Aksident i rëndë në aksin Vlorë-Llogara, humb jetën një person dhe plagosen pesë të tjerë

26 Korrik 2026, 08:25Kronika TEMA
Aksident i rëndë në aksin Vlorë-Llogara, humb jetën

Një viktimë dhe 5 të plagosur në gjendje të rëndë është bilanci tragjik i një aksidenti në Vlorë. Një furgon me punonjës ka humbur kontrollin orët e para të mëngjesit në aksin Vlorë–Llogara, duke dalë nga rruga dhe duke u përplasur me një bordurë betoni në anë të aksit.

Përplasja ka qenë aq e fortë, aq sa mjeti është shkatërruar plotësisht siç shihet edhe në pamjet që sjell Report Tv. Ndërsa është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve, të cilët prenë pjesë të sediljeve për të nxjerrë të plagosurit, të cilët kishin mbetur të bllokuar mes llamarinave dhe hekurave të furgonit.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën Ilir Haka, 52 vjeç. Të plagosur kanë mbetur Saimir Haka, 22 vjeç, Qazim Haka, 44 vjeç, Sako Rexha, rreth 22 vjeç, si dhe dy persona të tjerë, të cilët janë dërguar në spitalin rajonal për të marrë ndihmë mjekësore. 

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. Nuk përjashtohet mundësia që drejtuesi i mjetit të ketë pësuar arrest kardiak, apo të ketë humbur kontrollin e mjetit për shkak të përgjumjes.

1 Komente

  1. K
    Kujdes , perse nxitoni

    Te shkuara të demtuarve. U prehte në paqe rahmetliu. Niveli i inteligjences ndikon edhe në trafik

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje