nga Ervis Iljazaj
Para disa ditësh Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një dalje publike u shpreh se ne po i bëjmë të gjitha detyrat për integrimin ne BE dhe mbylljen e kapitujve, por jo çdo gjë varet nga qeveria shqiptare, por edhe nga konteksti gjeopolitik dhe situata politike europiane. Çështja e integrimit është kthyer ditët e fundit në qendër të debatit publik pasi sipas opozitës ky proces është bllokuar nga disa vende të Bashkimit Euorpian për shkak të qëndrimit që mbajti Partia Socialiste në rastin Balluku, edhe pse sipas mazhorancës këto lajme nuk janë të vërteta.
Gjithsesi problemi në këtë histori është më i gjerë se kaq. Përgjatë 13 vite me radhë Edi Rama u ka thënë shqiptarëve se fajin për ngadalësimin e procesit të integrimit në BE të Shqipërisë e ka patur Europa dhe jo qeveria e tij. Ky qëndrim është pjesërisht i vërtetë, pasi nëse ne do të kishim bërë detyrat e shtëpsë siç na takojnë, historia në këto 13 vite do të shkonte ndryshe.
Por edhe nëse integrimi nuk varet nga qeveria, atëherë përse kryeministri i premtoi shqiptarëve një gjë që nuk varej prej tij në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025?
Problemi qëndron se palët politike në Shqipëri për 35 vite me radhë, për sa i përket integrimit, më shumë e kanë përdorur për qëllime politike se sa një objektiv i interesit kombëtar. Edhe në fushatën elektorale të zgjedhjeve parlamentare pasaporta europiane u përdor më shumë si një slogan politik sesa objektiv realist.
Gjithsesi ka një kontradiksion në të gjithë këtë histori. Kur ne dështojmë është faji i Europës ndërsa kur ne na hapen negociatat është meritë e qeverisë. Por megjithatë, konteksti gjeopolitik i Europës, por edhe përtej saj, është në një dinamikë që askush nuk mund ta parashikojë. Prandaj të jesh i sigurt se Shqipëria do të jetë anëtare me të drejta të plota në BE, sepse kushtet gjeopolitike na lejojnë, është të bësh fallxhorin dhe jo politikë.
Edhe për faktin se integrimi i Shqipërisë në BE nuk varet vetëm nga një parti politike, por kërkon bashkëpunimin e gjithë klasës politike sepse shumë reforma kërkojnë një vullnet të përbashkët.
Nëse pretendojmë që Shqipërinë në BE mund ta çojë vetëm një parti politike, jemi totalisht në rrugën e gabuar. Madje, ky lloj mentaliteti, konkurrenca dhe jo bashkëpunimi në këtë drejtim, e ka lënë Shqipërinë kaq gjatë jashtë Europës. Kjo qasje konfliktuale e politikës së brendshme ndikon në marrëdhëniet Shqipëri-Bruksel, pasi zyrtarët e BE kërkojnë një klimë bashkëpunuese për integrimin dhe jo përdorimin e kësaj çështje për arsye elektorale.
Premtimi i Shqipërisë në BE në vitin 2030 është ndoshta premtimi më i guximshëm që është bërë ndonjëherë në politikën shqiptare. Dhe me këtë premtim, Edi Rama po luan me vendin e tij në historinë politike të Shqipërisë. Është shumë optimiste të besosh se në këto kushte të konfliktit politik të brendshëm, të problemeve të shumta që ka Shqipëria në shumë fusha, do të jemi pjesë e Europës për kaq pak vite. Sepse qasja ndaj integrimit të Shqipërisë në BE është një qasje për interesa politikë, indivudalë dhe shikohet si arritje personale dhe jo si përpjekje e përbashkët për interesat e të ardhmes së shqiptarëve.
*Projekti Nova Demokratia, mbështetur nga Instituti PASHKO dhe Media MAPO
si ju dalin fjalet me aq zell kur flitet perte qene kundra itegrimit te shqiperis ne europ,cfar shpirti keni ,si ju ze gjumi naten me gjithe krto mlleve per vendin
Agron, thirri mëndjes, lexoje me kujdes çfarë shkruhet. Shkrimi është përpjekje e sinqertë për t'i thënë popullit të vërtetën e integrimit tonë në Europë. Nuk është faji i autorit pse qeveria ngop me lugë të zbrazur popullin për arsye të mbajtjes përjetësisht të pushtetit. Të njëjtën gjë bënë prindërit e këtyre që qeverisin sot, duke premtuar për 45 vjet vajtjen në socializëm, po të njëjtën gjë po bëjnë prej 35 vjetësh bijtë e tyre me ëndrrën për të shkuar në Europë. Pra, është e njëjta gjë, e ndryshme është vetëm fjala, atëherë thuhej "do vemi në socializëm", sot kjo është zëvëndësuar me "do vemi në Europë". Por, sa vajtëm në socializëm, po aq do vemi dhe në Europë!!! Kush e merr vesh, ndoshta këtij populli i duhen 200 vjet për të kuptuar se po e gënjejnë dhe tallen me të.
Ty do te duhet 2000 vite per ta kuptuar pasi mos te kuptuarit e ke ne ADN.... Kur jep provime ne shkolle vleresohesh çfare ti jep . Nese ploteson kushtet pse mos te aderoheshe , nese nuk i ploteson kushtet nuk ke pse hyne , kaq e thjeshte eshte .
Sa i "thelle" je ne gjykim, shoku Zeqo! Sidomos me krahasimin qe perdor kur integrimin tone ne Europe e krahason me nje provim lende ne shkolle, kjo te le pa mend! Ku te vajti mendja mor i uruari i perendise, Mua te them te drejten, as per 2000 vjet sic me te drejte ti ve ne dukje prapambetjen time mendore, nuk do me shkonte mendja.
Ervis, ti dhe te tjere si ty duhet te heshtni. Po keni bythe flisni pse jane te korruptuar 99% e prokuroreve dhe gjyqtarene ne cdo nivel?
Pak histori si kjo e sotmja. 1878 Lidhja Shqiptare e Prizerinit kerkon autonomine e Shqiperise nen otomanet dhe mbeshtjen e Otomanve ne luften kunder fqinieve per trojet qe Kongresi i Berlinit ju a dha fqinjeve. Kur disa zera kerkuan pavarisne e Shqiperise shumica e anatareve ( LIdhja Mulsimane) thane JO dhe i cituan keta zera si vegla te Serbve Malalzezeve dhe Greke. Vetem nen Baba Yqymetin mund te egzistoj e shpetoj Shqiperia. Otomanet qe deshin mbeshtetjen e perkrahen ( per te mos thenee organizuan Lidhjen ) per te luftuar kunder Serbeve, Malazeseve e Grekeve. Kur u vendos se cdo perpjekje per ruatur trojet otomane ishe e kote dhe Turqit deshin mardhenie te mira me Perenidmin ata i tradhetuan Shqiptaret. Te tjerat i dini. 1913. Italia e Austrohungaria deklaruan ( per interesat e tyre te pengimit te djaljes se Serbeve ne Adriatik) dolen ne mbrotje te shtetti te ri Shqiptar Per ta tradhetuar ate menjehere sapo mbaruan lufterat Ballkanike dhe filloj lufta e pare boterore. 1939-1943 Italia fashiste beri te njeten premtim shqipareve Njohu dhe Kosoven si pjese e Shqiperise por shpejt u largua nga ky premtim kur filloj te humbiste luften ne 1943. 1948. Bashkimi Sovjetik i siguroj Shqiperise mbrotjen nga Jugosllavia dhe mbrotjen e troejve Shqiptare ne Jugosllavi deri ne vitin 1960 kur Bashkimi Sovjetik permirsoj mardheniet me Jugollavine dhe shiti intereat Shqiptare 1965 Kina Komuniste zevendesj Bashkimin Sovejtik me te njetat premtime deri ne vitin 1970 kur KIna per intereat e saj u lidh me Jugosllavine dhe shti interesat e Shqiptareve. Sa raste te tjera duhet te mesojme ne Shqiptare qe varesia nga BE nga NATO etj ( sot) eshte perseritje e historise? Sot BE na mban me shprese se do te hyjme ne BE deri sa te ndryshoj situata dhe do te dale nje arsye ( si gjithmon ne histori) per te na ktheyr kurizin . Do te dale nje shtet te vere veton, do te dale nje Balluku qe nuk ploteson kushtet, do te dale.......
Një analist e analizë që vjen nga kasollja e Berishës dhe shkruhet e publikohet për të marr ndonjë lek, sigurisht nuk mund të ketë prirje të tjera balte. Askush nuk tha se në BE do të hynim për hatër të PS apo Edi Ramës, por u theksua se asnjë forcë politike nuk mund ta bëjë gati Shqipërinë më shpejt sesa PS. Kjo sigurisht është politilkë që u pranua. U pranua sepse në 12 vite në qeverisje i ndryshoi faqen Shqipërisë për të cilën flet sot i gjithë shtypi botëror, sigurisht nga ata që nuk shkruajnë sipas vrerit të Berishës.
C'eshte ky analist berishist qe ve ne diskutim premtimin e Rames per anetaresimin e Shqiperise ne vitin 2030. Kur ka arritur nje malok si Berisha ta fuse Shqiperine ne Nato dhe te heqe vizat, si mund te vihet ne dyshim fjala e nje udheheqesi te shquar si Rama sipas vete fjaleve te ish Sekretarit te Shtetit. Nje udheheqes kaq i madh e vizionar si Rama , nuk mund te mashtroje popullin shqiptar per te mbajtur pushtetin sic thone papagallet e nongrates, Tani nese ndonje vend europian i paguar nga ningrata voton kunder,nuk eshte faji i Rames por i nongrates qe po ben cmos per te nzire faqen e Shqiperise duke thene se ketu na mbyti krimi e korrupsioni. Nese refuzohet Shqiperia , ka vetem nje fajtor dhe ky eshte Sali Berisha .
"xha Zeqo" nuk mund te thuhet me qarte. Integrimi varet nga plotesimi I detyrave qe ka vene BE dhe nga angazhimi I Kryeministrit per ti plets ato me sukses. Pra varet nga Edi Rama
Ervisi Ka qene eshte e do jete nje ushtar i propogandes nihiliste,fataliste,dmth Salizmit...nuk Ka ndryshuar megjithese lexon,studion..thjesht eshte nje militant radikal,i pandreqshem... shqiperia ne BE eshte obiektivi kryesor,mbi te gjitha ndertimi i nje shtetit demokratik qe u sherben miliona njerezeve,permiresimi i jetes ne cdo qelize te saj., ky eshte qellimi me i larte..pastaj futja Brenda struktures se BE do ndjek rrugen e saj...per arritjen e nje qellimi te madhe duhet mbi te gjitha besim,e Pune te madhe,sakrifica,dije,unitet ne gjerat themelore,,,kritizerin e bejne te gjithe se nuk kerkon shume dije,thellim ne mendime,..Shqiperia do futet ne BE per shume arsye objektive...shqiperia eshte ne Europe...gjysma e shqipetareve Jane qytetare europiane...shtetit shqipetar eshte forcuar...ligjet,rregullat Jane europiane...ekonomia Ka ndryshuar shume...siguria publike eshte si ne Europe,arsimi po ndryshon dita dites...ne shendetesi duhet pranuar Ka akoma shume mangesi(eshte permiresuar infrastruttura) por sherbimi nuk eshte gjithmone i mire,i shpejte e per te gjithe njelloj,akoma nuk funksionon si duhet trasporti publik,sidomos ne qendrat e vogla urbane....sherbimi farmaceutik,..por duhet thene se shqiperia eshte me mire se disa vende Europiane per stabilitetin qeverises,dixhitalizimim,Ka ndertuar nje sistem te ri drejtesise si askund ne Europe(Ka rrugen te gjate per te qene ne lartesine e detyres)..qytetet (qendrat)Jane bere te bukura..turizmi Ka bere nje hop te madh.jane ndertuar rrugen, aeroporte,porte,,shkolla ,...Tirana eshte bere nje qytet modern,etj...une besoj se Shqiperine do e fusin ne Europe edhe pse Europa Ka nevoje per Shqiperine e cila eshte nga vendet e rralla qe si Ka rene meqafe askujt,te tjeret Kane synuar ta pushtojne,coptojne,zhvasin..jemi populli me paqesor ne kete kontinent me plote luftera,grindje,ndarje,armiqesira,vendi ku Ka harmoni tere besimet,kemi virtytin e ndihmen,solidaritetit,te beses,mikpritjes,popull punetor ,i sakrifices,,per te gjitha keto e plote te tjera jemi europiane ne te gjitha permasat...Europea eshte e vonuar
Premtimi , fjala e dhene ose dhenia e beses apo besa e dhene ( nje tofjalesh bubullues per oborrsine burrerore , epizmin dhe koracen mitike ne ligjerimin e gjithekohshem shqiptar ...) Jane sinonime , me kuptimet te aferta ne rrafshin gjuhesor , Po krej te ndryshme ne kontekstin e politikaneve tane maskarenj . Ne shqiptaret jemi unik per CA gjera . Ngopemi edhe me lugen bosh . Rama , si dhe ortaket e tij , Berisha me shoke , ia njohin mire ketij mileti llamburitjen e luges bosh . Per te shmangur proliksitetin e atyre C'ka thene , sakte , Z. Smokthina , ta leme me kaq . Ndersa eseistika e Z. Iliazaj eshte nder me seriozet ne kete zhurmenajen berishisto-edviniste .
Kritikoje Ramen sa të duash,qoftë për klikime qoftë për të marr lekë në ndonjë studio si analist por uroja shëndetin dhe suksesin Rames qe të e integrojê si anêtare në BE Shqipërinë në vitin 2030 se të pret perspektivë më e mirë edhe ty sepse nuk do të kesh nevoj tê leqendisesh nëpêr studio për ti kënduar vargjet që ti kanë shkruash,po edhe fëmijet e tu i pret perspektivë e mirefilltë jetêsore.Lutu së të pret një jetë më me dinjitet.
E beri punen ky i mbllaçkituri i kazaneve te darkes.