Ministri shpjegon vlerën e kontratës për Milot-Balldren - Karakaçi: Kostoja nuk është vetëm ndërtimi

25 Korrik 2026, 13:15Ekonomia TEMA
Ministri shpjegon vlerën e kontratës për Milot-Balldren -

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, ka vendosur të ndajë në rrjetet sociale një mesazh të shkurtër për sa i përket kostove të rrugës Milot-Balldren, ku është shprehur se për këtë projekt ka një dezinformim.


"Që prej momentit që kemi shpallur fituesin e projektit për ndërtimin e rrugës Milot-Balldren, kam vënë re një dezinformim për kostot e ndërtimit të kësaj rruge, që vjen si nga opozita, edhe nga disa media të mosinformuara si duhet. Është e pajustifikueshme që ata të cilët informojnnë publikun të vazhdojnë e të bëjnë të njëjtën gjë prej vitesh e vitesh, duke e trajtuar një rrugë si një pjesë stofi. Nuk është një gjë e gatshme që e marrin në dyqan. Është territor dhe s'është askund i njëjtë; ka fushë, ka mal dhe sipas karakteristikave të territorit ndryshojnë edhe kostot."-sqaroi ai

Nga ana tjetër, ai sqaroi se kostoja e përgjithshme e ndërtimit nuk matet vetëm me kilometra.

"Në një kontratë koncesionare pagesa përfshin edhe operimin, mirëmbajtjen rutinë, sistemet inteligjente, tarifimin elektronik, si edhe mirëmbajtjen e thelluar për një periudhë 35-vjeçare. Mirëmbajtja e thelluar nënkupton se pas një periudhe kohe rruga do të rivishet edhe njëherë me asfalt për të ruajtur standardin e kërkuar. Shifra e përgjithshme prej 364.7 milionë eurosh është vlera totale e kontratës koncesionare për 35 vite, e cila përfshin projektimin, ndërtimin, sistemin elektronik, operimin dhe mirëmbajtjen, ndërkohë që kostoja e ndërtimit të autostradës është 182 milionë euro,"-thekoi ministri

Ministri sqaroi se projekti përfshin 2 ura të reja, tunel, rreth 9.5 km rrugë dytësore, sistem elektronik dhe 5 nyje disniveli.

4 Komente

  1. S
    Sass

    Vetem mos beni autistrada te tipit A dhe nuk kane elektrifikim…. Kjo mos te pranohet

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pro bono publico

      Balldren ne hartat e Venedikut te viteve 1600 shenohet si Balldrin qe don te thot Bardh Drin apo Drini i Bardhe.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Popull i thjeshte

        Dhenia me koncension eshte krejt e gabuar, pasi cilesia nuk do i perrgjigjet aspak kostos. Mjafton qe te shihet segmenti Thumane-Tirane , nese ai segment rruge do te ishte ne Europe, nuk do te lejohej qe te perderej nga makinat, ne te cilen cilesia eshte shume e dobet. Ne kete segment rruge, ne nje dite me shi vihet re degradimi i skajshem i saj, ne hapesiren e gomave te makines jane bere kanale qe mbajne teresisht ujin.

        Përgjigjjuni
        1. Nastradini

          O Merhum na ndrico jo vetem te na shfaqesh ne ekran mesazhin e ministrit per ne bagetite qe nuk meritojme me shume. Keto 364.7 milion eurot sa km rruge do ndertojne (vec 9.5 km rruge dytesore)? Sa milion do na kushtoj 1 km rruge? Sa do paguajme per cdo kalim ne keto 35 vite te gjate qe do percjellin dhe ty o Merhum dhe shume nga ne qe "informohemi" nga ti?

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje