“Po sikur të çmenden deputetët?”, akademiku Fuga ironizon debatin në Kuvend pas alarmit të SHBA për rrezikun e sulmeve nga Irani

2 Prill 2026, 20:10Blog TEMA
“Po sikur të çmenden deputetët?”, akademiku Fuga

Akademiku, profesor Artan Fuga, ka reaguar në lidhje me debatin që ndodhi sot në Parlament, pas alarmit të SHBA-së për sulme të Iranit.

Me ironi ai ka shkruar në një postim në Facebook, “po sikur të çmenden deputetët”, teksa vijon më tej me debatin mes deputetëve.

 

Postimi i plotë:

“Po sikur të çmenden deputetët?  Pyetja vjen vetiu që prej fundit të shekullit të kaluar në filozofinë politike.

M’u kujtua kjo pyetje sot në drekë kur bashkë me disa miq po gëlltitnim një salep në një lokal ku ishte hapur televizori dhe transmetoheshin diskutime deputetësh mbi njoftimin e ambasadës amerikane që paralajmëronte qytetarët amerikanë të kishin kujdes se mund të bëheshin tabela qitjeje për sulme nga forca të lidhura me Iranin.

Po c’thoshin deputetët?

Deputetë të opozitës thanë se qeveria duhet të marrë masa sigurie, të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare! Hapa sytë katërsh, për pak më iku mendja. Hera e parë që dëgjoj që një opozitë kërkon të hyjë në fuqi veprime agjencish që janë specializuar për sigurinë!

Çfarë bëhet? Nga njëra anë njoftojnë për miting a demonstratë, a marshime roteste dy javë më pas, nga ana tjetër i kërkojnë kryeministrit të marrë masa sigurie!

Çfarë mund t’ju thotë qeveria opozitës që i jep shkopin në dorë. Siguri doni? Mirë, ndalohen për një afat të pacaktuar mitingjet, shpallet shtetrrethim, policia kontrollon çdo njeri pak ezmer në rrugë, etj.
E padëgjuar!

Nga ana tjetër ministri i jashtëm me siguri të çuditshme thotë gjendja është krejt në kontroll, nuk ka asnjë rrezik. Uaaaauuu! Thashë po ky nga e di se ç’gatuhet në kuzhinat e fshehta të luftës atje larg. Si na e jep këtë siguri a thua se di ç’bëjnë ata që ambasada thotë kujdes!

Shikoja ekranin dhe thithja herë pas here salepin.  Atje tej dikush tundte kot derën e lokalit!”, shkruan Fuga.

6 Komente

  1. l
    luftuam bllokmenet na erdhen saliqeney

    Ata jane te cmendur e ky thote sikur... Te duket normal saliu ,muli,gazpedo qe ben si i forte apo mzati e lista eshte e gjate deri tek ajo qe fut shishen ne vagine e vllai dhe burri saj trafikant droge

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lala

      Ok pra prite kur ti qine pidhin e motres esmerit non grates

      Përgjigjjuni
      1. N
        Na ruajt zoti

        Brockulla si përherë..me etiketën akadhemik me rrogë qyli

        Përgjigjjuni
        1. N
          Niku

          That ship has sailed. Deputetet kane kohe qe jane cmendur dhe po perpiqen te cmendin edhe ate pjese te popullsise qe nuk eshte cmendur.

          Përgjigjjuni
          1. C
            Cfurku

            Profe nuk e di me siguri se si ndikon këlltitja e salepit tek konceptet filozofike, por në vitet e monizmit ndikonte goxha tek të brendëshmet e tiransëve.Kot nuk thoshnin, brek salep!!!!

            Përgjigjjuni
            1. R
              ROGERTI (jo ai idioti i BBRryp 5)

              Fuge ja ke fut kot po kot fare!Me thuaj kush nuk eshte i çmendur nga anetaret e parlamentit??????Me thuaj nje intelektual,as nje kohen e Enverit nuk kishim te till monstra me diploma false dhe origjine malokerie dhe fshataresie.Me kujdes me token e xanun.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje