Shtetet anëtare të Gjykatës Penale Ndërkombëtare (GJPN) votuan të premten për shkarkimin e Karim Khan nga posti i prokurorit, pas akuzave për sjellje të pahijshme seksuale, sipas raportimeve të agjencive AP, Reuters dhe AFP.
Karim Khan, një avokat britanik, u akuzua për sjellje të pahijshme seksuale ndaj një ndihmëseje të tij. Ai i ka mohuar vazhdimisht këto akuza. Në qershor, ai u pezullua përkohësisht nga detyra, pasi një raport i komitetit ekzekutiv të organit mbikëqyrës të gjykatës arriti në përfundimin se kishte kryer "sjellje të rëndë të papërshtatshme".
Në votimin e zhvilluar, 82 nga 125 shtetet anëtare të Gjykatës votuan pro shkarkimit të Khanit, 13 votuan kundër, ndërsa 15 shtete abstenuan.
Khan, 56 vjeç, u bë i njohur ndërkombëtarisht në vitin 2024 kur kërkoi dhe siguroi lëshimin e urdhër-arresteve ndaj kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes Yoav Gallant për luftën në Gaza, si edhe ndaj disa drejtuesve të Hamasit, të cilët ndërkohë janë vrarë. Hamasi kreu sulmet terroriste të 7 tetorit 2023 ndaj Izraelit.
Pavarësisht shkarkimit të tij, të gjitha urdhër-arrestet aktive të GJPN-së mbeten në fuqi, pasi vetëm gjyqtarët e Gjykatës kanë kompetencën për t'i tërhequr ato.
Cilat ishin reagimet?
Kenneth Roth, ish-drejtor ekzekutiv i Human Rights Watch dhe aktualisht profesor i ftuar në Universitetin Princeton, shkroi në rrjetin X se shtetet anëtare të GJPN-së "bënë gjënë e duhur" duke shkarkuar Khanin.
Nga ana tjetër, ambasadori i Izraelit në OKB, Danny Danon, kritikoi veprimet e Khanit në një deklaratë të publikuar në X pas shkarkimit.
"Khan mendoi se gjuetia e tij politike e shtrigave kundër Izraelit dhe urdhër-arrestet skandaloze do ta largonin vëmendjen nga akuzat serioze për sjellje të pahijshme seksuale. Ai gaboi," tha Danon.
Shkarkimi i Khanit vjen në një kohë kur administrata Trump synon të "çmontojë" GJPN-në
Vendimi për shkarkimin e Khanit vjen në një periudhë kur administrata e presidentit amerikan Donald Trump po kërkon të dobësojë dhe të shpërbëjë Gjykatën Penale Ndërkombëtare.
GJPN-ja, me seli në Hagë të Holandës, heton dhe ndjek penalisht individët e dyshuar për krime kundër njerëzimit, krime lufte, gjenocid dhe krimin e agresionit.
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi së fundmi se Shtetet e Bashkuara kanë nisur një "fushatë të gjerë për të çmontuar kërcënimin që Gjykata Penale Ndërkombëtare paraqet ndaj sovranitetit amerikan."
Departamenti Amerikan i Shtetit tha se vendet që përfitojnë nga mbrojtja e sigurisë së SHBA-së duhet të refuzojnë autoritetin që GJPN pretendon se ka për të ndjekur penalisht zyrtarët dhe ushtarakët amerikanë.
Po ashtu, Departamenti i Shtetit po shqyrton mundësinë e heqjes së vizave dhe vendosjes së ndalimeve të udhëtimit për personelin e GJPN-së, si edhe sanksione shtesë ndaj Gjykatës dhe organizatave të lidhura me të./ DW
Sapo ky person leshoi urdherin per arrestimin e Sataniahut na doli qe ky paska bere sjellje te pa hishme seksuale. Hetimi i brendshem (i pari) i kesaj gjykate nxorri qe faktet ishin te sajuara dhe se akuza nuk qendronte. Ne momentin kur doli urdheri i arrestit per Netaniahun , i gjithe lobi cifut ne amerike u hodhen ne sulm kunder tij dhe vete gjykates. Te gjithe kongresmanet te paguar nga lobi cifut dilnin me deklarata cdo dite kundra kesaj gjykate dhe me skandalozja ishte deklarata e atij qe shkoi para pak ditesh ne ferr , Lindsey Graham , i cili e that troc " Gjykata u krijua per te perndjekur dhe denuar te tjeret , afrikanet , te keqijte , jo neve " . Qe nga ai moment e gjithe qeveria amerikane u hodh ne suljm kunder kesaj gjykate te cilen e perdornin sa here donin te denonin kundershtaret e tyre. Por kur e pane qe ajo gjykate mund dhe te akuzonte Izraelite dhe Amerikane , e kuptuan rrezikun dhe tani po bejne ceshte e mundur ta shkaterrojne ate gjykate.