Në fillim të shtatorit të vitit të kaluar kryeministri Rama hodhi për herë të parë në publik idenë e uljes së numrit të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Më tërhoqi ideja, sepse isha marrë me këtë temë si gazetar pesë vjet më parë, me një shkrim me titull: “Të ulet numri i deputetëve”, botuar në gazetën “Panorama”, më 12 mars 2010.
Më 21 mars të këtij viti, pra shtatë muaj pas shtatorit të kaluar, në takimin me partiakët socialistë, zoti Rama e përsëriti këtë ide. Përsëritjet e politikanëve nuk më emocionojnë, jam mësuar me to tash 35 vjet, por më bëri përshtypje ajo që tha shefi i qeverisë me kete rast:
“Ne do zbresim numrin e deputetëve dhe besoj për këtë jemi vonë, … kemi të gjithë kohën që t’i thërrasim shqiptarët në referendum dhe ndaj do çojmë përpara ligjin e munguar për referendumet, sepse ka edhe tema të tjera që duhet t’i vendosim përpara shqiptarëve…” Pra, një referendum për “numrin” e deputetëve, po edhe për “çështje të tjera”. Kështu e kuptova frazën e tij.
Nga kjo frazë e gjatë kryeministrore më intereson vetëm çështja: pse duhet të vendoset me referendum numri i deputetëve. Për dijeni të tij, numri i sotëm i tyre, pra 140, është vendosur në Kuvendin e Shqipërisë me konsensus në parlamentin e parë pluralist në vitin 1991 dhe jo me referendum. Kam qenë vet atje si gazetar atëherë. Pra nuk ka qenë i nevojshëm referendumi. Numri i deriatëhershëm i deputetëve, që nga regjimi komunist, ka qenë 250.
Pas hedhjes së idesë së kryeministrit Rama në muajin shtator, nuk ka patur kundërshtim nga askush, as nga opozita, as nga aktorë të tjerë të shoqërisë. Ideja pra, është racionale dhe e pranueshme nga të gjithë. Arsye tjetër kjo që nuk ka nevojë për referendum. Për te ndihmuar idenë se nuk është i nevojshëm shpenzmi i kotë i kohës dhe i parave publike për këtë çështje, po sjell edhe një herë tjetër këtu disa nga argumentet kryesore të shkrimit të publikuar gjashtë vite më parë. Përsëritja është mëma e dijes, thotë populli.
Në Kuvendin komunist të para vitit 1990 kanë qenë 250 deputetë. Ky numur kishte brenda tij “aspektin politik dhe ideologjik”, sepse në të duhet të zbatohej “vija e masave”. “Deputetët” mblidheshin katër herë në vit për 24 orë të qëndrimit në Tiranë, miratonin vendimet e partisë, të paravendosura nga Byroja Politike dhe largoheshin.
Edhe në parlamentin e parë demokratik ishte i njejti numër, 250. Mezi e nxinte salla e Kuvendit gjithë atë turmë burrash e grash, që rrinin ngjeshur me njeri – tjetrin si sardelet në kuti. Deputetët e tij e bënë, të paktën, një punë të hajrit: ranë dakord me konsensus që në parlamentin e ri pas një viti, të ishin jo më shumë se 140 deputetë, pra 110 më pak. Numri 140 i deputetëve pra, ka mbetur që nga viti 1991, plot 35 vjet tashmë.
Në këtë drejtim (konsensusi pra) ndikoi edhe ndonjë deklaratë e një deputeti demokrat të opozitës së asaj kohe, zotit Ylli Vejsiu, profesor në ekonomi, i cili, duke dalë kundër vullnetarizmit komunist të deriatëhershëm, tha se “vetëm zogjtë këndojnë pa u paguar”, kështu që duhet të rriteshin “benificet” financiare për depuetët në kushtet e reja të demokracisë. Shkurt, ulja e numrit të deputetëve ishte edhe çështje financiare, sepse tani deputetët do të bëheshin me rrogë etj.
Në Kuvendin e ri të dalë nga zgjedhjet e 22 marsit të vitit 1992, zë fill numri i sotëm i deputetëve: 140. Kjo shifër ishte e justifikuar për atë kohë, sepse popullsia e vendit, ende e pranishme këtu, ishte rreth katër milionë. Kështu vazhdoi kjo për tridhjetepesë vjet, pra deri më sot. Dhe për këtë nuk pati nevojë për referendum.
Tani popullsia, për shkaqe natyrore dhe të tjera të lëvizjeve migratore, ka rënë dhe po bie me ritme të shpejta dita – ditës. Ajo sot është aty te 2,4 milionë banorë. Pra është pakësuar me rreth një të tretën e asaj që ka qenë më 1991. Kjo do të thotë se numri i përfaqësuesve të popullit në parlament, nuk është i dhënë një herë e përgjithmonë. Ai duhet të ndryshojë, duke u ulur (ose ngritur), në raport me njerëzit që përfaqëson. Ky është njeri argument.
Argumenti tjetër ka të bëjë me cilësinë e “mallit” që shkon në Kuvend. Është fakt se trupa e deputetëve, e majtë dhe e djathtë, lë shumë për të dëshiruar. Rreth tetëdhjetë përqind e tyre janë të panjohur për popullin dhe mbeten të tillë edhe pas katër viteve të aktivitetit parlamentar, sepse nuk kanë shfaqur vlera në kohën e “ngrohjes” së karrigeve në parlament prej tyre. Nuk ua di askush as emrin, as fytyrën, as vlerën, as kontributin që kanë dhënë për vendin.
Ka edhe një arsye tjetër “të jashtme” se përse duhet të jetë më i vogël numri i deputetëve në Kuvend. Parlamentet e vendeve demokratike kanë shumë më pak deputetë, në raport me numrin e popullsisë. Dhe ndërkohë që ne “vdesim” për të shkuar në Europë, nuk duhet të presim që të na venë kushte të tjerët edhe për numrin e deputetëve të parlamentit. Se ja, për shembull, sa deputetë kanë disa nga vendet demokratike perëndimore, në raport me numrin e popullsisë së tyre: (flitet për dhomën e ulët të këtyre parlamenteve)
Italia, me një popullsi prej 59 milionë banorësh, ka 630 deputete, ose mesatarsht mbi 94 mijë banorë për një deputet. Gjermania me 83 milionë banorë, ka 709 deputetë, ose afërsisht 120 mijë banorë për çdo deputet. Franca me 67 milionë banorë, ka 338 deputetë, ose afërsisht mbi 190 mijë banorë për çdo deputet. Britania e Madhe me 67 milionë banorë, ka 650 deputetë, ose rreth 120 mijë banorë për çdo deputet.
Po Shqipëria si e ka këtë raport? Në vendin tonë me 2.4 milionë baborë rezidentë, kemi 140 deputetë, ose rreth 17 140 banorë për çdo kokë deputeti. Pra kemi pesë herë më shumë deputetë sesa ka Italia dhe nëntë herë e gjysmë më shumë deputetë sesa ka Franca, në raport me popullsinë. Kjo nuk shkon, nuk shkon fare.
Po sa duhet të jetë numri i deputetëve në parlamentin tonë? Nuk them se duhet të bëhet menjëherë si në vendet e mësipëme. Kjo do quhej një “saktificë e madhe”, sepse në rastin më të mirë, sipas modelit të Italisë, Shqipëria do të duhet të kishte jo më shumë se tridhjetë deputetë në kuvend. Por të paktën të jetë me pak se njëqind, si hap i parë. Më tej mund të shikohej prapë, në varësi të popullsisë.
Pra, ju lutem, nuk ka nevoje per referendum të kot kjo puna e numrit të deputetëve. Ideja e uljes së numrit të tyre eshte hedhur nga zoti Rama që në shtator të vitit të kaluar dhe nuk ka patur ndonjë kundërshtim ndaj saj nga asnjë palë. Të gjithë janë dakord. Mos harxhoni më kohë e para kot për të. Populli shqiptar do të jetë i lumtur, kur të mësojë se do ulet numri i deputetëve. Vetëm nëse kryeministri kërkon një “fitore plebishitare” në një referendum pa kundërshtarë, kjo është punë tjetër, që u kushton shqiptarëve disa milionë euro pa arsye.
Pas uljes se numrit te deputeteve fle lepuri! Kerkon te krijoje senat dhe te fuse ne te Sali Berishen e topallin dhe tju jape imunitet te perjetshem dhe keshtu shpeton dhe spakun nga veteturperimi!!!!! Pra jane tallur me popullin e vendin si u ka dashur prapanica Sali serboboahnjakut dhe EDVIN vllehu! Me shkrujt me shume eshte haram... JUPE KUJDES KUR TE PERDORIN...
Ke të drejtë burazer. Sikur të marrëm Italinë e motrës, që për 94.000 banorë ka një deputet, i bie që në Shqipëri të kemi 25,5 deputetë ? Ka lezet. Dhiten të gjithë punët. Qeveria me 25 ministra. Parlamenti me 25 deputetë. Na hëngç munë Hamdi Jupe.
Po ti hodo cari duhet te jesh dhjeputet qe ha qyl si analfabet qe je,prandaj nuk je dakord me kete (jo me aq pak deputet por te pakten 100). Me mire me referendum se eshte e pa diskutuar se do kete fitore,kurse ne parlament asnje analbet qylaxhi nuk voton pro se humbet privilegjet
Po kerkohet me referendum se nuk do Saliu (e dhene nga bisedimet qe jane bere) ,pasi eshte ndrhshim kushtetus.
Hamdiu flet për kohën kur nuk kishte Kushtetutë. Kjo ql kemi sot u miratua në vitin 1998 dhe në të është sanksionuar numuri 140 i deputetëve rënë dakord me konsensus qysh në mars 1992 . Tani që të ndryshojë kjo shifër lipsen, ose 94 vota më Kuvend që nuk bëhen dot kollaj dhe shpejt, ose në këtë rast, referendumi shihet si mekanizëm ç'bllokues. Edhe vetë Kushtetuta në fuqi, për shkak të bojkotit që i bëri atëhere opozita e Saliut (si gjithmonë), me referendum është miratuar.
Hodo Golemi ka frike se mos shkurtohen deputetet dhe humbet faren e kosit.Per aq banore sa kemi mbetur ,edhe 50 mender deputet jane shume.I ke pare ne parlament si tallin bythen me parate e tua?Te jesh i bindur se nuk eshte humbje e madhe po ti reduktojme.Rama e ka tjeter kund hallin per referendumin Te krijoj senatin qe te pleqerojne te lumtur,te bej republiken parlamentare me te drejte rizgjedhjeje disa here e te vihet vet president.Ne qajme pse siken Saliu por sic ka thene padishau yne skeni pare gje akoma,edhe ky do ngjitet te karikja dhe nuk do shkulet dot.,vecse kur ta therasi Ai lart
80 deputetë janë shumë, megjithatë le të jetë aq, se kryetarët e partive duhet të bëjnë qoka me ata që u shërbejnë, t'u japin ndonjë ngastër deputeti, se, sidoqoftë, servilët duhen shpërblyer sipas shkallës së servilizmit dhe kryeservilëve u takon të parëve të jenë përfaqësues të popullit me urdhër të kryetarit. Referendumi duhet bërë për të shmangur vickëlat e opozitës, sepse demokracia për politikën allashqiptarçe është punë pazaresh: opozita mendon se me pozitën nuk mund të bjerë dakord pa fituar diçka që mbush xhepat e tyre edhe kur i fut një hu mbrapa demokracisë. Le të bëhet byrek me mut, po të paktën të bëhet me referendum, që të ketë edhe firmën e pushtetit të drejtpërdrejtë popullit.
Referendumi duhet bere per menyren sesi zgjidhen deputetet dhe nuk i duhet lene kursesi komisoonit gjojs te reformes zgjedhoe bi partizan te dy strukturave kriminale PD dhe PS. Shqiperia nuk duhet ndare ne 12 zona zgjedhore, por vetem ne Nje zone e gjitha se nuk jemi me shume se nje lagje e Stambollit.
Ne Shqiperi nuk duhen fare deputete or Zoteri...... Ne Shqiperi duhet nje Kryeminster si tip magazinieri dhe nje Minister i Brendshem dhe 3 Police.... Nje polic ne Shkoder. Nje polic ne Tirane dhe nje polic ne Vlore......... Jemi populli me frikacak ne bote, lere se fryhemi si gjela se nuk ka ligje......... E pame 45vjet me xhaxhin sa trima jemi ne si popull
Me ja bërë të dijtur votuesve këtë analizë,hapur kundërshtojnë rrugën e shpenzimeve e të mashtrimeve.
Referendumi duhet të bëhet dhe bilesështë i vonuar Sepse është një mënrë absolutisht e domosdoshme jo vetëm për numërin e deputetëve por dhe për çështje të tjera midis të cilave hyn dhe domosdoshmëria e ndryshimit të ligjeve për frejtësinë që ka marrë një deformim që vetëm vota e popullit i jep drejtim dhe ska as ligj as maliq as kuvend as gjykatë përfshijë dhe atë Kushtetuese që tsa rrëzojë votën referendare të popullit Pra mirë e ka idenë z Rama Përsa i përketë numërit kjo duhet parë në raport dhe me sasinë e komisioneve sepse në Shqipëri ka akoma me qindrs ligje që duhen bërë dhe pëveç mijëra ligjeve që janë miratuar por kanë nevojë për shtesa ndryshime e përshtatur me legjslacionin Evropian ku ne duam të futemi Por edhe për një periudhë 20 vjeçare numëri i deputetëve mundet dhe duhet të jetë minimumi 100 .
Mund të bëhet me referendum por duhet numër tek, jo çift, që kur të bëhen ligje, pas diskutimit të hidhen për votim e mos të bëhet pengesë numri për të mos arritur një rezultati. Nuk e di shifrën por 89? Do ishte perfekt. Mos të ngelen fjalë të kalohet në veprim.