Ulsiu zgërdhihej, Albini ka zëra se po na mer Mamicën...

7 Prill 2026, 19:40Blog TEMA
Ulsiu zgërdhihej, Albini ka zëra se po na mer Mamicën...

Nga Agron Gjekmarkaj

Kronika emocionohet nga thagmat gjatë Pashkës!

E çdo të ishte qejfi ynë pa Tezen ?! Hiçmosgjë do të qe! Do gdhiheshim si qyqarë e do erreshim si derdimenë ! Ajo na kthen misterin e kohës, gëzimin e së qeshurës, pikëllimin e nënshtrimit, të cilin nuk e di pse, duke lexuar Kronikën, kopjuesi i njohur, robi i humbur Abdullah, e lexoi mashtrim, shpresën e përjetësisë!

Tezja ditën e Pashkëve na uroi Krishtlindjen !!! Disa ia dhanë kukurimës e hokave se gjasme ajo paskësh roitur e lëshuar pëllumbat, por nuk na duket kështu !

Ajo e ka bërë me dashje, që Babo të qeshë në këto ditë të ngrysura dhe të mos ketë asnjë dyshim për peshëlehtësinë e mendjes së saj, mjet ky për ta mbajtur sa më gjatë karrigen, bashkë me cilësi të tjera të vyera! Se ca kohë hapën fjalë se gjoja qenkesh e vetmja ish intelektuale në një qeveri me dordomuzë dhe kjo i prishte shumë punë, ndaj shpejtoi të shuante çdo dyshim !! Ia doli e uruara! Për këtë gjest mori lëvdatat e Termesë, i cili do t’i vjershërojë në ribotimin e “Viseve të Trëndelinës”, bekimet fetaro-gracioze të Tonit, dhimbjen e nuk e di nga ç’sokak Ditmarit si shok i sekreteve e zemërndjeshëm! Damua nënqeshi nën hundë dhe diçka fshihte nën dorë.

Vetëm Ulësia zgërdhihej me ligësi verdho-kaltëruese, si për të na thënë e shihni more, na plaçin sytë, ku kemi mbërritur ?!!!

Tao, në gjoksin e të cilit Babua var një sërë xhingla-minglash llamarino-kartoni, mjaft që ta lërë jashtë Dovletit, e ka shpallur veten drejtues i Tiranës, Kont i Çermenikës, shenjtor i Kombëtares, bard i Mokrës, zëdhënës i diasporës,, mejtoi të shfaqej andej nga Kamza bashkë me Kipe Sulin dhe t’i nxirrte nga prapambetja drejt e në selamet! Aferim!

Madje, për të përgënjeshtruar pandehmën se Babua nuk i honeps fshatarët, u shfaqën të dy tok, veshur tebdil, plot zulme e potere! Fliste Tao dhe Kipja i buzëqeshte kamerës ëmbël, nga pas si firaun!

Jemi që jemi, thanë, të bëjmë pak muhabet me Anxhela Merkelin, se helbete kallkan andej nga Nemcje e ndien vetmi !
Me bujarinë që e karakterizon nga fejsbuku i vet, se Anxhela një-dy Taon lexon që me sabah, e pyeti si është me shendet, a e therrin kyçet nga lagështira, e je qe je si e ngeshme, eja nga Kamza, yndyra e Europës, që po shkëlqen me shume se Berlini. Me ftesën e tij dhe të Kipes që do mbuloje harxhet, pastaj u kujtuan në fund edhe për Babon si përforcim e solemnitet, se po i doli nge të pret ay, po ti eja! Lamellari, edhe pse i metë, ministër, Tao hyzmeqar mbeti! Madje dhe Toni e sheh nga lart tanimë ! Pirdeni kishte pyetur kush është ky xhaxhua qe bën si i rëndësishëm?!

Po kaq, si zogu që me sqep çukit dhe thyen vezën dhe përvidhet në lendinë, ashtu vetë Festimi, Veziri i Jashtëm. u shfaq në një televizion !

Qerratai, ndonëse fliste si i lebetitur e me spazma që zgjateshin e tëholloheshin në hukama, shfaqej si delirant i madh, aq sa para tij Mbreti Diell do të dukej axhami , zullap e piskuriq!! Unë …unë e hapi….unë …unë. e vazhdoi…. unë more unë e mbylli , 36 vite diplomaci i bëri qepaze se ato të dikaturës e të Zogut nuk vihen në hesap!

Eh të zinjtë ambasadorë që e kanë patur koleg ç’do heqin, se Festimua e shfaqi veten kadi e shkuar kadiut, gjykatës suprem si biçim Tajerani e Kisingeri i diplomacisë !

Nuk tha kot Bajroni “nuk ka padron më të keq se një skllav të liruar nga zinxhirët” dhe Festimi, në çdo ndërrim pushteti rrëfejnë se u ngjitej fituesve, duke u thënë shyqyr që erdhët ju se isha bërë gati të vrisja veten nga ky obskurantizën, tani si , sublim, unik, si i drejti, i duhuri, zanatçiu, mjeshtri, sqimatari, pa ligj e rregulla, po veç me shijet e veta prej dendi, do i prekë me dorë si bujku shalqinin e do ju thoka diplomatëve -ti bën – ti nuk bën- ti je i pjekur, ti je i pa pjekur – pastaj do dilka vetë në tregun e gjesë së gjallë e do blika çi nevojitet , zahire, bulmet, putarga, saraga, mish thiu gjithçka i duhet një diplomacie alla frengu me tanuz!

Eh more Festim, siç erdhe pa e kuptuar, do ikësh po ashtu, pak më i tronditur nga befasia!

Babua, i cili me modestinë që ai e ka çmoskurrkush, u shpreh se veç me Kadarenë, të cilit për qamet nuk po ia ndërton varrin e premtuar, tha se ndihej i barabartë në lëvrimin e shqipes, te tjerët as i begenis, i duken leshko e birbo, ty të ka me pak se një qime aty ku nuk thuhet, se ndukjet mbase i ka si zët !

Braçja që e do Taon, Xhafen e Sokratin, po më shumë do të vërtetën, e do edhe Ogin po më shumë veten, në një konfuzion biblik mes dëshirës dhe pasigurisë, krenarisë dhe rrezikut, po këlthet për rreziqet e autoritarizmit ! Braçja i vogël kundër Babos së madh ! Davidi kundër Golisë!
Yy, t’u thaftë goja na qenkesh Babua autoritar, rri more i uruar se me ato duar do të të rrjepë Antoneta Dhima, si Kryezevendës Lideri Flamur – Taon e do të pjekë Zeniqeja në hell, qe mishi yt të piqet e helli i Partisë të mos digjet !!! Evis Kushit duhma do i japë pështjellim!

Uf, bëëërrrr, si do i ngjethen mishtë Jorushit te Tabakëve kur do të shohë ashtu për ibret e hukubet, tek t’i le amanetin, aman piqmëni mirë së paku! Dhimbja do e kryqëzojë te gjithën brenda një kostumi te sapo blerë!

Mamica, tashmë pa fron e kishë, të rrëmbyera nga vëllai -Skenderbeu , ne atë furi epike, ka filluar palestrën e realitetit ! Rrobat arbërore ia dogji në një zjarr ideologjik ministrja e re, zonja Qefsere!Faqet po i vijnë në fe se s’ka kush ia cimbis! Zërat se po na e merr Albin Kurti e do na lërë jetim e batall, janë shtuar !!!
Shyqyr qe s’e di Nallbati se na mbyll doganën e Morinës e bëhet hataja mes shqiptarësh, një zezonë kombëtare!
Ata që vijnë me tirq ,plisa e tupan, për ta marrë me fustanella e xhoka e sfurq, për të mos e dhënë! Pakogjë qe ajo e Helenës së Trojes para kësaj gjëme! Nufi do nxjerrë tanket në Krumë e Has , raketat mbi Gjalicë! Kronika do vajtojë, si Ajkuna Omerin për boshin qe do t’i lërë. Bora do trishtohet që aman Zot mos na ver në provë! Etilda do pikëllohet lehte!

Salianji do kërkojë Qeveri të Unitetit kombëtar, për të perballuar gjëmën! Bela do urojë vaftë e mos u ktheftë! Ajo: u kthefsha e mos të gjetça! Nikua mejtohej ehhh sa mirë qe ajo Republika e Korçës , e vogël, por e mbledhur nën frëngjët, aty të bëhesha kryetar e merrja dhe Kostaqnë, i pandarë dhe i pandashëm, si Makiaveli! Ç’më duhen mua kaq avaze e maraze, mes Belës e Mamicës, si Odiseu mes Shiles e Karibdës! Prandaj, duku, mos vono, Kostaq!

49 Komente

  1. M
    Muli

    Bard i Mokrës Ahahahahah

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Bejtexhiu i varrezave shpellare.

      Përgjigjjuni
      1. I
        I mjeri Gone kokexheli

        Doli Gonja, pastruesi i haleve te SHQUP.

        Përgjigjjuni
      2. K
        Kryemadhja

        Lezha (e besezgjidhjes) ka lindur koka ( me qoshe) te medha!!

        Përgjigjjuni
        1. U
          USA.

          Ky shkruan tek nevojtoret e parlamentit!!!Bythlëpires I Saliut.

          Përgjigjjuni
          1. F
            Fener Zisi

            Shkrim alla Molok "Poet" Po shkruan gjera te thella, Mos janë gjë,ëndrat që pe Kur u zgjove te Shpella.

            Përgjigjjuni
            1. B
              Bard(h)i Mirdhites

              E kujt do ti vente mendja qe ketij lafshkuqit pervers e pseudo-sarkastik (qe i duket vetja nje Konice 2.0) te dinte dhe fjalen “Bard”! Mos te lutem se na impresionove fare me poliglotizmin tend letrar! Hapu dhe!!! Ti nuk hyn ne pune as per mesues fshati..mbase per kooperativist edhe perdhunues pulash edhe..

              Përgjigjjuni
            2. S
              Sass

              Ky gaztori do perfundoj keq ,dikush ndonje mjek i mire ta marrin zeriozisht se ka probleme mendore dhe eshte gjynof,por kur e merr ate pallton ne dore fix duket 24 karat shpellar por kerkon te imitoj ndonje aty ne bruksel

              Përgjigjjuni
              1. T
                Tarras-Bulba

                Ju kerkoj ndjes per gjuhen e perdorur me posht por nuk mund t'i rezistoj frustrimit kur lexon shkirmet e ketij gomari... Po n'a cat KArIN me kete rrote K duke botuar shkrimet e nje idioti klasik si puna e ketij katnarit, qe s'lat shkrim pa botuar sa here qe hap halen ky gomar idiot. Po sic duket Tema e bne kastile per te irrituar njerzit kur boton shkirimet e pavlefshem dhe te p'a kuptimta te ketij loqes, qe n'a del e hiqet si Nastradini modern i koheve te fundit... Amon se n'a e nxit jeten me kete idiot!

                Përgjigjjuni
              2. O
                Opozitar

                Me mire te pirdhje se te shkruaje.. nuk te merret vesh asnje llaf. Analfabet fuksional.

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Skenderi

                  Ky nuk u ngopka me te shara. Shkraj prape bajga te tilla ,o tru derr. E nderove vendin per nga vjen. Haesh me Fishten vecse me nje ndryshim: Fishtes i hedhin lule KUR e lexojne ,Ty te hedhin MUT.

                  Përgjigjjuni
                2. F
                  Floket me xhel si intelektual modern

                  Ky eshte deputeti me qesharak por edhe domethenia se si njeriu kthehet ne antivlere vetem per te perfituar perkunder asaj qe ky i jep vetes si nje intelektual apo njeri i letrave.

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    Mamicen do e merni,pod nuk fitoni asnje zgjedhje

                    Ha ha ha na dhjeve se qeshuri more gjekmuti.... Ky dhe shalqini lushnjes jane humoristat e sali kriminelit,duan te marin mamicen nga skenderbeu per hamzan

                    Përgjigjjuni
                    1. M
                      Martini

                      Po, per dopio non graden kur do shkruash

                      Përgjigjjuni
                      1. c
                        cc

                        Ky te ben jo te qeshesh, por te dhjesesh.

                        Përgjigjjuni
                        1. L
                          Lezhjani

                          Agron Gjekkaka profesori me byth-lepires i bythes te fishkur te mortjes Sali Nongrada qe per pak sa nuk e largoj nga politika kete strateg te madh te se djathtes tone . Nje pyetje kisha per keta mender profesorat qe japin mesim neper universitete private apo publike , a ka te tjere si ky humoristi i madh Gjekkaka . Nese ka ndonje tek tuk te largohet menjehere , nese ka me shumice te behet nje veting te shihet deri ne c'faze arrijne e ne jane pak te largohen menjehere se na i lane femije me te meta . Ishalla nuk ka fare po ajo shkolle qe e ka mbajtur shume gjate kete mut profesor te mbyllet fare ose ata qe ishin eproret e ketij bajge profesor te largohen menjehere . Ta mbash vehten per i kenduar mender profesor e te leshosh brockulla si ky hale profesor me te njejten melodi e te njejten vrime kjo jo shkrim profe jo e jo po as bariu deleve nuk mund ta bejne .

                          Përgjigjjuni
                          1. K
                            Krutan

                            I saktë Lezhian. I nderuar!

                            Përgjigjjuni
                          2. Z
                            Zuzari

                            Ky eshte xhol fare.

                            Përgjigjjuni
                            1. G
                              Gjergji

                              Ky flokelepiri ka pjerdhur fare!

                              Përgjigjjuni
                              1. A
                                Adriatik

                                Ky deputet eshte gomar malinati.

                                Përgjigjjuni
                                1. L
                                  Linza

                                  Gomar deputet!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. T
                                    Tekniku

                                    Ky eshte nje cope GOMAR

                                    Përgjigjjuni
                                    1. K
                                      Kendoni kengen....

                                      Idiot!

                                      Përgjigjjuni
                                      1. N
                                        Ne

                                        I lindur!

                                        Përgjigjjuni
                                      2. S
                                        Sala

                                        Si deputet vlen..!! Nje cope hajvan!!! Si Profesor …!! Ti Profesor…????!! O nëne… o néne..!! Totalisht debil.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. U
                                          Ushtari.

                                          Po ja mo ja shihni se cfare yjesh ka ne PD.Po " sa keq me vjen qe ky popull nuk i do.O popull po duaj ndonje cike keta te pakten si per nje koqe hudher per mos ti mare mesysh apo per ti patur si gastor cirku apo per dordolec per te trembur sorrat ".

                                          Përgjigjjuni
                                          1. D
                                            Dardani i Ri

                                            Paska shkuar për lesh edhe ky shpellari, Gjekmarrja. Le që ky lesh ka qënë gjithëmonë.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. M
                                              Mark Dulla

                                              Dikur doli shprehja merre me long o Gone se mishi mbaroi....Po' nuk e di se do e kuptosh dot qe ne i teri Leng i qelbur dhe nuk te lexon njeri .

                                              Përgjigjjuni
                                              1. I
                                                I sinqerti

                                                Po ky sikur eshte zgjedhur me liste te hapur, domethene e ka dashur populli i Lezhes. Po qe se eshte keshtu, gabim ta ofendoni kaq keq. Sepse ofendojme vellezerit lezhjane.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. E
                                                  Ervehe

                                                  Ik ore qelbesire del akoma ti. Ik ore se na qorrove syte me ate pamjet tende te peshtire. O popull ku ta shikoni kete monster peshtyjeni me gelbaze ne surrat se ate meriton

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. h
                                                    hallexhiu

                                                    Mero ! Ke nje pergjegjesi te rende se na xierr keta debila injornate si ky Gjekmarkaj dhe publikon injorancen e tij, keshtu qe ata njerez qe s'kane asnje pike logjike por ego dhe afsh idiotesie per ta, e degjojne dhe kenaqen, njesoj sikur i q. ky ne bythe dhe kenaqesia e tyre bie ne ekstaze. Qe nuk jane te pakte ne Shqiperi. Prandaj duhen abandonuar keto gjallesa sado qe i do ekonomi e tregut. per ti bere mire Shqiperise, sikur media shqiptare te ishte vertete pushtet i katert si trumbetohet, ti linte nje muaj te abandonuar njerezit e keqinje, ishte nje pastrim territori dhe verete do te kishim nje media pushte, por sot media vetem ekonomi tregu ben dhe i sherben injornaces, prandaj qe dhe njerezit e aresyeshem duhet te ja heqin fillin

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. L
                                                      Lexuesi

                                                      Uaaa, cfarë shkrim me kultuuuuuuuurë! Hajda saqirë, hajde! Satirë desha te them....

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. M
                                                        MALLAKASTRIOTI

                                                        Mir e ke tjerur ktë muhabet kafenesh për babon, Po veten e ke pyetur ndonjëherë para pasqyrës, sesa byth lëpirës je. O gjeka i mutajve, Akoma atë popullin e 90tës di ti zotrote, Dil nga shpella o tutkun e të mësosh që jemi në 2026 , Kur kërkon dhe ti bythqir lulishte të na japësh leksione. Juve të gjithëve si klas politike Do djegur të gjallë. Njerz të pa shpirt.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. D
                                                          Dak

                                                          Dell klasik!!

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. B
                                                            Bake

                                                            Ku ka katandisur PD, te Gjekmuti, Bardhorja. Krric Pace Balliu. Salianj e plot hajvane te tjere

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. Q
                                                              Qytetari jo dicidal

                                                              Oooooooo goxha,goxha humorist ky agroni , por nuk di c'eshte humori...... Qarrata i madh ky djali . i di te gjitha ky ! Sidomos profesionin e lepirjes e ka mesuar qysh ne moshe te vogel dhe vetem ne kete rast eshte serioz.....

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. E
                                                                Edi25252

                                                                Kujt i thua babo. ti o gjysh i plakur parakohe .

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. q
                                                                  qazim

                                                                  A thua i lexon njeri budallalleqet e ketij profesori? Nejse i shkruan dhe i lexon vete dhe kenaqet me to.Ky tipi me disa bythake te tjere te PD, kujtuan se do largonin SB por u fshehen si minjte prap nen sqetullen e qelbur te tije dhe tani po i mbajne uturakun.

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. E
                                                                    Edlira

                                                                    Cfare jane keto idiotizma?! Bota po digjet dhe ne bashke me te...kurse ju shkruani idiotizma.

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. O
                                                                      Opozitari në hallë

                                                                      Një frikacak dhr servil Këta po marin më qafë PD atje po lulëzojnë zhelet e vjetra

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. P
                                                                        Pensonisti

                                                                        E lexova artikullin me mendimin se ky profespr dhe politikan do ket ndryshuar por jo. Ngelet një trung i pa gëdhëndur qa nuk e përdorin as dibranët për zjarr .

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                        1. M
                                                                          Mussolini,Miky i te pare e te Gjakmarrkajt.

                                                                          Na ishte nje gomare me mbiemein gjakmarrka.Pononte si petagog ne UT,na mesonte brezin e ri intelektualo.A mund te jete nje gomare petagog?Sigurisht,vetem ne Stan gomeresh,por ho ne universitet.

                                                                          Përgjigjjuni
                                                                          1. T
                                                                            TA. VË LALA SONTE

                                                                            Je një shpellar i pështir o gomar i Gjekajve I bie fyellit në një vrim Po të heqësh gozhdën që ta ka ngulur komunisti bërish të ngelet vrima . Kokën e ke të kuqe si kokën e KARIT tim . je bër edhe ti komunist PD Në parti nuk ndihesh fare Je në pritje për ndonjë kockë (KAR) . Je nga koka te këmbët komplet KAR

                                                                            Përgjigjjuni
                                                                            1. i
                                                                              ilaci gjekmarkaj

                                                                              Gjekmarkaj, i ben skopine, me vertetesi dhe me fines, mexhlisit te vilajetit arnamut, qe eshte kthyer, ne nje qenef turk, ku gelojne dylberet dordolec dhe haremlijet e bojaxhiut, qe u be ajetollah, qe nga niko- muti, deri tek zeqirneja, qe vec leh, se nuk i njeh germat e shqipes, po ashtu, nuk mungon dhe ndonje rapsod i saliut.

                                                                              Përgjigjjuni
                                                                              1. X
                                                                                XX

                                                                                Budallalleqe te tilla ndoshta do tipit te Spartak Ngjeles qe fundja eshte thjesht nje pensionit qe ka rrjedhur e merr nje pension, por qe te dalin budalalleqe te tilla nja nje depudet qe medemek eshte pfaqesues i popullit qe ka per detyre qe te ngreje probleme e te inicoje apo te miratoje ligje ne interes te elektorati, nga nje depudet qe merr 4000 eoro ne muaj pa beneficet e tjera , kjo eshte te vesh duart ne koke. Kjo tregon se sa poshte se sa medioker e i papergjegjshem eshte parlamenti shqiptar, te majte e medemek te djathte. Ky palo depudet harron se paga stratosferike qe merr vjen nga puna e atij elektorati dhe detyra e tij eshte te transmetoje ne parlament zerin , hallet e problemet dhe te kerkoje zgjidhje, jo te kaloje kohen me keto idiotizma.Kjo eshte tu besh karshillek elektoratit , kjo eshte te tallesh by...en me voten e qytetareve qe te kane votuar. Turp te kete.

                                                                                Përgjigjjuni
                                                                                1. Q
                                                                                  Quante

                                                                                  Q'i valëvitet autorit - lëvdatash; e kaqi! Ç'i pikoka! Ç'tipare q'i ftillka. Kosë e makthin ka - me u korrë. As të korrash kohë qe. Dhe n'a qe shpëtim, komedia; moderonte. Drapër n'dorë, ç's'i vaka! Do na ç'topesh! Mbeftë pa ato n'e ka me vrull! Vullnet pastë!

                                                                                  Përgjigjjuni
                                                                                  1. Q
                                                                                    Quet Asidona ~ Autorit

                                                                                    Xhelozia - Varet nga secili individ të vendosë; megjithatë, kjo kërkesë mbetet pavarësisht mungesës së ndonjë ndryshimi - është një emocion natyror njerëzor, por mund të perceptohet si negative ose e vështirë për t’u menaxhuar. Të e ~ thuash ~ i, pushtetshëm shpreh një ide të fortë rreth kontrollit emocional dhe normave shoqërore që rrethojnë këtë ndjenjë. Ja një analizë e detajuar e kësaj ideje: 1. Natyra e Xhelozisë Xhelozia është një reagim emocional i lidhur me frikën e humbjes së diçkaje ose dikujt që dikush e vlerëson, shpesh në një kontekst relacional (pushtet, dashuri, miqësi, punë). Mund të pasqyrojë gjithashtu mungesën e vetëbesimit ose besimit tek të tjerët. 2. Pse Xhelozia është shpesh budallallëk Ndikim negativ në marrëdhënie: Xhelozia e tepërt mund të çojë në konflikt, mosbesim dhe madje edhe dhunë psikologjike ose fizike. Vuajtje personale: Xhelozia mund të shkaktojë stres, ankth dhe shqetësim. Humbja e lirisë emocionale: Xhelozia mund ta zërë një person në mendime obsesive. 3. A duhet të ndalohet xhelozia? A mund të ndalohet një emocion? Emocionet nuk janë zgjedhje të vetëdijshme; ato shpesh lindin spontanisht. Nuk mund ta "ndalosh" dikë të përjetojë një ndjenjë. Të mësosh të menaxhosh xhelozinë: Në vend që ta shtypësh atë, është më realiste dhe e shëndetshme të mësosh ta njohësh, ta kuptosh dhe ta menaxhosh atë në mënyrë konstruktive. Normat sociale dhe morale: Disa shoqëri vlerësojnë vetëkontrollin dhe vetëbesimin, gjë që mund të çojë në stigmatizimin e xhelozisë. 4. Alternativa pozitive Komunikimi i hapur: Të flasësh për ndjenjat e xhelozisë me personin tjetër mund të forcojë besimin. Vetëpërmirësimi: Zhvillimi i vetëvlerësimit dhe besimit tek të tjerët për të zvogëluar shkaqet rrënjësore të xhelozisë. Pranimi emocional: Të pranosh që xhelozia është një emocion normal njerëzor, pa u ndjerë fajtor, por duke e parandaluar atë të bëhet shkatërruese. Përfundim: Pushtuar në xhelozi ~ pasqyron një dëshirë për të jetuar pa këtë emocion negativ, por në praktikë, është më realiste dhe e dobishme të mësosh ta menaxhosh atë sesa ta mohosh ose ta shtypësh. Xhelozia, kur kuptohet siç duhet, mund të jetë gjithashtu një sinjal i dobishëm për të kuptuar më mirë nevojat dhe kufijtë e dikujt. Nëse, dëshiron autori - mund edhe me teknika poshtërimi konkrete i cyt ndrydhjet - për të menaxhuar me xhelozinë - në baza - të pushtetesh!

                                                                                    Përgjigjjuni
                                                                                    1. A
                                                                                      Almir Keqi New York

                                                                                      Publicisti me i mire shqiptar . Politikani me erudit i Shqiperise sot ! Nderime Profesor! Keta komentuesit e Meros jane dy tre patronazhiste kuptohet e njejta dore , e njejta gjuhe e ndyre dhe e e ceket !

                                                                                      Përgjigjjuni
                                                                                      1. A
                                                                                        Arbeni

                                                                                        Po për sali mut malokun nongrata familjarisht a do na bësh ndonjë fejton o Gjek kaka ?Atij ,doktor mortjes që ti i lëpinë bythën e fishkur nuk ta mban as t’ja zësh emrin në gojë jo ta ironizosh,sepse ai të përzë nga pe-deja dhe të bën bashkpunëtor të mazhorancës ashtu siç po bën me atë që kërkon ta sfidojë në garën për kryekar të pedes Salianji.Ti nuk je asgjë tjetër veçëse një çerr i malokut komunist,megjithëse edhe vet je malok lafshëkuq.

                                                                                        Përgjigjjuni

                                                                                        Lini një Përgjigje