Zjarr gjatë natës në zonën e Gjirit të Hartës në Ksamil, flakët vihen nën kontroll

27 Korrik 2026, 08:46Kronika TEMA
Zjarr gjatë natës në zonën e Gjirit të Hartës

Një zjarr ka rënë gjatë natës në zonën e Gjirit të Hartës, në Ksamil. Zjarri është shfaqur pas orës 03:00 të mëngjesit.

Në zonë kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse, ndërsa drejtori i zjarrfikësve të Sarandës konfirmon se zjarri është vënë nën kontroll.

Për momentin nuk ka të dhëna të konfirmuara për dëme apo për shkaqet e zjarrit.

Lini një Përgjigje