“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Rama promovon programin e ri të financimit: Kredi deri në 200 milionë lekë për bizneset shqiptare

23 Korrik 2026, 19:50Ekonomia TEMA
“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Rama promovon programin e ri

Kryeministri Edi Rama ka promovuar në rrjetet e tij sociale Programin Kombëtar “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, duke thënë se bizneset shqiptare kanë një mundësi të re financimi me kredi deri në 200 milionë lekë.

“Nga sot bizneset shqiptare kanë një mundësi që nuk e kanë pasur më parë, kredi deri në 200 milionë lekë për çdo biznes, për më shumë pajisje, zgjerim të kapaciteteve, teknologji të re apo automatizim, për fermerët, prodhuesit, bizneset e turizmit, transportit dhe teknologjisë, si edhe çdo sipërmarrje mikro, të vogël e të mesme që dëshiron të hedhë hapin tjetër. Me normë interesi preferenciale 2-3%, afat shlyerjeje deri në 10 vite, apliko deri më 20 nëntor 2027”, thuhet në videon e publikuar nga Rama.

Krahas videos, kryeministri shkruan se Programi “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde” krijon mundësi të reja financimi për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, me normë interesi preferenciale dhe Garanci Sovrane.

Programi “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde” është një instrument i ri financiar i Qeverisë Shqiptare, i krijuar për të lehtësuar aksesin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në financim dhe për të nxitur investimet në sektorët prioritarë të ekonomisë.

2 Komente

  1. N
    Nastradini

    hahahahahahahaha Apliko deri më 20 nëntor 2027 hahahahahahahahahaha O debili i Lindes me kapele, o HAJDUT familjarisht !

    Përgjigjjuni
    1. 9
      99

      Dyfisho përpjekjet e tua pallosh, për të këputur zverrkun! Pas 30 vitesh sharlatanizëm, tribalizëm, hajvanëri, delir, rrënim dhe antishqiptarizëm, lërja karrigen një drejtuesi të pjekur, kompetent, serioz, të kualifikuar, patriot, trim dhe qytetar, nëse nuk je dobiç i qarqeve antishqiptare që qarkullojnë kërmat e tyre në krye të shtetit shqiptar

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje