Liberalizimi i shpifjes? Ja si standardet e BE-së përgënjeshtrojnë Gonzaton

25 Mars 2026, 18:00Blog Carlo Bollino

Parlamenti shqiptar ka miratuar pak javë më parë një ndryshim të kodit penal që parashikon dekriminalizimin e shpifjes për gazetarët profesionistë. Megjithatë sot perfaqesuesi i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato, e konsideron ende një porosi të paplotësuar të Brukselit. “Negociatat po ecin përpara, por ka ende punë. Specifikisht në çështjen e dekriminalizimit të shpifjes, objektivi më i lartë për BE mbetet dekriminalizimi i plotë në linjë me standardet e BE”, tha Gonzato ndër të tjera. Kutpohet kështu që në Bruksel nuk mjafton që në Shqipëri gazetarët profesionistë të jenë të lirë të shpifin, por duhet ta bëjnë këtë edhe media-killerët, politikanët dhe qytetarët e zakonshëm. Midis të gjitha emergjencave që po përjetojmë, është befasuese që Gonzato vendos në krye të listës pikërisht liberalizimi i shpifjes, një produkt që në Shqipëri gjendet me bollëk përtej çdo kufiri të tolerueshëm. Nga mëngjesi deri në darkë jemi të rrethuar nga shpifjet dhe nuk kam dijeni për askënd (as gazetar, as politikan) që të jetë ndëshkuar seriozisht për këtë.

 

Gonzato citon standardet e Bashkimit Evropian, por janë pikërisht këto standarde që e përgënjeshtrojnë. Midis 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, vetëm në dy vendet shpifja është dekriminalizuar plotesisht: Romania dhe Malta. Është e vërtetë që Këshilli i Evropës ka shtyrë prej vitesh drejt dekriminalizimit të plotë, por fakti që asnjë shtet nuk e ka bërë këtë duhet të thotë diçka. Debati që po zhvillohet në shumë vende të BE, ku edhe pse konsiderohet vepër penale, asnjë gazetar nuk është arrestuar ndonjëherë për shpifje, është më i thjeshtë nga sa e paraqet Gonzato: Brukseli kërkon të mbrojë lirinë e shtypit, jo lirinë për të shpifur. Dhe në Shqipëri gazetarët e vërtetë tashmë janë të mbrojtur. Këmbëngulja e Gonzatos, që imagjinojmë vjen si sugjerim i Brukselit, për të nxitur anarkinë në fushën e dezinformimit, duket e tepruar dhe jashtë vendit.

 

Shpifja në vetvete konsiston në përhapjen e një akuze të rreme ndaj dikujt dhe nuk kuptohet si kjo mund të shndërrohet në një vlerë për t’u mbrojtur. Problemi i vërtetë lind kur një kallëzim për shpifje përdoret edhe kur shpifja nuk ekziston, dhe kështu ai kallëzim i rremë bëhet një instrument për të penguar lirinë e shprehjes. Por sot emergjenca e vërtetë në Shqipëri janë fushatat e baltës, të shndërruara në një armë brutale që përdoret nga politika për të intimiduar kundërshtarët, jo numeri i kallzimet kundër shpifes.

 

Ka diçka kontradiktore dhe të sëmurë në pretendimet evropiane që e konsiderojnë si shprehje të liberalizmit instrument të tmerrshëm të shpifjes, të përdorur më parë nga Stalini, Enver Hoxha dhe çdo diktator tjetër për të legjitimuar persekutimet e tyre. Çfarë ka demokratike në njollosjen me të pavërteta të imazhit dhe integritetit të një individi, dhe pse Brukseli synon të mbrojë këtë sjellje? Shpifje ketu ka sa të duash, nuk ka nevojë të mbrohet edhe më shumë.

 

Në Shqipëri mungojnë shumë gjëra që në Evropë janë me bollëk, por sigurisht nuk mungon shpifja, e cila këtu qarkullon me tepri si në pak vende të tjera. Në televizione, në mitingje politike, në debatet parlamentare, në rrjetet sociale dhe në shtyp, populli shqiptar përmbytet nga shpifjet deri në pikën që opinioni publik nuk arrin më të kuptojë çfarë është e vërtetë dhe çfarë është e rreme, dhe ky është kërcënimi i vërtetë për qëndrueshmërinë demokratike të vendit. Gonzato shqetësohet që ky lumë balte të lihet i lirë të rrjedhë, por bën dy gabime: gabimi i parë është se, nëse synohet liberalizimi i shpifjes, duhet fillimisht të rregullohet tregu i medias edhe online, duke bere trasparenca mbi pronaret dhe duke asgjësuar killerët, gjobaxhinjtë dhe të gjithë ata që i financojnë, duke filluar nga politikanët. Gabimi i dytë është se liberalizimi i shpifjes është realizuar tashmë nga reforma e hartuar nga ekspertët e Bashkimit Evropian, e cila u ka dhënë superfuqi një Prokurorie speciale pa kontroll dhe ka zbrazur nga gjyqtarë e prokurorë gjykatat e zakonshme, duke i lënë qytetarët e thjeshtë në një vend pa Drejtësi. Nëse një qytetar që ndihet i shpifur në Shqipëri sot do të donte të padiste një politikan, një fqinj apo një gazetar, duhet të përgatitet të presë vite për të marrë drejtësi për shpifjen e pësuar. Koha e pritjes për një vendim përfundimtar në një proces penal është mbi 5 vjet dhe për një proces civil mund të arrijë edhe 8 ose 10 vjet. Ndërkohë shpifësi ka gjithë kohën për t’u hakmarrë më tjeter shpifje ndaj tij për faktin që ka kërkuar drejtësi.

 

Shqipëria duket se është bërë laboratori për eksperimente sociale që Bashkimi Evropian nuk arrin t’i testojë në vendet e tij anëtare, si një landfill ku hidhen materiale misterioze që askush tjetër nuk i do.

 

Unë jam gazetar dhe flas si viktimë e shpifjes, një vepër që e vuaj prej vitesh për shkak të një partie politike që, pasi më ka përndjekur pa ndërprerje që nga viti 1994 për shkak të profesionit tim, më ka shpallur madje një ditë më parë “kryemafiozi numër 1 i mediave shqiptare”. Drejtësia, tek e cila kam bërë vazhdimisht apel dhe që vazhdoj ta përdor si mburojën e vetme për t’u mbrojtur, nuk më ka mbrojtur kurrë sa duhet. Shpifësit, megjithëse nuk kanë mundur kurrë të paraqesin prova për akuzat e tyre pikërisht sepse janë thjesht shpifje, vazhdojnë pa u shqetësuar të më linçojnë. Cila është pra urgjenca për të dekriminalizuar një vepër që tashmë në 95% të rasteve mbetet pa ndëshkim?

 


Ambasadori Silvio Gonzato është një diplomat me fat, sepse ndryshe nga shumë kolegë të tij nuk e ka provuar në lëkurën e vet një fushatë të vërtetë shpifjeje të prodhuar në Shqipëri. Është një shpifje pa kufij, pa turp, e egër, e pandalshme, e vazhdueshme. I uroj të mos e përjetojë kurrë dhe, nëse një ditë do t’i ndodhë, edhe ndoshta do të ndiejë nevojën për t’u mbrojtur nga Shteti. Por kur kjo nuk do të mund të ndodhë “sepse shpifja e pësuar nuk përbën më vepër penale”, nuk do të ketë të drejtë të protestojë: duhet të jetë i lumtur dhe të falënderojë që jeton në Shqipëri, e kthyer ndërkohë në ishullin e lumtur të shpifësve, i vetmi vend në botë që ka pranuar standardet më të mira të Bashkimit Evropian. Si në kohën e Enverit, kur stalinistët e huaj vizitonin Shqipërinë e uritur dhe të terrorizuar dhe duartrokisnin të kënaqur për sa i bukur ishte Njeriu i ri.

19 Komente

  1. B
    Bënët Bëci-KM në hije.

    Pse I djeg kaq shume bytha Karllos së Agimes? Ai "nuk shpif fare" per vehte. Eshte naiv si bebe me prinder transgjinore qe ushqehet me glasa nga ferma e shpendeve Surrel AKSH InceneratorBalluku shpk

    Përgjigjjuni
    1. Kutuzovi

      Liberalizimi i shpifjes do te detyrrojne njerzit te bejne vetegjyqesi. Kur nje person ankohet ne prokurori apo ne gjykate dhe nuk ja zgjidh problemin e rende te shpifjes,atehere ai do mare automatikun dhe do t'a vras ate qe shpif. Jetojme ne kohen e demokracise kapitaliste qe eshte koha e padrejtesive.

      Përgjigjjuni
    2. T
      Tani

      Pavarsisht se jam kundër Bollinos në atë çfarë përfaqëson si " gazetar- pronar mediash" ", p.sh, nuk kishte ditë që të mos na "informonte" se inceneratorët punojë ( viktimë e këtij informacioni edhe unë) por për këtë cështje ka 100% të drejtë. Dekriminalizimi i shpifjes do na çojë në ararki totale informacioni ose thënë ndryshe " kurvë që kurvë ishte ( media) por tani do bëhet edhe më vulë"

      Përgjigjjuni
      1. v
        vezhguesi

        Sakte. Me e bukura eshte se ne baze te informacioneve te shpifura, SPAK-u mundet te hape dosje dhe te plasi ne burg cdo individ per dy ose me shume vjet se do ti duhet te hetoje. Ka shume te drejte Karlo qe thote se Shqiperia eshte bere laborator eksperimentesh i Europes dhe shembulli me i mire eshte SPAK-u, i cili kur abuzon me ish presidentin dhe ish kryeministrin si dhe me nje zyrtar te zgjedhur sic eshte Veliaj, merret me mend se cfare mundet te beje me nje qytetar cfaredo.

        Përgjigjjuni
        1. N
          Njeriu

          Eh, sa shume po na bien ne qafe neve... nga te gjitha anet. Edhe ky Silvio Gonzato, ashtu si edhe ata qe kerkonin qe çdo grup ne Shqiperi te behej minoritet, etj etj.... nderkohe qe Greqia nuk njeh asnje minoritet. Kur shumica e europes nuk i pranon, pse ti pranojme ne? Liria e shpifjes do te thote pasiguri totale... te njerezve dhe i hap rrugen ço lloj krimi dhe antishqiptarizmi... se ujku mjegull do.... Po qene qeveritaret tane aq injorante...

          Përgjigjjuni
      2. Çika mal

        Me Karlon nuk ka as një gazetar apo kanal televiziv që krahasohet Po ta gjykosh me qetësi dhe objektivitet do të shikojmë se ky problem është nga më shqetësuesit për sa i përket ruajtjes së dinjitetit njërëzor qoftë politikan deputet kuadër i të gjitha niveleve deri te presidenti dhe km ministra ,prokuror e gjykatës . Shpifja e gjithë llojshëme në Shqipëri nuk është një gjë e rastësishme as dhe aksidentale por një det i tërë i thellë dhe i qelbur që bën pis infekton dhe deziluzionon këdo që i atribuohet Pra shpifja në shqipëri ka fituar të drejtën të bashkëjetojë dhe të rritet e të mbyt këdo e për çdogjë Shpifsi nuk kursen as kënd biles e bën me kënaqësi me mburrje dhe me pagesa marramendëse nga njërës që ju intereson tëshpifin për politikanë drejtues shteti administrae apo përme thjeshta më imoralja kur edhe për komshiun grua burrë vajzë apo nuse shpifsi e ka gati repertori tekstin dhe fjalët akuzat thashëe themet shpifjet më monstruose i vërshojnë dhe i ndjekin në çdohap të jetës dhe familjet e shkreta çfarë heqin kur ju hidhet opinioni mbi shpinë dhe nga kush ???? Nga shpifësi sa ordiner dhe profesionist siç ndodhi me Babale Saliani . A duhet lënë ky pyll të rritet? Jo jo pylli duhet krasitur pastruar dhe ruajtur Kjo duhet të ndodhë edhe në Shqipëri me shpifjen të krasitet nëpërmjet ligjeve dhe të mos e lëmë të vegjetojnë shpifsit profesionist dhe të ruajmë opinionin e shëndosh duke i vënë në mengenenë e ligjit që edhe pak të dënohen përsëri mirë ju bën se marin mësim Dhe ja pyesni Salianin që e një vit burg e bëriqë edhe pse se pranon një mësim e mori . Ky Gonzatoja i BE mirë bën që e ngre në parim këtë problem se ka frikë se mos bën gabim parlamenti dhe në vënd që të krasit me kujdes pyllin e harlisur të shpifjes mos e marin mbarë dhe presi gjithë pyllin. Sidoqoftë z Gonzato mos u bëj merak se parlamentarët politikanët deputetët dhe gazetar të veçantë e kanë vet këtë merak dhe nuk i mëshojnë sëpatës se e din që presin dhe këmbët e veta sepse kjo kategorinnjërëzish janë të parët që e mbushin thesin me shpifje dhe i zbrazin në parlament dhe në mediat që kanë fituar shumë përvojë në këtë plantacion shpifjesh e maskarallëqesh që ju hedhin në shpinë njëri tjetrit .

        Përgjigjjuni
        1. Kutuzovi

          Cika mal Bravo! Koment i saket dhe i vertete. te lumt.

          Përgjigjjuni
          1. B
            Bureto

            Siç e ka thënë dhe Kadare, "shpifsi është më i rrezikshëm edhe se vrasësi". Nën presionin e Brukselit, dekriminalizimi i shpifjes në Kodin Penal shqiptar, ishte gabim i madh. Ashtu si vrasësit me pagesë dhe shpifësit, sidomos ata recidivistë (përsëritës apo profesionistë si psh. Sa-lehu) nuk janë kaq masivë, ndaj ndëshkimi i tyre në mos me burg me gjoba të majme, veç mirë do t'i bënte mjedisit shqiptar kaq shumë të ndotur me shpifje, këtë ves të ndyrë.

            Përgjigjjuni
        2. .
          ...

          Shpifja është shpifje me përkufizim të saktë. Midis të tjerave është paraqitja e realitetit e deformuar dhe e rreme, e pa justifikueshme nga ai që e bën, apo dëshmitarë të tretë. Si e tillë, në daç ta përdorin gazetarë, publicistë apo persona të ndryshëm juridik e fizikë të "ndershëm", "profesionistë", me "integritet moral", etj, në daç këta, por "jo të ndershëm", apo ta përdorin regjime diktatoriale apo demokratike, ta ketë përdorur Stalini, Enveri, Hrushovi, Fan Fani, De Gasperi, Andreoti, De Goli, Çërçilli, Kizingeri, Bushi apo së fundmi Trampi dhe kush të duash nga politikanët, "diktator" apo "demokrat", nëse është e tillë, ajo është e dënueshme me fe e me kanun sepse sjell pasoja për një biznesmen, njeri publik apo qytetar të thjeshtë. Jezu Krishtin e dënuan për shpifje, nëpërmjet shpifjes. Shpifja, jo vetëm nuk duhet të dekriminalizohet, por duhet të kriminalizohet mjaft rëndë; përjashtim mund të bëje vetëm ndaj politikanëve me njëri tjerin. Këta të fundit mund ta bëjnë në aspektin politik, pa dalë më rrethana të jetës personale: luftë ideologjike, partiake, programore etj; të tjerat, që sjellin pasoja, të ketë dënime shpërblyese me vlerë monetare apo detyrim ligjor përgënjeshtrues. ____ Bolino, mos shpif me Shqipërinë e Enverit, se ajo, po ndërtonte një shoqëri të re (ashtu siç e kishin menduar) më pak të terrorizuar, - sepse ishte demokratike për shumicën -, sesa në Italinë neofashiste të mafiozeve botëror të kohës dhe të bandave mafioze të Kalabrisë dhe Siçelisë të risktivizuara dhe nga amerikanët, ke harruar (në filmat tuaja neorealist i kemi parë, gjith ditën nakarona haej, asnjë ndryshim me shtetin "stalinist" që shan)? "Stalinistët" e botës, përfshi edhe ata italian, se ka patur shumë të tillë Italia e Gramshit, e Bandjeta Rosa-s", e "Bela Çao-s" etj, vërtet çuditeshin me një popull të papërulur nga embrogot që shtynte, ashtu, në varfërinë e tij, në ulje të përherëshme të varfërisë shekullore, drejt përparimit e prosperitetit, drejt një shoqërie të barabartë, pa shfrytëzim të njeriut prej njeriut, kur perëndimi kish nga pas veç trashëgimisë kultirore dhe ekonomike edhe planin Marshall të "rimëkëmbjes". Nuk ishte italia San Remos, as Un Disko per le State, e as reklamat e shndritëshme të Karozelos, por ajo tjetra, e pasqyruar në celuloidin e Kinemas italiane. E hartove pohimin e Andreotit pasqyruar më Gladio, për masakrën psikologjike të perëndimit pas 1945-ës, madje edhe nën hundën e "socialistëve" e "komunistëve" italian? Për veprimet e fshehta subvetsive të NATO-s në kurriz të popujve të tij e të tjetë, që nuk e dijeni? Nëse shqiptarët nuk do të kishin të hanin, për 40 vjet, popullsia nuk do të shkonte nga 800 mijë në rreth 4 milonë: gati 1 milion në 10 vjet; por do të kishin vdekur, ose do të qenë rritur pak si në perëndim, meqënëse ai regjim nuk i linte të emigronin çirak ose mercenar jashtë, se u duhesh për të shërbyer vetveten. E tani, pas '90-ës, në 35 vjet, nga 4 në 2,4 milion, diferenca, shërbëtor tek ju. Mos i hy politikës së shkuar se mbytesh. _____ Mos ma shaj vendin sido të ketë qënë; mir apo keq, me gjak apo paqësisht, i kemi zgjidhur vetë telashet, me dhimbje dhe mundim të madh dhe nuk duam të na i përmendin të huajt, aq më shumë italianët, pa lëre se ç'thotë kryeministri i ynë, se s'ka ç'thotë. E vërtetë a jo, një shkrimtar yni dikur, ka thënë në mënyrë figurative: Shqiptarëve telashet prej perëndimit i kanë ardhur, që më lashtësi, duke personifikuar Italinë. ______ Për të tjerat, këto të sotmet, jam me ty, jo me Gonzaton, se është i atij lloji politikani si të Gladio-s, që përmenda më lart. Mund të kemi një kuptim naiv për BE-në, - si ne për Italinë dikur në "stalinizëm", - por shpifja për ta (Gonzatot) është një lloj i veçantë i terrorit psikologjik, ndaj për ta, u duhet të dekriminalizuar shpifja, në mbrojtje të sistemit politik, kaosi psikologjik i shpifjes mbron sistemin duke e bërë të vërtetën të padukëshme. Kurse dikush thoshte: trazoje, që të kthjellohet, ë, e hollë kjo, që ka tënë ai, dikushi, po ecën atje, më vend të tij edhe pse në një regjim terorizues.

          Përgjigjjuni
          1. R
            Rorirota

            Bollino ka të drejtë kur thotë se Shqipëria është bërë eksperiment për shumë këshilla e reforma që Europa po na i sugjeron. Dua t’i them vetëm se në kohën para 90- ës, shpifja dhe thashethemi ishte vepër penale, sigurisht nuk ishte e lehtë të provohej, por ama nuk mbëshhtetej dhe kritikohej nga opinioni. Tani ti sheh Berishën të shpifë nga dita në ditë, ka 35 vjet avazi, që e ka bërë frymë të tijën dhe partisë që drejton, dhe është shembulli më i mirë i shpifësit edhe në socializëm.

            Përgjigjjuni
            1. G
              Gonzato qenka mashtrues

              Bravo Bollino, ja ke qit bojen kungullit Gonzato.

              Përgjigjjuni
              1. k
                kacidhja

                Merru me njeriun e ri qe krijuat, me ideologjin tuaj, keto 35 vjete dhe lere at te kohes se demokracide se vertete o Karlo ideatori.

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Salehu

                  Ne cilin vend te Euvropes lejohet te shpifesh dhe te jep lajme te rrenjeshme te thote homja I euvropes ne Shqiperi, ky ashte skandal

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    LORA

                    Dekriminalizimi i shpifjes,ne nje vend si yni ku 95%e shpifjeve nuk denohen eshte synim i gonzato-ve per t'a futur shoqerine shqiptare ne kaosin moral vetshkaterrues ,qe mbyt pa meshire te verteten.

                    Përgjigjjuni
                    1. G
                      Goni

                      I madhi Bolino

                      Përgjigjjuni
                      1. .
                        .

                        Ne shtetet e BE Shpifja denohet me ligj !!nga dy vjet e gjer ne gjashte vjet heqe e te drejtes liris sipas rrezikshmeris se permbajtjes .Shpifja è rend apo e lete mund te çoi ne hakmarrje personale.Per persona me dinjitet shpifja eshte nje agresion qe I cenon dinjitetin pesonal. per individin i cili per momentin apo per nje koh deri sa e verteta te dale mund te kaloje ne hakmarrje personale.

                        Përgjigjjuni
                        1. P
                          PADREJTESIA

                          Shpifia eshte e duhet te jete veper penale e denueshme.Ne nje vend ku te pavertetat jetojne ne liri te plote dhe shpifja eshte"dyshimi i arsyeshem" tregon qe s'ka drejtesi.Te thuash nga mengjezi ne mengjezin tjeter,hajdut,kriminel,narko shtet,anetar bandash e plot te tjera ,nuk mund te quhet se SHPIFESI (kushdo qofte) duhet te perballet me drejtesine,ndryshe ndeshkimi do te behet me kodin zakonor te vetegjyqesise.

                          Përgjigjjuni
                          1. B
                            Berti

                            Psh, a e ka marre pronen mijera meter katrore prone shteterore me nje euro , nese jo atehere ata qe shpifin duhet te denohen, nese po, atehere ky eshte nje korrupsion i paster dhe Bolino eshte perfituesi i korrupsionit.

                            Përgjigjjuni
                            1. D
                              Doktori

                              Bla bla bla!!! Ai qe shpif nuk duhet te mbrohet....gjall ne bote...kushdo qofte: Gazetar,deputet, politikan, fshesaxhi... prind...bashkeshort apo kushdo qofte. Si duket ka ardhur fundi i demokracise kapitaliste. Ne se teprohet me mbrojtjen e shpifjes...shume shpejt do vij DIKTATURA... qe do ta bej zap shpifesin. Ajo "bukuroshe" ti ve K*** ne big!

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje