Kryeministri Edi Rama ka ngritur shqetësimin për rrezikun e sulmeve hibride dhe fushatave të dezinformimit, duke sjellë si shembull atë që ai e quajti “revolucioni i flamingove”. Sipas Ramës, raste të tilla tregojnë mënyrën se si mund të krijohen përçarje në shoqëri dhe të shfrytëzohen nga aktorë të huaj, veçanërisht në një periudhë kur Shqipëria po afrohet me procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
“Duhet të jeni informuar për të ashtuquajturën revolucion i flamingove. Është një shembull i jashtëzakonshëm i një çarje që edhe krijuar, që u bë një mënyrë për të hyrë armiqtë tanë. Ecim me vendosmëri drejt fazës së anëtarësimit në BE, është me rëndësi të forcojmë rezistencën ndaj sulmeve hibride. Sa më afër shkon një vend drejt BE, aq më shumë rreken aktorët e huaj, për të hyrë tinëzisht brenda dhe për të sulmuar. Ne jemi pararojë, kemi përjetuar sulme hibride dhe fushata. Duhet të mësojmë shpejt dhe të përshtatemi shpejt”, tha Rama
Lini një Përgjigje