Me atë që bëri kryeministri Rama duke mos lejuar heqjen e imunitetit parlamentar për ish-zëvendëskryeministren Balluku, gjërat shkuan shumë larg. Qeveria dhe kryeministri e shpallën haptaz se nuk janë të gjithë të barabartë para ligjit, se qeveria dhe qeveritarët, se politikanët dhe drejtuesit e lartë politikë, ata që kanë pushtet të madh, nuk i nënshtrohen parimeve bazë të së drejtës. Kryeministri Rama dhe Partia Socialiste shpallën hapur se ata kanë të drejtën të interpretojnë të fundit ligjin dhe kushtetutën dhe jo pushteti gjyqësor.
Shqipëria kishte vuajtur nga një sëmundje e rëndë që prej fillimit të pluralizmit në vitet 1990, kishte vuajtur nga sëmundja e marrjes së pushtetit të interpretimit fundor të ligjit dhe të drejtës nga qeveria dhe zyrtarët e lartë politikë. Që prej fillimit të viteve 1990 e deri pak kohë më parë pushteti gjyqësor kishte pasur fjalën e fundit vetëm për njerëzit e dobët dhe për hallexhinjtë, vetëm për ata që ndërtojnë mure apo gardhe për shtëpitë, për ata që nuk paguajnë dritat apo që rrihen me njëri-tjetrin për vija, për ata që kapen me hashash e të tjera. Mbi ta kishte rënë shumë e egër pesha e pushtetit gjyqësor duke i futur në burgje ose duke u marrë para me korrupsion. Kryeministra e ish-kryeministra, ministra dhe bosë të mëdhenj ishin të paprekshëm. Ky ishte në thelb, dhe duket se është, një prej akteve më perverse që rëndon mbi këtë vend. Nuk ka perversion më të madh dhe zvetënim më të pashembullt për një njeri apo një strukturë politike si qeveria apo klasa politike sesa të ngrejë veten në një pozitë të paprekshme nga çdo gjë dhe të dërrmojë apo sakatojë me ç’të mundet më të dobëtit.
Pak kohë më parë, ndoshta tre katër vite më parë, nisi të marrë jetë një qasje e re. Të paprekshmit po hetoheshin, po shkonin në gjyq, po përgjigjeshin para gjykatës. Kjo preku dhjetëra bosë të mëdhenj të krimit, ish-kryeministra dhe ministra shumë të fuqishëm. Kryeministri Rama, i cili kur ndodh diçka e mirë vrapon të thotë se e ka bërë ai dhe kur ndodh diçka e keqe vrapon të thotë se ai nuk ka asnjë faj, thoshte kudo se reforma në drejtësi ishte një përpjekje e tij dhe se ai ishte një mbështetës i madh i prokurorisë SPAK dhe gjykatës speciale GJKKO. Ai ishte shprehur se nuk do të pengonte me asgjë hetimin e politikanëve të lartë edhe po të preknin qeverinë e tij. Kushdo kishte përgjegjësi personale dhe do të dilte e të shkonte në gjykatë apo në prokurori. Tashmë ai mbrojti me forcë ish-zëvendëskryeministren Balluku. Më e rëndë është mënyra se si e mbrojti, arsyetimi që bëri. Në radhë të parë ai riktheu një gjuhë të shëmtuar të njohur prej kohësh, gjuhën në të cilën qeveria gjykon punën e gjyqësorit. Ai dha konsiderata se si po punon drejtësia, se si ajo po fut njerëz në burg pa prova, se si ajo heton pjesërisht apo në mënyrë përzgjedhëse dhe jo në mënyrë të plotë dhe gjithëpërfshirëse, se si ajo përdor copëra argumentesh etj. Personalitete më të larta të drejtësisë kohë më parë kanë thënë se qeveria nuk ka të drejtë, nuk është puna e saj të gjykojë mënyrën se si vepron drejtësia. Kryetari i Gjykatës Supreme në SHBA tha kohë më parë tekstualisht se gjyqësori e gjykon mënyrën se si punon qeveria dhe jo qeveria mënyrën se si punon gjyqësori. Kështu është ideuar dhe shkruar në kushtetutë kjo gjë. Rama tha të kundërtën.
Rama dhe gjithë ekipi i tij i PS-së thanë se ata nuk e heqin imunitetin e deputetes Balluku sepse nuk ka prova të mjaftueshme, se kjo pengon drejtësinë, sepse ajo ka një masë sigurie e cila mjafton. Ky interpretim është skandaloz edhe për nivelin më mediokër të një shtetari, të një juristi apo një studiuesi të ligjit kushtetues.
Ajo nëse është diçka provë apo jo, a është një provë e mjaftueshme apo jo, a është një masë sigurimi e mjaftueshme apo jo, nuk janë gjëra që i gjykon parlamenti, as qeveria padyshim. Këto gjëra i gjykon vetëm gjykata. Se cila është masa e sigurisë në mënyrë që hetimi të kryhet brenda ligjit dhe të drejtës nuk është diçka që e gjykon apo përcakton parlamenti, por vetëm gjykata.
Të treja degët e pushtetit, ekzekutivi, legjislativi dhe gjyqësori janë të treja të barabarta në peshë. Asnjëra prej tyre nuk ka ndonjë fuqi apo peshë më të madhe mbi njëra-tjetrën. Këto janë parime elementare. Njëra zbaton rregullat, njëra i shkruan ato dhe njëra i interpreton ato. Ato janë të ndara dhe kontrollojnë njëra-tjetrën. Liderët e këqij, politikanët e këqij, qeveritë e këqija e shtrembërojnë, e ndosin këtë mekanizëm dhe nga pozicioni i ekzekutivit, nga pozicioni i forcës, marrin në dorë edhe pushtetin e gjykatës. Kjo është një luftë e vjetër dhe njerëzit e pandalur kanë pasur si ideal parimin që askush nuk është mbi ligjin, kanë pasur parimin që gjykata duhet të ketë fjalën e fundit dhe ajo nuk duhet të jetë nën peshën e të fortit. Rama u rikthye aty ku ishim, por këtë herë më keq. Është më keq sepse nisi një rrugë, nisi diçka që ishte shpresëdhënëse dhe ajo u thye. Është më keq sepse tregoi, siç dihej, që Rama ishte po ai lloj politikani që nuk mund të pranojë të drejtën apo drejtësinë si diçka që mund të prekë atë dhe qeverinë e tij. Ai shfaqi se është njëlloj si politikanët e vjetër të Partisë së Punës, njëlloj si politikanët e këtyre 35 viteve, që nuk e pranon të hetohet, që nuk e pranon të jetë si të tjerët i barabartë para ligjit. Është edhe më keq se kjo sjellje e Ramës shkatërroi rrugën për në BE. Tani ajo është në një pikë tjetër, shumë më poshtë. Tani pushteti i Ramës ka vdekur si pushtet i një kryeministri, tani është pushtet i një njeriu që do të bëjë gjithçka, që do ta kthejë qeverisjen në një mekanizëm mbrojtjeje për veten dhe pushtetin e tij. Qeveria tani ka vetëm një detyrë: si të mbrojë kryeministrin dhe pushtetin e tij nga hetimi. Richard Nixon, kur dha dorëheqjen pasi po niste të hetohej nga Kongresi, tha se dorëhiqej sepse po të rrinte në detyrë do të merrej vetëm me mbrojtjen e vetes dhe jo me qeverisjen e SHBA-së. Imagjino një njeri me formim totalitar si këtu./mapo.al
Ky Zekthi dhe edhe të tjerë si ky, në analizën që bëjnë duken që janë inatçorë. Se çfarë kanë hequr e heqin qytetarët e thjeshtë nga drejtësia e mëparshmja dhe e tanishmja është e njohur edhe nga ata qytetarë që nuk i ka shpurë halli apo rasti në duart e tyre. Por këta analistë - gjoja parimorë, gjoja të acaruar nga me demek shkelja e parimeve nga Kuvendi - sikur të ishin të paguar nga prokurorë hakmarrës, synojnë ta shndërrojnë Kuvendin thjesht në një noter të kërkesave të prokurorëve, pa të drejtë të diskutimi, ose për të diskutuar vetëm në favor të kërkesave të tyre, duke e shndërruar kështu Kuvendin në një Instisucion të nënshtruar plotësisht ndaj prokurorisë, dhe të drejtën e Kuvendit për t'u shprehur mbi kërkesat e prokurorëve për heqjen e imunitetit të deputetëve duan ta kthejnë në një formalitet krejtësisht të kotë. Dhe këta i shiten publikut si njerëz të mençur, nga ata qiellorët që janë të vetmit që e dinë cila është e vërteta, cila është më e drejta dhe çfarë duhet të bëjnë e si dudhet të sillen të tjerët - tokësorët, që ata i shohin nga majat qiellore.
Si more qenkan te barabarte te tre pushtetet? Pushteti ekzekutiv e mban me buke pushtetin gjyqesor, u jep pagat, ndertesen i financon nevojat materiale, i mbron me police etj. Tani na del se pushteti gjyqesor paska te drejte te arrestoje ministra e depudete , ku eshte pare e degjuar kjo, te presesh degen ku je ulur. Pushteti ekzekutiv nuk jep llogari para drejtesise, por para popullit ne zgjedhjet e radhes nje here ne 4 vjet. Nese sovrani gjykon se kane shperdoruar apo vjedhur taksat e tyre ose i amniston e i fal duke ua dhene perseri voten dhe duke u dhene edhe nje shans tjeter ose i largon me vote.Spaku dhe drejtesia mund te merren pasi te largohen nga pushteti pra kur te jene ne opozite sepse atehere nuk demtohet mbarevajtja e shtetit. Keshtu eshte normale qe te arrestohen lideret e opozites por kurresesi ata qe jane ne pushtet. Ne kete kuptim KM beri nje akt prej nje burri shteti kur i tregoi drejtesise kufijte e pushtetit te cilat nuk mund ti kaloje. Nuk mund te arrestohet nje ministre e aq me shume nje z/v kryeministre me lehtesine qe arrestohet nje pabuks qe nderron tjegullat ne cati apo nuk ka para qe te paguaje faturen e energjise. Fundja per nje pabuks burgu eshte edhe nje clirim nga hallet e perditshme apo nje sofer ku ngop barkun me buke, por per nje zv kryeministre , per je minister apo zyrtar te larte te shtetit arrestimi do te ishte fundi i botes por edhe nje prishje imazhi i shtetit dhe vete Shqiperise.Pastaj ata duhet te ndjehen te sigurte ne ushtrimin e pushtetit te tyre ndryshe nuk do te gjenden njerez qe firmosin sepse kane frike nga SPAK.
Komenti i Gonit është shumë i bukur.Sikur t'a ketë shkruar Gjekmarkaj. I nderuari Goni!Skapi i partisë po bën politikë.Mazhoranca mundësisht t'ja qijë nënën skapit. Mundësisht t'a shkrijë fare. Na vinë të vjella kur dëgjojmë të pëgërat që nxjerr Saliu sa herë del nga Spaku.
Mos ma vini re, jam rrotë kari me patentë
O Zekthi, vazhdon ende të shfaqësh një mediokritet të vazhdueshëm në fushën e ndërtimit e të funksionimit të shtetit. Organi suprem midis gjithë pushteteve është pushteti legjislativ; ai vendos se si duhet të jenë ligjet, në konsensus mes përfaqësuesve të popullit. Është organ politik, që përcakton deri regjimin e vendit. Edhe referendumet ai vendos që t'i shpallë. Është organ i pavarur me përfaqësi të zgjedhur nga populli dhe me integritet personal ligjor të pa cënueshëm nga asnjë pushtet tjetër ekzekutiv apo ligjor. Ligjet që nxjerr ai nuk janë tabu, ato korigjohen me kalimin e kohës dhe kur vërtetohet në praktikë mosfunksionimi si duhet në praktikë (për interesa, qoftë edhe politike; në fillim të viteve '90 u sanksionua kushtetuta e re e shqipërisë, që e kthente atë nga një shtet të diktaturës së proletariatit në aleancë me fshatarësinë në një shtet të diktaturës borgjeze dhe kapitaliste, sipas gjykimit të humbësve të pushtetit), pra, realisht dhe parimisht legjislativi është pushtet politik dhe ligjet që dalin prej tij janë politik. -------- Pushteti ekzekutiv ose qeveria (deleguar nga shumica parlamentate), dhe pushteti ekzekutiv që është edhe qeveria lokale madje e zgjedhur si ai legjislativ me votë, që qeverisin vendin në dy nivele: të përqendruar - qeveria, dhe të decentralizuar - pushteti vendor. Ky pushtet, ekzekutivi, është i pavarur dhe kryen veprimtarinë e saj ligjore në bazë të normave e ligjeve të aprovuara nga pushteti legjislativ - parlamenti. Kur nga këto pushtete, njerëz të veçantë (as partitë e as institucionet shtetërore, se këto janë kuptim abstrakt, në to aderojnë njerëz të ndryshëm me mentalitete e integritet të ndryshëm, në flagërancë ose rutinë), ndërhyjnë organet e zbatimit të ligjit, policia ose prokuroria (pra, prokuroria nuk është organ gjyqësor, siç konceptohet, por profesional investigativ persekutues, dhe për të zgjedhurit, duhet të marrë leje diku, për hetim rutinë. ------------ Pushteti gjyqësor, në rastin konkret, është ai që ndan drejtësinë midis paditësit, që në këtë rrast është ekzekutivi që i është bërë dëmi dhe dëmtuesit që i ka bërë dëm ekzekutivit. Edhe ky, zbaton ligjet që ka nxjerrë legjislativi, njëlloj si ekzekutivi për ato që i takon këtij. Të gjitha mosmarrëveshjet ligjore mes institucioneve përbërëse të shtetit, këtij të fundit dhe personave të tjerë juridik e fizik, si dhe të personave fizik dhe juridik mes vetit, i zgjedh gjyqësori në bazë të ligjeve në fuqi; pra bën interpretim të ligjit dhe dhënje përshtatshërie ligjore në fakt, se dhënje drejtësie në fakt nuk ka. Një veprim mund të duket i drejtë, madje i logjikshëm, por mund të mos gjejë shprehje ligjore dhe të jetë i dënueshëm. Edhe ky pushtet është i pavarur brenda kornizës së tij ligjore, të kufizuar po me ligj dhe as nuk duhet të lejojë, por as duhet të ndërhyjë më pushtete të tjera, siç e përcakton ligji mbi kompetencat, ndryshe, pushteti ligjor (gjyqësor) për njëmijë e një arsye do të zëvendësonte shumë lehtë pushtetin ligjor (legjislativ), në lidhje me pushtetet ekzekutive. --------- Hetimi në kushte të heqjes së lirisë, kur nuk kemi rraste të rrezikut flagrant të kryerjes së krimit me rrezik jete, presupozon një mungesë profesionalizmi apo sfrustimi personal të të dyshuarit nga ana e organit hetimor, për të shpresuar në vërtetimin e dyshimit, kur nuk ka qenë në gjendje për ta arritur rezultatin e duhur, duke shfrytëzuar dobësinë psikologjike të dyshuarit dhe deri në persekutim të tij dhe që për t'i shpëtuar këtij persekutimi, i dyshuari të pranojë, që në hetim, veten fajtor dhe gjyqi (gjyqsori), atëhete do të jetë formal dhe i thjeshtë. Gjyqi do të jetë notetial. Punën e gjyqsorit do ta ketë kryer hetuesi. --------- Diku kemi dedektivët privatë, që kryejnë hetime të ndërlikuata në kushte të lirisë së plotë të të përndjekurit(!). Hetim me kërbaç apo me vuajtje me heqje lirie në pafundësi, është thuajse e njëjta gjë, kur në fund të dënohesh me më pak se ke vuajtur ose të fitosh pafajësinë. Ç'vlen pafajësia për një person që ka humbur karjerën, dinjitetin... nuk mund të zhbëhet një avenir i humbur prej anësive politike, që janë fakt, që nga ligjvënësit, ligjzbatuesit e deri tek drejtësidhënësit; ata janë njerës që i takojnë botkuptimeve të ndyshime që drejtojnë gjykimin e tyre. Njerëz të paanshëm, edhe në interpretimin më profesional të ligjeve nuk ka!, o Zekthi. --------- Tashti, se sa të barabarta në peshë janë të tri pushtetet, nxirre konkluzionin vetë; pavarësia e tre pushteteve është e barabartë, o Zekthi! Nesër vjen një legjislativ, që e ndryshon të gjejë legjislacionin, përfshi edhe atë gjyqësor, e si do ta mbrojë drejtësia atë, kur kanë peshë të barabartë të tria? ------- liderët e këqija, politikanët e këqija ndotin (jo ndosin) atë mekanizmin e kntrollit të njëri tjetrit, nga pozicioni i forcës. Vjen pyetja e menjëherëshme: ku qëndron forca, që këta të këqija përzjekan çorbën? Po parlamenti, o Zekthi, parlamenti: vota e popullit, derisa partitë politike të këtyre politikanëve dhe politikave të "këqij" votohen, do të mbeten të këqija për opozitën dhe opozitarë si ty, që shkruajnë mbroçkulla metafizike, kur s'janë në gjendje të japin një variant ndryshe, më të mirë për votuesit. --------- Çdo pushtet, brenda ligjeve, do të mbrojë gjithmon pavarësinë që i lejon ligji, duke vendosur caqe brenda ligjeve në fuqi; në rastet kur kushtetuesja nuk i jep dum interpretimit ligjor, legjislativi i vendos pikat mbi "i", do a s'do dikush, boshllëk ligjor nuk mund të këte, ashtu si pandëshkeshmëri jo, por brenda ligjit.
E keni dëgjuar fjalën e vjetër ku thuhet KËTIJ I KA HYRË ZEKTHI NË B●THË.... I tillë është ky idjot që vazhdon e I bën fresk krye hajdutit Sali NON GRAT... Katundar surrat pasur qytetar nuk bëhesh kurrë.....ky e ka të shkruar në ballë çfar mostre është.....
Profesor për mua këto që shkruan janë pak si gërma të mëdhaja.por dua të them çfarë problemi ka spaku me ngjarjet e mëdhaja si 97,21janari gerdeci që ngec dhe si mendon ti që t'a zgjojnë nga gjumi.apo non grada që bën marshime si të nazistëve duke djegur dhe duke përmendur emrin gjyqtarëve para spakut janë kërcënime apo t'i marim për kompliment.spaku të fitoj legjitimitet besoj të nis nga këto pasta s'ka me arsyetim për të tjerët të gjithë të ven në burg ama dhe ata që kanë vrarë nga 26 shqiptare dhe sipër duhet të pergjigjen
Zekthi! Pse mer njeri shkruan keshtu! Po Prenci prokuror dhe Prenci polic ( baba apo xhaxha i prencit prokuror) kane tre muaj qe kane nje akuze zyrtare qe e kane mbrojtur edhe ne TV ( prenci Polic) duke u marre me thashetheme dhe nxjerrje informacioni. Edhe Vete Berisha thone " gezua" qe Parlamenti I Rames nuk I hoqi imunitetin Belindes! Rama thjeshte dhe zyrtarishte vertetoi se kjo kerkese ishte inatcore e Prenceve sepse Rama kundershtoj pezullumin e funksionareve puvlik dhe qeveritar nga gjykata!
Kush i mer si te verteta shkrimet e ketij shashtimenos!!???