Muli po bën skenar të marrë nën kontroll Kuvendin e protestës

26 Korrik 2026, 17:51Antena TEMA

Muli po sulmohet nga organizatorët e Kuvendit Mbarëkombëtar se u ka marrë protestën. Lelo, i cili monitoron sulmet e tyre ndaj Mulit, ia tha këtë sot me shqetësim.

– Duhet të bëjmë diçka – i tha – se po të sulmojnë që u ke marrë protestën.

– Ç'punë kam me ta unë? – tha Muli. – Nuk u kam marrë asnjë protestë. Unë e kam protestën paradite, te Kuvendi. Ata e kanë pasdite. Ne jemi turni i parë, ata janë turni i dytë dhe i tretë.

– Po pikërisht për këtë thonë se po përpiqesh t'ua marrësh kontrollin me forcë.

– Po këta të mijtë kështu kanë protestuar 35 vjet. Nuk protestojnë me lule.

– Sidoqoftë, duhet të mbajmë një qëndrim – i tha Lelo. – Nuk duhet t'i lëmë të spekulojnë.

– I vetmi qëndrim që duhet të mbajmë është t'u marrim edhe Kuvendin – tha Muli. – Ata që janë në Kuvend kanë qenë të gjithë te Foltorja më parë. Ne i përzumë nga Foltorja se na rriheshin me njëri-tjetrin. Tani po rrihen në Kuvend. Të shkojmë të vëmë rregull edhe aty dhe biem rehat.

– Edhe kjo është një mënyrë e mirë – tha Lelo. – Por në radhë të parë duhet t'ua sqarojmë se nuk ua kemi marrë protestën. Ata kanë tentuar të marrin protestën, se protesta është markë e PD-së. Ne thjesht kemi vendosur rregull. Po kanë bythë, le ta provojnë.

– Kjo zgjidhet duke marrë Kuvendin. Kam një skemë – tha Muli. – Është shumë e thjeshtë.

– Si?

– Hapim fjalë që ky Rama u ka dhënë nja dy prej atyre të Kuvendit nga një milion euro që të pranojnë Besën. Pastaj e zgjidhin vetë me njëri-tjetrin kush i ka marrë ato lekë.

– Gjeniale! – tha Muli. – Kam dyshimet e mia për këtë, pavarësisht se ti e thua kot. Se zakonisht ofertat më vijnë mua. Kanë kaluar mbi pesëdhjetë ditë dhe s'më ka ardhur asnjë ofertë. Me siguri është e vërtetë.

Lini një Përgjigje