Pas një muaji plot udhëtime në destinacionet më të njohura të botës, Luana Vjollca duket se ka zgjedhur të shijojë edhe bregdetin shqiptar. Moderatorja dhe sipërmarrësja ka qenë mjaft aktive në rrjetet sociale, duke ndarë me ndjekësit momente nga udhëtimet e saj në vende si Kina, Shtetet e Bashkuara, Londra, Dubai, Italia dhe destinacione të tjera.
Këtë herë, Luana ka tërhequr vëmendjen me disa pamje nga jugu i Shqipërisë. Në "story"-n e saj të fundit në Instagram, moderatorja shfaqet e veshur me bikini minimaliste, duke ekspozuar format e saj të tonifikuara dhe duke marrë menjëherë vëmendjen e ndjekësve.
Edhe postimi i fundit në profilin e saj është komentuar gjerësisht, ku Luana shfaqet elegante, me një paraqitje verore që vë në pah stilin dhe fizikun e saj. Fotot kanë marrë mijëra pëlqime dhe dhjetëra komente pozitive, me fansat që nuk kanë kursyer komplimentet për pamjen e saj.
Prej kohësh, Luana është fokusuar gjithnjë e më shumë në projektet e saj në biznes, ndërsa paraqitjet në televizion janë bërë më të rralla.
Lini një Përgjigje