Tragjike në Pogradec, elektriçisti humb jetën teksa riparonte ndriçimin rrugor

26 Korrik 2026, 12:15Kronika TEMA
Tragjike në Pogradec, elektriçisti humb jetën teksa riparonte

Një elektriçist rreth 60 vjeç ka humbur jetën këtë të shtunë në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, teksa po punonte për riparimin e një defekti në rrjetin e ndriçimit.

Sipas informacioneve paraprake, Agim Beqiri dyshohet se ra në kontakt me rrymën elektrike gjatë punës për riparimin e linjës ku ishte shfaqur defekti.

Sipas informacioneve dhe banorëve që folën jashtë kamerave, elektriçisti i ndjerë e kishte evidentuar defektin një ditë më parë dhe ishte rikthyer këtë të shtunë për të zëvendësuar llambën. Burimet bëjnë me dije se në shtyllë ndodheshin dy linja tensioni. Ai dyshohet se kishte çaktivizuar vetëm njërën prej tyre, ndërsa tjetra kishte mbetur aktive, me të cilën dyshohet se ra në kontakt, duke humbur jetën.

Po sipas të njëjtave burime, ai ka qëndruar për disa minuta pa shenja jete në shtyllë, derisa shërbimet arritën të zbrisnin trupin e pajetë, i cili ishte ende i lidhur me pajisjet e sigurisë.

Beqiri punonte prej vitesh si elektriçist dhe ishte përgjegjës për mirëmbajtjen e rrjetit të ndriçimit rrugor në fshatra.

"Ishte punëtor i komunës për defektet e linjave të ndriçimit. Punonte prej shumë kohësh në komunë. Ishte një burrë shumë i mirë, i rregullt, punonte edhe në ditën e pushimit. Meqë fshati kishte probleme, erdhi dje e konstatoi defektin dhe u kthye sot për ta rregulluar. Ishte njeri shumë i komunikueshëm. Më ka ardhur shumë keq", tha kryeplaku i fshatit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj

Lini një Përgjigje