Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baghaei ka deklaruar këtë të dielë se është bërë “përparim” në diskutimet mes Iranit dhe Omanit. Ai nuk zbuloi detaje të tjera teksa deklarata erdhi pasi delegacioni i Omanit udhëtoi të shtunë për në Teheran për bisedime lidhur me menaxhimin e Ngushticës së Hormuzit.
Baghaei tha se ditët e fundit në Teheran janë zhvilluar disa raunde bisedimesh ndërmjet zëvendësministrave të Jashtëm të Iranit dhe Omanit. Mësohet se ata shkëmbyen pikëpamje mbi parimet e përbashkëta për menaxhimin e kalimit të sigurt të anijeve përmes Ngushticës së Hormuzit.
Sulmet ndaj anijeve në Hormuz kanë shkaktuar çrregullime në tregjet globale të energjisë dhe e kanë bërë rihapjen e kësaj rruge ujore jetike një nga çështjet kryesore të negociatave që pasuan mes SHBA-së dhe Iranit.
Lini një Përgjigje