“Thellësisht i tronditur”/ Kryeministri Rama reagon pas sulmit në Paradën e Krenarisë në Berlin: Asnjë tolerancë për urrejtjen dhe ekstremizmin

26 Korrik 2026, 14:05Politika TEMA
“Thellësisht i tronditur”/ Kryeministri Rama reagon pas sulmit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas sulmit në Paradën e Krenarisë në Berlin, ku humbi jetën një person dhe mbetën të plagosur disa të tjerë. Përmes një postimi në rrjetin social X, Rama u shpreh i tronditur nga ngjarja dhe shprehu solidaritetin e Shqipërisë me Gjermaninë dhe popullin gjerman.

“Jam thellësisht i tronditur nga lajmi tragjik që vjen nga Berlini. Në emër të Qeverisë së Shqipërisë, shpreh solidaritetin tonë më të sinqertë me Gjermaninë dhe popullin gjerman. Nuk mund të ketë asnjë tolerancë për urrejtjen, dhunën apo ekstremizmin, në çfarëdolloj forme që ato shfaqen. Ato kërcënojnë jo vetëm sigurinë e qytetarëve tanë, por edhe vetë vlerat mbi të cilat qëndrojnë demokracitë tona. Duhet të qëndrojmë të bashkuar kundër tyre, me vendosmëri dhe pa asnjë hezitim”, shkroi Rama.

Kryeministri shprehu gjithashtu ngushëllimet për familjen e viktimës dhe u uroi shërim të plotë e të shpejtë të gjithë të plagosurve, duke e mbyllur mesazhin me fjalët: “Shqipëria qëndron krah Gjermanisë.”

Sulmi ndodhi të shtunën gjatë Paradës së Krenarisë në Berlin, e cila u ndërpre papritur mes panikut kur një furgon u fut në turmë. Si pasojë humbi jetën një grua dhe mbetën të plagosur 16 persona. Sipas dëshmitarëve, autori doli nga automjeti dhe goditi me thikë disa persona të tjerë, përpara se të arratisej.

3 Komente

  1. D
    Daku

    “I tronditur” se u vra nje BQ….!!!

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nderto edhe ca xhamia o Rame

      Nderto edhe ca xhamia se je në rregull o Rame ti bashkë me gjith stetmentet e tuja. Myslimanët janë ku do barba-shpellar, nukë jetonë dotë në paqë -lirie dhe demokracie, kjo ështe e verteta, pavrsisht se nga vinë apo pavarsisht se ku jetonë.

      Përgjigjjuni
      1. U
        Ujku Plak

        Merr Masat per ne Shqiperi o Bole, Kanceri Islam ka marr Hov, po ju behet Lavazh Truri Njerezve me Perrallat e Kuranit, po Mbulohen Grat me Pagese, po i Heqin Femijet Familjet e Varfera nga Shkollat dhe Po i Dergoin ne Xhamija per 2 kg Miell te Skaduar , po Varrosen Shqiptaret me Flamuj dhe Muzik Arabe. Shkove dhe Lejove nje Hale te Madhe te Ndertohet ne Mes te Tiranes dhe Imamin e caktoi Diktatori Erdogan. Feja dhe Politika i duan Njerezit sa me Injorant qe ti Manipuloin Lehete, por Kombi jo sepse i bie qe Vendi te ket Rigres dhe jo Progres.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje