Disfata e Orban në Hungari rrëzon alibitë e humbjeve të Sali Berishës

13 Prill 2026, 11:10Blog TEMA
Disfata e Orban në Hungari rrëzon alibitë e humbjeve të Sali

Nga Carlo Bollino


Humbja e Viktor Orbán në Hungari shënon një moment që shkon përtej kufijve të Budapestit. Për vite me radhë, sistemi i ndërtuar nga lideri hungarez është përkufizuar nga opozita hungareze si një “shtet-mafia”: një ndërthurje mes pushtetit politik, interesave ekonomike dhe kontrollit të institucioneve, që dukej i papërshkueshëm nga çdo alternativë. Një model që, për shumë vëzhgues, përfaqësonte shembullin më të plotë të demokracisë joliberale në Europë.

Megjithatë, ai sistem u rrëzua. Pavarësisht kontrollit mbi mediat, pavarësisht levave të pushtetit të konsoliduara në kohë, pavarësisht edhe mbështetjes së hapur ndërkombëtare, si vizita në mbështetje e zëvendëspresidentit amerikan JD Vance, shumë më i rëndësishëm dhe influent sa La Civita me pagesë nga Sali Berisha. Opozita arriti të fitojë. Jo për mrekulli, jo për ndërhyrje të jashtme, por për një arsye të thjeshtë dhe vendimtare: sepse një pjesë e konsiderueshme e popullit hungarez e deshi vërtet ndryshimin.

Ky është thelbi. Kur ndryshimi bëhet një kërkesë reale e shoqërisë, asnjë makineri pushteti nuk është e pathyeshme. As propaganda, as kontrolli institucional, as rrjetet e interesave nuk mund të rezistojnë gjatë përballë një vullneti popullor të vërtetë, të përhapur dhe të vendosur. Historia politike europiane e ka dëshmuar këtë shumë herë. Hungaria e konfirmon sërish.

Dhe ky fakt, në mënyrë të pashmangshme, flet edhe për Shqipërinë.

Prej vitesh, Sali Berisha drejton një opozitë që e përshkruan qeverinë si një sistem të mbyllur, të korruptuar dhe të papërshkueshëm nga ndryshimi. Fjalët e përdorura nuk janë shumë të ndryshme nga ato që opozita hungareze përdorte kundër Orbán. Por ka një dallim thelbësor: në Hungari, në fund, mbështetja popullore shpërbleu alternativën. Në Shqipëri, jo. Dhe pikërisht këtu bien të gjitha alibitë.

Sepse nëse vërtet një sistem perceptohet si i papranueshëm nga shumica e qytetarëve, kjo shumicë shprehet në kutitë e votimit. Nëse kjo nuk ndodh, shpjegimi nuk mund të kërkohet vetëm tek forca e kundërshtarit. Duhet kërkuar edhe, dhe mbi të gjitha, tek dobësia e alternativës.

Një opozitë që humbet vazhdimisht nuk mund të vazhdojë të strehohet pas narrativës së një sistemi të pathyeshëm. Ajo duhet të reflektojë mbi aftësinë e saj për të përfaqësuar një shpresë të besueshme, për të kapur pakënaqësinë sociale, për ta kthyer protestën në mbështetje.

Hungaria tregon se edhe sistemet më të konsoliduara mund të rrëzohen. Por tregon gjithashtu se kjo ndodh vetëm kur ndryshimi nuk është një slogan, por një vullnet kolektiv.

Në Shqipëri, ky vullnet (të paktën deri më sot) nuk është shfaqur me të njëjtën forcë. Dhe ky nuk është një detaj. Është një verdikt politik.Ta injorosh këtë do të thotë të mbetesh i burgosur në justifikimet e tua. Ta pranosh, përkundrazi, është hapi i parë për të ndërtuar një alternativë të vërtetë.

Sepse e vërteta është vetëm një: pushteti nuk bie kur opozita e denoncon. Bie kur populli vendos ta ndryshojë./Shqiptarja.com

18 Komente

  1. A
    ANA

    ABSOLUTISHT! POR DEGJON BERISHA NGA AI VESH? DEL DOT NDONJE SI PETER? KJO ESHTE PYETJA, POR POPULLI KETU ESHTE, DHE NDRYSHIMIN EDHE MUND TA PRESE PAVARESISHT ARRITJEVE TE PS. NJE NDRYSHIM DETASHMETI NUK DO TE ISHTE ASNJEHERE NEGATOV, POR ME KUSHT QE AI , SIC THONI YOU, TE VIJE NGA NJEREZETI, VOTUESIT--POR DUHET FRYME E RE, ENERGJIE, ALTERNATIVE, SE "PUSHTETI I KRIMIT, PARTI KRIMINALE, ETJ" NA LODHI BERISHA DHE TE TJERE SI AI..SA SA ME SHUME SHAN AI, AQ ME SHUME ZGJATEN VITET E PS NE PUSHTETE. KJO DIHET

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nje pyetje kot

      2-3 pyetje te thjeshta per z. Bolino, kot ashtu per qejf. Nese z.Orban do te kishte fryre administraten me dyfishin e asaj qe e ka marre dhe popullsine do ta kishte larguar me me 1/3 , dhe kete administyrate do ta kishte spastruar nga ata me bindje te tjera politike dhe do ta kishte mbushur me militante e patronazhiste dhe kesaj administrate do ti kerkonte qe per te mbrojtur vendin e punes te sjelle jo me pak se 6 votues te sigurte te cileve do tu merreshin kartat e identitetit dhe do kontrollohej vota e tyre ne diten e votimit, ne rast se z.Orban do te kishte perdorur fuqine, parane dhe influencen e shtetit per punesime, per legalizime, per leje ndertimi, ber grante , per favore ndaj mediave proqeveritare,etj, ne rast se z.Orban do te kishte kerkuar publikisht drejtesise se varur prej tij te burgoste drejtuesit e opozites dhe drejtesia ta bente realitet kete deshire pikerisht para zgjedhjeve, ne rast se z. Orban do te ishte investuar duke perdorur pushtetin dhe zyren e tij per te kompromentuar shefat e FBI e per te sajuar realitette te paqena ne dem te opozites, ne rast se z.Orban do kishte krijuar nje rrjet famekeq patronazhistesh , do tu kishte dhene te dhenat personale te qytetareve qe i disponon vetem shteti dhe keta patronazhiste survejojne qytetaret e hartojne lista duke i klasifikuar sipas bindjeve te tyre politike, ne rast se z.Orban do ksihte perdorur eksponent te krimit te organizuqar per te blere e shantazhuar votuesit sic u pa qarte nga publikimet e gazetes gjermane Bild, ne rast se ne tenderat publike vuidhet me nje dore nga 1/4 e vleres sic ishte tek tuneli i Llogarase e deri ne 100% te vleres sic bene 5D-te dhe dhe nje pjese e ketyre parave do shkonion per te blere media, apo per fushata elektorale te partise ne pushtet, etj etj etj, a mendon z. Bolino se z.Orban do ti humbte zgjedhjet? Natyrisht edhe po te donte , z. Orban nuk mund ti bente keto gjera ne Hungari sepse dihet qe popullii hungarez ka nje tradite te hershme luftarake dhe shteterore ndersa populli shqiptar ka nje tradite mijera vjecare nen sundim nga te huajt dhe nje 45 vjecar nen nje diktature komuniste qe i ka zhgulur e mbytur edhe ate pak nerv kryengrites qe i kishte mbetur.

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vëzhguesi

        Në vitin 2009 erdhi një i PD dhe më ofroi 2 mijë euro për ta votuar. I dhashë fjalën PO. Më solli eurot një ditë para votimeve. Të nesërmen unë shkoj dhe votoj PS. Pra, ia futa 2 herë. Atij i thashë që ta dhashë votën.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Muzaka i Ri

          Një pergjigje ashtu plot,dhe një pyetje ashtu kot më kot. O rob koti, ishe ti kur u mbyt Kateri Radës ne 28 mars '97 ?? E, unë kam qënë atje,dhe desh Zoti shpetova se pata fat, ku u mbyten njerëz. O kot fare,se emer nuk paske. E di pse ika, jo, se ti je kot, ashtu si deklaron. Sepse u ndez vendi ne flakë,o koqe, nga presileshi jot nga viçidoli. Hodhi vendin ne vllavrasje, apo ishe ne koqovë ti atëherë nuk kishe dalë. Prandaj populli iku nga syt këmbët, dhe nuk ka ikur vetëm sot. Në hungari kishte opozitë, jo të vdekur që hiqen zvarrë për karrike dhe të shpetojne çfar kan vjedhur. Po kujt i thua, ti je kot.

          Përgjigjjuni
        2. M
          Me dashuri per shokun Edver - Karllo Malltezi

          O popolo bruto, sù, snuda il banano,/ non vedi che giunge l'amato sovrano?/ E' il sir di Surrel dal nobile augello/ qual mai fu veduto più duro e più bello;/ è il sir di Surrel dall'agile pene/ terrore e ruina del fragile imene; / è il sir di Surrel dal cazzo peloso/ del cul rubicondo ognora goloso.

          Përgjigjjuni
          1. J
            Janina kryeqytet i Shqiperise Etnike

            Po nuk ka lidhje. Në Shqipëri liderat e partive janë sharlatanë 100 sahanësh, që nuk kanë lënë dokumenta bashkëpunimi pa firmosur. Dhe kur firmosin për antishqiptarët, firmosin edhe të jenë vartës të njeri tjetrit. Pabuksin e Viçidolit pasi i vunë një tabelë ndërkombëtare turpi në qafë si hajdut me gratë e shtëpisë që pallohen në të njejtën listë me Mlladiçin Karaxhiçin Noriegën dhe pasi e shporren nga dera, e futën nga dritarja me vendim gjykate, ka kthyen gjyqin ku është i pandehur në një spektakël prostitucioni drejtësie të re dhe Rama e emëroi drejtor qeverie të opozitës. Sa herë që ndërkombëtarët shtrëngojnë lakun Ramës, ai ju nxjerr Berishën me molotov në dorë si alternativë të vetme pushtetit të tij. Për sa kohë të kenë nevojë për motërqirllëkun dhe prostitucionin e Berishës, çdo " alibi" e tij është banane për majmunët. Sali Berisha ju duhet si prostitutë dhe ai në çdo regjim dhe situatë ka qenë i devotshëm . Me prostitucionin u ngrit lart dhe i ka ngelur si mut qeni në grykë Shqipërisë, me paaftësinë prej mizerabili çoi për dhjam vendin, shtetin, ushtrinë, PDnë, figurën e burrështetasit shqiptar dhe familjen e tij

            Përgjigjjuni
            1. M
              Muzaka i Ri

              Nga mote vijnë histori. Ra ujku në tufë dhe çau disa dele. Bariu rrok martinën dhe na e plagos ujkun që mer arratine me bisht të keputur.Mote më vonë del ujku prapë afer stanit dhe i lutet bariut. O bari, më mer edhe mua ne tufen tënde, nuk jamë më ai i pari që të çava delet, kam ndryshuar. Shiko sa jam thinjur, më ka dalë dhe kurrizi,tani jam plak. Ndrysho çfar të duash i tha bariu, era e ujkut do të ndjekë deri në gropë, sa ta ndjej erën tufa do trembet nga ti.

              Përgjigjjuni
              1. L
                Luani

                Ketu nuk ndryshon se eshtd sali kerma

                Përgjigjjuni
                1. H
                  HUNGAREZI

                  Carlo, demokratët shqiptarë po festojnë duke arsyetuar me logjikën e Mulit, të Klevisit, të Kërriçit, madje edhe të “profesorit”, Boçi, por harrojnë një gjë: ata kanë mbi krye një 82 vjeçar, ndërsa opozita hungareze fitoi se, midis të tjerash, udhëhiqej nga një 45 vjeçar… Saliu bërtet për zgjedhje të lira, por “harron” se është arkitekti i zgjedhjeve të dhunuara, të grabitura etj., të vitit 1996… Ai çirret për korupsionin e qeveritarëve të sotëm, që nuk është se nuk qëndron, por këtë e thotë “babai i korrupsionit”, i shpallur botërisht non grata për korrupsion… Ai e akuzon Edi Ramën si diktator, por harron një gjë: populli shqiptar e akuzon Sali Berishën për vrasës… Ai i qan hallin ekonomisë shqiptare që nuk po ecën siç duhet, por ai është arkitekti dhe mbrojtësi i ekonomisë së piramidave, që e sollën këtë vend dhjetra vite mbrapa dhe qe sot, pa asnjë diskutim, do të ishte anëtar i BE… Ai… Ai…, Ai…, sa shumë ka për të thënë për të dhe bëmat e tij kundër Shqipërisë dhe popullit shqiptar…

                  Përgjigjjuni
                  1. U
                    Une

                    Te lumte Hungarezi!. Llogjikisht Saliu humbet edhe sikur kundershtar te ket gomarin. Gomari te pakten ja fut gomarices, ndersa Saliu ua fut te gjitheve, perfshire edhe dhine e shtepise...Saliu eshte turp njerezor dhe ne qe e mbeshtsim tregojme se pak lidhje kemi me njeriun. Faleminderit....

                    Përgjigjjuni
                    1. G
                      Goni

                      ti dukesh qe nuk ke lidhje me njeriun

                      Përgjigjjuni
                  2. .
                    .

                    Loqja krahason standartet e Ciflikut tone me te Hungarise.

                    Përgjigjjuni
                    1. Hakiu

                      Humbje spektakulare e mikt te vucic dhe rama,por edhe e opozites ne Kosove,sa keq,..

                      Përgjigjjuni
                      1. I
                        Idjotët e dobishëm

                        Orban është patriot dhe burrë shteti që se uli kokën as para BE së, as para Sorrosit, as para Bidenit, as para Trampit. Kurse Sala, është fshatar i këputur shqiptar që hapet bythësh si të ishte Ivani i tmerrshëm, por më shumë se putan e labit motërqir Ferid Bejleri nuk arriti të ishte. Gjithsesi ngelet një idjot i dobishëm për pushtetin e palloshit, sikurse idioti që i zuri vendin, Luli Basha.

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          Ton

                          Nuk mund te krahasosh Shqiperine me Hungarine ku rexultati i zgjedhjeve doli per 2 ore....vite drite larg

                          Përgjigjjuni
                          1. G
                            Goni

                            Harram e paci o shqiptare qe lini kete mafioz tje rrjep e tall k… me ju.

                            Përgjigjjuni
                            1. X
                              Xhezo Smokthina

                              Edi Ramës i ka ngelur vetëm një armë për t'a mbajtur në pushtet, ajo është drejtimi i PD nga Sali Berisha.

                              Përgjigjjuni
                              1. G
                                Goni

                                Carlo, froccio di merda

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje