumë forcë edhe qeveria.
Partia Demokratike duhet të dalë nga kjo gjendje dhe mund të dalë nga kjo gjendje. Ajo mund t’i fitojë zgjedhjet, ajo mund të ndryshojë, ajo mund të jetë përfaqësuese e ndryshimit. Ideja e prodhuar prej saj se do të kandidojë me kandidatë politikë në zgjedhjet lokale është një ide e duhur. Garimi me njerëz të shoqërisë civile, me aktorë apo muzikantë është i papranueshëm dhe qesharak.
PD-ja, sidomos në kushtet kur PS është e dërrmuar nga korrupsioni dhe hetimet e SPAK, kur PS ka shpartalluar ndarjen e pushteteve dhe sundimin e të drejtës, kur ka përfshirë në qeverisje krimin e organizuar dhe biznesin klientelist, duhet të kthehet në një forcë shumë politike dhe të kandidojë me kandidatë që përfaqësojnë politikisht fort një model dhe projekt.
Ajo duhet të ndërtojë një koalicion me të gjithë opozitarët dhe t’u ofrojë atyre projektin politik të sajin, i cili duhet të ketë parasysh se synimi është që shoqëria ta shohë atë si të sajin. Duhet një ndryshim në gjuhë, në narrativë, në ekip, duhet një opozitë që thotë të vërtetën dhe sillet si e vërtetë. Duhet një opozitë që e sheh qeverinë si kundërshtar dhe sillet si kundërshtare e vërtetë, jo gjasme. Kjo është e vështirë për gjendjen ku është opozita, por jo e pamundur.
Keshtu tha edhe Terrrtani. Ne te rinjte me mua e Saliun, duhet te hyjne ne loje. U pjerdhca mu ne mendje.
Fitim Zekthi eshte letuar! PD nuk ka vend ne politoke sepse nuk ka me vota oer ate parti rrugacerpsh e gangsteresh molotoviste. Zekthi demton opoziten duke e corjentuar ata. Kerkon kthimin e PD ne politike ne vet qe ai e te tjeret si Zekthi te krijojne nje parti opozitare qe ti bejne vetem fresk PS deri ne 2050.
Ky di vetem te haj m.... . Ky fare intelektuali qe nje e dy ve ne pah dobesine e opozites dhe nuk e ve theksin tek aresyet e kesaj dobesie dhe rruget qe duhet ta forcojne opoziten, eshte thjesht nje sherbetor me shume ne vathen e pushtetit. Qe opozita eshte e dobet dhe ne prag te falimentimit nuk ka nevoje ta thote kurkush, fshati qe duket nuk do kallauz. Edhe opozita e vitit 1945 ishte e dobet, edhe opozita e Putinit eshte e dobet, edhe opozita e Erdogan eshte e dobet, edhe opozita e Vucic eshte e dobet ashtu sic ishin te dobta opozitat e Musolinit, Hitlerit, Frankos etj. Pse kane qene dhe jane te dobta keto opozita , that is question,( kjo eshte ceshtja). Pergjigja eshte e njohur dhe e sternjohur, sepse partia ne pushtet eshte shkrire me shtetin dhe gara e opozites nuk eshte me partine ne pushtet por me vete shtetin. Ceshtja shtrohet si i behet qe te largohet partia ne pushtet qe nuk ka vija ndarese me shtetin(sipas raportit te OSBE), pa demtuar vete shtetin, pra si te rrezojme qeverine , pa rrezuar shtetin sic ndodhi ne 97. Cfare mund te beje nje opozite kunder nje KM qe deklaron se largohem jo kur duan njerzit por kur dua vete. Ku e merr forcen nje KM qe thote hapur se largohet kur ti teket . Natyrisht kete fuqi nuk e merr nga qumeshti i zanave si Muji, por e merr nga shteti te cilen e ka kaleruar dhe e perdor ne menyre antidemokratike ndaj kundershtareve politike dhe ndaj popullit te opozitar.Ne rst se ky profesor nuk e di kaq gje , eshte thjesht nje budalla me shkolle, ne rast se e di dhe por qellimisht tregon fajtor viktimen atehere eshte i shitur.
Injoranca nuk ka kifij .. je lodhur shume ti tregosh vehtes se ‘ di dicka O njethundrak ; opozita gjithmone eshte pakice! Shumice behet ngadale me plan dhe ide ma te mira se qeveria Merr mbeshtetjen e votuesve , behet shumice me votime jo shkaterrime Tjeter eshte shpellaret, revolucioni , pucet ushtarake a pucet berishiane Keto nuk punojne ne civilizimin shoqeror Te pelqen a jo tjeter gje
Edhe po te largohet Berisha,opozita shqiptare do kohe per t'u organizuar,se ne te nuk ekziston asgje intelektuale por vetem sherbetore te bindur te kryetarit,kjo edhe ne partie e vogla qe bejne si opozitare,por nuk e kane idenë e alternativave qe terhaqin elektoratin,sidomos ate qe beson Ramen,qe ka mbi 25 vjet qe eshte solid
shqiperia eshte i vetmi vend ne bote qe gazetaret,kritiket dhe analistet dmth b.q*rat kritikojne opoziten. pas 13 vitesh ne pushtet ky plehra thone akoma fajin e ka Saliu.
Në politikë është si putanë e Shkërdhenit, Shkërdhitës, Bejlerit, sillogjeve, shkjaut dhe pushtetit pa kundërshtarë të Edvin palloshit. Por është në politikë me majmunë, jo me qytetarë që e kuptojnë kur mashtrohen, shiten, poshtërohen, përdoren. Dhe majmunët nuk rendin pas parimeve dhe interesit si qytetarë dhe patriotë, por pas bananes që ju tund pabuksi i Viçidolit
Ky që ngeli ekran më ekran , duke u bërë i pështirë e duke kërkuar që PD -ja të hyjë në politikë , nuk e di se si e quan veten dhe nga kush pret që partiae tij të hyjë në politikë me në krye një plak të lodhur e të telendisur nga jeta . Ky gagaç ka qenë në organet më të larta të partisë dhe nuk ka belbëzuar kurrë atë që po i kërkon tani , që me sa duket është jashtë loje . Kujt po ja kërkon ndryshimin ? Pse nuk organizohet me kolegë e anëtarë të tjerë të PD-së , që nuk e mbështesin politikën e brashnjarit Berisha , po bën gam , gam nëpër ekrane ? Mos pret që ta ndryshojë Rama situan në PD ?