U arrestuan të premten, Gjykata vendos ndalimin për dalje jashtë shtetit për dy protestuesit

27 Korrik 2026, 11:48Kronika TEMA
U arrestuan të premten, Gjykata vendos ndalimin për dalje jashtë

Gjykata e Tiranës vendosi t’u ndalojë daljen jashtë shtetit dy protestuesve të arrestuar, Orion Peçi dhe Artemisa Islamaj.

Gjyqtarja lë në fuqi kërkesën e prokurorisë. Mbi ta rëndojnë akuzat, kundërshtimi i forcave të policisë dhe prishja e qetësisë publike.

Peçi dhe Islamaj u arrestuan pas protestës së të premtes para Parlamentit, ku gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë 30 persona të tjerë. Gjatë tubimit u dëmtuan 6 punonjës policie.

Policia deklaroi se në një qese që mbante Islamaj u sekuestruan kapsolla. 

Lini një Përgjigje