Monopoli i fjalës

5 Prill 2026, 21:41Blog TEMA
Monopoli i fjalës

Nga Roland Lami

Çdo ditë, në ekranet televizive dhe në rrjetet sociale, duket sikur politika shqiptare është kthyer në një duel të përhershëm mes Edi Rama dhe Sali Berisha. Por ajo që bie më shumë në sy nuk është vetëm përplasja mes tyre, por fakti që ata flasin për gjithçka. Nuk ka temë që nuk kalon përmes tyre: nga ekonomia te arsimi, nga shëndetësia te gjeostrategjia, nga turizmi te çdo zhvillim i ditës. Si të ishte e pamjaftueshme që drejtojnë politikën, ata duket se ndihen të detyruar ta komentojnë atë në çdo detaj.

Kjo prani e vazhdueshme nuk lë shumë hapësirë për të tjerët. Ministrat, ekspertët apo figura të tjera politike shfaqen rrallë dhe zakonisht në periferi të debatit. Jo sepse mungojnë, por sepse zëri i tyre mbulohet nga këta të dy. Kur dy figura marrin përsipër të flasin për çdo temë, pjesa tjetër e sistemit politik kthehet në sfond. Është një skenë ku rolet ekzistojnë, por dialogu dhe monologu zhvillohet gjithmonë mes të njëjtëve protagonistë.

Kjo nuk është thjeshtë një megallomani, por një mënyrë për të mbushur çdo hapësirë derisa të mos mbetet vend për askënd tjetër. Sa më shumë që flasin për çdo gjë, aq më shumë krijohet ideja se vetëm ata kanë të drejtë të shpjegojnë realitetin. Të tjerët nuk ndalohen por thjesht bëhen të panevojshëm pasi Rama dhe Berisha flasin për gjithçka. Nuk ka nevojë t’i përjashtosh të tjerët kur mund t’i mbulosh. Në fund, duket sikur politika ekziston vetëm nëse kalon përmes tyre.

Në këtë mënyrë, krijohet gradualisht ideja te publiku i cili mësohet që çdo çështje të shpjegohet vetëm nga këta të dy. Sa më shpesh ndodh kjo, aq më e natyrshme duket dhe aq më shumë pushteti fillon të përqendrohet jo vetëm si fuqi vendimmarrëse, por edhe si monopol i fjalës. Mesa duket nuk mjafton vetëm të marrësh vendime por duhet të jesh edhe interpretuesi i vetëm i tyre.

Në fund, problemi nuk është vetëm se flasin gjithmonë të njëjtët, por se të tjerët nuk dëgjohen më. Hapësira publike duket e mbushur, por në të vërtetë është e ngushtuar. Dhe ndërsa ky model përsëritet çdo ditë, krijohet një realitet ku pluralizmi ekziston në formë, por jo në zë

5 Komente

  1. C
    Cfurku

    Ndoshta ke të drejtë pjesërisht dhe me një korrigjim.Ne se i pari ka një aktivitet të dendur politik, ekonomik, kuluror, arsimor, shkencor gjithpërfshirës vjen nga fakti i të qenit kryeministër. Edhe pse mund të jet pak më i kufizuar. Ndërsa i dyti ndryshon kryekëput nga i pari. Pse? Mbas rezultatit turpërues të zgjedhjeve parlamentare 2025 e vetmja mënyrë për ti mbajtur zërat kundër ne partinë e tij nën kontroll dhe të heshtur në publik përdori një strategjigji në dy forma.:- E para ishte konferencat e shtypit të përditëshme ku ankohej për zgjedhje tē vjedhura deri sa u shpreh OSBE dhe ODIRI. Më këtë veprim nuk u la mundësi atyre pak zerave kunder. Ndërsa strategjia e dyte dhe më e ndyrë per partine e tij dhe Shqiperinë ishte demostrat e dhunshme me molotov të përhershme.Këto dy forma strategjie i kanë dal me sukses të plot që ka nështruar jo vetem kundershtaret në parti por dhe sistemin e drejtësis që e ka tulatur si një trumcak të frikësuar që është edhe halli më i madh. Ky është ndyshimi themelor ndërmjet tyre por ju nuk doni ta thoni dhe perdorni gjithmonë rastin e veçantë tē barazimit të trekëndëshave.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mara emigrante ne Itali

      Kete here ja ke futur kot o plako Roland se Rama eshte ne fushat per rigjenerimkn e Partis Socialiste .Ku jane keta profesionist , analist po te njejtat fytyra shikojme dhe per çudi nuk ju kemi degjuar as nje here se si ka ndryshuar Shqiperia dhe ne saje te kujt .Ju vrasin syte nga zhvillimet e bera , ngateroni qellimisht naten qe ishim me driten qe eshte sot .Nuk e baltosni dot Ramen , i dha populli 83 mandate qe eshte forca e sovranit .

      Përgjigjjuni
      1. J
        Jeniceri

        Mire i thua te gjitha por s'po kupton pse shikon vetem keta te dy. Ja po ta jap une ku qendron sekreti i tyre . Jane kthyer pronar te Shqiperise dhe kontrollojne cdo aktivitet politike e ekonomik. Detyrimishte qe ne ekranet e TV dhe medjat do birbilosin e vendosin keta te dy . Ku eshte ndryshimi me te shkuaren . Nga nje "Enver kemi dy Enver "qe nuk ngjajne me ate qe lame.mbrapa . Degjoni ju kolopuca ,fjale kur Ramizi shpalli pluralizmin . Nga sot e tutje ju nuk jemi nje ,por disa , qe do te kini ne duar fatet e vendit . Qe punet te shkojne mire ne demokraci ,perplasuni ,shani ,bertisin digjni e mbushni xhepat ,por kurre mos hani njeri tjetrin . Keshtu populli do t'ju vije nga pas dhe ju s'do kini probleme . Kur ta kuptojne ata pas 50 vjetve ju do ti kini plotesuar deshirat tuaja per nje jere disa brezash te lumtura .

        Përgjigjjuni
        1. R
          Roja

          Ke shume te drejte,Rama duhet t jua le vendin Ministrive perkatese. Po themi na u be si Berisha . Behet bajate ne te gjitha televizionet 2 fytyra dhe opinionistet.

          Përgjigjjuni
          1. R
            Rezi

            Pyesni o njerëz pse Berisha hiqet si president, si kryeministër, shan para mbrapa dhe shoqërohet nga 4 roje kudo ku shkon. Përditë e ndjekin gazetarë që duket sikur i mbajnë oturakun jo mikrofonin, media sapo Rama ka folun jo në TV por në podkastin e tij, na nxjerr Berishën të flasë me gjuhë denigruese ndaj kujtdo. Po mos të dalë në TV, Berisha vdes, po mos të shajë Berisha, TV-të nuk kanë punë, vdesin bashkë me Berishën, as Portokallia nuk ka punë po mos të jetë Berisha. Nuk krahasohet me Kryeministrin, të zgjedhur nga votat e popullit, ai dhe rolin e opozitarit e mori me dhunë. Prandaj lërini leksionet e demokracisë duke i vënë të dy në një kandar, ndryshimi është si nata me ditën.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje