Gonxhja priti ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Meksikës në Shqipëri, Genaro Fausto Lozano Valencia

26 Korrik 2026, 11:10Kulturë TEMA
Gonxhja priti ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, priti ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Meksikës në Shqipëri, Genaro Fausto Lozano Valencia, me të cilin diskutoi mbi forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e kulturës, turizmit dhe sportit.

Gjatë takimit, një vëmendje e veçantë iu kushtua organizimit të Javës Kulturore të Meksikës në Shqipëri, me synimin për t’i prezantuar publikut shqiptar trashëgiminë e pasur kulturore, artistike dhe tradicionale meksikane, si dhe për të forcuar lidhjet e miqësisë dhe partneritetit mes dy vendeve përmes diplomacisë kulturore dhe shkëmbimeve krijuese.

Po ashtu, bashkëbiseduesit u ndalën te potenciali i investimeve meksikane në sektorët e hotelerisë dhe turizmit, promovimi i Shqipërisë në panairet ndërkombëtare të turizmit, si dhe rëndësia e krijimit të një linje ajrore direkte mes Shqipërisë dhe Meksikës.

Ministri Gonxhja e cilësoi takimin si një hap të rëndësishëm për zgjerimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në fusha me interes të përbashkët. A.K./TemA

Lini një Përgjigje