Nga Baton Haxhiu
Nuk po shkruaj për Ilir Metën sepse është miku im. Nuk po shkruaj sepse ndaj bindje politike me të.
Po shkruaj sepse ajo që po ndodh me të është prova më e pastër e një modeli që e kam quajtur më herët “Republika e paraburgimit”.
Dhe ky model nuk ka të bëjë me fajin. Ka të bëjë me pushtetin.
E lexova komentin e Andi Bushatit dhe më bëri përshtypje një gjë thelbësore. Ai nuk po mbronte Metën.
Ai po rrëzonte hipokrizinë. Sepse rasti i Ilir Metës nuk është më çështje individuale. Është çështje standardi.
Një njeri që ka qenë President i Republikës, Kryeministër dhe Kryetar i Kuvendit mbahet në paraburgim për dy vite. Pa një vendim përfundimtar. Pa një standard të qartë proporcionaliteti.
Dhe ndërkohë trajtimi i tij në burg, siç përshkruhet, nuk është thjesht kufizim lirie. Është degradim i dinjitetit.
Dhe këtu rrëzohet gjithë narrativa morale.
Sepse nëse vërtet do të ekzistonte një standard për prezumimin e pafajësisë, ai do të fillonte pikërisht nga ky rast. Jo nga rastet ku pushteti kërkon mbrojtje për të vetët, por nga rastet ku drejtësia ka në dorë një kundërshtar politik.
Kjo është pika ku drejtësia testohet.
Dhe testi, në këtë rast, ka dështuar.
Sepse ajo që po ndodh me Ilir Metën nuk është më thjesht proces penal.
Është përdorim i paraburgimit si instrument. Si presion. Si mesazh. Dhe kur paraburgimi bëhet mesazh, drejtësia ka dalë nga funksioni i saj.
Ndërkohë, vendimi për ta çuar çështjen në gjykim vetëm sa e thellon problemin.
Sepse vetë gjykata pranon, në mënyrë indirekte, se ka boshllëqe serioze në hetim.
Emri i Adrian Shatkut përmendet qindra herë në dosje dhe megjithatë dëshmia e tij nuk është marrë siç duhet.
Nuk ka prova materiale të drejtpërdrejta. Nuk ka firmë. Nuk ka komunikime. Nuk ka transaksione.
Dhe megjithatë, masa më e rëndë vazhdon.
Kjo nuk është më çështje interpretimi juridik. Kjo është çështje logjike.
Sepse kur mungojnë provat thelbësore dhe megjithatë masa ekstreme vazhdon, atëherë lind një dyshim i arsyeshëm. Jo për fajësinë e të akuzuarit, por për motivin e masës.
Dhe këtu hyn problemi më i madh.
Një gjykatë që nuk kërkon prova të plota. Një prokurori që ndërton akuza mbi perceptime.
Një sistem që mban një individ në izolim të zgjatur ndërkohë që vetë pranon boshllëqet e veta. Kjo nuk është më drejtësi që kërkon të vërtetën. Është drejtësi që kërkon rezultat.
Dhe rezultati, në këtë rast, duket i paracaktuar. Mbajtja në izolim.
Kjo krijon një tjetër problem, më të thellë.
Sepse kur një sistem tregon se mund të mbajë një ish President dy vite në paraburgim pa standard të qartë prove dhe proporcionaliteti, mesazhi nuk i shkon vetëm atij. I shkon të gjithëve. Politikës. Administratës. Shoqërisë.
Dhe ky është momenti kur drejtësia pushon së qeni institucion dhe bëhet klimë. Një klimë frike.
Prandaj nuk është më e rëndësishme nëse Ilir Meta është fajtor apo jo. Kjo do të duhej të ishte punë e gjykimit përfundimtar. E rëndësishme është se si po trajtohet para atij gjykimi, sepse aty matet shteti.
Dhe sot, në këtë pikë, shteti duket se ka zgjedhur rrugën më të lehtë. Ashpërsinë në vend të standardit. Paraburgimin në vend të provës. Mesazhin në vend të drejtësisë.
Kjo është arsyeja pse po shkruaj.
Sepse “Republika e paraburgimit” nuk është më teori. Është praktikë. Dhe rasti Meta është shembulli i saj më i pastër.
Nuk është problemi nëse Ilir Meta është fajtor apo i pafajshëm. Problemi është se një shtet që nuk pret vendimin për ta trajtuar dikë si fajtor, në të vërtetë nuk po kërkon drejtësi, po kërkon bindje.
Dhe kur drejtësia kërkon bindje, ajo nuk ka më nevojë për prova. Ka nevojë vetëm për kohë. Dhe koha, në Republikën e paraburgimit, është dënimi më i sigurt.
Kjo është mbrojtje për Metën..... Një pyetje kam A KANË QENË SJELLJE NORMALE ATO TË METËS KUR ISHTE PRESIDENT...... A keni parë në botën demokratike ndonjë president shteti të ulërijë e ti kapi nga uniforma policët siç bëri në zyrat e ish PD për të mbrojtur një gomar si Sali Shehu.... Vetëm një rast po ju them se Meta përditë anormal ka qenë dhe president të tillë ky vënd nuk kish parë.... Arrestimi që ju bë ishte ashtu siç e meritonte....
Me Ilir Meten jam njohur ne kohen kur ishte K.Minister. Marrdheniet me te i kam patur korrekte brenda kornizave zyrtare. E di qe nuk ka qene shenjtor, por te arrestohet ne ate menyre dhe te mbahet ne burg pa nje gjygj te kryer eshte maskarallek. Prokurorine nuk e ndalon kerrkush te kryeje hetime, por eshte a pa pranueshme qe dikush te arrestohet dhe te mbahet per dy vjet ne burg me supozimin se ka kryer nje krim. Keto gjera ndodhin vetem ne Sbqiperi ku jeta e nje individi neperkembet pa te keq dhe me e keqja eshte se pergojohen edhe nga publiku me llafe gazetash. E perseris qe Meta nuk eshte shenjtor dhe kam aresye qe te besoj se ka kryer korrupsion duke vjedhur para nepermjet atyre qe i vendoste neper poste dhe ju kerkonte gjoba, pasi vete ishte aq i zgjuar qe te mos firmoste asnje dokument.
I nderuar, zoteri Baton Stanishiqi, ti nuk po shkruan per Ilir Meten. Aspak. ti po shkruan per Erion Veliajn; ti po shkruan per lubi Ballukun; ti po shkruan, sidomos, per Edi Ramen, qe shume shpejt do hyje ne radhe. Zoteri Stanishiqi, eshte shume vone tani; mekanizmi eshte vene ne levizje; nuk mund te ndalet, edhe po te duan ata qe e krijuan. Jua kam thene: zagaret qe perzgjodhi dhe sterviti monstra Rama per t'i ndersyer ndaj kundershtareve politike dhe atyre qe mund t'i beheshin pengese kembeve brenda radheve te tij, tani po kane te tjere zoter. Nuk do te jete e larget dita, kur keta zagare-skapiste, do ti versulen dhe ta shqyejne vete monstren Rama. Me gaz e hare po e presem diten e bekuar!
Po pra , pse te zuri meraku per Meten o Baton ? Po shkruaj p.sh per ate djalin qe vodhi nje biciklete para disa ditesh , dhe gjykata e la ne burg pa afat !!!!! Ky djali mund te kete vjedhur per buken e gojes , kurse Likja edhe per macet ka banjo te vecanta te vilat e tij "te pastra" !!!!
Batoni mendon se Iliri do te dale i pa fajshem dhe nxiton te shkruaj per ti lene te besoj Ilir Meta, se Batoni e don fort dhe e ka mbrojtur kur ishte ne Burg.
Batoni nje vemje e ndyr, servil, spiun. Le ti japi ne kosov opinionet e veta ky lasko
Pse jo ne Tirane o idiot I thekur Opinione japin qytetare zyrtare gazetare nga Europa e me gjere Ke gje te shtosh
Sipas kokes festen, thote populli. Ilir meta eshte thjeshte nje halabak spiun dhe hajdut. Sikur ka dale nga bytha e Saliut dhe batonit. Ne Kosove te kane vene drune dhe po ngaterron punet dhe ketu. Merr ndonje lek per keto shkrim -sherbimet qe ben?!
https://prapaskena.com/2024/05/16/misteri-si-perfundoi-vila-e-ilir-metes-ne-duart-e-baton-haxhiut-dyshimet-per-pastrim-parash-a-rrezikon-prangat-analisti-si-likja/_______ https://pamfleti.net/de/aktualitet/baton-haxhiu-u-pyet-ne-spak-per-vilen-qe-i-bleu-ilir-metes-i226568_________ https://pamfleti.net/de/politike/vila-e-metes-perfundoi-ne-pronesi-te-baton-haxhiut-pse-analisti-shperth-i250209__________ https://pamfleti.net/aktualitet/ne-spak-te-thirren-se-bleve-vilen-time-ne-golem-si-meta-dekonspiroi-b-i233328
Bravo
https://prapaskena.com/2024/05/16/misteri-si-perfundoi-vila-e-ilir-metes-ne-duart-e-baton-haxhiut-dyshimet-per-pastrim-parash-a-rrezikon-prangat-analisti-si-likja/_______ https://pamfleti.net/de/aktualitet/baton-haxhiu-u-pyet-ne-spak-per-vilen-qe-i-bleu-ilir-metes-i226568_________ https://pamfleti.net/de/politike/vila-e-metes-perfundoi-ne-pronesi-te-baton-haxhiut-pse-analisti-shperth-i250209__________ https://pamfleti.net/aktualitet/ne-spak-te-thirren-se-bleve-vilen-time-ne-golem-si-meta-dekonspiroi-b-i233328
Bato, ke te drejte per paraburgimin, por mos harro ai ka ne perceptimin popullor nje opinion shume, shume negativ
Sakte Kreshnik.
Leri sofizmat, Baton! Ilir Metaj eshte hajn, idiot, enverist, spiun! Te tjerat I di drejtesia.
Ai meriton 60 vjet burg njeriu me pis ne kete dynja. Per cfar e do hajdut , kriminel , spiun . Duhet mos e shohi me diellin
Po shkruan për Ilir Metën se je spiun, keni një emërues të përbashkët. Pse ke ardhur në Shqipëri dhe cfare rolit ke zotrote?
Me pelqen shume qe si te gjithe sahanlepiresit me se fundemi edhe ky i radhes ndonese i vonuar po shkruan per nje nga ata prej te cileve kane kontribuar ne kafshimin e ketij vendi si perfitues nga ata qe kane bere megavjedhje e qe kane menduar per kete dite duke lene nga pas zvaraniker qe per te mos u ngelur kafshata ne fyt, kujtohen per perdoruesit e tyre.Batoni edhe me Salqiun edhe me Ilirin (jo Vrenozin) Meten.Aresyen padyshim qe çdokush e di per njeriun e perfolur edhe me Milloshin, edhe me Rugoven dhe me Thaçin dhe me Saliun,Ramen duke u bere me i gjere se sa i gjate nga llokmat shumengjyreshe te push-eteve. Ndoshta ky shkrim ka lidhe me dt.te caktuara qe Sbatoni i ka ose ne memorrje ose te shkruara diku ne ndonje ditar qe e ka gjetur kohet e fundit ne syndukin ku ka arshiven e tij personale. Ja perse ky vend nderton ekonomine e tregut ne shtratin e Lanes ,i cili tashme ketu e 35 vite ka mbartur te gjitha ujrat e zeza te ketij vendi. Eshte per tu habitur qe nje shtrese e shoqerise e shkeputur krejtesisht nga hallet e ketij populli,mbajne leksione,kumtesa e referime indirekte per te shkuaren ,te tashmen e te adhmen si te bekuar nga zoti qe jo vetem i zbriti ne toke,porse edhe u dhuroi,pushtet,te mira materiale pa sforco ,por me dashamiresi per te vetquajtur vehten si ajka te shoqerise,ku edhe pshurrosja tu duket shtresave te pambrojtura te shoqerise Shqipetare si parfumosje,ku pyetja e dites e shoqerise eshte si nuk doli njeri me perfitime e pasuri perallore te paligeshme? Per te gjithe kete shtrese shoqerore,me vila lluksoze,me para,me vetura lluksoze e prona te pafunda,sistemi qe nderroi shtresa me e varfer e shoqerise nuk ndryshoi jeten e tyre por prodhoi nje shtrese edhe me te pasur me me shume jete lluksoze pasuri te rena nga qielli, se ata qe u perfolen paraviteve 90 -te ,nen moton :Burgu per burra eshte,duke mos iu prekur as nje cent nga milionat e tyre.
O baton ty me te drejte fati te jep shancin te shkruash per miqte e tu te djeshem, sotem apo te neserm. Flet te fevzo si aristrokat, te rakipi si borgjez,te peka si revolucinar.e ke ne saje te aftesise tende, dhe xhelozia nuk te mund dot. Vec shqiptareve I mungojn, kadareja, qosja, agolli, e syroji. Njerez qe kurre nuk shkruan per miq e shoke, por per popullin . Por nga karriget Vip, ju I flisni njeri tjetrit duke futur popullin ne mes. Sa gjera thuhen dhe behen ne emer tend o popull. Dhe mbas debatit te peka, I fut batoni nje darke me peken, per te qare hallin e metes, dhe te ahmetaj, dhe te popullit. Ne emer te popullit… ne keni zot boll jipni mend.
Ky shkruan sepse do të Jistifikojë mos votimin e lejimit te arrestit për Ballukun, pra ska pse aplikohet arresti me burg për Politikanë por vetëm për popullin e thjeshte dhe fukara
Meqe te vjen kaq keq per kete mostren, shko beji shoqeri me deshire te 313, ngrysy e gdhiu te dhoma ngjitur ne burg. O u marrte muti shalet, po ka vend per arsye njerezore per Agushin e cepanit, ai eshte nje 99-nc ne anan e te keqes, atje te rri e te marrin nga 30 vjet burg bashke me ate bucen nga dibra, qe injoruan inteligjencen e ketij populli me ato poshtersira qe bene per 35 vjet.
Pse po shkruan ti Bato për Ilir Metën? Ta thomë U… Nuk po shkruan për standard se po të ishte kështu do shkruaje edhe për Erion Veliajn… Po shkruan për Ilir Metën sepse nëse ka një njeri që e njeh mirë Ilir Metës dhe është i vetëdijshëm për mëkatet e tij, që ke bërë afera me të dhe për të cilat je thirrur në SPAK, ai je ti, Bato… Po shkruan dhe po llapë çdo ditë nëpër banaqet e darkës të Fantocit apo Ylli Rrotkipit, etj. sepse janë ata, bashkë me Meron që të japin hapësira ti, Bato… Kam shumë e shumë të tjera, Bato, por po mjaftohem me kaq, pasi gjyqi i madh do të na bëhet aty lart dhe jam i sigurt që Zoti ta ka bërë gati vendin për në FERR…
Për vilën e Metajt që u bë pronë e jotja do na thuash gjë Baton ?Na hiqesh parimor dhe i ndershëm zotrote.Atje të rrijë dhe burgimin e përjetshëm e ka pak,ti sekuestrohen pronat që i ka në emër të të tjerëve
Se je ne anen e te korruptuarve?
Batoni shkruan per Ilir Meten sepse kerkon qe te shbehet nje forme e padrejte e ndeshkimit.Nuk mund te themi se Z.Meta(j)eshte apo nuk eshte fajtor.Ai dhe te tjeret e paraburgosur duhet te "pranojne"qe jane fajtorAsgje nuk ka ndryshuar nga hetuesia e diktatures vec kushteve te paraburgimit.Paaftesia e prokurorise ose protagonizmi qe ata kerkojne ne politike ka sjelle kete situate.Kerkesa ne fund e prokurorise dhe vendimi i "notreve" te tyre gjykates do te jene per shperdorim detyre.Nje akuze sa per te lare gojen.Shqiperia pas 1990-tes nuk ka pasur drejtesi,jo me drejtesi te pavarur.
Baton jam plotesisht dakort me problemin qe ngre ne perdorjen e paraburgimit tej afateve ligjore, gje qe ky institucion nuk e respekton ne asnje rast dhe te paraburgimit si mase frikesuese qe eshte perdorur nga ky institucion qe ne krijim. Nuk jam dakort fare me ty kur i permend detyrat qe ka kryer Ilir Meta. A foli ndonjehere Ilir Meta qe kete gje Po ia benin edhe popullit. A fole ndonjehere ti me shoket e tu gazetare per kete problem? Asnjehere. Atehere edhe ata le te vazhdojne dhe per Ilir Meten me shoke.