Makineri balte, shpifjesh, intimidimesh e shantazhesh

28 Mars 2026, 10:45Blog TEMA
Makineri balte, shpifjesh, intimidimesh e shantazhesh

Nga Ardi Stefa

Në politikë ka figura që ndërtojnë narrativa.
Ka të tjera që ndërtojnë mjegull e frikë.

Një politikan i lartë, prej dekadash, duket se ka zgjedhur këtë të dytën si strategji mbijetese. Jo përmes ideve, debatit e alternativës, por përmes baltës, shpifjes, intimidimit dhe shantazhit.

Sa herë që realiteti bëhet i pakëndshëm për të, ndizet mtotori.

Fillon një seri akuzash pa prova, sulmesh personale, etiketimesh të qëllimshme, mesazesh të qytetarit digjital, emigrantit digjital, nëpunësit digjital, policit digjital, etj, etj.

Kundërshtari trajtohet nga ai si armik që duhet delegjitimuar me çdo kusht dhe jo si rival politik.

S'ka rëndësi e vërteta; rëndësi ka zhurma që mbyt e zhduk çdo diskutim racional.

Nuk është thjesht retorikë e ashpër politike. Është një kulturë që ushqehet me frikë, shpërqëndrim e rrëmujë.

Intimidimi bëhet mjet: kush nuk është me të, është kundër tij dhe si i tillë duhet goditur publikisht. Kush nuk është me të shtë armik dhe i shitur.
Në paranojën e vet shantazhi bëhet instrument: dosje të vjetra, insinuata, kërcënime të nënkuptuara. Kush nuk flet e sillet si ai nuk ka të ardhme me të. Kush nuk e tund belin me këngën e tij ka probabilitetin të hyjë në listën e armiqve...

Politikë që nuk prodhon besim, por pasiguri.

Në një shoqëri që aspiron standarde europiane, kjo qasje është jo vetëm e vjetëruar, por edhe e dëmshme.

Ajo e zhvendos debatin nga politikat te personat, nga programet te skandalet e fabrikuara. Në vend që të diskutojmë për arsimin, ekonominë, drejtësinë, mbetemi të mbërthyer në ciklin e pafund të akuzave dhe kundërakuzave. (Më tha mua; i thashë tij. Filani me tre, pesë miemra dhe dhjetë dënime.)

Paradoksi është se kjo “makineri balte” funksionon vetëm në një terren të lodhur, ku qytetarët janë mësuar me konfliktin dhe e kanë ulur pritshmërinë ndaj politikës.

Por çdo cikël i tillë e konsumon edhe më shumë besimin publik. Një demokraci pa besim është thjesht një skenë zhurmash pa përmbajtje dhe një garë se kush shpif më fort, jo kush ofron më shumë.

Balta, shpifja e intimidmi mund të njollosin dikë përkohësisht, por nuk mund të mbajnë peng përjetësisht një shoqëri të tërë, sepse balta nuk ndërton asgjë të qëndrueshme për t'i reistuar kohës.

Një vend dhe as e ardhmja e atij vendi dhe e qytetarëve të tij nuk ndërtohen mbi shpifje. Ndërtohen kur merr përgjegjësi.

9 Komente

  1. c
    cc

    Nje bie mijera ngrihen. Nuk ndihet fare mungesa.

    Përgjigjjuni
    1. r
      rami dhe sali, jemi ashtu si do ti

      Por kur ke nje shoqeri, qe ne shekuj pushtimi dhe sundimi, ka denatyruar shoqerine e ketij vendi nga frika dhe interesi, kur mbas ikjes se tyre, vazhdon te cfaqet kjo shoqeri, si nje kopje e deformuar keq,ne nje dashuri absurde me ish dushmanin shperfytyrues dhe sundimtarit te eger komunist, ahere sundimi vazhdon, dhe eshte absurde te presesh, qe kjo shoqeri te ndryshoje,

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kolegu

        E ke thënë fiks. Shembull konkret u arrestua veliaj ne sekondë ndryshoj narrativa e SPAK duke e vënë në dyshim si fillim pastaj me ofendime personale dhe fyerje

        Përgjigjjuni
        1. L
          Loni

          Me pas kur ka bere pazarin e rradhes dhe puthet me ata qe i ka baltosur i thote budallenjve " ato ishin deklarata politike" dhe nuk e mban te qeshurën triumfuese ndaj sklleverve. Keshtu ka bere me Nano Padrinon, Ilir Floririn, me karrikethyerit Pollo, Ruli, Shehu etjetj. Nuk e ka keq Sali Kulla Loni përderisa i hec akoma.

          Përgjigjjuni
          1. p
            piktori

            Kjo llomotitja jote o rilindas kari e uli gje cmimin e naftes?

            Përgjigjjuni
            1. V
              Vlonjati

              O piktor kari, o salikari e ule ti që komentove?

              Përgjigjjuni
            2. B
              Bravo

              Erdhi artikulli ne plan te pare mbi cdo gje te mundshme pervec vjedhjeve, shpopullimit e vrasjeve pa arme neper spitale.

              Përgjigjjuni
              1. q
                qazim

                Eshte fiks ky njeri qe ka ndertuar kete mendesi te poshter ne kete vend.Eshte ky dhe vetem ky njeri i mbrapshte qe ka 35 vjet qe vetem genjen,intimidon,shpif me lloj lloj ligesishe dhe intrigash per kedo qe i del para.Çuditem vetem per faktin se sa shume eshte ngulitur tek mendjeshkulurit "dashuria" per kete lugat qe nuk ka nje te dyte.Historia fo te flase gjate per ligesite e ketije njeriu te ndyre qe prodhon vetem poshtersi.MALLKUAR QOFTE BREZ PAS BREZI.

                Përgjigjjuni
                1. G
                  Gjuha pa fjalë shqipe - Kundërshqipja

                  'Intimidimesh" - antifjalë e antishqipes.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje