Kryeministri Edi Rama ka ndarë në Facebook pamje nga Ujësjellësi Historik i Vranishtit, në Bashkinë Himarë, ku po vijojnë punimet restauruese për ruajtjen e një prej monumenteve më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore dhe inxhinierike të vendit.
Në postimin e tij, Rama thekson rëndësinë e restaurimit të kësaj vepre historike, duke e cilësuar atë si një nga pasuritë më të vyera të trashëgimisë shqiptare.
“Dhe me këto pamje nga Ujësjellësi Historik i Vranishtit, në Bashkinë Himarë, ku po vijojnë punimet restauruese për të ruajtur një nga veprat më të vyera të trashëgimisë sonë kulturore dhe inxhinierike, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama në Facebook.
Punimet synojnë restaurimin dhe konservimin e këtij objekti me vlera historike, duke kontribuar në ruajtjen e identitetit kulturor dhe promovimin e trashëgimisë së zonës.
Mirmengjes hajduti i Lindes me kapele ! Hajdute familjarisht !
Ky eshte krejt i pafytyre! Dje thoshte ne mbledhjen e rilindasve se nuk gezon njeri me kur ndertojme nje shkolle te (qe ne fakt e ben privati me leket tona, ju merrni perqindjen!!!) ndersa sot publikon se i vure nje derrase nje ure!!! O shoke, kapeni e lidheni e cojeni ne afrike ne xhungel!