Kuvendi mblidhet sot për caktimin e anëtarëve zëvendësues në komisionet parlamentare. Në të njëjtën kohë, pas akteve të dhunës te Kuvendi sot është paralajmëruar edhe një protestë qytetare.
Në seancën e kaluar edhe Kuvendi u përfshi nga debate të ashpra pasi kërkesa e PD për zgjatjen e afatit të komisionit të posaçëm për 'Territorialen' u rrëzua me votë nga mazhoranca. Më pas, deputeti demokrat Luçiano Boçiano nuk lejoi bashkëshkryetarin Arbjan Mazniku të prezantonte raportin e PS-së dhe opozita bllokoi vijimin normal të punimeve.
Seanca u ndërpre 4 herë dhe nuk u arrit as në diskutime për rendin e ditës pasi deputetët mbajtën fjalë vetëm për procedurë. Pas 5 orësh debat pa u futur në asnjë moment në rendin e ditës, 7 projektrezoluta të institucioneve kushtetuese, 2 akte normative dhe 15 projektligje u votuan nga mazhoranca mes kaosit dhe thirrjeve të opozitës në foltore për dorëheqjen e kryeministrit Rama.
Lini një Përgjigje