Nga Thoma Gëllçi
E kam njohur Erion Braçen kur ishte shumë i ri. Është një nga ato kujtime që lidhen me një kohë të veçantë dhe me njerëz që e kanë nisur rrugën nga e para. E kam të fiksuar shumë qartë momentin kur ai hyri për herë të parë në zyrën time. Ishte koha kur unë isha kryeredaktor i gazetës “Zëri i Popullit”, në vitet e vështira të qeverisjes së Berishës, kur SHIK-u bënte policinë dhe policia shpesh sillej si bandë. Ishte një realitet i rëndë, me presion, me frikë dhe me shumë paqartësi.
Në atë atmosferë, një ditë, në zyrën time u shfaq një djalë i ri. Ishte i imët, trupvogël, me një pamje të thjeshtë, por me një lloj vendosmërie që dukej që në hyrje. Quhej Erion Braçe. Kishte ardhur me një shkrim në dorë për gazetën. Ia mora shkrimin dhe nisa ta lexoj. Sot nuk e mbaj mend përmbajtjen konkrete të atij shkrimi. Nuk më kujtohen fjalët, as tema. Por më ka mbetur shumë qartë ndjesia që më dha: një nerv i fortë, një qëndrim i prerë, një lloj guximi që dilte përtej trupit të tij të vogël.
Pas atij shkrimi të parë erdhi një i dytë. Pastaj një i tretë. Dhe kështu me radhë. Nuk ishte rastësi. Ishte këmbëngulje. Ishte dëshirë për të qenë pjesë e debatit dhe për të kontribuar. Në një moment, nuk ishte më ai që vinte me shkrime, por isha unë që i propozova të vinte dhe të fillonte punë në gazetë, nëse e dëshironte. Ai pranoi. Këtu nisi rruga e Erionit si gazetar. Dhe në mënyrë të natyrshme, kjo rrugë u kthye më pas në rrugën e tij si politikan, si parlamentar dhe si një nga figurat që ka mbajtur edhe poste të larta shtetërore.
Në të njëjtën kohë, aty nisi edhe miqësia jonë. Një miqësi që ka mbetur e njëjtë pavarësisht viteve që kanë kaluar, pavarësisht rrugëve të ndryshme që kemi bërë dhe pozicioneve që kemi mbajtur. Nuk është një miqësi e rastësishme. Është një marrëdhënie që ka kaluar nëpër kohë dhe nëpër situata të ndryshme dhe ka mbetur e pandryshuar në thelb.
Sepse edhe vetë Erioni ka mbetur i njëjti në thelb. Ai ka qenë dhe mbetet një djalë luftarak, i ndershëm, i gatshëm për sakrificë dhe shumë punëtor. Një njeri për të cilin interesi i përgjithshëm nuk është një slogan, por është pjesë e mënyrës së tij të të menduarit dhe të vepruarit. Ai nuk është nga ata që përshtaten sipas rrethanave për të qenë të qetë. Ai është nga ata që përfshihen, që reagojnë dhe që marrin përgjegjësi.
Sot, Erion Braçe përfaqëson një figurë të pjekur dhe të konsoliduar në politikën shqiptare. Ai mund të jetë fleksibël në mënyrën se si vepron, por është i palëkundur kur bëhet fjalë për të vërtetën. Nuk është një politikan që ndjek interesat e momentit apo retorikat e gatshme. Ai përpiqet të ndërtojë mendimin e tij mbi kontaktin e drejtpërdrejtë me njerëzit. Takon njerëz, dëgjon, diskuton dhe pastaj merr qëndrim. Kjo e bën qasjen e tij më konkrete dhe më të lidhur me realitetin.
Në këtë kuptim, ai është një punëtor i përditshëm i politikës. Nuk mjaftohet me deklarata. Përfshihet në çështje konkrete. Ka qenë i tillë në çdo detyrë që ka mbajtur, nga funksionet parlamentare deri te posti i zëvendëskryeministrit. Nuk ka qenë kurrë një figurë formale.
Deklarimi i tij se dëshiron të kandidojë për kryetar të Bashkisë së Tiranës ka hapur një debat që shkon përtej emrit të tij. Nuk është thjesht çështja nëse ai do të jetë apo jo kandidat. Është një debat për mënyrën se si merren vendimet në politikën shqiptare.
Ka zëra që thonë se ai nuk ka asnjë shans. Baton Haxhiu, për shembull, ka thënë se e admiron guximin e Braçes, por se ai nuk ka mundësi reale për të qenë kandidat. Sipas tij, vendimet merren në mënyrë të centralizuar, pa debat të brendshëm, dhe lista e njerëzve që janë në strukturat e partisë e bën të pamundur një kandidim të tillë.
Këto janë argumente që shumë i pranojnë si të vërteta. Por pikërisht këtu qëndron rëndësia e hapit që ka bërë Erion Braçe. Ai po sfidon këtë mënyrë të të bërit politikë. Ai po kërkon që vendimet të mos merren në heshtje dhe pa diskutim. Ai po kërkon që të ketë hapësirë për garë dhe për përfaqësim real.
Unë, që e njoh mirë si individ dhe si karakter, e di se kjo nuk është një lëvizje e rastësishme. Është pjesë e mënyrës së tij të të vepruarit. Dhe jam i bindur se shumë socialistë dhe shumë qytetarë të Tiranës presin pikërisht një figurë të tillë. Një figurë që nuk përfaqëson interesa të tjera, por vetëm interesin e qytetarëve.
Erion Braçe nuk është më ai djali i ri që hyri dikur në zyrën time me një shkrim në dorë. Ai është ende trupvogël, por sot mban mbi vete një përvojë të madhe dhe një histori të gjatë pune.
Askush nuk ka bërë më shumë opozitë brenda qeverisjes socialiste, si në nivel qendror ashtu edhe në atë lokal, se sa ai. Askush nuk ka ngritur më shpesh zërin për çështje konkrete.
Ai ka mbrojtur në mënyrë të vazhdueshme të drejtat e fermerëve. Ka kërkuar llogari nga ministrat e bujqësisë, edhe pse ata i përkisnin të njëjtit krah politik. Ka qenë i drejtpërdrejtë dhe i qartë në qëndrimet e tij. Në shumë raste, edhe opozita zyrtare nuk ka bërë aq sa ka bërë ai në ngritjen e problemeve dhe në propozimin e zgjidhjeve.
Edhe sot, me këtë hap që ka bërë, ai po i jep shtysë një diskutimi që mungon. Po kërkon të hapet një debat për përfaqësimin dhe për mënyrën se si zgjidhen kandidatët. Kjo është një kontribut që shkon përtej interesit personal.
Për mua, zgjedhja është e qartë. Unë e kam kandidatin tim. Dhe ai është Erion Braçe. Shpresoj që këtë mendim ta ndajnë edhe shumë të tjerë.
BRAÇJA ESHT İ DUHURİ PER TİRANEN JO KTO MORTJET E TJERA
Edhe kandidat i pavarur po të regjistrohet e merr mandatin. Na lodhën ata që me lulet që mbushin cep më cep fasadat mbulojnë atë që s'mbulohet, sepse ndjehet nga lëkura e njerëzve që me sytë e skamjes u këputet koka për të parë oligarkët në qiellin e shtatë të dhjamosjes me paratë publike, që u jepen si qoka private nga ata që populli u ka besuar qeverisjen për të shpëtuar nga skamja.
Interesant me duket si veprim por te shohim si do rrjedhin ujrat.
I lidhur me tokën dmth i lidhur me hallet e njerzve,ç'duhet më tepër për të qënë kandidat ? Edi mendohu.
Edhe vota ime ,me te dy duart ,eshte për Erjonin.
Erion Brace duhet te kandidoje dhe ta fitoje Tiranen.Eshte e domosdoshme nje dore e forte dhe ndereshme per kete bashki te krimbur nga korrupsioni dhe hajdutlleku qe kultivoi qelbesira Veliaj.
Mirë, mo, mirë, nuk'se nuk i përmbush Braçia kushtet për Kryetar Bashkie, por a i ka letrat? Në votim pa përkrahje nuk hyet; e provoi Gjergj Bokaxhiu më parë, edhe me goxha përkrahje. Nëse hyn si përfaqësues i një partie, je i pëlqyer nga elektorati i partisë, se ngrihen të gjithë në fushatë në mbështetje; ndryshon puna kur del i pavarur. Apo për inat të partisë që supozohet nuk e aprovon këtë kandidaturë (mund dhe ta aprovojë), do të votojnë opozitarët dhe ca të pakënaqur, për të? Po opozita, nuk do të ketë kandidatin e saj?! Do të ndodhë pastaj si me avokatin e popullit, por në kah të kundërt. Qyfyre, o Çome, qyfyre... një paradoks i parrëfyer. Djaloshi opozitar i krahut të vet, i vendosur, i aftë për të drejtuar me një bagazh politik me masat, i pëlqyer nga media se i thotë gjërat troç (dhe kështu është e vërteta), të shkojë kondravers me "të vetët". Përvoja e tij për të vënë në zbatim idetë që ka dhe nuk po ja dëgjojnë(?!), pse(?), do të bëhet shëmbull për kryebashkiakët e tjerë. Suksese atëhere dhe paçim një kryebashkiak që do ta lulëzojë Tiranën, i çfarëdo krahu qofshin, qoftë dhe të pavarur. Dhëntë zoti nuk bëhen zgjedhje me dy raunde, se mbetëm kutive të votimit për një mendim më të paqtë.
Ketete mendim ndaj edhe une (ashtu si votova2025) jepi rruge besimit tone tek ty Erion!
O Thoma, e ke gabim. Sot nese kontriubon per shoqerine nje fare kohe dhe ate e ke bere mire e me perkushtim, largohu qe te mbetesh, ndryshe legenosesh. Eshte koha qe bejne horrat, imoralet, kriminelet, bythelepiresit dhe antishqiptaret qe behen shqiptare. Largoju qe te jetosh dhe vete e ti gezohesh asaj qe ke bere.
Qe Erion Brace ka te gjithe te drejten e Zotit te kandidoje, kjo nuk diskutohet. Qe Erion Brace eshte me i miri e me i pranueshmi nga kjo bande grabitesish e hajnash qe po e shkretojne Shqiperine edhe kjo nuk diskutohet. Por qe Erion Brace nuk mund te fitoje si i pavarur nese kete nuk e do nena parti ,kjo as qe diskutohet fare. Jo Erion Brace, por as Donald Trump nuk fiton me vote ne Tirane apo ne asnje bashki kunder PS. Edhe ato pak bashki te vogla qe ka fituar PD, i ka dorezuar vete Rama per te mos e bere 100% se medemek ketu ka konkurence. As ketu, apo ne asnje vend te botes nuk e fiton kush garen me zgjedhje kunder subjektit qe mbeshtet partia ne pushtet kur kjo parti eshte bere njesh me shtetin, dhe vija ndarese me shtetin eshte shkrire sic ndodhi gjate regjimit komunist dhe sic po ndodh prej 13 vitesh. Me mire se kushdo kete e di edhe Brace te cilim e pame live duke manipuluar e vjedhur votat ne zgjedhjet e 11 majit. Imagjinoni per nje moment se Braces do ishte nje kundershtar i PS, policia, prokuroria, KQZ, vezhguesit nderkombetar do vnin ne cast pas denoncimit live te Belind kellicit, do arrestoheshin patronazhistet e vete Brace ne zyren paraklele qe po aplikonin trenin bullgar dhe do ta pesonin me keq se Bejleri, ndersa ne rastin e Braces as polici, as prokurori, as Spak e sterspak nuk erdhn deria iken te tere me vrap e me kapuc ne koke e te mbushur me materiale zgjedhore qe po falsifikonin. ky eshte vetem nje rast sesi shteti perdoret ne zgjedhje ne favor te partise shtet.Megjithate i uroj suksese nese garon sepse me aq sa e njohim nga TV eshte mijera here me i ndershem e me i pranueshem se ai qe i ofendonte qytetaret e Tiranes duke u thene shpellare vetem se po kundershtonin prishjen e banesave te tyre per tu marre trojet per 5D e tij.
Atehere pse mburet bracja qe i ka fituar votat vete ? Sipas komentit i ka fituar me MANIPULIM ? Bracja i ndershem ne te kundert nuk do te ishte sot DEPUTET .!!! E po mbyll bucen o brace se te paska mbrojtur “ Partia “ jote meme , dhe dija asaj per nder qe ke 30 vjet qe mer nje rroge te majme duke bere bla bla bla ? Palaco Berati ? Sa me te mire intulektuale ka dhe jane pa pune sepse nuk behen njesh me ato qe ben ti ?
O qytetari ja hengsh Brakes!
Qytetar bajgash vicidoli !
Nese behet votim i fshehte ne strukturat drejtuese te PS-se, fiton Erion Brace Per nje si Ogi plagjiatura, apo figura qe nuk jane koherent ne qendrimete tyre (Alimehmeti e Tabaku), nuk e di nese do te shkoje te votoje
Erioni fiton edhe ne se nuk e mbeshtet Partia qe tani nuk ka me parti por Edi eshte partia.Erioni do gjej mbeshtetjen e plote se ndryshon rrenjesishte nga hajdutet qe drejtojn rilindjen.Ka dhene prova qe eshte i paster dhe i ndershem,puntor dhe jo servil.Do kete mbeshtetjen e gjithe Tiranes dhe do behet hero i demokracise veertet.
Ah sikur te mos e kishte emrin Erion ! Jo per gje ...po ngaterrohet pak me ate " te burgosurin pa ( me) FAJ!
Ndigjoni ketu o milet,Brace eshte I ndershem,po kjo nuk mjafton,Brace eshte pak tip mistreci,kjo nuk eshte e mire,shumica e komentuesve ne favor te Braces jan berishist,duan percarjen e PS. E fundit,kryebashkiaku I Tiranes eshte numuri dy I maxhorances,Brace nuk e ka ate stature. GJYKONI NE SE KAM TE DREJT
Erioni e meriton!
Te kandidosh per K/bashkie ne Tirane kerkohet pa tjeter perfaqesimi politik.Aktualisht Bashkia Tirane e ka kryetarin(megjithese ne paraburgim),edhe me vendim te GJK-se.Me perjashtim te organeve "speciale" te drejtesis dhe disa opzitareve qe kane zakon shpifjen. Z.Brace deri tani nuk ka hyre ne gojen e qoftlargut shpifarak Berisha (sikurse edhe Drejtori i Policise deri dje).Ne momentin qe te legalizohet kandidimi do te degjoni se cdo shpif Berisha per te.PS-ja dhe Z.Edi Rama ta marrin ne konsiderate kete gadishmeri.
Thoma ,po ça po na thua o Thoma ! Ty mirë të bëhet se si ja hape ti derën një herë Braçes së vogël fare tani e ka ai radhën për të ta lënë tyja derën të hapur fare d.m.th kanatë që ti të hysh e të dalësh sa herë të të teket .More Thoma po kaq shejtan budalla je ti,kaq hileqar me kaq pak moral ! BRAÇE ka pakëz vlerë se është antar i PSsë se nuk i hyn në punë më as dreqit. Braçja O ZËRI POPULLIT nuk e ka parim kritikën dhe oponencën ,por i ka hatërmbetje sepse të themi atë që është ai nga Berati është dhe pak mistrec e di dhe ti më mirë që është. Thoma xhani Braçes i ha brinja se do poste njësoj si Bedri Spahiu dikur por dhe është një karjerist i vogël por i pështirë . Braçja është shumë atje ku është dhe me që bëri gabime Veliaj , nuk do të thotë të bëjmë një zgjedhje të detyruar .THOMA duhet PS të jetë e fortë dhe ta mbrojmë të gjithë se na hëngri UDBja të gjallë Braçja është kulish dhe tani nuk nduk por po u bë qën do të thash : Ore po kush e paska njohur. Sa ka jeta o Thoma ,sa ka .
Bracja edhe kaq sa ka e ka shume,me perjashtim te imazhit si I ndershem ku eshte shquar Brace? Asgjekundi,cfare mbahet mend kur ishte zv/kryeminister, asgje,po kur drejtoj qarkun e Fierit,asgje, 9 me 7 rezultati I mandateve,nga 12 me 4 sot.
Shkrim qe ben informazioni! Pas 35 Vjetesh katraure ne nje vend pa' shtet e pa' Zot e as qe diskutohet pluralizem me 128 Banda 'parti' apo demokraci.....veprimi,levizja e Erjon Braces edhe PSE shume e vonusr eshte per tu pershendetje e propoganduar nga gjithe shoqerija dhe 'elektorati' deri tani ,35 Vjet trajtuar siBAGETI- TIFOZERI me SS-Serbin Sali dhe SS-Skuthin Surrelit alias antishqiptare ! Nuk duhet GJYKUAR thjesht EMRI por iniziativa sa POLITIKE po aqe edhe DEMOKRATIKE! Bravo autorità,gazetari Gellci!
Ben ca zhurme edhe Bracia qe mediat dhe analistet te merren me te dhe te harrojne zhurmen e Belasë (dmth Beles). Keshtu qe Rama i thote Ciuaua-s bej pak ham ham e gam gam dhe ky mburret se e ka shefi me sy te mire. Kam pershtypjen se edhe ai mavria tjeter i Vlores po ben te njejten gje
Erioni peraqeson nje fryme optimiste brenda PS. Si individ Ai spikat ne grupin ku militon. Nuk ishte aspak rastesi qe Ai u mbeshtet nga mijera qytetare te Tiranes per deputet. Deshiroj dhe shpresoj qe Erioni te jete nje nga kandidatet per Kryetar Bashkie i Tiranes.
Bobo të merresh me Braçen e njëjta gjë sikur je i dashuruar me Sali vrasësin. Shkruani një produkt të këtij vogëlushit, përveç se po mbledh tufën e pleqve dhe plakave të tipit Malaj, Koçi Bushati i vocër etj
Erion Braçe. Je nje nder figurat e pakta ne PS që i ke perfaqesuar me dinjitet e patriotizem interesat madhore te qytetareve shqiptar. Te presim që pavaresisht pengesave te rrezikshme që do te te shkaktoje i papergjegjshmi Edvin Rama, ti pa asnjë medyshje duhet te kandidosh per kryetar Bashkie në Tiranë, qofte me mbeshtetjen e PS ose si i pavarur. Kjo sepse Tirana ka nevoje te kete ne krye një njeri te ndershem, por edhe ti japësh një mësim të mire këtij fidulli kryeminister i cili të gjitha postet e rëndesishme i ka mbushur me njerez qe nuk kanë lidhje me PS, me njerez te pa afte, me vese negative, me njerez qe pasurohen me korrurrupsion, me njerez qe vetem zbatojnë qorrazi urdhrat e ketij njeriu te pabese. Insistimi yt per te marre ne duar Bashkinë Tiranë, do jetë pikë e rendesishme qe do ndalonte rrokopujen e tmerrshme qe ka marre PS me një plan të miremenduar nga njeriu enigmë qe quhet Edvin Rama, njeri i pa afte, pa asnje princip njerezor, pa asnje pergjegjesi shtetari të cilin qarqe abtishqiptare e sollën per te shkatrruar PS dhe çuarjen deri në faliment te Shtetit Shqiptar. Dil kandido Erjon. Mos u tut. Ti je i ndershem, punetor, ti je ballelarte para shqiptarëve, ti kurre nuk kerkove poste. Kur i u afrua fundit Edvin Rama të bëri zevedeskryeminister dhe kur të besoi ate post si mund te te pengojë te drejtosh një bashki? Dil e kandido, qofte edhe i pavarur pasi mbeshtetja e socialisteve por edhe e qytetareve te tjere do jete si nje uragan. Ti ke argumentin e forte qe Edvin Rama per shkak te paaftesise dhe qellimeve te mbrapshta zgjodhi kryebashkiake te pa pershtateshem dhe gjysma e tyre janë burgosur apo ndiqen per vjedhje nga SPAK. Kandidimi dhe fitorja yte do shpetojë nga asgjesimi PS, parti per te cilen ti dhe rinine tende. Mos u terhiq. Jemi te gjith ne ty.
Edhe hajdutet keshim mangut tani te na thone duhet apo s'duhet Bracja. PS keshtu e ashtu... Na ler rehat o kokerr hajdutit, fli me ariun aty ne Usa.
ME KOMENTUESIT PER ERION BRACEN-VJEN MBRODHESIA E tIRANES SA VENDIT-jU LUMTE KOMENTUESVE SA ARTIKULL SHKRUESIT. mE JU .dHIMBIA E MADHE POPULL!