Në konferencën e një dite më parë, kryeministri Edi Rama, veç të tjerash, pranoi se ka pasur një diskutim me përfaqësitë ndërkombëtare në Tiranë në lidhje me çështjen Balluku, ndërkohë që u kujdes të shtonte se në detyrën që ai mban përfaqëson Shqipërinë dhe marrëdhëniet me partnerët duhet të jenë në të njëjtën lartësi. “Një nga normat e padiskutueshme të këtij përfaqësimi është që t’i shoh partnerët në sy dhe të më shohin në sy, në të njëjtën lartësi. As unë nuk më shkon mendja të shoh njeri nga lart poshtë dhe as të lejojë njeri të më shoh nga lart poshtë.” – tha shprehimisht Rama.
Në fakt, e parë nga mënyra formale, sikur të mos kishe jetuar në këtë vend dhe sikur të mos kishe asnjë informacion për atë se çfarë ndodh përditë në Shqipëri, kjo deklaratë do të ishte shumë normale.
Mirëpo, kur e sheh brenda një konteksti të zhvillimit të politikës së ditës, kur e ndjek politikën në dinamikën e saj të përditshme dhe kur di se çfarë ka deklaruar po ky kryeministër vetëm pak kohë më parë, fjala vjen, kur shprehej në raport me atë se do të votonte çdo gjë që do të kërkonin ndërkombëtarët apo në atë se nuk do të bënte asgjë në lidhje me sistemin e drejtësisë që nuk ishte në përputhje me sugjerimet e tyre, atëherë e kupton se nuk jemi në një situatë normale dhe të zakontë.
Se pse nuk jemi përpara një situate të tillë, tashmë, është mëse e qartë.
Mirëpo, kjo inkoherencë e politikanëve në Shqipëri, ku palët lojaliste ndaj ndërkombëtarëve shndërrohen në mbrëmje sovraniste dhe kur në mëngjes sovranistët shndërrohen në të bindur të tyre, është një hipokrizi që duhet të marrë fund në këtë vend.
Problemi në këtë rast nuk është sovranizmi, por përdorimi i tij si gjethe fiku sa herë që politika e ditës në këtë vend përballet me drejtësinë apo me kritika nga përfaqësitë e Bashkimit Evropian në Shqipëri.
E nëse do t’i kthehemi sërish deklaratës së Ramës në konferencën e tij me gazetarët, ai u kujdes të siguronte se vota në Kuvend e PS nuk do të ishte faktor pengues dhe bllokues për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së. Uroj të jetë kështu, por e thënë nga Rama nuk është e besueshme një gjë e tillë, sepse kjo ngelet për t’u parë se si do të reagojnë në të ardhmen institucionet e BE-së për këtë çështje.
Por ajo që është e sigurt është se në asnjë rrethanë nuk ia vlen barra qiranë për të sakrifikuar integrimin evropian për emra konkret politikanësh, kushdo qofshin ata, ndërkohë që sovranizmi me kohë të pjeshshme është një përpjekje që politikanë të tjerë të këtij vendi e kanë provuar më parë dhe janë shndërruar në qesharak.
O Lapordhjaja ik mor idiot se Shqipëria nuk ka qenë dhe nuk do jet kurrë protektoriat sepse ështe shtewt 120 vjeçarë. Vendimet e parlamentit te zgjedhur nga populli nuk mund t'i përgojoj dhe as t'i diskutoj kush jo ca idiot que në Shqipëri përfaqësojnë nivelin më të ulët diplomatik të vendeve të tyre. Edhe sikur të vendosi gabim parlamenti nuk ështe në tagrin e tyre se kushh është e drejtë dhe e gabuar. Meqë këta diplomkar perfaqesojne shtetet pse nuk rthane asgje per parlamentin polak qe jo vetëm se nuk i hoqën mandatin kryeministrit por e ndaluan prokurorinë edhe ta hetoj megjithse kishte vjedhur parat e taksa paguesve europian. Balluku mor Lapordhja akuzohet përe nje vepër administrativ si barazia në tendera sepse sipas ketyre qenefeve nga klani i kumbullave dhe mollëve të Peshkopisë ka ndihmuar Prenën qe t'ia marri tenderin Lenës ndërsa korrupsioni per te cilën flasin këto lehsit ne detyrë si ambasador nuk ka lidhje me rastin Balluku por me rastet Berisha dhe familja e tij apo me vrasjet si ajo e 21 Janarit dhe Gërdecirt ku "hjekjsat" e ketyre krimeve bredhin deri në Amerikë dukje përfaqësuar popullin shqiptarë dhe këto quhen sovranistë të drejtësisë. apo kaq kupton ti shkruan ndonje hartim dhe mendon se bën analizë. Ka ikur koha kur gjykatat dhe prokurorin e bënin këta tranzitët molotovarë dhe ambasadorët çirreshin por iu hengrën mutin.
je i sigurt qe nuk ka qene gjithe kohes protektorat? lexo pak me thelle historine dhe do shohesh me mire se te jane veshur syte. po ja po ta mar te mirfillte mos perdorimin e fjales protektorat: po te pakte mesoje qe ka qene e do jete gjithmone REPUBLIKE BANANEJE. mire qe i rashe mendjes heret dhe tashti jam 3 pasaporta larg asaj shqiptares!
Namir nuk je aspak koherent kur e analizon qëndrimin e kryeministrin me të huajt nga nje këndveshtrim i ngushtë dhe pothuajse i cekët. Qëndrimet dhe veprimet e një kryeministri nuk jane klishe të pa ndryshushme, se po qene të tilla janë dogma të nje mendje statike që nuk i hyne në pune askujt.Në se të huajt e konceptojnë drejtesinë e re të përsosur e pa difekte të dukshme është puna e tyre, por për ne shqiptaret që e vuajme dhe na prek padrejtësia është i dhimshëm ky shkrim, dhe aq mē shumë për një kryeministër të votuar maksimalishtë. Pse nuk kap dhe dhe aspektin e funksjonimin të drejtësisë se re dhe nuk flet pēr veprimet skandaloze të saj, ku një kryetar bashkie i më të madhes nē vend i bëhen padrejtësi aq brutale. Vërtet drejtësine e re e inicijoj Edi por ai s'mund ta lër atë ti ndodhi, siç i ndodhi komandantëve të UCK qe e votuan në parlament e Kosoves dhe tani kanë pes vjet në burgjet e Hagës.Me Ballukun ata bënë një prove gjenerale per të shkuar mē lartë por nuk u eci. Kushedi ç'fare kurdisej në mëndjet e mykura!!! Shpata e farkëtuar nuk e dallon dot kokën e farkëtar por duhet të mos dalloj as kokën gjyqëtarit. Ke kjo shprehje qëndron esenca e një drejtësie.
Jam dakort me komentin. Nje mirbesim i kr.ministrit e shumices,kthehet nga "rep.e prokuroreve" ne pushtet opresiv:sot degjova ne lajme qe nje stukture spiunesh brenda bkh,pra nje shtet paralel. Nuk duhet te lejohet. Mosbesimi qe kane ndal plicise se shtetit e shish eshte i palejueshem .
Marshallah ! Duke u hapur hapsire analizave te tilla , edhe Z. Mero Po deshmon pozicionimin intrazitiv . Objekt I kesaj analize , e qarte dhe koncize , eshte VIROZA e sovranizmit , e ardhur nga viset berishiste dhe e akomoduar te kryeministri yne I nderuar . Inshallah , udheheqesit tane mos rencin ne pozitat e atyre maskarenjve qe patriotizmin e kishin strehen e fundit .
Mënyra qeverisëse tek ne është dukshëm e ndryshme nga ajo e vendeve më të cilët kërkojnë prej 35 vjetësh të bashkojmë fatin. Me vesin kronik të qeveritarëve tanë për sundim dhe jo qeverisje, hapsira që na ndan me perëndimin është e pamatë. "Sovranizmi", dikur i përdorur si armë, si nevojë e domosdoshme për sundimin absolut nga regjimit komunist, tani është shndërruar nga "i përhershëm" në "sovranizmi me kohë të pjesëshme" siç më të drejtë ve në dukje autori i shkrimit. Vertete ata që e provuan kohë më parë u kthyen në qesharak, por këtë herë puna ndryshon. Klasa sunduese sot, e cila bënë estradë me mënyrën e saj qeverisëse, përfiton nga fakti se los pa kundërshtarë, ose më saktë, "kundërshtari" bënë sikur është kundërshtar, kur në fakt është mbrojtësi më i madh i gjendjes ekzistuese. Të dy palët, të cilët vijnë nga i njëjti burim politik, e kanë të qartë se kundërshtarëve të vërtetë për sundimin e tyre absolut u ka mbetur vetëm një armë, drejtësia. Sulmi ndaj saj është mënyra e vetme që i ka mbetur kësaj klase të degraduar politike në mbrojtje për sundim permanent.
Oooo Xhezooo, Enveri ka vdekur në 1985, ti akoma kinj me Enverin. Tete vjet Sali Komunisti kryeminister, nuk the ndonje fjale per komunistet dhe sigurimsat në pushtet. U kujtove tani që nuk ka më komunistë në qeveri. Namir Lapardhaja nuk shkruan keq në pergjithesi, por kesaj radhe ja ka futur kot. U genjye nga artikujt idiotë të Preç Zogajt, dhe tha, njesoj si Alibeaj "të tere po thonë diçka, hajde ta them edhe unë, të mos mbetem mbrapa". Po mirë mo, Edi Rama bën 99 gjera keq, ju meazallah se e thoni një fjalë. Pikerisht kur ai bën vetem një gjë mirë, ju pikerisht atëhere kujtoheni t'a shani. Edi Rama ka hequr nga PS gjithe figurat intelektuale. E Ka rrethuar veten me kalamaj anonimë dhe me njerëz si Taulant Balla që as nuk e mendon ndonjehere të dalë kunder Ramës. Por ju as je fjale per këtë shfytyrim të PS. Apo nuk është Partia jote, kujt i plasi. Tamam, nuk është Partia jote, as e imja, por e Jona. Ashtu siç është edhe PD-ja Partia jonë. Por ti edhe per PD që po e mbyt Saliu dhe po e merr me vete në varr, nuk e thënë gjë. Por, mos fol për këtë, mos fol për ate, per çfare flisni ju? Oh, e keni hallin Tek Balluku. Vetëm Balluku të arrestohet po nuk duam as buke, as uje, as drita. Edhe bar do hamë, vetëm të arrestohet Balluku. Epo koqe kandari mbetën këta analistët. A thua se Ballukun nuk e kane aty. Dosja aty është, Balluku aty është, veprat penale që mund të ketë kryer Balluku aty janë. Çfarë shton apo heq paraburgimi nga dosja? Ah, po. Nuk u ndezi me Veliajn, dhe tani duan ta shkrepin me Ballukun. Prisnin që Veliaj të thyhej në qelitë e paraburgimit, dhe të qante duke thënë: "O xhaxhi Olsi, me fal, SE jam fajtor". Nuk ndodhi kjo, nuk po e çojne dot dosjen në gjykatë, dhe ju turren Ballukut. "Kjo është femër, kjo thyhet. Per tre ditë i marrim rrefimin kesaj.". Ore, kjo dosja paska 30 mike faqe. Po çar mutin presin këta të SPAK? Pse nuk e çojnë në gjykatë? Me vendim gjykate arrestohet edhe Rama, e jo më Balluku. Por, një mut kane bërë. Saliu dhe dhenderi per çeshtjen Partizani bredhin të lirë, ata të Grupit të APPKQRSH u liuran direkt nga salla e gjyqit, Veliaj në paraburgim pa gjyq, Beqja në paraburgim pa gjyq, Meta në paraburgim pa gjyq. Donin edhe Ballukun në paraburgim pa gjyq, dhe pastaj të mburren që denuan korrupsionin. Ke kane denuar? Deri tani vetem Lefter Kokën, oh edhe një zvministre per një arkë me peshk. Ka të drejtë Saliu që e quan SKAP, se si qen janë: SSSSS Kape.
"Për korrektesë", Enveri është personazh historik, ka sunduar për gati gjysëm shekulli Shqipërinë, ndaj është e pamundur të mos i referohesh kur flet për politikë. Ideologjikisht unë i përkas perëndimit, kam qenë dhe jam kundërshtar i ideologjisë së Enverit, por kjo nuk do të thotë se kam ndonjë "kunj" siç shpreheni ju. Enveri e drejtojë Shqipërinë sipas bindjeve të tij, rezultati tregojë se ai sistem u shëmb sikur të ishte një kështjellë rëre buzë detit. Nuk e shëmbi tjetër komunizmin, për të cilin ju keni akoma nostalgji, e shembën vetë komunistët me qëndrimin e tyre ndaj punes. Si antikomunist që jam, unë kurre nuk di të kem thënë ndonjëherë në jetë se paskam shembur komunizmin. Por dhe sikur të doja të mburresha dhe të thoja se paskam bërë hatanë për t'a shembur, të lënë radhë komunistët për t'a bërë këtë, mbahet Berisha, Rama, Baba Mondi, Meta, Majko, e qindra e mijra pasues të tyre që nuk lënë radhë për ne fatkeqët që vuajtëm në atë sistem sepse paskan qenë ata që e shembën? Sot, megjithse jeni ju që e shembet, prape na shani në pse i referohemi Enverit si personazh historik kur japim ndonjë mendim.
Xhezo, as me njeh, as të njoh, keshtu që ne nuk i marrim gjerat personale. Si i thonë fjalës "bëjmë muhabet në komente". Edhe ne kafene te ishim ulur, një debat do ta bënim. Të themi të drejtën tani perveç ca pleqve që kane mall per Enverin, nuk.besoj se ka njeri në Shqiperi që nuk e kupton se ideologjia dikatoriale e Enverit ishte e deshtuar që ne vitin 1945. Nuk deshtoi në 1990. Deshtoi që ne fillim. Por diktaturat sjellin zhvillim gjithsesi. Dhe ky zhvillim duket si sukses, derisa ndalon zhvillimi. Ashtu si ndaloi mbas viteve 1978-79. Derisa sa dha shpirt diktaturat, ekonomikisht. Kurvthashe më lart "ca pleq kanë mall per Enverin", aty hyn edhe Saliu, sepse e ka patur idhull, dhe me mesimet e tij vazhdon akoma. Ndersa pavaresisht nga i jati apo Dajo Spirua, Edi Rama nuk ka lidhje fare me Enverin. Absolutisht fare. Rama nuk ka ideologji. Ka praktika dhe methoda pune per të arritur qëllimin personal. Është makiavelist, por jo per qëllime kombetare. Vetem per qëllime personale. Prandaj e ka uzurpuar PS-ne, ashtu si Saliu PD-në. Secili e perdor ndryshe partinë, por të dy kanë uzurpuar nga një parti. Per rastin Balluku, Rama mori një vendim të drejtë per një qëllim të gabuar. Por vendimi ishte i drejtë. Ashtu siç merr vendime të gabuara per qellime të gabuara. Edhe bllokimi i kazinove dhe pikave të bastit ishte vendim i drejte, por me qëllim të gabuar. Por Rama bën njeqind gjera të gabuara per qellime të gabuara. Nevfakt fjala "gabim" është gabim, sepseeRama i ben me ndergjegje, me plan. Por analistët nuk e shajne per ato. Nuk e shan njeri se pse mban Sali Komunistin në opozitë. E shajne per gjera kot që atij nuk i plas fare. Ja, prandaj revoltohem me këta gjoja analistë që edhe të shajne nuk dinë. Dhe nuk i degjon njeri pastaj.
Po e konsideron vehten gazetar e Jo FevZI Zagar na perkthe nocionin 'Shtet' Sovranitet','Integrim'!? Po nuk i di mos i perdor si Kreret e antishtetit si dogma te po i di na tregon se Kane kuptime per kete vend e popull pas 35 Vjetesh Tragjedi!
Nuk e di, ndoshta e kam gabim por kur shoh surratin e këtij Namir Lapardhaja me duket fiks si ato bajgat e lopeve qe leshonin rrugeve ne mëngjes. Keto bajga te feskura nga dielli i mbaj mend qe nga femijeria kur shkoja ne fshat.
Jam dakort me shkrimin se për emra të veçant nuk duhet t'i largohemi interesave të shqipris por por spaku kështu duke goditur vetëm njëren ane po destabilizon shtetin kur e dimë që nongrada me familje që akuzohet për vrasje bredh tërë botën dhe duke hedhur molotovet dhe duke djegur ju mendoni se nuk ka mundësi të kërcënojë dëshmitarët.ndaj që këtu spaku humb legjitimitetin sado të drejt të ketë.megjithse dhe prokurorët dhe gjykatësit vetë janë nga njerzit me të urryer për kto 35 vjet.cdo të thotë që u larguan nga vetingu dhe kaq vjedhjet dhe dënimet e padrejta për shqiptarët nuk do të mbajnë pergjegjsi
Ekzakte , Z. Smokthina , sepse kjo eshte pjaca , kjo eshte e verteta . Inercioni , zgjatimet Jane mjeshtra per maskime .
Balliste te degjeneruar nga i madhi Enver Hoxha dhe pastaj nga Edvin psikopati, shajn ne komente por ne te vertet po shkruajn nga ndonje vend i perendimit se ne Shqiperi hajn dajak dhe nga halabaket e policis rrugore
Namir është e lehtë të beshe watcher mbrapa ekraneve dhe portaleve : Në politik me shumë se ku do tjeter dinamika e qasjeve është sa e paparashikuar po dhe aq e pa perceptueshme saktesisht nga “ opinionistet” pa portofol . Kujdes me mendimet e tua se kthehen në fjale , kujdes me fjalet e tua se kthehen në veprime , kujdes me veprimet e tua se ato formezojne karakterin - dhe ky i fundit percakton të ardhmen tende” Namir mos kerko që të zbatohen në politik kodet e moralit shoqeror - Politika ka kode të tjera morale ..