Nga Kreshnik Spahiu
Mimoza është një lule e brishtë, e hershme, ndjellëse, por edhe shumë delikate.
Ajo kërkon diell, ujë dhe ngrohtësi, përndryshe lulëzimi i saj është i shkurtër dhe vyshket shpejt.
Kur ishim fëmijë apo adoleshentë, mimoza ishte simboli i pranverës dhe dashurisë.
-Ishte simbol i pranverës sepse mimoza ishte lulja e parë që zverdhte kodrat dhe fushat e gjelbëruara të Shqipërisë që në muajin shkurt.
-Ishte simbol i dashurisë sepse në ato vite ia dhuronim një vajze që dashuronim ose një njeriu të shtrenjtë si mësueses në 7 Mars apo nënës në 8 Mars.
Mu kujtua ky detaj kur po shikoja poeten Mimoza Ahmeti në një reality show nga më të ndjekurit në Shqipëri.
Sot e përbashkëta mes dy “Mimozave” është stina e pranverës.
Ashtu si mimozat, ajo lulëzoi në vigjilje të pranverës shqiptare. Mimoza Ahmeti në moshën 20-vjeçare ishte fituese e Festivalit të Parë të Poezisë në Sanremo në vitin 1988, organizuar nga RAI.
Pas Ismail Kadaresë, veprat e Mimoza Ahmetit u përkthyen në disa gjuhë të botës: frëngjisht, anglisht, spanjisht, italisht…..
Mimoza Ahmeti ishte inspirimi i gjeneratës sonë me vargjet dhe talentin e saj. Mimoza kaloi kufijtë e letërsisë duke kërkuar dimensione të tjera artistike, si në muzikë dhe pikturë.
Dikur, në fillim të viteve 2000, ajo tentoi edhe politikën duke kandiduar por aty mori goditjen e parë nga sistemi. Stuhia dhe ngricat shqiptare e sulmuan për t’i humbur shkëlqimin e saj.
Mijëra sy dhe veshë janë rikthyer për të parë idhullin e dikurshëm, por tashmë të vyshkur dhe rrudhur nga dimri i madh shqiptar që ka kaluar.
E bukur në thjeshtësinë e saj dhe plot sharm në sjellje, ajo është rikthyer duke na ngjallur nostalgji dhe trishtim që idhujt mund të shuhen.
Askush nuk i di arsyet financiare, artistike, sociale apo personale pse Mimoza është banore e një ferme njerëzish të njohur.
Ne jemi me fat që të shohim një Mimozë organike dhe reale, jashtë kopertinave të romaneve apo kornizave të pikturave.
Në fakt Mimoza duhet të kishte fermën e saj, ashtu siç e kanë mijëra politikanë, deputetë, doganerë, prokurorë, mjekë apo oligarkë, por ndoshta ajo me talentin dhe idealizmin e saj nuk ka mundur ndoshta të lulzojë në një ambient ku shkretohet gjelbërimi dhe thahet çdo fidan.
Ashtu si lulet me emrin e saj, edhe Mimoza nuk mund të lulëzonte gjatë sepse kjo lule e rrallë ka nevojë për ujë, ngrohtësi, diell dhe përkujdesje.
Futja në fermën e famshme provon se Mimoza është e etur për sfida të reja, por edhe për më shumë vëmendje, kujdes dhe dashuri.
Fatkeqësisht, fundi i artistëve në Shqipëri është tragjik, njësoj si mimozat nga ngricat e dimrit të vonuar. Ata përfundojnë të varfër, të braktisur, të vetmuar, të harruar dhe të kërrusur nga pesha e një realiteti që nuk e kishin parashikuar në vargjet e tyre.
Fundi i trishtë është shkruar nga Mimoza në poezinë e saj: Vdekja
“O qetësi e gjithfuqishme eternale,
nga ti unë dola me përpjekje,
te ti për t’u kthyer.
Veç më i mundimshëm qenka kthimi…
Isha foshnje atëherë, tani jam njeri.”
Ne jemi me fat që në fundin e pranverës të shohim Mimozën si njeri. Një fund i mundimshëm, me pak rreze drite, sepse pas shumë vitesh mund të rrethohet sërish nga dashuria e miliona njerëzve.
Ne thjesht duhet të shohim si ajo shkëlqen në errësirë dhe të dëgjojmë mendjen e saj të ndritur.
Mimoza në fundin e stinës ashtu si në poezinë e saj: “Pjalmimi i luleve” po e shpërndan polenin e saj kudo përpara se degët të thyhen nga koha.
Nga Mimoza Ahmeti_____________ QE TI JE GOMAR KJO ESHTE DICKA QE DUKET_________ Fytyre e bukur dikur, tani stigmatike, ne gjurmet e tua gjej vrasjen qe te kane bere, ne grate qe i humbe, qe i braktise, a shpetuan duke ikur prej teje, per te mbetur gjalle diku ne lemoshe ndjenje. Fytyre e bukur dhe sot, me gjithe prishjen, dyshimin, dekompozimin, trup qe zvarrisesh e birresh ne toke te mallkuar. Mase vigane dhe e deshperuar njekohesisht. Nje vath ne vesh-dic ja nxit kotesise kuptimin. Cdo dite humb dicka nga cilesia e yllit, vdiresh ne rere. Cdo nate fiton dicka nga pamortesia e vdekjes. Oh, tani qe po shuhesh, ndersa vazhdon akoma te shuhesh vervit ne ajer tentakula te tmerrshme vetmie te shthurur me lak fshikullues kap, terheq e shtrengon, roberon me buzet sterile, trupin e pandjeshem. Shpesh kam rene ne gjurmet e bjerrrjes sate, shfrimit menyres se terthorte te shfaqjes, helmimit, fshehjes, sofizmit, lekundjes, se paqenes, asaj paqendrueshmerie qe nuk ngre dot baze. Ndjenja luksoze, ne esence shkaterruese, gerryejne si macet gjire grash te lena. Rrugehumbur i bukur qe vazhdon te humbesh, qe di te sillesh por qe etika s’ta permush dot shpirtin. Jam jotja, me ke, gjithmone me ke pasur, mbeshtetje, fryme, shteg ne rruge pa krye, Por ti s’e kupton, ngaqe je gomar, dhe ky eshte shkaku qe une te dua tmerresisht.
fantastike, nga kendveshtrimi hakmarres i nje poeteje super te talentuar per dashurine e munguar...
Patjetër që do të vyshken, deri sa ka burra prostituta si Nike Spahiu dhe Gazije Bardhi. Në vënd që burrat të bëjnë punën e burrit, venë dhe i zënë vëndin grave. Prandaj edhe Mimoza, vajton me vehte kur sheh këtë gjëmë, dhe fillon e vyshket.
Nuk eshte kohe Mimozash kjo Rilindje Rama, eshte stine Belindash e Spiropalesh!
Mimozat vyshken herët, që të rrijnë të lulëzuar trangujt dhe gomerët si Pabuksi i Tropojës me Palloshin e Lindës
99 herë të shkër..efsha ç'të përmban pragu . Pse çdo gjë e lidhni me politikë ?
Mimosa kanditoi 2 her për deputete, po shtazët e politikës nuk e lan . Me politikan si kta të sotçmit je I fundit në rang botror . Si ka mundësi që në 36 vjet je më keq seç ke qën? Mos të zënt halli se kudo ka rryshfet. Ky shaloku do zbardhte vrasësit e vërtet të 21 janarit? Ky ndaj i mori votat. SaliMutaj dhe EdvinDroga Jan 1 bajg e ndar përgjys.
Sa vlen kjo mimozë, e tregon ambicia e saj për t’u përfshirë në politikë. Keni parë ëngjëll që dëshëron të shtrihet në kazan plehrash? Djalli, po.
Dikush do meret edhe me atë pun se ndaj jemi ku jemi me botën . Njeriu i ndershëm dhe i drejt bëhet viktim. Nejse ky mentaliteti jot ti futësh të gjith në 1 kazan e ka çuar drejtësin në gradad e fundit të korrupsîonit edhe vet kryeministri i del në mbrojtje ballukut që vetëm ka firmosur ato çka i ka dhën ky vet. Njerzit nuk presin nga shteti veçse drejtësi. Arsim dinjitoz, peshku qelbet nga koka. Kta të d'y Jan të qelbur komplet nuk lën njeri tju shkoj Kundra. Listat i formulojn sipas dëshirës të saliut dhe edvinit. Se ajo thënia e çurçillit vërtetohet tek ne. Çdo popull ka udhëheqësit që meriton. Ne nuk meritojm të kemi udhëheqsa hajduta , vrasës , batakçinj , zhulsa , tē pamoral e lloj lloj zvarraniku e koneje ktu e 20 -36 vjet po ato fytyra ...
Mimozat celin heret.Mimoza ne fjale ka dhene nje deklrate:”Sali komunisti asht jezukrish!?”Kjo asht arsyeja qe e thau veten te shqiptaret.
Shih ate drejtimin tend, Kresho leri poezirat banale per mimoza, mos ler nam
Kjo eshte ajo qe thoshte se Rama “cudiste parizianet e brishte”?! Se Parisi skishte meshkuj perpara se te vinte “burri” nga Shqiperia?! Se Parisi “vdiste “ per Ramen ?! Per kete flet oer vyshkje ti jevg?!
Ka një poezi dedikuar Edvinit, që për nga koherenca në kohë është monumentale si shprehja e Namik Hotit drejtuar Sali Berishës. " Që je gomar/ Është diçka që dihet"
Eshte poezi qe nje grua e dashuruar marrezisht I kushton atij qe nuk mund ta kete.Se do ti, ti kushtohet Rames ,tjeter muhabet.Kjo Ramen e ka ngrejt ne piedistal. Lexo komentuesit me siper.Nese me vone,pasi e ka lavderuar, ka thene qe eshte per Ramen,atehere i bie qe e ka thene nga inati qe Rama nuk ia ka var.
Niku,mimozat ty te kujtojne pranveren qe po vjen,kurse mua me kujton dhe nervozon se shume nordik dalin nga liqeni dhe i shqyejne me gjithe dege sikur jane vandale,dhe me vjen keq se edhe disa gra rangu i MIMOZES marin pjese ne kete masaker... Ndersa Mimoza qe ti e ngre ne qiell ka ulje ngritjet e saj dhe sjellja e saj stonon me kete shoqeri injorantesh e analfabetesh qe rrine e shikojne programe surrugato qe nuk edukojne por bejne te kunderten,ku njerez te ashtuquajur vip jane analfabete dhe nuk e di kush i percakton keta vipa
e vertet, sjellja e saj stonon me kte shoqeri injorantesh.... kjo e ka treguar veten se sa lart eshte ne momentin kur deklaroi live ne nje televizion shqiptar: Kenaqesine seksuale e kam kuptuar ne martesen e dyte... kjo eshte nje femer me nje sjellje shume elegante ne fakt... dhe personin qe po ulte ne nje menyre vulgare, kjo nuk i afrohet me sjelljen e saj as te maja e thoit
--Të bëje zemrën e Mozës-------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- për vete ishte art,---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------të die të dilje prej saj,----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- ishte kryevepër.-------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- Nga kryegomari.
Sido te jete, Edi Rama mbetet GOMAR
Ore kjo Mimoza dege e thyer mos eshte ajo berishistja e famshme e viteve 90 qe digjte librat e te Arben Dukes si hitlerianet dikur.Nese po atehere ndaloni lotet e panevojshem.Dielli i kesaj ka qene i neveritshem qe ne mengjes.
Nje grua ,nje artiste,nje zemer e shkelqyer....