Në Gjykatën e Tiranës sot mbahet masa e sigurisë për Artemisa Islamajn dhe Orion Peçin, të dy të arrestuar lidhur me dhunën në protestën e së enjtes para parlamentit.
Për të dy blutë kanë administruar prova që i përfshijnë jo vetëm në akte dhune, por edhe furnizim me mjete piroteknike për hedhjen e tyre drejt efektivëve të policisë.
Më konkretisht, Artemisa Islamaj, sipas burimeve sillte kapsollat për protestuesit e tjerë, ndërsa Orion Peçi është autor i dyshuar i dëmtimit të efektivit të Shqiponjave me kapsollë, të cilën fillimisht e futi në një shishe plastike dhe e hodhi drejt policit.
Përveç tyre, nëpër komisariatet e Tiranës u shoqëruan për t’u marrë në pyetje edhe 30 protestues të tjerë, një pjesë e të cilëve do të hetohen në gjendje të lirë.
Mes tyre ishin Dritan Goxhaj, i ndaluar më herët në një prej 2 protestave para Kuvendit, dhe Edison Lika, ndër më aktivët në protestën e ashtuquajtur “Revolucioni Flamingo”, por u lanë të lirë brenda pak orësh.
Se gjykata i liron keta kriminela qe kerkojne gjak eshte per tu shkrire drejtesia , tregon qe eshte pale me kriminelat .
Ne se kapsulat i kam marre,ka pasur nje qellim final qe kishte per qellim sulm mbi forcat e rendit demtime te renda fizike e vrasje netto me qellim. Kush eshte zingjiri i furnizimit me kapsula e kush e komandon kte zingjir duhet zbulohet patjeter e te denohet.Ne se nuk zbulohet zingjiri i furnizimit me kapsulat qe jane neto veprime terroriste islamike, mos te flasim me per policin,as per Shik por te flasim per nje organizat apo kompani qe sherbenper ruajtjen e rendit. Aktet terroriste te qellimeshme dehen me shume vjete burg,organizatoret e ketyre akteve edhe me teper e duhet te trajtohen nga organet ligjevenese si organizata terroriste te qellimeshme.Vetem burgu e asgja me pak se burgu i pret ato.
Nuk e di si eshte ligjin ne Shqiperi por ne France per te tilla raste , te mbajne ne qeli 24 ore , garde-à-vue , gjyqe mer denimin direkte burge..... Sa here do ndalohet dhe do dali qerrozi me bisht spiuni Iranit.......