“U përlota" - Christopher Nolan zbulon momentin që e bindi të realizonte filmin "Odisea"

26 Korrik 2026, 11:25Lifestyle TEMA
“U përlota" - Christopher Nolan zbulon momentin që e bindi

Christopher Nolan ka zbuluar se vendimi për të sjellë në ekran “The Odyssey” nuk erdhi vetëm nga dëshira për të ekranizuar veprën e Homerit. Regjisori thotë se gjithçka mori një kuptim krejt tjetër pasi në jetën e tij hyri Charlie, qeni i familjes.

Në një intervistë për BBC Radio 1, Nolan tregoi se skena ku Odiseu ribashkohet me qenin e tij besnik, Argosin, ishte momenti që e preku më shumë gjatë leximit të eposit. Argosi e pret për vite të tëra kthimin e të zotit dhe, sapo e sheh sërish, ngordh në paqe.

“Unë nuk jam rritur me qen. Kur fëmijët e mi ishin të vegjël, na luteshin vazhdimisht të merrnim një, por nuk e bëmë kurrë. Vetëm pasi ata shkuan në universitet morëm Charlie-n, dhe ende janë pak të mërzitur për këtë. Por po, një qen ta ndryshon jetën”, tha regjisori.

Nolan pranoi se pikërisht skena me Argosin e bindi se duhej ta realizonte filmin.

“Kur arrita te ajo pjesë, u përlota. Sinqerisht, ishte një nga arsyet kryesore pse vendosa ta bëja këtë film”, u shpreh ai.

Kur gazetari i BBC-së i kujtoi se edhe Matt Damon, që luan rolin e Odiseut, ka një qen me emrin Charlie, Nolan buzëqeshi dhe tha: “Ishte e shkruar.”

1 Komente

  1. S
    Shvejk

    Per heroin e kombit albanian atletin e krishtit Gjergj Kastrioti duhet patjeter nje film jo per perrallen e Odises se jane ber disa.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje