Deklarimi i Marta Kos për kulturën orientale të rryshfetit dhe bakshishit në kulturën e kandidatëve për në BE, nuk ka asgjë të re dhe asgjë për t’u ngatërruar në shtjellimin e saj. Ajo tha që BE po ndjek punën e SPAK, të çështjes Balluku dhe të goditjes së pandëshkueshmërisë. Kaq sa i takon të sotmes. Dhe për ta vendosur në kontekstin historik, tha që vende si Shqipëria (por edhe përtej nga lindja) kanë kulturën e rryshfetit. As kjo nuk ka asgjë të re. Ne japim rryshfet dhe bakshish edhe kur nuk na e kërkojnë. Ves ky yni i dokumentuar prej qindra vjetësh. Madje kemi korpuse të tëra letërsie që e kanë përshkruar gjithë kolorit këtë ves ballkanik e oriental.
Tek kjo e dyta sovranistët shqiptarë, panë racizmin e Kos, megjithëse ne vetë ulërijmë nga mëngjesi në darkë për këtë punë. Për të arritur tek reagimi si pula pa kokë i opozitës, e cila i bashkoi dy korpuset e deklaratës dhe në fund doli sikur po mbronte Belinda Ballukun.
Në fakt kultura jonë orientale shkëlqen në çdo veprim tonin. Shkëlqen në hedhjen e plehrave nga ballkoni ose lënia në ashensor, mungesën e dokumenteve të pronës, në sherret banale edhe në rrjetet sociale dhe gjuha vulgare që përdoret, gjakmarrjen, korrupsionin. Madje edhe edhe sharjet e përditshme në media dhe politikë për korrupsionin janë pikërisht shfaqje e kësaj kulture, e kulturës orientale.
Po sjell vetëm një shembull se ku ndryshon psikologjikisht sjellja perëndimore për korrupsionin:
Në vitin 2004 ministri Giulio Tremonti mes 396 godinave që ishin pronë e shtetit apo enteve të tij, privatizon Pallatin e Zyrave Financiare të Milanos për shumën 174 milionë euro. Ishte një shitje nën çmimin e tregut të kohës pasi në atë mot kjo pronë publike, sipas vlerësimeve, vlente diku mes 228-324 milionë euro. Nuk mjafton kaq. Sapo e privatizon, shteti e merr me qira nga privati me kushte tmerrësisht të disfavorshme për shtetin, i cili brenda 9 vitesh pagoi 270 milion euro qira, plus riparimet dhe mirëmbajtjen që e kishte në kurriz të tij. Natyrisht që është një aferë e pastër abuzimi, por askush në Itali nuk e akuzon Tremontin se është i korruptuar apo ka vjedhur. E akuzojnë se ku i gjeti paratë për një apartament afër Coloseut që vlen disa mijëra euro, por jo për milionat. Pasi të shkosh nga paaftësia, abuzimi, favorizimi, tek vjedhja është rrugë e gjatë. Natyrisht që në Shqipëri do quhej vjedhje. Por pikërisht këtu qëndron ndryshimi midis kulturës orientale dhe asaj perëndimore.
Dhe sa për informacion, ndarja në lindje dhe perëndim e ka zanafillën në ndarjen politike që perandoria britanike iu bënte territoreve të caktuara të botës, ku nisej jo vetëm nga vendndodhja territoriale lidhur me qendrën e saj që ishte Londra por edhe shtresat kulturore. Ballkani, ku hynte Shqipëria, Greqia, Serbia e më tej Rumania dhe Bullgaria, ishin Lindja e Afërme. Natyrisht nuk ishte Sllovenia apo Kroacia të cilat shumë dranguj kulturorë i kujtojnë Ballkan, madje fusin edhe Hungarinë në këtë stan, pasi këto dy shtete aktuale pjesë të ish-Jugosllavisë ishin domen dhe kulturë austriake dhe lidhje organike me perëndimin. Madje kjo ndarje kulturore me pjesën orientale çoi edhe në shpërbërjen e atij konglomerat etno-kulturor. Është një cilësim që përdoret ende për Lindjen e Mesme apo atë të Largët. Ne duan të na fusin në Evropë. Duhet të fillojë që nga qasja jonë psikologjike dhe zakonore si perëndimorë. Këtë donte të na thoshte Marta Kos./dritare.net
Po ti harrove veten tende qe je bythepirsi me i madh i Palloshit
Bakshishi dhe ryshfeti jane kategori te ndryshme. Bakshishi lejohet ne kategori te caktuara , psh ne hoteleri. Bakshishi nuk lejohet ne punet e shtetit. Ne kete rast quhet ryshfet ose korrupsion Fakti qe ne Itali, ai rasti nuk u quajt korrupsion, (nese faktet qe ju bini ,jane te sakta) eshte skandaloz. Ai ,ashtu sic e thoni ju, eshte rast korrupsioni i qarte per librat e juridikut
Deklarata e Kos , ishte një akuzë e fortë e BEsë kundër idjotëve haxhiqamilistë që zgjedhin akoma një jashtëqitje politike, të diskretituar botërisht si lider hajdut, budalla dhe horr . Ndërsa veprimet e Iranit kundër postës Shqiptare, ishin një përgjigje e fortë ndaj një prej vendeve me " sigurinë më të lartë kibernetike të globit" të pordhëve të kryeministrit tonë idjot, sharlatan, delirant, të padenjë dhe tmerrësisht të dëmshëm për të bërë atë punë që bën.
Next level...BE nuk beri asnje akuze se nuk eshte prokurori por tha nje te vertete per mentalitetin Ballkanik. Irani e sulmoi Posten Shqiptare por i rruajti topet sepse sistemi mbrojtes funksionoi me se miri. Por ti vazhdo, shfry-shfry se te ben mire, te pastron toksinat e trupit.
Désolé me vjen keq , por ju merni pjese ne kazanet e mbremjes me njerez te paditur dhe ne funde merziteni..... Ne jemi shoqeri e korruptuar dhe nje shoqeri e tille nuk munde ta luftoje korrupsionin ..... Nuk e kuptoje pranine ne studio te koqevarit , si mundet te gjykoshe situaten politike te nje shteti kur nuk je shtetas i saj. .... Ai fliste si kodra mbas bregut , e para eshte militant i vetfundosjes se Kurtovitç , e dyta pjese e debatit ne kazanin e Erla Mehilli sekretar keshilltar e Berrishes . E treta konsideronte i shtetin Serbe si armik , nje genjeshter, si mundet te konsideroshe Serbin armik kur ti perdoré rruget e saj , keta bukurosh nuk marin trajectoire ( krahine kosove Monténégro Croatie Bosnie Slloveni) per te dale ne Europe por marin rruget e serbise , dhe Serbie i trajtone si shtetasit e vehte . 67 % te tregetise e bejne me Serbi. Kurtovitç kur flet serbisht kalone ne extase nga kenaqesia.
ESHTE GJALLE NJE BARCOLETE,,,,,,,,NJE DOKTOR SHERON VAJZEN E MBRETIT,,,PAS SHUME KOHESH E SEMURE ....I THOTE MBRETI,,,,CFARE KERKON SI SHPERBLIM......KY I THOTE ASGJE NE PASURIT,,VETEM SA HERE TE KALOSH ANDEJ NGA UNE DUA TE ME TAKOSH PATJETER.....I CUDITUR MBRETI PRANON ......DHE E MBAJTUR LLAFIN.... SA HERE KALONTE ,SHKONTE DHE E TAKONTE.....PAS DISA VITESH....MBRETI I THOTE ,,,,,UNE NUK PERTOJ TE VIJ ,PER NDERIN QE ME BERE ME VAJZEN ,,,,PO TI CFARE FITOVE. AHERE AI E FTON TE SHKOJE PAS TIJ,,,,HAP NJE DERE TE NJE DHOME DHE ATY SHEHBQE ANO ISHTE PLOT PER PLOT ME PARA E FLORI..... PO SI I BERE I THOTE MBRETI????? UNE SBERA ASGJE ,,,,VETEM QE KISHA SHOQERI ME TY ,,,,DHE NJEREZIT ME DERGONIN PESHQESHE PAMBARIM ,,,,DOMETHENE KUR TE KISHIN NEVOJE PER TY ,KISHIN PAGUAR QE CDO PUNE TE KISHIN ME TY ISHTE E MBARUAR .....MBRETI IKU I CUDITUR
Ke te drejte ti vllehu hila hilja se me shekuj qeverisni ju te huaj e minoritare, vidhni e rripni ju qytetaret shqiptare dhe shqiptaret na qenkan te korruptuar! Haram diellin, ajrin e buken e Shqiperise dhe shqiptareve e pac, e paci! Legen!!!!
Hila eshte musulman shehit Gjirokastrit i nderuar... Qe ne fillime e ke nisur keq gjykimin
Bravo shkrim sh i mire
Dritan Kokemadhi sa nje qen stani nga ato te laberise nga ke edhe origjinen e ke me Hile po e mbron PS dhe Ramutin me shume se Tao Tao apo Niko Pepmbuku, zagar qe leh dhe paguesh me parate e inceneratorit te Tirane qe nuk ekziston.
Po ke duhet te mbroje dhendrin e Serbis komunistin Berrisha apo Ludovikun e kanaleve , Vokshi i Enver Hoxhes pa harruar Tonin Paloka sekretar i PPSH kalojme te pionieri Enverit Tritan Shehu....Po e mbylle se ka shume
Une do te te quaja PATRONAZHIST,por te pakten a te japin ndonje lek ?
Te sheshi me uturak dhe sanduic..!!
Dritani ka plotësisht të drejtë. Edhe Rexhep Qosja në debatin historik me Kadarenë mbronte idenë se ne jemi gjysëm perëndimorë dhe gjysëm orientalë. Kemi të gjitha tiparet e një pazari oriental. Mjafton të shohësh se si e bllokojnë sheshin kombëtar 2 - 3 herë në vit "europianët bythêpêrpjetë"! Brenda vetes time mendoj se nuk jemi pjesë e BE-së në shumë drejtime, por kur kujtoj se si është katandisur dhe po katandiset Bashkimi Europian, me ata miliona zezakë dhe arabë që mban brenda gjirit të tij, atëhere them se pse mos të na pranojë edhe ne?!
Shumë e qartë z. Hila.Tani,a mund të na sqarosh:si mund të bëhet një emision, kur nuk të lënë të flasësh, apo kjo është meritë e drejtueses të emisionit?
Kur shkruhet e verteta si ne kete Easton konkret ne Shqiperi te kundervihen dhe te vene epitete pra nuk pranojne ate te vertete mbi sjelljen tone
Shkeplqen dhe nga servilizmi alla oriental i sojit Hila.
Je shum i sakt
Dritanit ti hani këtë Saliun tim
Po bakshish ka në perëndim? Ka, madje, diku, ta shënojnë në faturë. Pra, bakshish apo korrupsion është i njëjtë, pse lejohet kur ai që të shërben merr rrogën? Shumë e madhe apo e vogël, kjo pagesë konceptualisht, është njëjtë. Epo meqënëse nuk e njohin si koncept të parregullt, e ligjërojnë duke e shpallur: e shënojnë në faturë. Si origjinë është shumë e lashtë, që atëhete, kur njeriu social e lejoi vehte, ti japë dikujt pak më shumë se vetes. Pra nuk është koncept lindor. Dy saktësime: Lindje - Perëndim, nuk është krijim Britanik, por shumë më i vjetër, - Perandorak Romak, kur kjo perandori u nda në dy pjesë: në të lindjes me kryeqytet Romën dhe atë të lindjes me kryeqytet Konstandinopojën; më vonë përtej botës përreth, quhej: lindja e largët apo perëndimi i largët. Ndarë më pas dhe me grupimet më të mëdha fetare të krishtera: ortodoksët me sinod në lindje, katolikët me papë në perëndim. Shqipëria është në buzë të kësaj ndarje. Thonë se katolikët u përhapën më Shqipërinë e veriut për shkak të kërcënimit të Stefan Dushanit, për tu dalluar nga serbët ortodoks. Në vëndet e pushtuara nga Dushani, u bë përpjekje për një kishë unitare, por në zonat ortodokse u vazhdua drejtimi me sinod, kurse ritet i bënin si katolikët (Dallojnë psh pashkët tona, gereke, bullgare, dhe rumune, nga ato ruse)____ Kurse privatizimi korruptiv që duket qartë, privatizuar një aset shtetëror me ta zëmë gjysmën e vlerës së tregut, sipas shëmbullit tuaj, siç duket, konsiderohet si lajthitje administrative të paaftësisë profesionale, nga legjislacioni atje, por jo korrupsion, pasi siç thamë nuk e njeh atë sepse vetë sistemi ekonomiko shoqëror është i ndërtuar mbi këtë bazë. Hetimi, ndoshta, nuk ka vërtetuar shtesë të depozitave, veç një banesë disa mijëra euro, edhe sikur privati, pa "faturë" ti ketë paguar 10% të vlerës dhe ata i kërkojnë llogari për këtë, jo për shuma të supozuata (diferencë treg - fakt).
Komenti më i sakt për mendimin tim i “ pse mos na pranojnë edhe ne”. Shumë sakt por harron një gjë zotëri shqiptarët nuk janë si afrikanët, etj … njerëz që ulin kokën dhe punojnë, ne nuk bëhemi zap. Ne kemi dhe një të keqe tjetër shtypin i cili qe i shumëfishon gabimet e shqipëtarëve. Sipas shtypit shqiptarë vetëm shqiptarët bëjnë drogën, bëjnë vjedhjet… bëjnë edhe vrasjet, këto e përkeqesojnë imazhin e shqiptatëve. Dhe e fundit ne jemi me kulturë turkoshake.
Ky Dritan Hila (bashke me Ramen) e ka vendin ne shekullin XIX, se atehere ndahej bota ne europiane “te civilizuar” dhe “orientale” te mbrapshte. Sot “orientali” kinez dergon anije kozmike ne hapsire. Pastaj, nese qenkemi “orientale”, atehere pse u dashka te zvetenohemi duke hyre ne BE?
Shkrimi I mire por shkrimi dhe tere debadet behen per Kosin dhe jo per vete Ska asnje rendesi nese Kosi ka apo nuk ka te drejte, ska asnje rendesi nese hyjme ne BE apo jo rendesi ka si ta mundim korupsionin katastrofik qe na ka zene fryemen per veten tone (jo per Kosin, jo per BEne) Dhe kjo fillon kur ne mes shqiptareve duke folur shqip te pranojme mes vetes se kush jemi e jo te genjejme veten apo te bejme me detyrim ndryshime se I kerkon Kosi
Dhe kjo ndarje nuk eshte gjykim racist. Korrupsionit eshte ves, eshte pjelle e bashkeudhetare e sistemi ku kemi hyre. Mund te ulet e te ngrihet, si intensitet, por nuk mund te zhduket.Madje ushqyen edhe luftrat. Analizoni sjelljes e Trapit dhe thoni qe korrupsionit I tij nuk nxiti luften.
O castro ziso, jane te maskuar si shqiptare. Flasin me mire se ne shqip, njohin mire per ta manipuluar historine, duken paqesore etj... Jane semundje e bute e fshehur. Njoh shume si ky qe thua ve doren ne bible e kuran se ky eshte shqiptar i mire.. kur kam mesuar per origjine e tyre me delnin boshnjake gorane vllehe rome... Ky qe mbron me kaq zell nje vlleh si Rama eshte dhe nje arsye me shume qe konfirmon dyshimin tim. Gjirokastrite me kane thene qe eshte vlleh me origjine muslimsnizuar.
Cfare thua o hilja dijegjysmaku? India ESHTE lindje, orientale. Por ate e kane qeverisur perendimoret, britaniket per dekada pafund! Cfare vendi e konsideron ate?! O gomar, nje grusht vllehe rome GORANE LGBT bullgare SERBOSHNjaket greket etj qe udheheqin prej shekulsh realisht kete vend, po shtrydhin dhe gjakun e ketij Populli e vendi! Ne Shqiptsret ketu skllever te tyre! Dhe skllavi qenka i korruptuar??!! Ik mor zar!
Te qenit lindore nuk do te thote qe duhet ta pranojme se duhet te mos e luftojme.Nga sa lexojme cdo dite ne forma te ndryshme shume pushtetar ne perendim jane po aq te koruptuar.Rastet jane pa fund.Per mua eshte se cili eshte qendrimi qe mbajme dhe si i etiketojme pa vertetuar te "koruptuarit".Thenia e ish ambasadorit Amerikan Z.Hunders se:kudo ka qeveri te koruptuara por, jo nje popull i tere sic jane shqiptaret.Ne ne mungese te sherbimeve,ne spitale,bashki,kadastra e kudo duam ti zgjidhim gjerat me rushvet.Lufta kunder korupsionit duhet te filloj duke plotesuar kerkesat e popullit sa me mire.