E drejta e pamohueshme e protestës

23 Mars 2026, 09:00Blog Nga Ardi Stefa

Një njeri që nuk proteston është një njeri që ka hequr dorë dhe është dorëzuar përballë realitetit.

Një njeri që nuk proteston, nuk është as i qetë, as i duruar. Ndoshta është i zhgënjyer kur ka parë si kanë përfunduar çdo javë "protestat më madhështore që i kallën datën regjimit." Dhe, pasi ka parë se si janë mbyllur zhgënjimi për rezultatin ka qenë edhe më i madh...

Protesta nuk është vetëm një thirrje të dalësh në rrugë, pankartë apo zë i ngritur. Është refleks i ndërgjegjes. Është reagimi minimal që të dallon nga një kafsha. Kur padrejtësia bëhet normë dhe ti nuk reagon, nuk je më qytetar, je spektator pasiv.

Një njeri që nuk proteston mësohet me gjithçka. Me padrejtësinë, me korrupsionin, me gënjeshtrën. Ai nuk i lufton më, i justifikon. Fillon zëulët me një “ç’të bëjmë” dhe përfundon te “kështu ka qenë gjithmonë”.

Pikërisht këtu, ai pushon së qeni faktor dhe kthehet në dekor të pushtetit.

Mosprotestimi është forma më e heshtur e dorëzimit dhe e pranimit të gjendjes, mjerimit, vjedhjes, korrupsionit. Dhe një shoqëri që nuk proteston është e mpirë, e lodhur, e dorëzuar.

Por ekziston edhe një rrezik tjetër, më i rafinuar: manipulimi i kauzave. Jo çdo protestë është e pastër dhe jo çdo thirrje për të protestuar nga organizatorët është e sinqertë.

Një njeri që zgjedh të protestojë duhet të ruajë edhe një gjë tjetër po aq të rëndësishme sa zëri: vetëdijen.

Kauzat nuk duhen lënë të përdoren si flamuj të përkohshëm nga ata që kërkojnë pushtet, jo drejtësi.

Të protestosh pa menduar është po aq e rrezikshme sa të mos protestosh fare. Sepse nëse nuk e mbron kauzën tënde nga manipulimi, dikush tjetër do ta përdorë atë kundër teje.

Një njeri i lirë nuk është ai që thjesht del në protestë. Është ai që di pse del, për kë del dhe, mbi të gjitha, është ai që refuzon të bëhet vegël e të përdoret për interesat vetjake të liderëve.

Dinjiteti nuk qëndron vetëm te zëri që ngrihet, por edhe te zëri që nuk blihet.

Prandaj dilema nuk qëndron në faktin se, çfarë është një njeri që nuk proteston.
Por...: çfarë është një njeri që proteston, por për kauza që nuk i përkasin më?

8 Komente

  1. T
    Trotski

    Proteste PO Dhune Dhe Sali Kerma JO

    Përgjigjjuni
    1. r
      ramiu,saliu: Jeni ju pa jemi je

      Nje pozicion, teper negativ, deri ne kriminalitet, eshte ai i ashtuquajtures media shqiptare, qe vazhdon vec e pozicionuar ne dy llogore dhe e fiksuar me lehje te ndersjellta pa fund kunder taboreve te ramiut dhe saliut, qe ne keto mbi tre dekada, vazhdojne te renojne nga themelet etnine europiane te ketij vendi, te shkaterrojne dhe me tej te ardhmen historike dhe mireqenien duke e boshatisur, ne mase popullsine e Shqiperisej, nga pjesa me vitale e saj. Dhe per me tej, ti katandisin, treguesit e zhvillimit te ketij vendi, ne nje gjendje te mjerueshme dhe te pa shprese.Dhe duke perfituar, nga nje reagim prej te vdekuri te shoqerise, sundimtari, pa u trazuar, vazhdon te thelloje veset me te mbrapeshta njerzore, mbi skllevrit e vet, duke e zgjatur dhe me tej sundimin e vet.Dhe kur misioni primar i nje medie te vertete, eshte te zgjoje dhe te drejtoje drejt shesheve te protestes, shoqerine, kur sundimtaret bejne krime dhe padrejtesi kunder, kunder vendit dhe shoqerise, ne gjithe funksionet e saj, kjo medie hesht dhe vazhdon te lehe pa fund, neper gazeta dhe qenefet televizive, vec se si po´´ ngerdhehen´´ hordhite e ramiut dhe saliut;ke do te heqin dhe ke do te emerojne ata nga klanet e tyre.Pra media e ketij vilajeti, ne menyre ta hapur apo te heshtur, jane detashmente rreshtuar krah ramiut, apo saliut, dhe ndonje ze i ngjirur i vetmuar objektiv, mjaftohet vec me ndonje analize, qe shuhet, brenda qenefeve burokratike te studiove.

      Përgjigjjuni
      1. k
        km

        Ashtu eshte.vetem nje gje nuk thekson-paligjeshmerine ne proteste-dhunen ne proteste-interferimin e terrorizmit ne proteste.Jane pikerisht keto qe i cvleftesojne protestat.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mesuesi

          Djalosh , une , nje ish mesues I moshuar , ju lexoj me " uri " te gjithe Juve djemeve te kulturuar , qe e doni vetveten , familjen tuaj , Atdheun tuaj , Shqiperine , qe I keni te qarta , te kethejllta fare , konceptet liri , demokraci , drejtesi ...! Ju , Ardit , Ermal (Peci) , Indrit , zFitim , Ergys e plote yje te tjere ( Dua ta theksoj se nga grup Zoti mori Namirin , ish nxenesin tim te mire , modelin e djalit fisnik...!) , edhe pse jeni zeri I shpreses , duhet edhe ta shoqeroni mesazhin e ketyre fjalene edhe me trokun e konkretes ... Brezi juaj eshte e vetmja shprese . Duhet te nxitoni , duhet te veproni . Duhet ta clironi kete popull nga psikoza cmendurake qe pret ta shpetoje nga berishizmi vete Berisha , qe pret Metamorfozen e djallit ne engjell !

          Përgjigjjuni
          1. M
            Ms.

            " Ramiu , Saliu : jeni ju , pa jemi ne " , konstatimi me I vertete . E rende ta thuash , Po kjo eshte e verteta : e gjithe energjia mendore , te gjitha mesazhet qe perciell ky det fjalesh ne Shqiperi , mjerisht , eshte ne sherbim te se keqjes per shqiptaret .

            Përgjigjjuni
            1. J
              Je kot fare

              Idiot funksionel te protestosh do te thote te jesh militant.... mazhoranca e popullsise nuk eshte e atashuar me politiken dhe nuk ka pse protestone...... Une kam nje voté dhe e hedh per kandidatin , partin qe me binde ose nuk votoje. Kur shikoje homme sapiens sapiens te dale nga shpella qe kane zbarkuar ne Tirane , detyra IME si shqiptar eshte qe keta rrugaçe mos ti votoje......

              Përgjigjjuni
              1. A
                Antiprotestuesi

                Nuk ka në botë protesta të udhëhequra nga partitë politike. Protestat janë ose spontane, aty ku ka shoqëri civile, ose të drejtuara nga sindikatat, ndërsa partitë, opozitare qëndrojnë në prapaskenë dhe fërkojnë duart… Protesta janë këto që zhvillohen në Shqipëri, të udhëhequra nga një nongrata dhe nga të rinj kokëbosh që i shkojnë prapa një plaku të rrjedhur? Jam shumë më i qetë që nuk protestoj (ka 1000 arsye për të protestuar…) se sa të protestoj për kauzat personale të plakut Mere dhe 30-40 rrogëtarëve të PD, të cilën kauzën e vetme kanë sigurimin e emrit në listat e mbyllura zgjedhore…

                Përgjigjjuni
                1. B
                  BARDI

                  Shkrime qe ne thelb nuk tregojne te verteten,nuk rrahin te problemi ,por te vobeksia e shpjegimit te realitetit.Te dyja partit kryesore me drejtuesit e tyre jane njera me e ndyre se tjetra.Partia e saliut(pa pike vlere) ,dhe atjetra e edit (njesoj si tjetra me deputet koti pa asnje vlere,turp qe i thote kreu qe pa mua skeni asnje vlere),njera koti qe bene cdo jave protesta pa bereqet dhe me veprime kriminale dhe tjetra me kryetarin qe mbron hapur vjedhjet e taksa paguesit shqiptar me taksa hajdutrie duke vjedhur popullin me veprime antiqeveritare duke rjepur popullin me taksime hajdutrie( shembull nafta vjen ne shqipri me 6o lek per liter paguhet cdoganimi me x vlere dhe pluse merr prape shtet 120 lek per liter ,vetem ne shqipri behet kjo vjedhje e hapur nga qeveria) dhe keto para 50% shkojne ne tendera dhe 30 % ne xhepat e haduteris se qeveris.Me e keqja eshte qe dhe organizmat e drejetesis jane nga njerez qe te gjithe te perlyer aq sa jane te etiketuar me nofka nga lideret e nga vartesit njeren lavire bulevardi tjetrn kurve,palosh i gjate etj por te dy kreret te etiketuar per vjedhje ne mnyra galopante per vjedhje te popullit dhe pritet qe ky popull nuk ngrihet per protesta?Media dhe ajo qe per 5 piastra e ka shitur autoritetin e vete se ndryshe nuk mbijeton me nje popullsi kaq te vogel sa kemi mbetur dhe me thoni ku do mbeshtet ky popull ne keto kushte ? Mbetet faktori i jashtem qe gjithecka ne shqipri varet prej tije dhe jo nga qeveria e cila me veprime satirike duke pasur dhe shumicen e cilesuar ne parlament i bejne HOSANARA,faktorit te jashtem qe me veprimet e tyre jane kthyer ne servil e ushqyes te veprimeve tallese ne sy te popullit qe e kane detyruar rinin ne gjetje te largimit nga atdheu qe jo me shume se 40 apo 50 vjete ky vend do te shkruhet ne histori qe dikur ka egezistuar

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje