
Prej muajsh një pjesë e mirë e analistëve tejet kritikë ndaj qeverisë kanë artikuluar një tezë që në dukje është pragmatiste: dëshirat e figurave të reja brenda PD-së, si Ervin Salianji apo të tjerë, për të garuar dhe për të marrë drejtimin e partisë janë legjitime, por të kota. Sipas tyre, kjo për faktin se historikisht, që nga themelimi mbi 30 vite më parë, PD ka funksionuar si një strukturë e personalizuar rreth Berishës. Në këtë logjikë, çdo përpjekje për garë të brendshme konsiderohet e destinuar të dështojë, pra e pajustifikuar.
Nëse pranohet si e mirëqenë ideja se Partia Demokratike është pronë e Sali Berishës, atëherë, në mënyrë të pashmangshme, pranohet edhe një realitet tjetër: Shqipëria mbetet de facto nën kontrollin politik të Edi Ramës. Ky është një ekuacion i thjeshtë, por me pasoja të rënda për pluralizmin, demokracinë dhe të ardhmen politike të vendit.
Pra, këtu kemi një problemi thelbësor: nëse kjo tezë pranohet pa kundërshtim, atëherë nuk kemi të bëjmë thjesht me një analizë pesimiste. Në të vërtetë kemi të bëjmë me një dorëzim edhe intelektual edhe politik. Sepse të pranosh që një parti kryesore opozitare është pronë e një individi, do të thotë të pranosh se nuk ka alternativë reale pushteti. Dhe nëse nuk ka alternativë reale, atëherë pushteti aktual nuk sfidohet – ai vetëm sa konsolidohet.
Kjo është arsyeja pse pranimi i “PD-së së Berishës” si normalitet është në të vërtetë pranimi i “Shqipërisë së Ramës” si fatalitet.
Argumenti bëhet edhe më i fortë në kontekstin aktual. Berisha është tashmë një figurë e konsumuar dhe kontestuar jo vetëm brenda vendit, por edhe ndërkombëtarisht. Statusi i tij si “non grata” dhe izolimi nga faktorët kryesorë ndërkombëtarë nuk janë thjesht etiketa politike, por barriera faktike për rikthimin e tij në pushtet. Themi kështu sepse është e vërtetë që qeveria është akuzuar për abuzime zgjedhore, veçanërisht në zonat periferike, ku varfëria dhe faktorë të tjerë rural e bëjnë votën më të manipulueshme. Por, është po aq e vërtetë që Berisha dhe modeli i tij politik nuk kanë arritur të fitojnë as në bastionet e mëparshme urbane, aty ku vota konsiderohet më e lirë dhe më e ndërgjegjshme.
Kjo tregon se problemi nuk është vetëm manipulimi, por edhe mungesa e besimit. Dhe kur opozita nuk prodhon besim, rotacioni politik shndërrohet në një iluzion, apo më thjesht një rrotë që rrotullohet pa prodhuar ndryshim.
Në këtë situatë, faktori ndërkombëtar luan një rol vendimtar, por jo domosdoshmërisht në favor të ndryshimit. Në një botë gjithnjë e më të tensionuar, ku konfliktet gjeopolitike dhe pasiguria globale dominojnë agjendën, vendet e vogla si Shqipëria trajtohen përmes prizmit të stabilitetit. Dhe në këtë prizëm, Rama shihet si një aktor i besueshëm. Kjo sepse ai ka garantuar një nivel stabiliteti të brendshëm dhe ka qenë i linjëzuar me interesat perëndimore në rajon dhe më gjerë.
Kjo qasje nuk është e rastësishme. Në periudha tensionesh, krizash apo konfliktesh globale janë teoritë realiste që shpjegojnë mardhëniet ndërkombëtare, ku stabiliteti dhe siguria prevalojnë ndaj demokracisë dhe standarteve liberale. Në këtë kontekst, faktori ndërkombëtar nuk ka shumë interes për të investuar në ndërtimin e një opozite të re dhe të panjollosur.
Dhe pikërisht këtu qëndron problemi shqiptar: duke mos sfiduar Berishën brenda PD-së, dhe duke mos ndërtuar një alternativë reale opozitare, politika shqiptare i jep Ramës atë që ai ka më shumë nevojë – mungesën e rrezikut. E thënë më qartë, nëse opozita mbetet e kapur nga e shkuara, qeveria mbetet e sigurt për të ardhmen. Prandaj, është e patolerueshme të pranohet si fakt i mirëqenë se Berisha e ka pronë PD-në. Berisha nuk është thjesht një figurë e kontestuar. Ai është kthyer në simbolin më të qartë të pamundësisë së opozitës për t’u rinovuar. Ai nuk po lufton për të fituar kundër Edi Ramës, por për të mos lejuar askënd tjetër të sfidojë Ramën. Në këtë kuptim, Berisha është shndërruar paradoksalisht në aleatin më të fortë të pushtetit që pretendon se kundërshton. Sa më gjatë të qëndrojë ai në krye të PD-së, aq më e sigurt bëhet fitorja e Ramës — jo për shkak të forcës së qeverisë, por për shkak të dobësisë së qëllimshme të opozitës.
Një opozitë që nuk lufton për të qenë alternativë, nuk është opozitë – është justifikim për pushtetin.
Ky është provokimi që duhet të shpalosë çdo analizë serioze sot: a po e pranon shoqëria jonë që politika shqiptare të reduktohet në një duel të konsumuar, ku njëra palë nuk mund të fitojë dhe tjetra nuk ka pse të ndryshojë? Nëse përgjigjja është po, atëherë problemi nuk është më as Berisha dhe as Rama. Problemi jemi ne.
PD ne duart e Hamasit, Shqiperia ne duart e Amerikes!
Ja pra si vertetohen 100% ato qe them une ne kete forum te nderuar mecorapas. Jo se jam ndonje profit a parashikues, por se i permbahem se vertetes dhe fakteve reale. Ja, logjikojeni vete, edhe pse dite pushimi, perseri ka nje mori shkrimesh per "hallin e madh te PD-se"! E c'eshte me e lezecmja, autoret e ketyre shkrimeve jane te gjithe socialiste, patronazhiste, dmth mercenare te regjimit te Ramaduros! Ok, mercenare te regjimit hajduteror jane, dhe duan edhe keta placken e tyre, po te pakten te perpiqen te kete pak logjike ne ato qe shkarrashkruajne! Absurdi shkon me tutje: kur qajne hallin e PD-se, idiotet edhe po nuk e paten ne mendje, edhe pa deshiren e tyre pra, lene te nenkuptohet qe kjo qeveri eshte e korruptuar, se keta nuk e meritojne te jene ne pushtet, qe duhet te ikin etj etj... kjo nuk thuhet, por i paraprin vetvetiu argumentit qe vjen me pas me "mungesen" e alternatives! Permbledhur shkurt: Qeveria e korruptuar - por nuk ka aletrnative ( nenkupto: keshtuqe te mbajme kete qe eshte gjithsesi); Edi Rama i korruptuar - por nuk ka kush t'i zere vendin( nenkupto: keshtuqe te mbajme RAmen gjithsesi); t'i mbajme, thone, se nuk kemi alternative tjeter dhe kjo per faj te Opozites, te PD-se ... derisa te shpiket nje Opozite e re, nje PD e re, qe do te duhet te kete keto e ato kritere, qe i vendosim ne - pra deri atehere ti mbajme dhe gezojme keta qe kemi...! Ja keshtu jane te gjitha shkarrashkrimet qe i qajne hallin Opozites. Une i them e c'nuk i them Rames; me te permbledhur i them Monster; por keta qe i bejne skete lloj sherbimi atij, jane edhe me te ndyre se ay vete; zvarranike te peshtire qe i lepine byythen Monstres, ja c'jane!
Skypion....Citoj " patronazhiste...dmth mercenare te regjimit te Ramaduros...mercenare te regjimit hajduteror...monster...zvarranike te peshtire qe i lepine bythen monstres". Ose nderro doktorin, ose nderro ilacet se qenke keq fare.
Ajatulla sali krimineli me bashibozuket e tij jane faktor qe Shqiperija eshte dhe do te jete ne duart e rames,sot hordhite e saliut do sulmojne per shkatrrim e djegije dhe nuk po e kuptojne se sa me shume marrezira te tilla te bejne aq me shume rritet urrejtja ndaj tyre.... A mund te jete Shqiperija ne duart e mulit,vokshit,zhelalit cunit fari pordhes,shalqinit te lushnjes e ca budallenj te tjere
PS eshte ne duart e berishisteve te tij brenda PS qe e adhurojne me shum se ata brenda PD, opozita e vertet ne Shqiperi = SPAK, Policia, njerezit e ndershem dhe guximtare
Po , problemi jemi ne , budallenjte dhe maskarenjte e ketij vendi . Berisha dhe Rama Jane ne qejfin e tyre ...
Cfare investimi me te madh nderkombetar per opoziten, se shpalljen boterisht non grata te familjes, kerkon o gazetar???? Vjen verdalle dhe nuk thua gje.
O Xhori, po xhe Shqiperine zoteria juaj e dashka ne duart e Berishes, ta beje si PD? Kush me shime se Rama do ta afronte Shqiperine me boten, se pari me Europen? Pse mohoni rolin e votuesve per zgjedhjen e liderit te tyre? Dhe nese ju Xhoro dhe te tjere si ju, doni ta beni Shqiperine ta tallin jashte, nuk u lejon populli me voten e tyre. Ju kini punen tuaj, populli ka te veten, grini sallate sa te doni.
Një shkrim korrekt, i thjeshtë, bindës. Ne kemi 82 vjet që drejtohemi nga individë të cilët qëllim të vetëm kanë pushtetin dhe jo shtetin. Kur dihet, shteti ndërtohet nga njerëz me nder e dinjitet, ndërsa pushteti mbrohet nga individ që vetëm me nderin nuk kanë të bëjnë.
Saliu dhe organizata e tij terroriste pd nuk ka asnje ndryshim nga Hamasi dhe Hezbollahu.Sali krimineli dhe kriminelet qe I shkojn nga pas jan gati te djegin Shqiperin per pushtet,edhe pse shqiptaret nuk I duan.
PD lindi si shprese per shqiptaret por krimineli Sali e ktheu ne nje bande kriminelesh.
Mendoj se banda terroriste pd sa vjen e po tkurret,tani Sali kriminelit I kan ngel disa cyryk dhe te droguar.
e degjuat thirrjen e berishes "bashkojuni me ne (berrishen vrasese, hajdud e pro serb e me ilir floririn super hajn e budalla). te njohin dhembe dhemballe ty sali karagjic e gruan tende sllobodanka, njofin edhe fazlichin mikun tend qe e bere anetar te keshillit te sigurse kombetare te shqiperise, te njofin si vrases te remzi hoxhes , 4 ne bulevard, 27 ne gerdec , vrave 3000 shqiptar ne 1997, vrave 400 kosovare me naften qe i dhurove slobo miloshit, vrave ollashin, zhulalin ,pjeter arbnorin, vrave gramoz pashkon e qindra te tjere, krijove ushtri kunder vlore e jugut e urdherove zhulalin, babain e nje anakalistje me mbiemer zhulla qe din 1000 here me pak se donika gervalla e soooniillla meeeeeccccc. ne te semes me gjithe serbet o berrisha karagjici
Tē jesh intelektual tek ne është të bësh një thes me pyetje, pa përgjigje.Intelektualet sot janë si mafja, asgjesojne njëri tjetrin.Po ç'thua o Xhori(e) Saliu normalitet, Edi fatalitet. Futja kot.
SALIUN Njani e do ma shume se femijet,tjetri me shume se baben kurse me heroiku I tha:"po me the preje njanin krah une e presi". Keta jan idiotet qe do dalin sot ne protest, njani ma idiot se tjetri.