Një prokuror nuk është SPAK, SPAK nuk është një prokuror

4 Prill 2026, 12:20Blog TEMA
Një prokuror nuk është SPAK, SPAK nuk është një

Nga Plarent Ndreca

U nxita nga reagimi i një profesori sot, por edhe nga disa “profesorë” të tjerë që në studio televizive dhe në media po tentojnë të ndërtojnë një front të ethshëm mbrojtës, jo për SPAK si institucion, por për prokurorë të caktuar brenda tij, në dëm real të vetë SPAK. E thashë edhe dje publikisht: po tentohet të krijohet qëllimisht një re konfuzioni, për të barazuar SPAK si institucion me veprimet individuale të disa prokurorëve. Kjo nuk është vetëm e gabuar, por është e rrezikshme dhe minon imazhin dhe funksionin e këtij institucioni.

SPAK nuk është institucioni i prokurorëve. Është institucioni ku punojnë prokurorët.

SPAK është institucion i shtetit shqiptar, i Republikës dhe i popullit shqiptar. Kjo duhet thënë, përsëritur pa pushim, derisa të bëhet e qartë edhe për ata që nuk duan të dëgjojnë nga ai vesh.

SPAK nuk i përket asnjë prokurori individual. Ai ka një drejtues që e përfaqëson në raport me të tretët, por nuk është një institucion i centralizuar ku përgjegjësia për punën individuale përmblidhet tek drejtuesi. Prokurorët janë të pavarur dhe mbajnë përgjegjësi personale për veprimet e tyre. Ata nuk përfaqësojnë institucionin, por përfaqësojnë akuzën në gjyq dhe përgjigjen personalisht për akuzat që ngrenë.

E bëj këtë dallim sepse ky “front” i krijuar, në përpjekje për të mbrojtur hallka të dobëta të sistemit duke i fshehur pas imazhit pozitiv të institucionit, nuk bën gjë tjetër veçse minojnë vetë imazhin e tij. Mbrojtja qorrazi, pa asnjë argument dhe tentativa për të lidhur çdo veprim individual me institucionin, me shpresën se reputacioni i përgjithshëm do të mbulojë dhe fshehë një gabim konkret, është një nga dëmet më të mëdha që mund t’i bëhet drejtësisë.

Një prokuror i caktuar nuk është SPAK dhe SPAK nuk është një prokuror që mund të përdorë si mburojë SPAK. Përkundrazi, nëse ka një problem, ai duhet të konstatohet, të trajtohet dhe sistemi të ecë përpara. Kjo është pjekuri institucionale. Ky është vetëpastrim.

Sistemi i drejtësisë nuk është ndërtuar për të vendosur standarde të ashpra për të tjerët dhe standarde tolerante për veten. Nëse ndodh kjo, kemi korporatizëm gjyqësor. Dhe korporatizmi është një nga rreziqet më të mëdha për drejtësinë, sepse e kthen sistemin nga shërbim publik ndaj qytetarëve, në mbrojtje të vetes. Drejtësia nuk është krijuar për t’u shërbyer prokurorëve dhe gjyqtarëve. Është krijuar për t’i shërbyer qytetarëve. Nëse një prokuror ka shkelur detyrën, apo nuk plotëson kriteret për të ushtruar një funksion publik që ligji ia rezervon një rrethi strikt të caktuar juristësh, ai duhet të mbajë të njëjtën përgjegjësi si çdo zyrtar tjetër publik.

Madje më shumë. Sepse sot paradoksalisht kemi qytetarë dhe zyrtarë publikë qe janë nën hetim për shkelje shumë më të lehta, nga prokurorë mbi të cilët rëndojnë pikëpyetje serioze ligjore për vetë statusin e tyre. Kjo drama reale institucionale dhe kjo dramë nuk mbulohet me tymnajë mediatike, me fronte të organizuara nga te njejtat bordero, apo me solidaritet të rremë profesional.

Kjo zgjidhet vetëm në një vend: në gjykatë. Me profesionalizëm, me argument, me qetësi dhe me besim tek drejtësia, sado jo perfekte të jetë ajo.

Ne pikërisht aty e kemi çuar.

58 Komente

  1. K
    Ka vetem nje fund

    Ti meriton burgun mor plarent hajduti! Se edhe ti si sekretar i pergjithshem qe vodhe tenderat e ministrise se brendshme dhe te ministrise se arsimit, pergjegjesi individuale mban! Ti duhet te ishe ne burg. Dhe ti ke konflikt interesi se nderkohe qe je avokat i hajdutit erion veliaj, je dhe i pandehur si i dyshuar per korrupsion me tenderat po nga SPAK. Ti ske marre ne mbrojtje erion veliajn. Duke perfaqesuar eriin veliajn ti ke krijuar nje ide mbrojtjeje per vete, pasi neser pasneser kur SPAK te te dergoje ne gjyq se ceshtja kunder teje po ecen para, ti do mbrohesh duke thene qe po me godasin si avokat mbrojtes i erion veliajt. Po ste pine uje keto! Keni vjedhur o Plarent! Keni vjedhur. Ti dhe lali dhe belinda etj etj etj. Dhe se ke ti hall hajdutesh, nuk do merret shqiperia ne qafe per t ju mbrojtur ju. Harroje qe e mbani peng shqiperine! Ne mos jete Ols Dado do jete nje tjeter. Por per ju ka vetem nje fund. Qelia e burgut!

    Përgjigjjuni
    1. E
      Emigrant

      Burgun dhe trekendeshin meriton sali vicidoli Grnjeshtrat e vazhdueshme per te nxirr njerezit dhe ti betazoj me bemat e veta eshte vetem sali qeni me gjith ndjekesit e tij

      Përgjigjjuni
      1. N
        Ne burg nga saliu te rama

        Saliu ka vjedh keta kane vjedh. Te tere hajdute jane. I pafsha ne burg.

        Përgjigjjuni
        1. 1
          1997

          po vrasesit i harron me dashje apo Ke humbur memorjen?

          Përgjigjjuni
      2. E
        Enveri

        Spaku eshte si Revolucioni Kulturor Kinez, i nisur nga Mao Zedong në mesin e viteve 1960 (zyrtarisht 1966-1976), ishte një lëvizje e dhunshme politiko-shoqërore për të spastruar elementët "borgjezë" dhe për të konsoliduar pushtetin e Maos, Spak punon per te konsoliduar pushtetin e Edvin Rames dhe mbrojtjen e familjes Berisha, duke goditur rivalet e tyre politike si dhe duke i hedhur hi syve shqiptareve me akuzat per disa arka peshku.

        Përgjigjjuni
        1. G
          Go on Enver

          Po enver po. Spaku i bere nga imperialistet amerikane per te goditur partine tone te lavdishme socialiste. Vazhdo me dokrra

          Përgjigjjuni
          1. E
            Enveri

            po Go-pi, Leifenet si ty flene me foton e Sali

            Përgjigjjuni
          2. P
            Placent NdrecNocRroku

            Sot me ka ecur mire si skifter ..i vodhi gjykatesit te SPAKut stilolapsin firmato, nje giome, tre kapse me ngjyra te ndryshme, kllufin e syzeve dhe nje qese plastike bosh...Sdal kurre bosh. E kam ters nese nuk vjedh tre here ne dite. Me ecen se tani hyj si "avokat" neper zyra. Hyj bosh dhe dal me canten plot. Ika tani se mund te kap nje celular nga canta e vllait te Erion Velise...

            Përgjigjjuni
            1. k
              karderri

              rendesi ka mos te vjedhin picken e gruas, ah harrova ate ta kan perla prej kohesh!

              Përgjigjjuni
          3. r
            redaktori

            te nderuar komentues, a e keni vene re faktin qe me nik "Dire Straits", jane nja 10 persona te ndryshem? Per t'i dalluar nga njeri tjetri mjafton te shohesh ngjyren e logos se tyre e cila ndryshon, mbasi klasifikohet automatikisht nga softeri i gazetes ne baze te IP-se te seicilit prej tyre, gje te cilen keta mjerane nuk e kuptojne. Fakti me i rendesishem eshte ai qe keta individe jane ne sherbim te familjes mafjoze Berisha, ashtu sic edhe Tv Syri sebashku me Cim Mut Peken. Eshte shume e mundeshme qe keta individe dikur ishin ata qe hidhnin ne ere shtyllat e tensionit te larte, ndersa sot meqe nuk munden me, mbasi dhiten ne breke nga frika, hedhin komente neper gazeta per t'i dhene kurajo familjes mafioze. E mbyll informazionin tim duke precizuar mendimin tim te bazuar ne fakte qe tashme i di i gjithe opinioni shqiptar qe, si familja mafioze Berisha (hajdut e vrases) ashtu edhe Palloshi i Surrelit (hajdut) ne nje shtet normal do te gjindeshin prej kohesh prapa hekurave, po fale pisllikut te Spakut e Gjkko jane te lire per t'i bere karshillek popullit shqiptar!

            Përgjigjjuni
            1. .
              .

              Faleminderit qe na lajmerove, do marrim masa ti diskretitojme.

              Përgjigjjuni
              1. L
                Lomi

                Nuk kane nevoje per diskretitimin tend, mbasi jane per meshire ...

                Përgjigjjuni
            2. H
              Hekri

              Ka vetëm një fundit i them që ja ke fut kot plako, si kau pelës. Do të shtoja se Kjo është e thjeshtë fare. Presidenti i republikës, të anullojë dekretin e emërimit të Dados si prokuror, dhe kështu, automatikisht, pshurret ky muhabet. Shkojnë e vënë presidentë ca oficerë nën mediokër si Nishani, ca doktorë lopësh si Topi, ca çepanllarë si Meta, apo mjekë si Begaj, e nuk vënë juristë apo filozofë në këtë post. Presidenti e zgjidh edhe vetëm këtë gjë, mjafton një kërkesë nga Parlamenti, mbi kushtetueshmërinë e dekretit të emërimit të Dados, dhe kjo punë mbyllet, edhe pa gjygj.

              Përgjigjjuni
              1. B
                Bureto

                @Hejru! Një akt administrativ, në këtë rast dekreti i presidentit B.Topi, sado në kundërshtim me ligjin të jetë, nuk mund të anullohet nga një pasardhës, pra një president në detyrë si B.Begaj, por vetëm dhe vetëm nga një proces i rregullt gjyqësor në përputhje me Kodin e Procedurave Administrative. Rrugë të mesme nuk ka! Pikërisht kjo është duke ndodhur, dmth, çështja ka shkuar për gjykim aty ku duhej, pra në Gjykatën Administrative. Aty janë palët, do shqyrtohen dokumentat dhe aktet e kryera në kohën kur Olsi Dado është emëruar prokuror dhe në fund do merret një vendim, i cili, pavarësisht shkaqeve, i vë kapakun këtij "debati alla kafenesh", të miletit.

                Përgjigjjuni
                1. Y
                  Yyyppp Xhixhi

                  Gjykata Administrative nuk do ta pranoje ceshtjen dhe do e rrezoje kerkesen. Kjo me pretendimin se nuk eshte plotesuar dokumentacioni. Kjo vihet re qarte ne vendimin e ndermjetem te Gjykates qe sapo degjoi perfaqesuesen ligjore te Presidences se nuk ka asnje dosje ne arkive te Presidences per kete rast pervec nje shkrese propozim emerimi nga Prok. Pergjithshme, menjehere kerkoi plotesimin e dokumentacionit ose do rrezohet kerkesa. Me nje llaf “Korbi nuk ja nxjerr syte Korbit”. Reforma ne drejtesi ka krijuar nje korporate mafjoze magjistratesh te cilet mbrojne njeri-tjetrin dhe jo ligjin. Kjo situate e kesaj drejtesie qe na krijoi Palloshi me palloshat e tij do zgjasi gjate. Mjete kujt do ti bjere rasti te perplaset ne kete Korporate.

                  Përgjigjjuni
                  1. E
                    Endri

                    Ky eshte muhabet tjeter.Mund te ndodhe ose mund te mos ndodhe.Ajo qe duhet te theksosh si fillim eshte qe Bureto ka te drejte.Te tregohet rruga e drejte (ka plot qe nuk e dijne) pastaj mund te vazhdosh me pritshmerite e tua personale.

                    Përgjigjjuni
                    1. J
                      Juristi

                      Vendimi i ndermjetem i Gjykates per plotesimin e dokumentacionit nga ana e presidences eshte nje hap i drejte, por ne rast se Presidenca deklaron perfundimisht se nuk ekziston asnje dosje ne arkiven e Presidences pervec nje shkrese propozim emerimi nga Prok. Pergjithshme, kjo provon kerkesen e paditesit dhe nuk ka se si te rrezohet kerkesa.

                      Përgjigjjuni
                  2. A
                    Arbereshi

                    Nga kush parlament? Po ti e sheh qe socialisteve nuk ua mban te bejne edhe ndonje koment per kete, mbasi i shkelin ne kallo Edvin Palloshit e jo me te marrin inisiative per kerkese kushtetueshmerie!

                    Përgjigjjuni
                  3. k
                    k

                    Fshatari ndreca-shko ha speca,mënxyrë juridike ,kur vjedh nuk pretendon respekt të ligjeve juridike Europiane.Kur kapen me presh në duar ai dhe klientët e vet,thërret në mbrojtje garancitë juridike perëndimore duke kerkuar të mbrohet me proçedurë siç bënë edhe like-floriri me non gratën universal. Korrupsioni dhe vjedhja janë kanceri në trupin e kombit dhe shtetit shqiptar dhe nuk duhet të aplikohet asnjë garanci juridike për këta robqirë që shkatërruan djersën e popullit dhe të ardhmen e shoqërisë. Maloku i degjeneruar ndreca,i pandehur juridik,duhet të shkojë në gijotinë bashkë me klientët e vet dhe gjithë ata që kanë futur duart në pasurine e kombit. I kujtoj fshatarit injorant ndreca refleksionet e gjigantit Jaspers mbi përgjegjësinë morale të kujt eshte pjesë e nomeklaturës shtetërore edhe pse nuk mund të ketë pergjegjësi juridike mbi fatkeqsinë që mbizotron jetën dhe ekzistencën e kombit që është korrupsioni,vjedhja dhe bashkepunimi në heshtje si bashkëfajtorë të historisë. I uroj fshatarit ndreca-shko ha speca,të preftë kolera si dënim i gjygjit hyjnor të historisë së kombit fatkeq shqiptar.

                    Përgjigjjuni
                    1. k
                      kolerat e guvave

                      kolera te prefte ty mor idiot sebashku me gjithe familje, fis e koc, yyyytttt kafshe shpelle!

                      Përgjigjjuni
                    2. h
                      hallexhiu

                      Megjithese ky djali Plarent ka bere nje analize dhe sinteze perfekte institucionale ligjore dhe me transparence te plote te gjendjes, interpreton shume bukur se ç'eshte institucioni dhe ç'eshte personi prokuror, prape levozhgat e rruges flasin ne terrenin e lire te llafshosjes dhe jo te fjales e mendimit si ky palaçua "ka vetem nje fund" . Keto fundrina nuk e meritojne lirine e fjales si ulurimat e çakallit. Megjithate le te flasin dhe" degjojne vete se shoqeria e emancipuar nuk i perfill ndyresirat Por nje vrejtje e kam edhe per median : ne se eshte vertete ne demokraci pushtet i katert, duhet ta luaj kete rol , megjithese pushtetet zgjidhen nga popullli, ndrsyhe jane organiza te paperfillshme . Po shikoj shpesh nje gazetar medioker qe i pelqen vetja neper televizione me mbiemer Qarri, shume njeri i ndyre dhe idiot. Se bota demokratike ka ca parametra qe ben sikur mbron popullin , por ne fakt mbron personin si rasti i kriminelit qe pasi vret me dashje, pastaj e ushqen gjoja ne burg populli fukara me taksat.

                      Përgjigjjuni
                      1. y
                        yxz

                        Posto ketu faktet per vjedhjet e fondeve qe ka bere ky. I ben nder kombit nqs ben publike keto faktet qe i ditke tij. Perndryshe je thjesht nje baxhelle Berishiane.

                        Përgjigjjuni
                      2. V
                        Vicidoli

                        Ky Olsi violina po te hetonte nje dosje te Salehut, shikoni se do paditej per nje kurvar e tani mbojne nje derdiment shok I lavieres bulevardit

                        Përgjigjjuni
                        1. v
                          vlora.vlora

                          Cope bythqiri i korruptuar ,po hetoesh nga SPAK plehre s ke goje te flasesh

                          Përgjigjjuni
                          1. N
                            Na myten arbanistanet

                            pederast toke e zanun Alias Vlora.

                            Përgjigjjuni
                            1. M
                              Meri

                              Problemi është se:ne SPAK ka dhe persona që nuk e meritojnë tē jen aty ku jan.Kan hyr nga "dritarja" pa asnji meritë,i kan zën vēndin dikujr tjetët që e meritonte atë vēnd.Kur flasim pēr drejtësi ,drejtësia duhet të filloj nga këtu.Është njilloi, si te vej nji kasap,të punoj nē repartin e kirurgjis nē spital,je dakort ti,të operohesh nga nji kasap???

                              Përgjigjjuni
                            2. N
                              Nje qytetar

                              Nje kostatim shume professional pastroni drejtesine nga merimanga e zeze . Eshte koha te vetpastrohet , por dhe duhet pasturar perqytetarin e thjeshte

                              Përgjigjjuni
                              1. y
                                yxz

                                Dumani dhe Dado duhen larguar urgjentisht. Dumani rekrutoi ne SPAK Dadon duke thyer ligjin kushtetues.Neni 148 pika ç. Dy legena qe arrestojne te tjeret per shperdorim detyre por qe duhet te jene vete nen arrest.

                                Përgjigjjuni
                              2. H
                                H

                                Bravo,po Berishistet nuk ndigjojn nga ai vesh,paligjshmeria e Dados eahte e papranushme.Dado do larguar urgjent nga sistemi drejtesis,ndryshe bej mutin Spakut dhe gjithe sistemit

                                Përgjigjjuni
                                1. D
                                  Drejtesia e re duhet te spastrohet nga berishistat

                                  Spak dhe Gjkko jane institu ionet me te urryera per shqiptaret.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. E
                                    Engjell Agaçi

                                    Ti "Reply" shan krijesat e Rilindjes?? Të shokut Edver? Shan SPAKun shan GJKKOne?? Ti klysh reaksionar. Do te te gjejme dhe do te ta tregojme nga ke dalë. Kembet dhe nuk do te zene. Dale qënke dhe ne administrate mor kulak. IP perputhet me emrin...do shkosh per lesh

                                    Përgjigjjuni
                                  2. P
                                    Prsh Faketi

                                    Ky Olsi Angoni duhet vete te jap doreheqjen dhe te largohet! Nese nuk e bene, Veliaj qe mund te jete fajtor, e ka te fituar ceshtjen! Ne Strazburg! Dopjo I fituar! Edhe nje dore e mire parash I vjen nga cdo fitore ne Strazburg! Ne fakt jane taksat qe paguajme ne!

                                    Përgjigjjuni
                                    1. @
                                      @.

                                      Shum mire e ke ti mor djalë. Por ja që ne Shqiperi nuk funksionon keshtu se, tek ne akoma funksionon proverbi « nga inati i vjeres shkon e fle me mullixhiun ». E pra nga inati i Veliajt s’ka problèm që te mbajm nje satrap te pashkollë ne organin me te lart te drejtesis. Por Veliajn ama e duam në litar se keshtu na ka mesuar sistemi i vjeter. Mjer ne per mentalitetin që kemi se s’kemi per tu ber asnjeherë SHTET. Marta Kos kish shum te drejt kur foli per ket problem.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. I
                                        I vjeter

                                        Av. Ndreca,te pergezoj per shkrimin. Mendoj se pervec se po ben nje pune te lavderueshme si avokat per nje çeshtje sh.sensitive dhe tejet te keqtrajtuar nga dy prok.te spak:njeri jo legjitim dhe tjetri kryeprok.i spak ne ate kohe,nga ana tjeter po jep mendime te vyera profesionale per venien ne hulli te drejtesise sone aq meprobleme. Kam mendimin qe ju te jeni njeri nga ata qe duhet te merren me procedimet qe mund te kryejne organet kompetente. Mendoj nje ze i forte.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. X
                                          Xha Braho

                                          Nje pyetje kam une: Fillimin e hetimeve ndaj grupit Veliajt e morri vete persiper prokurori Olsi Dado, apo ja caktuan nga eprori? Pra si eshte prkatika e punes me fillimin e hetimeve per ceshtje tew caktuara. Vendos dikush, nje epror, vendoset me short, apo vetecaktohet nga nje prej prokororeve te SPAK-ut?

                                          Përgjigjjuni
                                          1. 1
                                            1997

                                            Jane pyetje qe nuk do japin kurre pergjigjet, besoj qe arsyen e kuptoni vete.

                                            Përgjigjjuni
                                          2. O
                                            Oficeri dulles

                                            Po te te kontrollohen te gjitha diplomat deftesat do qelbet e gjithe shqiperia Llalla pa shkolle te mesme krrici dado pamagjistrarure dhe me 5 pr. Posacem ai

                                            Përgjigjjuni
                                            1. E
                                              Eno

                                              Hajdut i madh ky Ndreca. Ka te drejte se Spak nuk e ka rras ne burg.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. J
                                                Juavuri

                                                PLEPISTET e Sal Hale Vicidolit ja ky eshte SKAPI me DADO kuzhinierin ne krie.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. s
                                                  shqiptari

                                                  Nje BRAVO, te madhe , Z. Ndreca, nje ze i rralle, ne mbrojtje te se vertetes, brenda kesaj kenete mbytese orientale- komuniste. Gjithmone ne krah me personalitete si ty!

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. E
                                                    E

                                                    Sa i pafytyre, o zot! Po le te nxjerrin diplomat Balluku me shoqe njehere e me radhe gjithe deputetet e shqiptaret.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. @
                                                      @.

                                                      Pse jo. Po dikush duhet ti kalleoj ne SPAK. Ti per vete ke ndonje indicje apo ndonje emer???

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. M
                                                        Mondi

                                                        Ka,... lesht e pillit te ....ballukut.Po te kishte nuk do hante mut ktu.

                                                        Përgjigjjuni
                                                    2. F
                                                      FAZLLIQ-qires i familjes Berisha

                                                      IDJOTE! MOS KERKONI DREJTESI NE NJE VEND 35 VJET KOLONI! RRENJET E KRIMIT BASHKE ME OLSI DADOT E GJIN GJONAT ME 2,3 PASAPORTA KERKOINI TEK UDB NE SERBI E ASFALI NE GREQI!

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. L
                                                        Linza

                                                        Fiks fare komenti!

                                                        Përgjigjjuni
                                                      2. R
                                                        Robi

                                                        Keta te PS e perdorin spak sic kane qejf. Kur godet spak armiqte e tyre- spak po ben pune. Kur godet spak minj te korruptuar dhe te infektuar si lai eri-spak nuk po sillet mire. Ptu fare e keqe, q rrobt

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. n
                                                          na myten idiotet

                                                          Ke pare ndonje koment nga PS deri tani? Zero! E di pse, sepse Edi Rama dhe Sali Berisha Erjonin e dun te kalbet ne burg nga veglat e tyre! Jeto me foton e Saliut apo te Edit posht jastikut edhe per 20 vjet te tjera, ptu idiot i lindur!

                                                          Përgjigjjuni
                                                        2. A
                                                          Analist

                                                          Dodo eshte turp i botes eshte bere prokuror pa shkellen perkatese.Sali krimineli jo vetem livadhis e shan shqiperine po.ka kundervenje per cdo gje ne kete vend dhe prokuroret as e marrin mundimin ta therrasin e lane ti.veri zjarrin shqiperise te vrasi njerzit.Turp e me shume.Rroga tejet te medha budigarde makina dhe sali qe shan gjithe diten Edi.Ramen.sa keq mos o zot.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. Q
                                                            Q

                                                            Xha Braho po te sqaroj e qenke pak naiv. Olsi Dado shkroj letren "anonime"me emrin Nesti Angoni dhe kjo leter"rastesisht"i ra ne dore vemjes se nyte Dado,dhe ky ishte I "detyruar"te arrestonte Erion Velin, pastaj te fillonte hetimet. Kjo eshte panorama shkurtimisht.p

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. B
                                                              Berberi

                                                              Pra cdo gje e ka bere me inisiativen e vet keshtu? Atehere, meqe ky nuk duhet te jete as prokuror se nuk ka bere shkollen e magjistratures, duhet te pushohet nga puna dhe sigurisht edhe punet qe ka bere deri tani nuk quhen. Me nje fjale Lali duhet te dale nga izolimi si dhe ti hiqen akuzat. Sa gezim qe ndjej, Lali ne krye te bashkise prej verteti duke mbjellur peme dhe duke miratuar leje ndertimi e duke regulluar rruge e shkolla etj etj

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. K
                                                                Kasapi i lagjes

                                                                Ehi berberi i lagjes, pemet i mbjellin punetoret e bashkise, ndersa per lejet e ndertimit aplikimi bëhet online përmes portalit e-Albania, dhe përfshin kontrollin e territorit, dokumentacionin e nevojshëm dhe miratimin e punimeve. Për projekte strategjike (gratacela) ose për zona të veçanta, kompetenca i kalon KKT, pra Këshilli Kombëtar te Territorit në Shqipëri. Ai është një organ kolegjial që funksionon pranë Këshillit të Ministrave, i kryesuar nga Kryeministri, dhe është autoriteti përgjegjës për miratimin e dokumenteve të planifikimit të territorit, lejeve të zhvillimit dhe ndërtimit për investime strategjike, komplekse apo me rëndësi kombëtare.

                                                                Përgjigjjuni
                                                            2. P
                                                              Perralle me mbret ne burg

                                                              I pacipi, i pandehuri qe pret denimin Ndreca, del e jep mend. Hajdut me cizme, beke beteje per te drejten ti. Maskara! Vetem SPAK ju erdhi hakut juve, mbase shkon dhe ti ne qeli me Veliaj dhe i beni bashke mbrojtjet dhe deklaratat atje. Monstra.

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. N
                                                                Na myten arbanistanet

                                                                Ti je nga ata 80 lekshat e Gjin Gjonit, Pra Mut, Hale e perseri Mut!

                                                                Përgjigjjuni
                                                              2. N
                                                                Nroqi

                                                                Vetem ne Shqiperi ndodh qe nje vemje e nyte,si ky Dado, mbaruar juridikun me Nota minimal dhe pa magjistratur sic e kerkon ligji,te behet pjestar I nje structure te posacme ku eshte perqendruar vemendja e nje opinioni te tere.

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. J
                                                                  Juristi pensionist

                                                                  Ju lumt z. Ndreca! Keni bërë një shkrim shumë profesional, për ata që janë akoma shqiptarë, në organet e drejtësisë shqiptare. Të paligjshmit në organet e drejtësisë, në çdo mënyrë dhe, me çdo kusht, duhet të shporren, sot, nesër është vonë. Në asnjë mënyrë nuk duhet të lejohet q[ë, SPAK, të shndërrohet në një "çetë bannditësh" si PD.

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. L
                                                                    Linza

                                                                    Artikull shume cilesor dhe profesional. Nese SPAK eshte nje grup qe ka nje prokuror pa shkolle, dhe mbeshtetet nga Europa, kurre mos te hyme ne Europe. Institucioni eshte nje gje dhe individet qe punojne aty jane komplet nje gje tjeter. Institucioni ka identitet të pavarur nga individët, ka rregulla dhe procedura të qëndrueshme, ka vazhdimësi në kohë (nuk ndryshon sa herë ndryshojnë njerëzit). Ushtron një funksion publik ose shoqëror. Te krahasosh Dadon me Institucionin ku punon perkohesisht, eshte dashakeqesi e atyre qe paguhen me leke te dyshimta!

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. N
                                                                      Nik

                                                                      Ky është vrulli "popullor", dije "tradhëtari në litar", i dënuar partizançe, me akuza të sajuara, pa avokat, dhe pa gjyq se ato ishin gjyqe politike dhe sot ngjashëm! Në se provohet që Veliaj ka shkelur ligjin ai duhet të hetohet në radhë të parë nga prokuror kompetent dhe i ligjshëm dhe pasatj vendimi jepet nga një gjykatë po aq prorofesionale! Në një shtet ligjor nuk shkohet me "bjeri t'i biem" apo "bjeri partizançe"!!!!

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. z
                                                                        zani

                                                                        Zoti Ndreca ke shumë të drejtë por SPAK është i kapur nga shpellarë të Sali non gratës.....

                                                                        Përgjigjjuni

                                                                        Lini një Përgjigje