Një lajm i mirë nga kryeqyteti i Zvicrës (Nga seria: Vajzat e mërgatës shqiptare)

30 Mars 2026, 13:31Blog TEMA
Një lajm i mirë nga kryeqyteti i Zvicrës (Nga seria: Vajzat e

Nga Enver Robelli 

Në fund të viteve 1970-të, gjyshi i Shasime Osmanit erdhi nga Maqedonia e varfër në Zvicrën që kërkonte krahë pune. Më 1993, në Zvicër u shpërngul i ati, ndërsa në vitin 1999 - vitin e çlirimit të Kosovës - Shasimja erdhi me të ëmën në tokën helvetike. Një çerek shekulli më vonë, më 2024, Shasimja, studente e drejtësisë në Universitetin e Bernit, u zgjodh asambleiste në parlamentin e qytetit të Bernit.

Po çfarë ndodhi sot?

Sot u mbajtën zgjedhjet për parlamentin kantonal të Bernit dhe Shasimja triumfoi përsëri! Kësaj radhe ajo bëri një hap tjetër të rëndësishëm në politikën zvicerane: u zgjodh deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernit. Mediat zvicerane e prezantuan Shasimen si “një zë për ata që nuk kanë zë”.

Shasimja u rrit në lagjen Bümplitz-Bethlehem të Bernit. Nuk është një lagje e të pasurve; është lagje e atyre që punojnë shumë e fitojnë pak, e shpeshherë edhe e të diskriminuarve. Që në fëmijëri, ajo e kuptoi se varfëria dhe mungesa e shanseve për arsimim nuk duhet të trashëgohen. Për ta ndryshuar këtë realitet, duhej angazhim politik. Kështu, Shasimja nisi rrugëtimin e saj si socialdemokrate.

Për të ilustruar gjendjen: në Bümplitz-Bethlehem vetëm 11 për qind e nxënësve marrin pëlqimin për të ndjekur gjimnazin, ndërsa në lagjet e tjera kjo shifër shkon në gati 40 për qind. Barazia dhe shanset e barabarta janë motoja e punës së saj politike, zëri i së cilës tashmë do të dëgjohet në Parlamentin e Kantonit të Bernit.

Sot, në ditën e fitores, fotografia e parë që ajo postoi në Instagram ishte një tepsi me fli, shoqëruar me shënimin: “If you know, you know”. Fotoja e radhës: një përqafim me një kolege partie dhe njoftimi prekës: “Aktualisht po rrjedhin vetëm lot”.

Shumë urime, Shasime Osmani!

13 Komente

  1. E
    Emil

    Urime Shasime the lart e me lart. Te shkofte puna mbare. Vetem per hyrjen ne gjimnaz e ke pake gabim, se ne Kantonin e Bernes, te Zyrihut nuk shte problem, sepse kane provimin. Po e more provimin hyne. Per nonji Kanton tjeter qe se ka si rregull provimin por duhet te beshe kerkese individuale si Solothurn mbase. Megjithate femijet ne keto lagje ku te huajt jame mbi 70% jane me pak te privilegjuar. Gjithe te mirat ne kauzen tende.

    Përgjigjjuni
    1. O
      O Zot cfare tjetter do te na shohen site......

      Ai muftia prej Kosovet qe mbush barkun ne token helvete ka do gjo me than per ket Shazimen...!?

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fshatari

        Nje lajm i keq per Shqiptaret Nje shqiptare komuniste zgjidhet ne palametin e cantonit te Zvicres. MIrpo ne edhe lajmet e keqia po te vijen nga jashte jane te mira per Shqiptaret ( edhe m..ti po te jete i jashtem eshte i shijshem) . Turp, nje komb qe vojti 50 vjet nen thundren komuniste e quan lajmin e mire qe komunistet Shqiiptare po bejne emer ne bote. Se fundi perse? Ajo ka ikur ne Zvicer, eshte qytetare Zvicerane dhe ka bere betimin te mbroj intereat e Zvicres jo te Shqiperise. Ku eshte ketu lajm i mire edhe sikur te mos ishte komnuste ( qe e dopjo te keq)

        Përgjigjjuni
        1. q
          qytetari

          O fshatar që qënke vërtet fshatar. Ku e pe ti që ajo është komuniste. Dhe sikur të ishte komuniste, çfarë të keqe ka?! Sot po kemi plot fashistë që po marrin pushtetin sa në Europë, aq edhe në Amerikë. Të jesh komunist sot, për mua kjo do të thotë që je 100 vjet para të tjerëve. Komunizmi i sotëm, që duhet të jetë me fytyrë njeriu dhe demokratik, nuk ka arsye të ketë asgjë të përbashkët me stalinizmin dhe enverizmin. Një komunizëm demokratik do të ishte i pranueshëm edhe për shumicën e shqiptarëve. Se po i shohim edhe të "mirat" e këtij sistemit të sotëm, ku pasuritë kombëtare që i takojnë gjithë popullit janë grabitur, privatizuar dhe kanë rënë në dorën e disa oligarkëve gangsterë.

          Përgjigjjuni
          1. F
            Fshatari

            O gjoja qytetar ( se edhe ti nga fshatike ardhur, shiko balten e kepuceve ta kuposh kete- Diplloma e blere apo e vjedhur nuk te ben qytetar). Si mund te kete komunizme me fytyre demokratike kur ajo te heq lirine tende te fjales e te prones e te drejtes per te jetuar? Fashizmi eshte pjese e komnunismit . Fashizem = Partia Socialiste Italjane Nazisem = Partia Nacionale Socialiste Gjermane. Por per ty mund te mos mos kete renedesi sepse akoma nuk e ke jetuar dhe je verbuar te shikosh ku po shkojne vendet Socialiste ( komuniste). Ske faj, komunizmi eshte gjithmon per dembelet qe duan te perfitojne nga ta qe punojne ( paguhesh sipas nevojes punon sipas mundesive). Por kjo pavarsisht cfare forme i jep sjell deshtimin, vuatjen dhe mizerjen per te gjithe.

            Përgjigjjuni
            1. q
              qytetari

              Fashizmi dhe nazizmi ishin armiqtë më të betuar te komunizmit. Mjafton të kujtosh Antonio Gramshin që vdiq në burgjet e Musolinit. Mjafton të kujtosh Roza Luksemburgun dhe sulmin e Hitlerit ndaj Bashkimit Sovjetik. Asgjë e përbashkët ndërmjet komunizmit me fashizmin dhe nazizmin. Në rast se do merremi me sistemin diktatorial të dështuar të Enverit dhe Stalinit, duhet të merremi atëhere edhe me kolonializmin dhe shfrytëzimin shtazor të punëtorëve nga Kapitali. I kanë vrarë punëtorët si miza veçse bënin demonstrata për të kërkuar kushte më të mira pune. Të pyeta se ku e pe ti që ajo vajza na qënka komuniste?!

              Përgjigjjuni
              1. F
                Fshatari

                Po sepse mbronin dy vija te ndryshme te komunizmit Internalcionalen komuniste te Stalinit e Gramshit etj dhe Komunizmin fashit nacionaist te Italise e Gejrmanise. Kur duhej benin dhe alenaca kunder Anglise e Frances ( Pakti Ribbentrop - Molotov) Por ne fund te dy palet ishin per nje ekonomi qe drejtohej nga shteti. Ajo cuca Shqiptare eshte perfaqsuese e partise se gjelber , parti e majte socialiste qe lufton jo vec per gjelberimin ( e duartrokas per kete) por edhe per drejtesine sociale qe do te thote lufte kunder kapitalizmit dhe nje ekonomi shtetrore. Lexo programet e partive te gjelbera ti kuptosh.

                Përgjigjjuni
            2. F
              Fshatari

              Edhe dicka tjeter per sa thua ne fund. Oligarket i sollen ne fuqi pikerisht socialistet ( komunistet). Kush i drejton vendet qe kane oligarke ( perfshi dhe Zvicren ketu) Partite e Gjelbra apo ato Socilsite. Arsyeja nuk eshte per te grabitur por per te gjetur nje menyre per te drejtuar ekonomine ( gjoja private) mund te urdherosh 10-15 veta me lehte se 1000 apo 15 000 vete. Ne fund ekonomia eshte prape shtetrore pavarsisht se duket private. Dhe keta jane partia e kesaj cuices nga trojet Shqiptare

              Përgjigjjuni
              1. B
                Beni

                Paskeni rrjedhur e pjerdhur fare... Nuk diskutohet-debatohet me JU. Merrni nje leksion ten Saliu..i di te gjitha !

                Përgjigjjuni
                1. q
                  qytetari

                  Ty të dilka edhe natën në gjumë komunizmi. Nga njëra anë thua që oligarkët i kanë sjellë në pushtet komunistët!, (çmënduri) dhe nga ana tjetër shkruan se ajo cuca lufton për drejtësinë sociale dmth kundër kapitalizmit për një ekonomi shtetërore! O njëra o tjetra. Ose me oligarkët ose me ekonominë shtetërore. Ndofta po humbas kohën kot me ty.

                  Përgjigjjuni
              2. n
                na myten hajvanat

                ti qenke idiot fare, zonja ka lindur ne vitin 1999, nga e gjeti komunizmin?

                Përgjigjjuni
                1. a
                  anti25642654censurë

                  lene katnarin se nuk ja vlen!ka vjedhur dhe pseudonimin,çfarë pret tjetër!!fhatar është personi që jeton në fshat,katnari është budalla i fshatit!!

                  Përgjigjjuni
              3. a
                anti25642654censurë

                robell mor "gazetar",sa herë duhet të ta themi se kryeqyteti i zvicrës në njëjës të patheksuar quhet "bern",kuse kur theksohet thuet Berna,në gjuhën shqipe nuk egziston Berni!! as Cirihi nuk egziston!egziston Zyrihu!!

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje