Kuvendi në seancë/ Debate për projektligjin e mbrojtjes me SHBA-në, Peleshi-PD: Shkoni dhe lexojeni, nuk miratohet pa u studiuar

27 Korrik 2026, 10:55Politika TEMA
Kuvendi në seancë/ Debate për projektligjin e mbrojtjes me

Jashtë ambienteve të Kuvendit vijon protesta, e cila tashmë duket e tensionuar pasi tubuesit kërkojnë të çajnë kordonët e policisë dhe t’i afrohen institucionit.

Ndërkohë pak pas orës 10:00 ka nisur edhe seanca plenare, e fundit e këtij sesioni.

Në seancën e sotme plenare është hedhur në votim kërkesa e deputetit Agron Shehaj për zhvillimin e pyetje-përgjigjeve me kryeministrin Edi Rama për Porto Romanon dhe aeroportin e Vlorës.

Kjo kërkesë është rrëzuar, ndërsa kryetari i Kuvendit Niko Peleshi ka njoftuar më pas projektligjin në fushën e mbrojtjes me SHBA-në për huanë prej 302 milionë dollarësh.

Pas kësaj PD ka kërkuar transparencë për marrëveshjen, pasi projektligji i depozituar në faqen e Kuvendit nuk ka asnjë relacion shoqërues siç deklarojnë ata.

Në përgjigje të kësaj, Kryetari i Kuvendit i ka ftuar ata të i fton të shkojnë ta lexojnë marrëveshjen pasi të firmosin për konfidencialitetin e saj.

“Kushtetuta dhe rregullorja të detyrojnë që t’ia shpërndash deputetëve; ti sot thua: “Shkoni, merreni në sekretari””, iu përgjigj Bardhi.

Sipas procedurave parlamentare, të premten parashikohet që të votohet të enjten, i parashikuar nga neni 83, pika dy e Kushtetutës:  Kuvendi, me kërkesë të Këshillit të Ministrave ose të një së pestës së të gjithë deputetëve, mund të shqyrtojë e të miratojë një projektligj me procedurë të përshpejtuar, por jo më parë se një javë nga fillimi i procedurës së shqyrtimit.

Bardhi tha se “ky ligj do të rrëzohet si antikushtetues nga Gjykata Kushtetuese”.

“Nuk do të kalohet pa u lexuar plotësisht marrëveshja nga deputetë. Lexojeni dhe mos votoni asgjë pa lexuar”, tha Peleshi.

Lini një Përgjigje