Trump ndryshoi avionin pas samitit në Ankara/ “The New York Times” zbulon prapaskenat e kërcënimit ndaj presidentit amerikan

26 Korrik 2026, 14:15Bota TEMA
Trump ndryshoi avionin pas samitit në Ankara/ “The New York

Media amerikane ka zbuluar se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ndryshoi papritur aeroplanin presidencial me të cilin po udhëtonte pas samitit të NATO-s në Ankara në fillim të korrikut, për shkak të një kërcënimi të mundshëm nga Irani, ka raportuar “New York Times”, duke cituar burime anonime.

Sipas gazetës amerikane, Trumpi kishte mbërritur në kryeqytetin turk me një Boeing 747-8, aeroplan i dhuruar nga Katari, i cili ende nuk ishte pajisur me sistemet e avancuara mbrojtëse që posedon aeroplani i vjetër presidencial Air Force One.

Burimet thanë se kërcënimi u identifikua gjatë kohës sa Trump ndodhej në samitin e NATO-s. Pas një paralajmërimi nga Shërbimi Sekret amerikan, ai vendosi të mos kthehej me aeroplanin e ri.

Megjithatë, Trumpi publikisht deklaroi se ndryshimi i aeroplanit ishte bërë për t’u dhënë ushtarëve amerikanë të vendosur në Britaninë e Madhe mundësinë ta shihnin nga afër aeroplanin e ri presidencial.

Ai u largua nga Turqia me aeroplanin e vjetër Air Force One, ndërsa pasi mbërriti në Mbretërinë e Bashkuar, hipi sërish në aeroplanin e ri për të vazhduar udhëtimin drejt Washingtonit.

“The New York Times” kishte raportuar edhe më herët gjatë këtij muaji se zyrtarët amerikanë kanë ngritur dyshime lidhur me aftësitë mbrojtëse të aeroplanit të dhuruar nga Katari.

Pas publikimit të këtyre informacioneve, autoritetet amerikane nisën hetim për rrjedhjen e tyre, duke kërkuar dëshmitë e disa gazetarëve para një jurie dhe duke u kërkuar atyre, si dhe familjarëve të tyre, të dorëzonin të dhënat e thirrjeve telefonike.

Fundjavën e kaluar, Trump pranoi se aeroplani i ri nuk i posedon ende disa nga sistemet mbrojtëse që kanë modelet e vjetra të “Air Force One”, përfshirë mbrojtjen kundër raketave.

1 Komente

  1. S
    Sass

    He mor orange man te futi izraeli ne gracke tani po fillon transporin e kufomave, nuk more mesim nga para ardhesit e tu qe ne nje afganistan u terhoqen duke lene prapa logjistiken..::: IRANI eshte tjeter nivel, shume dobiqa amerikan e kan bere nje plan te till ne letra por kan pare deshtimin, tani prano deshtimin me turp dhe kthehu sepse ke bere shume armiq ne lindjen e mesme dhe ne bote. Koreja e veriut po pret fundin e kesaj lufte pa asnje argument por vetem e njejte me ukrainen. Boten ka ardhe koha ta udheheqin koka me mend dhe jo bole pa lesh.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje