Nga Luan Rama
Mbrëmë u arrestua drejtori i burgut të Peqinit.
Pretendimi?
U tha se një magazinë ku kultivoheshin disa mijëra rrënjë bimë narkotike qe pronë e tij.
Sot u lirua.
U tha se magazina - plantacion me drogë nuk qenka e drejtorit, por e vëllait të tij!
Një gabim?
Jo!
Është një skandal!
Prokuroria e arrestoi pa prova. Policia veproi pa kontrolluar faktet.
Më e pakta, a nuk mund të verifikohej më parë në zyrat e kadastrës a të hipotekës se e kujt është prona - provë krimi?!
Po Ministria e Drejtësisë çfarë bëri e çfarë bën?
Cili është qëndrimi i saj dhe përse nuk informohet opinioni?!
Një qytetar i pafajshëm (nëse lirimi i tij nuk është ndonjë kombinacion apo truk policor ose hetimor!), u vu padrejtësisht dhe në mënyrë arbitrare në pranga!
Kush mban përgjegjësi?
A u analizua ngjarja? Dhe nëse po, cilët u ndëshkuan për rastin në fjalë?
Ky nuk është thjesht një gabim njerëzor. As lajthitje në objekt nuk është.
Ky është arbitraritet.
Arrestimet pa verifikim nuk janë padrejtësi. Janë abuzim me drejtësinë, janë abuzim me detyrën. Janë shkelje e ligjit. Si të tilla duhen ndëshkuar.
Kush do të mbajë përgjegjësi?
Kush do të thotë “gabuam”?
Kush dontë thotë më fal!
Pa llogaridhënie, precedentët bëhen normë. Çdo qytetar mund të ndëshkohet padrejtësisht, çdo arrestim i pabazuar mund të përsëritet.
Ndëshkimi i shkelësve të ligjit nuk është opsion, është domosdoshmëri.
Në të kundërt, drejtësia shndërrohet në lojë, qytetari në shënjestër.
Në të kundërt nuk mund të ketë drejtësi dhe aq më pak besim te drejtësia!
BRAVO LUAN , BIOGRAFIA KU ESHTE???? I BIRI I KUJT ESHTE??? ETJ ETJ...
Kot perpiqet i shkreti qe me shkrimet kunder PS te beje per vete ata te PD. Karte e djegur.
E ke menduar ndonjehere qe jemi bere fare e prishur?Jemi degjeneruar si njerez si popull?Qe jemi ne shumice te tille? Mis harro se per te arritur ketu ke dhene nje dore edhe ti.
---Më arrestuan për konkurenc,-----------------------------------------------------------------------------------------------------------prodhoja kartëmonedha----------------------------------------------------------------------------------------------------------------si ato të shtetit.--------------------------------------------
Problemi qe ngre eshte i rende. Kjo gje mund t’ju ndodhe dhe juve o debila qe vetem shani. Por po ju ndodhi mbylleni gojen pastaj. Pra shkrimi nuk ben fjale vetem per nje person por te mos behet vazhde per popullin. Pastaj beni edhe biografine e njerezve “ i biri i kujt eshte “. Po keni ngelur shume mbrapa orej, si ne kohen e komunizmit
Pse cuditet Rama kur e sheh cdo dite qe ne Shqiperi vepron hapur bastioni fashist qe s'le njeri pa perdhosur. Organet doemos qe do reagojne, por pas verifikimit kostatojne se eshte vetem balta berishiste qe u ka mbetur.
Pse cfare prisni qe te ndodhe ndryshe ne Anijen Pirate Shqiperi?
Magazina ishte e tij,droga ishte e vellait.Gjykatesi pasi e provoi kanabisin vertetoi se ishte i cilesise se larte.Liroi nepunesin e shtetit dhe shpall ne kerkim vellain.Do te jete gjithe jeten ne kerkim por mundte perfaqesoje shqiperine nendonje trup diplomatik
drejtori burgut i arrestuar si pallosh mjeran, duket pa shkollim qysh ne ecje turp, kjo eshte qeverisja me merite ?? si mundet drejtoret e rames te gjithe me shkolle nate dhe diploma fallco
Problemi qe ngre Luani eshte shume i drejte si mund ti heqesh lirine tjetrit pa prova Dua tu tregoje nje rast ne nje shtet nuk ka rendesi emeri i shtetit po ngjarrja eshte reale Arrestohet nje person per vrasje vetem me dyshime dhe pas shume torturash i pa ndehuri pranon vrasjen dhe kur i kerkojne ku e ka fshehur mjetin qe kreu vrasjen ju tha nuk e mbaj mend dhe si perfundim gjykata e denon me vdekje Pas dy javesh qe u ekzekutua arrestohet nje qytetar per vjedhje pasi pranon vjedhjen tregon dhe vrasjen qe ka bere para disa kohesh dhe per kete u pushkatua personi qe ju tregova me lart Udheheqesi i atij shteti deklaroje me mire 100 kriminele se nje i pa fajshem ne burg
Bukur komenti ilirit tirane:ecen shtrember drejtori se eshte pa shkolle???.saliu ka bere dhe shkolle por ka qe ne 92 qe ecen shtrember gati te bjere djathtas kur ecen pra aresyeja juaj nuk qendron.