Rezoluta, Dovleti dhe Paratë e Huaja

18 Mars 2026, 09:00Blog Nga Auron Tare

Në librin e tij monumental me Kujtime, Ekrem Bej Vlora ka një pasazh i cili përmbledh, në një farë mënyre, të gjithë retorikën, servilizmin dhe hipokrizinë patriotike të politikanëve  gjatë këtyre 100 viteve të shtetit të shqiptarëve.

I ati i Ekrem beut, Syrja Vlora, një diplomat i njohur i shtetit osman që pati një rol të rëndësishëm në lëvizjen kombëtare shqiptare, e pyeti një prej bejlerëve të kohës, i përfshirë në ngjarjet e vitit 1912, se përse shprehej pro politikave franceze, aq më tepër kur nuk e lidhte asgjë me atë vend dhe nuk fliste as gjuhën e tyre.

Përgjigjja e beut shqiptar mbetet një lapidar i mentalitetit të mercenarizmit të politikës shqiptare:

“Syrja bej, austro-hungarezët i ke ti, Libohovat kanë Italinë, pasha i veriut ka serbët, me turqit janë gjysma e miletit. Po unë nga do ta marr rrogën nëse Dovleti bie?”

Kjo përgjigje, e sjellë me humor nga një vëzhgues i hollë i politikës shqiptare si Ekrem bej Vlora, në fakt është një nga dilemat më të mëdha të ekzistencës së shtetit të shqiptarëve.

M’u kujtua ky moment historiko-letrar, pasi sot isha në një panel mediatik ku një prej bashkëbiseduesve u shpreh se në fakt shteti i Iran, i cili sot u shpall një shtet terrorist nga parlamenti shqiptar, ka mbi 30 vjet që ka qenë i pranishëm në hapësirat shqiptare, duke financuar një seri institucionesh, por në veçanti politikanë shqiptarë.

Zotëria në panel tha se ish-kryetari ynë i parlamentit ka qenë financuar prej kohësh nga shteti i Iranit, dy presidentë të republikës po ashtu, klerikë, akademikë, punonjës të institucioneve të sigurisë, si dhe një ish-nënkryetar bashkie i Tiranës ishin mbështetur apo sponsorizuar prej vitesh nga shteti i Iranit.

Në fakt, imagjinoni kur një shtet periferik, pa ndonjë arsye të fortë politiko-territoriale, është kaq prezent në Shqipëri (nëse e marrim të mirëqenë deklarimin publik sot në TV). Çfarë mund të themi për fqinjët tanë?

Sa politikanë, personalitete shkencore, gazetarë, punonjës të sigurisë kombëtare, liderë politikë e kështu me radhë financohen fshehurazi nga shërbimet e fqinjëve tanë?

Sa politikanë apo njerëz me influencë në spektrin politik, në biznes, në kulturë, në sferën fetare dhe në media janë në shërbim të politikave të shteteve të tjera?

Sa projekte me interes kombëtar sabotohen apo ngadalësohen nga vendimmarrësit e shtetit tonë në dobi të politikave të fqinjëve tanë?

Sa veprime politike merren në interesa të ngushta dhe jo kombëtare?

Sigurisht, keto jane pyetje te vështira për të marrë një përgjigje të saktë. Por nëse shqiptarët nuk do të ndërpresin një herë e përgjithmonë influencat e huaja në çështjet tona kombëtare, vendi do të vazhdojë të marrë rrokopujën.

Dhe politikanët tanë do të vazhdojnë politikën e Beut te dikurshem  që me rënien e Dovletit do të hidhen në prehrin e një Dovleti tjeter , mjafton që ata të paguajnë.

34 Komente

  1. T
    Teki Opingari

    Tipik i ketij fenomeni eshte fisi i Alizoteve.Ne fillim i sherbyen Perandorise Osmane,duke perfituar poste,pasuri e flori,kur e pane qe perandorise po i binin puplat ju bashkuna Ismail Qemalit, me pas ju ngjiten e ju sherbyne italianeve, (parardhesi i ketij i dorezoi kuroren Viktor Emanuleti,e ne fund i sherbyen edhe pushtuesve gjermane.Dhe ky Alizoti i sotem,mburret se jam nga fis me emer qe i ka dhene shqiperise .Ne fakt kjo klase beljeresh sic e permmend edhe Ekrem Bej Vlora,nuk ka gjen gje tjeter vecse bythlepiresa e perfitues te pasurive kombetare e duke mos menduar asnjehere te udheheqin e drejtojne shoqerine drejte perparimit.Te njejten gje bejne edhe sot.Nje i djathte medemek "fis sojli" si ky pasardhesi i "Bejlereve" qe ne fakt me vepra e kane vertetuar qe jane sojses, i sherben dhe i lepihet nje komunisti te pandreqshem e sekretari te PK.Ja te tille kane qene Bejleret e shqiperise,thjeshte ca fshatare te pangopur qe krekosen e krihen ndryshe,por qe syrrati i tradheton,si psh ky "Beu'tjeter mender avokati Cakrani.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Ben

      Nuk cfare te shtoj…..

      Përgjigjjuni
      1. v
        vezhguesi

        Me sakte nuk behet. Faleminderit qe keni folur edhe per mua.

        Përgjigjjuni
      2. D
        Detari

        Ashtu jane gjithe skiptaret pothuajse. Autoktonet u masakruan nga turku, te tjeret emigruan itali/greqi ku akoma flasin Arbenishten.

        Përgjigjjuni
        1. v
          vezhguesi

          Per hir te se vertetes, turku masakroi vetem mbrojtesit e fundit te Krujes. Dokumentet e arkivave osmane na tregojne se nuk ka patur ushtare turq ne trojet tona me perjashtim te kohes kur vendi po pushtohej gradualisht. Mbas kesaj garnizonet ushtarake perbeheshin nga rekrute vendas qe komandoheshin nga oficere vendas. Te vetmit te huaj ishin valinjte qe qeverisnin vilajetet, por shume prej tyre u zevendesuan po ashtu me vendas, prandaj nuk ka turq apo pasardhes te tyre ne vendin tone.

          Përgjigjjuni
        2. E
          Edi

          Modh fare dhe shembulli eshte per te qare dhe per te qeshur me keta trshgimtaet e turqise Italise dhe budallenjve nder shekuj

          Përgjigjjuni
          1. B
            Berati

            Ne fakt Tare hedh nje gure ne det e yrysh debilat ta nxjerrin. Tare thote,tha ai ne TV Klan,po provat,referencat,ballafaqimet? Dhe yrysh opingari i gjeti tradhetaret tek opozita. Tare nese do te provonte te shkruante ne nje gazete europiane do te ngordhte per buke se asnje germe si botonin. Nese eshte e vertete thote Tareja....po po sqe? Artikulli yt eshte nje hiç. Hosana Baraba.

            Përgjigjjuni
          2. S
            Shqetesim

            Z. Tare e t'i e di, cili eshte ai person, kujt I sherben Ai? Them qe mund te infprmohesh kollaj. Cudija eshte aksesi ne TV ku is hit dhe ju, dhe me kryesorja eshte mosveprimi I shtetit ndaj ketyre persona e qe rrzikojne siguri e Kombetare.

            Përgjigjjuni
            1. F
              Fjala

              Po psé ka siguri kombtare Shqiperia ?

              Përgjigjjuni
              1. S
                Shq.

                Ka:se pari vete ne te ndergjegjesohemi ndaj disave qe po shtohen keto duke tentuar te na cojne drejt shteteve terrorist, te ideologjive islamike khomeiniste, shteti te kryeje funksionet e tij.

                Përgjigjjuni
              2. p
                perseri vilajet

                Mbas pushtimit osman,kur shumica jone tradhetoi fe dhe atdhe, nga frika dhe interesi, dhe u vu ne sherbim te dushmanit, dhe cuditerisht mbas viteve 90, u cfaq perseri nje dashuri malinje dhe e marrosur, karshi turkut dhe arabit, gje qe tregon qe geni shqiptar, ka pesuar nje mutacion kanceroz, qe vazhdon te doje me shume sulltanin se Europen, ku e ka vendin dhe ta ripushtoje turko-arabi, perseri kete vend, por tani nga brenda, nga keta kuaj troje pervers.

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Detari

                  Sepse shumica eshte me origjine nga azia (kurdistan-iran-egjipt) ka dhe ca mbetje te vogla turani turke mongole. Popullsia qe shume e ulet mbasi turku masakroje dhe dogji gjithe vendim, shume u larguan ne itali e greqi ku akoma flasin Arbenishten. Turku enver hoxha thjesht kamufloi fene e tyre por e verteta dhemb.

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Palluqja

                    Injorant. Po s'ke faj ti, se gjithë jetën e je kaluar në det...

                    Përgjigjjuni
                    1. v
                      vezhguesi

                      Detari-mjafton te lexosh ca libra historie qe te kuptosh se sa injorant jeni. E verteta eshte se shumica w shqiptareve, mbi 75% ne Shqiperi dhe mbi 85% ne Kosove kane genin ilir. Eshte vertetuar kjo nga studimi ADN-se te ketyre zonave. Keto jane te dhenat nga laboratoret e huaj, kryesisht ne Amerike ku jane analizuar edhe kampionet e derguara me material gjenetik te marra ne keto zona. Nga ana tjeter, po ato libra do t'ju tregojne se nga vini ju te Hellades. Pra eshte fakt i njohur historik per shkembimin e popullsive midis Greqise dhe Turkish menjehere mbas Lufterave Ballkanike, shkembime te kryera me force mbi baza fetare. Me nje fjale, nese kerkon turq e arabe do ti gjesh ne Greqi ku edhe sot quhen ponti. Ne Shqiperi nuk ka te tille, prandaj boll fole gomarlleqe. Sa i perket fese ne Shqiperi, Kosove e Bosnje ku ka myslimane, ata pa perjashtim jane me origjine te krishtere te konvertuar ne islam. Konvertimi masiv ne keto zona perkon me fillimet e trazirave qe ndodhen ne flimet e te ashtuquajturit "Revolucioni grek", qe pwr hir te se vertetes isbte komplet nje kryengritje me baza fetare e shqiptareve allvanitas. Po te kishte qene per greket, akoma do ishit nen baba sulltanit duke ngrene sufllaqe e pire uzaqe. Konvertimi i popullsive ne islam ne vendet e mesiperme u ndermor nga Porta e Larte per te krijuar nje kordon sanitar me popullsi myslimane per te ndaluar shkeputjen e zonave te tjera nga Perandoria Osmane nen ndikimin e fuqive te media sic ndodhi me Serbine Bullgarine apo Greqine. E kam spjeguar edhe here te tjera se cfare politike diskriminuse ndermoren osmanet ne Shqiperi, Kosove dhe Bosnje, por te njejtat informacione mundet ti marresh nga librat e verteta historike, por kur lexon vetem ato qe ju jep prifti i fshatit, sigurisht qe do mbetesh gomar, sic ke mbetur zotrote

                      Përgjigjjuni
                  2. M
                    Muli ka dhene intervista per UDB

                    Ka Kosova qe e ka kryeministrin nje person qe jepte leksione nga burgjet serbe e s ka Shqiperia Ke pare zyrtar te hamasit te jape leksione nga burgjet izraelite,apo terrorist nga guantanamo te jape leksione per gazetaret?Kurti ishte terrorist per serbet....por jepte leksione.

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Sotiraqi

                      Është e ditur publikisht se në Shqipëri,politikan,prijës,intelektual kulminant jetojnë nga donacionet e huaja kush nga greku,tjetri nga serbi,nga francezi,Irani e bota arabe,ca nga Italia jo pak edhe nga Rusia.Me keqardhje konstatoi se vetëm shtet dhe interesa shqiptare nuk ka.Përveq hidrocentraleve asgjë që u ngrit për 40 vite nuk ka mbet kurse në 36 vitet e fundit asgjë nuk.është ndërtuar.Ky popull do vuante për bukën e gojës po të mos ishin refugjatët nëpër botë që sado pak ndihmojnë.Të gjitha pasurit kombëtare janë shitur tëhuajve:nafta,minierat,armët,deti.Shqiptaret në tokën e tyre janë shendrruar në argat të kohës së mesjetës të kompanive të huaja.Popullsia është përgjysmuar ,toka jonë po bëhet e indianët,pakistanezëve pse jo edhe e serbve por këta të fundit kanë bërë me qindra biznese në Shqipëri pasi e kanë pllakos Shqipërinë shërbimet serbe të sigurimit.

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Anna

                        Nuk kam cfare te shtoj! Kot nuk lindi "institucioni" i BESES, si nje menyre per te luftuar pabesine apo tradhetine. Nejse, duhet me qene optimist, ne fund te fundit ne kete menyre kemi mbijetuar deri me tani.

                        Përgjigjjuni
                        1. E
                          Edi

                          Njerezit è pabese kerkojne bese vetem Injoranca nuk e kupton

                          Përgjigjjuni
                        2. I
                          ISH.OFICER I U.P.

                          Nuk e di sepse na i thotë tërë këto të shkruara nga E.VL.Ti ore djalë për sojë je i mirë po je njëllojë si shumë patriotë që u dogjën për mëmëdhenë duke i kënduar por pak luftuan për atë si ata të 1941 A.Tare për sa kohë lopa u molë mirë ishte e mirë kurse tani ????Nuk e di se çpunë e me çfarë jeton andej nga bilbilon por... si i themi ne andej nuk jan hapur depot e grekut.Dëgjo e mbaje vesh se teorin e limonit të shtrydhur ata e kanë shpikur.

                          Përgjigjjuni
                          1. K
                            Kasemi

                            Zoti ish oficer A.Tare jeton ne Amerike. Nuk i ka futur doren dikujt ne xhep. Ka qënë gjithmonë kritik me sa e kam ndjekur. Gjithmone për interesin publik. Deri më sot nuk e ka akuzuar kush per mjeljen e lopës Shtet.

                            Përgjigjjuni
                          2. R
                            RB

                            Zoti Tare. Pse merresh me thashetheme televizive kur dihet se Pjesa me e madhe e tyre jane tenxhere te zeza. Na thuaj emrin e kete ish presidenteve dhe kryetar parlamenti qe jane financuar nga Irani. Shpifje dhe vetem shpifje dhe ti si dobiç qe je thua qe e tha ai tjetri, une vetem shperndaj nje lajm. Na hiqesh dhe si i ditur dhe shperndan shpifje vetem e vetem per te share vendin tend. Je bere Amerikan 110%.

                            Përgjigjjuni
                            1. E
                              Edi

                              Se nuk ka cfare te bej. Jeton ne Nivice vetem familja ne Amerike, reatorantet nuk jane hapur akoma cte bej Tarja ?????

                              Përgjigjjuni
                              1. F
                                Fiku

                                Në fakt i nderuar nga televizioni duket se jeton në Amerikë.

                                Përgjigjjuni
                            2. 6
                              600 vjet nuk u poqe, o shqiptar kokloqe

                              e kaq e thjeshte eshte historia albanistane me shekuj

                              Përgjigjjuni
                              1. S
                                Sadiu

                                Ty katran të ka ngelur ora tek efendi Eqerem Vlora, prandaj flet përçat nëpër studjo se nuk përshtatesh dotë me aktualitetin në Shqipëri, kërko feudalizmin në të gjitha fushat edhe tani pas 100 vjetësh të kohës tënde dhe diplomat me njohurit e kohës së perandorisë së Turqisë.

                                Përgjigjjuni
                                1. Z
                                  Zio i persosmi...

                                  Element themelor i popullit shqiptar është gjuha shqipe. Por nga 1945 e tehu propagandohet me tepri e jo rralle me hile vetem kontributi i kodifikuesve te shqipes çfarë eshte teper e rendesishme, por me i rendesishem eshte fakti se gjuhen shqipe e ka ruajtur dhe percjelle populli i thjeshte shqiptar sidomos fshati. Edhe sot, kur shqipja po bjerret, struktura sintaksore mirfilli shqipe mund te qemtosh ne te folmet e fshatareve. Per analogji, te gjitha reformat nga 1945 deri me tani synojne zhdukjen e shqiptareve. Populli prodhon elite dhe jo e kunderta. Duhet filluar se pari nga vetja udhe te hesh i sinqerte me veten...

                                  Përgjigjjuni
                                  1. T
                                    Tasimi

                                    Po ky nipi beut Cakrani, me kë u shkërdhye që polli këtë soj sës. Avokati i kryehajdutit sikur gjyshi që lëpinte bythët e okupatorit, sa me një me tjetrin, mendon se duke bërë avokatinë e metes, çoç do marë nga 7 banjot e maceve. Enveri ju erdhi hakut këtyre plerave.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. S
                                      Shvejku...

                                      Tha ai tha ky Ish ish ish jepi me emra apo ke frike se te hedhin ne gjyq per shpifje o Auron thashethemexhiu.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. h
                                        himarjoti

                                        Nuk ka nevoje te germoni thelle per te gjetur se kush paguhet nga shtete te tjera.Shifni kush bertiste me shume per pafajesine e Belerit .Kish gazetare dhe politikane qe e mbronin me me pasjon se dhe vellane e tyre.Te gjithe keta e kane ngrene corben me garuzhde

                                        Përgjigjjuni
                                        1. I
                                          I lir

                                          Te lumte !

                                          Përgjigjjuni
                                          1. a
                                            astrit

                                            Aron Shqipëria u bë nga të huajt, u mbajtë gjallë nga të huajt, e po vazhdon të jetojë po nga të huajt. Na ruajtë Zoti po na u larguan të huajt, se do mbesim pa atdhe.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. F
                                              Fshatari

                                              Atehere perse e quan veten shqiptar e perse ke frike se mbetesh pa nje atdhe qe nuk e ke ( e kane te huajt qe e bene dhe mbajne) ? Ose prano qe nuk e ke e harroje, ose lufto/ndergjegjesou se atdheu behet e mbahet vetem nga shqiptaret.

                                              Përgjigjjuni
                                            2. F
                                              Fshatari

                                              SHume e drejte por ka haruar se pjesa tjeter e zoterinjve jane paguar nga perendimi. Pra ca te paguar nga lindja e ca te paguar nga perendimi qe jane zgjedhur te bejne kombin Shqiptar. Kestu ka qene e keshtu do te jete me Shqiptaret qe nuk kane as dinjitet e as kombesi ( vec kur flasin kafeneve flasin per pellazge e Ilire, per Skenderbe e per Sulltane Shqiptare. ) Si komb na ka humbur krenaria e mevestesia sepse nuk duam te punojme vete e te jemi te lire. Na pelqen dembelizmi i skllavit.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. L
                                                Laura

                                                Artikull pa llogjik, hic i kamufluar dhe i turpshem. Shume keq Zoti Tare! Pse keshtu? Ju jeni Vlonjat e familje e mire, me vjen shume keq qe jeni ju autori i ketij artikulli.

                                                Përgjigjjuni

                                                Lini një Përgjigje