T’i varësh Gaz Bardhit në qafë ndryshimet statuore

17 Mars 2026, 12:00Blog TEMA
T’i varësh Gaz Bardhit në qafë ndryshimet statuore

Nga Namir Lapardhaja

Një ditë më parë, një ndër vendimet e kryesisë së Partisë Demokratike ishte ngritja e një grupi pune për ndryshimet statuore në parti. Në krye të këtij grupi nuk u vendos as më shumë dhe as më pak vetëm se dora vetë Gaz Bardhi.

Pikërisht ai që për t’u dukur më ‘berishist se vetë Berisha’ ka deklaruar sa herë i është dhënë rasti për ta rikonfirmuar besnikërinë zvarritëse ndaj Doktorit duke u shprehur se është kundër ‘nenit Basha’. Atij neni, pra, që sanksionon dorëheqjen e kryetarit dhe mundësinë e të mos kandiduarit nëse humbet zgjedhjet.

Dhe Berisha si mjeshtër i madh i këtyre intrigave brenda oborrit të partisë që tashmë e ka pronë të padiskutueshme ka vendos Gaz Bardhin me argumentin se vetëm ai mund të mos bëhet gazi botës me ato që thotë dhe bën.

Në fakt, ka gjetur njeriun adapt për t’i thënë demokratëve vërtet unë e premtova ‘nenin Basha’, por ja s’më la Gaz Bardhi, ai është jurist dhe e kupton mjaft mirë se si funksionojnë këto punët e neneve dhe ligjeve.

Është e kotë t’i kujtojmë lexuesit se çfarë ka deklaruar vetë Berisha për këtë nen gjatë periudhës së Foltores së tij të parë ashtu sikurse është e kotë t’i përmendësh militantëve të partisë se e gjithë përplasja dhe lufta 2-vjeçare brenda kësaj force politike u bë pikërisht nën argumentin e mungesës së demokracisë, e hapjes së partisë, e një kryetari të kontrolluar nga strukturat etj., etj.

Të gjitha këto janë kot, sepse argumenti ka vlerë në një organizatë që mbizotëron arsyeja. Në të kundërtën, në ato që mbizotëron idhujataria dhe bindja ndaj liderit, ‘aq më keq për argumentin dhe faktin’.

Pavarësisht të gjithave, nuk ka ndryshim statuor që e ngjall PD-në nga vdekja klinike ku e ka çuar Sali Berisha. Kjo edhe me ndihmën e atyre që bërtasin sot në media dhe janë kundër rizgjedhjes së tij në krye të PD-së.

E për t’i vënë kapak këtyre rreshtave, sa për Gaz Bardhin që e kanë vendosur në krye të grupit të punës për ndryshimet statuore, titulli i shkrimit duhet lexuar me kujdes që të mos asociohet emri në fjalë me imazhin e ujkut për të cilin aludon shprehja popullore...

7 Komente

  1. V
    Vleshte

    Or njerez! Cfardo dhe si do te ndodhi edhe njerezit me te zakonshem e dine qe Kryetar do jete Berisha! Qe tani! Kjo eshte " demokracia" e PD. Si puna ne kohen e PPSh te gjithe e dinin rezultatin. Kur beheshin kongeset e PpSh e dining se EH, absolutist do ishte Sekretari I pare! Keshtu eshte edhe be kete rast! Berisha do jete, te gjithe e dine! Prandaj mos harxhoni para kot per te maskuar hipokrizine! Jo neni Basha, jo hapje demokratike, e prralla si keto! Tallja vazhdon! Ky Gazua eshte nje person pa integritet, qe si bene pershtypje we e wuajne me 100 epitete!

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mesuesi

      Pertej groteskut dhe stilit qe kullon ironi e sarkazme ( te goditura keto ) , interesant eshte edhe ai fragmenti qe bart kundershtine e atij takemit anti Berish sot , por qe dje sa nuk e vrane Bashen qe Po I vononte menderes se Berishes karriken e kryeopozitarit ...! C't'i besh ? Keta Jane personazhet e pjaces tone . Ate qe peshtyjne ne mengjes , e lepijne ne darke .

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tedi durres

        Me e ndershme (gjysma e te keqes) eshte qe kur te behen zgjedhjet, mos te kete kandidature alternative perballe skizofrenit, sepse ai e zhduk fizikisht pas zgjedhjeve ate qe guxon to Dale perballe. Kujdes Ervin Salianji!!!!

        Përgjigjjuni
        1. O
          O

          E bukur kjo foto, fix homo Gazo

          Përgjigjjuni
          1. d
            drejtesi e munguar

            Kryetari i bajrakut eshte Z.Sali Berisha.Bajraku eshte bajrak sot e mot e bajraktari nuk mund te ndryshoj.Ai mund te ndryshi neqoftese nderon jete.Edhe atehere ai mund te zevendesohet vetem nga nje pasardhes i tij.Shih Koren e Veriut,Shih Iranin e kudo mbreterite.E PD-ja nuk mund te devijoi e bajrakut.

            Përgjigjjuni
            1. P
              Psikologu 1

              Dmth titulli është ti varësh Gaz Bardhit karin në fyt

              Përgjigjjuni
              1. S
                Sass

                Baz Gardhi,non grata,muli,vokshi,paloqja,bylyku,e plot muter te tjere e ben pd organizat tetrroriste njelloi si hamasi

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje