Nga “gjyqtarë të gjyqtarëve” në kandidatë për gjyqtarë

30 Mars 2026, 12:12Blog TEMA
Nga “gjyqtarë të gjyqtarëve” në kandidatë

Nga Ylli Manjani

Anëtarët e Komisioni i Pavarur i Apelimit (KPA), që për vite me radhë vendosën fatet e sistemit të drejtësisë që kemi sot, i janë drejtuar Këshillit i Lartë Gjyqësor (KLGJ) për t’u emëruar gjyqtarë apeli.

Një ironi që s’ka nevojë për koment, por gjithsesi e meriton vemendje.

Anëtarët e KPA, të njohur si "xhelatët" e sistemit të drejtësisë, karrierën e tyre e ndërtuan duke “vlerësuar” të tjerët. Tani kërkojnë të jenë vetë në karrigen e atyre që gjykuan.
Një lloj kalimi nga arbitër në lojtar, pa ndërruar fanellë, por duke mbajtur bilbilin në xhep. Tani i fryjnë këtij bilbili sipas interesit të tyre personal, që e gjejnë në disa rrjeshta ligjesh të lodhura...

Po që i lexojnë rrjeshtat e nëntekstet e aneksit të Kushtetutës?! Ndërsa për ata që hoqën nga sistemi rrefuzonin ta lexonin e zbatonin të njëjtën kushtetutë!!!

Ndërkohë, një detaj i vogël që nuk duhet harruar: ata nuk janë magjistratë.

Nuk kanë kaluar në filtrat dhe formimin nga Shkolla e Magjistraturës. Por duket se kjo s’është pengesë, kur e sheh veten si “princ kurore” të sistemit.

Princat e kurorës, posi!!!

Ligji, çdo ligj i drejtë në botë, mund t’u garantojë një vend pune pas mandatit, por nuk mund të japë dot automatikisht as meritën, as autoritetin moral për të dhënë drejtësi.

Pra atyre u ofrohet punë, por jo domosdoshmërisht punën që duan!

Sepse një gjë është të gjykosh gjyqtarët dhe, krejt tjetër është të gjykosh njerëzit. E para mund të bëhet me raporte, dosje dhe standarde të dyfishta. "Princat" e vettingut e bënë shpesh pa prova dhe mbi thashetheme.
E dyta kërkon diçka më shumë: drejtësi të provuar, integritet real dhe respekt për procesin e rregullt ligjor. Këto elementë dulshëm u mungojnë "princave" tanë të vettingut.

E përsësis ata për vite hodhën në erë standardet e provës dhe u zëvendësuan me perceptime, thashetheme dhe hamendësime.

Ndaj sot lind një pyetje e thjeshtë: si mund të jenë gjykatës të qytetarëve ata që nuk besuan kurrë te rregullat e gjykimit?

Insistoj, gjykatës emërohesh vetëm nëse dëshmon se do e di të gjykosh me drejtësi,proçes e prova jo me thashetheme.

Princat e kingat e vettingut kanë dëshmuar se nuk dinë të gjykojnë me drejtësi!

Asgjë personale skam me asnjërin prej tyre, por vendimet që kanë marrë kanë qenë shkatërrimtare për ligjin, proçesin e rregullt dhe sistemin e drejtësisë.

Kjo është CV-ja e tyre.

7 Komente

  1. J
    Juavuri

    Kane emra keta PLEPISTET ??!!!

    Përgjigjjuni
    1. 1
      1997

      Po, e para eshte "lavirja e bulevardit", cit. Sali Berisha.

      Përgjigjjuni
    2. P
      Pdisti

      Duhet nxier me emer me fytyr e pasuri.

      Përgjigjjuni
      1. C
        Cfurku

        ----Kërkohen kadidat--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------për gjyqëtar telepatik,----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------të interesuarit e dinë----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- ku ta çojnë CV-në.----------------------------------------------

        Përgjigjjuni
        1. !
          !

          Ishalla te ngelen rrugeve per vite te tera e te reflektojne per cfare kane bere

          Përgjigjjuni
          1. d
            drejtesi e munguar

            Z.Manjani,te respektoj per problemet e ngritura lidhur me drejtesine dhe "drejtesin e re".Ne kete shkrim merr ne mbrojtje te larguarit nga sistemi drejtesise nga VETINGU.Ne radhe te pare duhet te na besh te qarte se perse ne krye te kesaj trupe gjyqtaresh,qe gjykuan gjyqtare e prokurore,nuk u vendosen magjistrate?Kjo eshte si gjithe punet kot:Ti Halim qe s'di kendim je vezir per ne arsim. Pra ne kete trupe gjyqtaresh u vendosen njerez jo gjyqtare.Ky konstatim sot pas kaq vitesh tregon se Ju dhe te tjere keni punuar kunder kesaj reforme.Sa per emerimin e tyre te veprohet ne baze te ligjit dhe jo ku duan.Mund ti dergojne ne shkollen e magjistratures po e merituan.

            Përgjigjjuni
            1. n
              nje ish gjyqtar

              Me pelqen llogjika e ketij shkrimi. Por dua te shtoj dhe tre argumenta; 1. Se pari dhe ketyre monstrave te KPA duhet t'u kryhet procesi i Vetingut, i thelluar sic ju be gjyqtareve dhe prokuroreve ne detyre. Te judtifikojne dhe ata pasurine e tyre qe nga viti kur kane lindur sic jua bene gjyqtareve dhe prokuroreve. 2. Vendimet që kanë marrë kanë qenë shkatërrimtare për ligjin, proçesin e rregullt, sistemin e drejtësisë, si dhe per jeten e shume gjyqtareve dhe prokuroreve qe kane punuar me perkushtim dhe devotshmeri ne dallim nga nje pjese qe kane shfrytezuar postin. 3. Nuk mund te imagjinoj qe shumica e ketyre monstrave, nuk kane shkruar nje vendim penal apo civil ne jeten e tyre si do gjykojne dhe japin drejtesi qytetareve, aq me teper qe shumica nuk kane perfunduar Shkollen e Magjistratures qe eshte kushti i pare qe duhet te plotesohet per tu emeruar gjyqtare apo prokurore. Pra do te perdorin klasuzolat dhe shtesat e perkohshme te Kushtetutes per tu emeruar.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje