Seancë plenare dhe protestë në të njëjtën ditë, çfarë pritet të ndodhë nesër në Tiranë?

26 Korrik 2026, 17:10Politika TEMA
Seancë plenare dhe protestë në të njëjtën

E hëna pritet të rikthejë tensionin politik në qendër të Tiranës. Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet paradite në seancë plenare, për caktimin e anëtarëve zëvendësues në komisionet e Kuvendit, ndërsa në të njëjtën kohë, është paralajmëruar edhe një protestë qytetare.

Edhe këtë herë, organizatorët kanë bërë thirrje për mobilizim përballë Kuvendit, ndërsa nuk përjashtohen përplasje me policinë dhe deputetët që hyjnë në parlament, si ato të datës 23 korrik.

Për autoritetet, sfida kryesore do të jetë garantimi i zhvillimit normal të punimeve të Kuvendit dhe ruajtja e rendit në rendit përreth Parlamentit.

Ndërkohë, protesta pritet të rikthejë në qendër të debatit politik kërkesat kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, i cili ka prezantuar edhe një dokument me emrin “Besa“, në përgjigje të kërkesave që ka shpalosur protesta.

Megjithatë, për gjithçka do të ndodhë, e gjithë vëmendja do të jetë te mënyra se si do të menaxhohet tubimi dhe nëse protesta do të mbetet paqësore apo do të shoqërohet sërish me përplasje.

4 Komente

  1. T
    Teodor

    Nuk filluat pushimet mo? Punetore te medhenj ju. Mbylleni mo deri ne mes shtatori.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Asgjeeee

      Asgjeeee....ne boulevard çdo keni live new 24 dhe Top Qenefi duke treguar perallat e perditeshme

      Përgjigjjuni
      1. g
        gjergji

        Ne se protesta behet e dhuneshme, organet ligjzbatuese e te drejtesis duhet ta trajtojne ceshtjes njelloj si ne protensten e dhuneshme te kapuconeve ne Itali.Pra ta trajtojne ate si krim kunder shtetit e kombit.Krejtesisht e thjeshte.Shembulli i trajtimit te tille kunder protestave e kapuconeve jane organet italiane.

        Përgjigjjuni
        1. Q
          Qamili

          Do ndodhi kjo.parlamenti do vazhdoje pune dhe drogaxhinjte presin nji zorre ujit se i myti zhuli.ka ne dajak.pa.pare.vene bosh ka sa të dush ke birucat .ne aty pak zbor ne nji Gjob se ja pagu maloku.ja konverto me petlla

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje