Nesër zhvillohet në Pilur Dita e Grupit të Pilurit.
Lajmin e ka bërë me dije Qendra Muzeu i Fjalës “ Lefter Çipa”, Pilur
Më poshtë njoftimi i plotë:
Të shtunën, ora 10.00 në Pilur, na mbledh Dita e Grupit të Pilurit
Janë të lutur gjithë ish pjesëtarët e Grupit të Pilurit, që në datën 25 Korrik 2026, ora 10.00 tek “ Rrapi i Pilurit”, të bëhen pjesë e edicionit të parë, të ditës që do të përsëritet çdo vit:
Dita e Grupit të Pilurit
Një aktivitet që mundësohet nga Bashkia Himarë, së cilës i bashkohet foto-ekspozita “Bilbilat e vendit tim” nën mundësimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATA), Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shtetit dhe Qendra Muzeu i Fjalës “Lefter Çipa.
Kjo veprimtari do të ketë në epiqendër krijimtarinë, jetën artistike, kontributin e madh kulturor dhe talentin e artistëve të famshëm të Pilurit.
Grupi i Pilurit bëri histori kulture, u shqua për talentin e madh kolektiv dhe solistik të interpretimit dhe vlerat unike që solli në Këngën Vëndçe Shqiptare.
Janë të lutur të bashkohen, në këtë ditë nostalgjie, krenarie, homazhi dhe interpretimi, të gjithë artistat kudo ku janë, nipër e mbesa dhe veçanërisht ata që mbajnë emrat e artisteve dhe artistëve të Grupit të Pilurit.
Ju duam të bëhemi bashkë, për të qenë edhe një herë të mbledhur në këngë, ashtu siç dinte të mblidhte Grupi i Pilurit dhe siç dinin të emociononin me “këngën e majave”, ata që u njohën kudo nëpër botë, si Artista të Shqipërisë.
Qendra Muzeu i Fjalës “ Lefter Çipa”
Pilur
A.K./TemA
Lini një Përgjigje