
Asnjë libër nuk e magjeps më shumë lexuesin e vet sesa “Aventurat e Tom Sojerit” të Mark Tuejn.
Në dukje Tomi ësht një djalë i zakonshëm, me kominoshe, me një kruajtëse dhëmbësh në gojë si dhe me dëshirën për të pirë duhan fshehtas prindërve.
Tomi ka madje dhe aftësinë për të dashuruar. Ai bie menjëherë në dashuri me Bekin dhe përpiqet t’i fitojë zemrën nepërmjet saltove që bën. Beki, nga ana e saj, nuk e vë shumë ujin në zjarr pasi për të një djalë si Tomi është i papastër, rrugaç dhe i paedukatë.
Shumicën e faturave të aventurave të Tomit e paguan tetoja e tij shpirtmirë por naive. Meraku më i madh i tetos është që nuk po ja del dot to make a man out of Tom.
Tomi shkon dhe në shkollën e të dielës por nuk ja kalon mirë. Aty nuk do ja kalonte mirë askush me thënë të drejtën. Megjithatë Tomi e gjen si ta bëjë kohën të kalojë më shpejt. Ai nis një proces shkëmbimesh dhe detyrash dhe del faqebardhë. Detyrën e shtëpisë që ja ka lënë tetoja (për të lyer gardhin) ai ja “shet” një tjetri. Pas ditësh të vrullshme ja del mbanë të dalë me fitim në këtë ndërmarrje të çuditshme dhe sërish fut duart në xhep dhe shkon të takojë shokun e tij Hakëlberri. Misisipi rrjedh i qetë aty pranë.
Në fund të librit Mark Tuejni duhet të tregojë se Tomi, ndonëse harrakat, nuk është kriminel. Prandaj dhe situata e shpellës ku Tomi duhet t’i dalë për zot vetes dhe Bekit të ngecur pa dalje në shpellë me dy kriminelë “për së vërteti” që i ndjekin pas është një prej “thrillerave” më të mëdhenj të historisë së letërsisë.
Romani mendohet shpesh si një klasik për fëmijë por ai ka vlerë dhe për lexuesit e rritur.
Libri është botuar në shqip nga botime “Fjala” shqipëruar nga Ardian Klosi.
Lini një Përgjigje