Qëndrimet e Edi Ramës ndaj SPAK, "mallkimi" i populizmit

13 Mars 2026, 13:10Blog Nga Ervis Iljazaj

Me votën kundër për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, mazhoranca dhe Edi Rama janë zyrtarisht në konflikt më Prokurorinë e Posacme SPAK. Edhe pse kryeministri nuk lë rast pa përmendur se forca politike që ai drejton është pro pavarësisë së kësaj strukture, retorika dhe vendimet në këtë drejtim tregojnë krejt të kundërtën.

Tashmë raporti i tij me SPAK dhe i Partisë Socialiste është krejt i ndryshëm. Nga retorika se Partia Socialiste nuk bëhet mburojë për askëd që ka punë me drejtësinë, kemi kaluar në kritika publike të ashpra ndaj punës së prokurorisë së posaçme. Jo vetëm vota kundër heqjes të imunitetit të Belinda Ballukut, por edhe disa vendime dhe qëndrime të tjera tregojnë se Partia Socialiste nuk është më avokati publik i SPAK, por përkundrazi, kritikuesi i tij më i madh.

Në fakt, më shumë se sa rasti specifik i Belinda Ballukut, ka rëndësi ky qëndrim i ri i Edi Ramës dhe Partisë Sociliaste ndaj SPAK. Një qëndrim i cili që tani tutje do të ketë padyshim pasoja të rëndësishme në të gjithë politikën penale dhe drejtësinë në përgjithsësi.

Për vite me radhë, Edi Rama mori flamurin e hartuesit të reformës në drejtësi dhe pavarësisë së SPAK. Në mënyrë populiste, ai e përdori suksesin e SPAK dhe besueshmërinë ndaj këtij institucioni në opinionin publik si meritë personale dhe forcës politike që ai drejton. Me këtë retorikë ai fitoi besimin e qytetarëve shqiptar, fitoi besimin e aleatëve ndërkombëtar të Shqipërisë. Mbështetja ndaj drejtësisë dhe SPAK ishtë një nga faktorët që fitoi aq thellë edhe zgjedhjet e majit, duke qenë se kundërshtari i tij, Sali Berisha, i kishte premtuar shqiptarëve se do ta shbënte këtë strukturë po të vinte në pushtet.

Hetime te SPAK ishin në rregull kur arrestonin ish-Presidentin e Republikës në mes të rrugës dhe kryeministri dhe Partia Sociliaste nuk kishin asnjë qëndrim për këtë fakt. Heqja e imunitetit dhe mospengimi i drejtësisë ishte parim kur kjo bëhej për liderin e opozitës Sali Berishën. Madje, hetimet e SPAK dhe pavarësisa e tij ishte meritë e Partisë Socialiste kur arrestonte edhe anëtar të kabinetit të tij. Mazhoranca u kujtua për cilësinë e drejtësisë apo për garantimin e të drejtave të njeriut jo për Sali Berishën, jo për Ilir metën, as edhe për qytetarët, por vetëm në rastin e Belinda Ballukut.

Në këtë kuptm, Edi Rama mori frytet politike të mbështejtes ndaj SPAK në vitet e fundit, dhe këtë e bëri duke zhvilluar një retorikë totalisht populiste, duke e paraqitur Reformën në Drejtësi përpara shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve si sukses të tij.

Tashmë që hetimet e SPAK janë kthyer në një problem për mazhorancën dhe pushtetin e tij, retorika ka ndryshuar totalisht. Ashtu sikurse përfitoi prej punës së SPAK në mënyrë të padrejtë, kritika ndaj këtij instuticioni në këtë moment mund t’i  kthehet në kosto politike në raport me qytetarët, por sidomos në raport me ndërkombëtarët. Zakonisht politikanët që përfitojnë nga populizmi, në një moment të caktuar kjo retorikë i kthehet në bumerang. Është mallikmi i populizmit, që herët apo vonë përballet çdo politikan i tillë./mapo.al

13 Komente

  1. N
    Niku

    Rama filloi të kritikojë SPAK-un kur e kuptoi që prokurorët po i sherbenin Berishës për të rëzuar Qeverinë.

    Përgjigjjuni
    1. C
      Celo Mezani

      Niku, me VETEM nje fjali, ke bere artikullin me te sakte dhe kuptimplote per situaten. 10 artikuj te tjere se bashku qe kam lexuar nuk kane 1/10 e saktesise se artikullit tend

      Përgjigjjuni
      1. H
        Hordhia e ndyrë e Sali Rrumpallës

        Thashë të falenderoj Nikun dhe Çelo Mezanin per komentet evtyre, por shoh që të gjithë komentuesit ketu qendrojne shumë më lart SE ky demek analisti i Mapo's. MaPo në kohën e Enverit kishte kuptimin Magazina Popullore. Ky në fakt është HaPo. Haleja Popullore. "U prek pavaresia e drejtesisë" thotë rrota e trapit. Por se qysh u prek, vetem ky budalli e di. A ka të drejtë SPAK ta çojë Ballukun në gjyq dhe a ka të drejtë gjykata ta arrestoje Ballukun me vendim të formës se prerë? Të dy institucionet e kane këtë të drejtë. Atëhere? Oh, me fal. Deshen të masturboheshin Olsi Dado dhe Klodian Braho me Belindën në arrest, paraburgim, jo në burg. Po qe se vertetohet korrupsioni, Balluku të kalbet ne burg, dhe i gjithë populli do thotë bravo.

        Përgjigjjuni
    2. S
      Shaqo

      O Veizo, nuk e ke vene re ose nuk te ben pershtypje qe me keto ritme qe filloi spak te fut ne burg, vetem pastruesit e zyrave e sanitaret e tjere do te ishin te lire, se cdo specialist tjeter do te ishte brenda, ne burg, sipas filozofise spak-iste, dyshim i arsyeshem dhe rrase brenda. Edhe gestapo e Hitlerit nuk fuste jaq lehte ne burg. Po ju gazetaret kete doni, rremuje e rrumpalle, anarkia ju pelqen. Por kjo eshte paaftesi gazetarie, se puna e gazetarit, nga sa shohim neper bote, eshte shume here me e veshtire.

      Përgjigjjuni
      1. I
        I pa ngopuri i Partise.

        Arsyetim shume i ceket per nga niveli intelektual .... populli ne votime voton parti politike dhe jo shoqat prokuroresh me perkatesi politike....me vjen keq por spak nuk po ngrihet ne nivelin e duhur. Jan akoma me mentelitet si dikur sigurimsat.te kapnin te fusnin ne burge gjenin 3 deshmitare te benin gjyq ne lagje pastaj udheronin gjykatesin te denoheshe sa donin ata vete.

        Përgjigjjuni
        1. V
          VRASES

          KSAJ I THONE DUHET SHKRUAR SE DUHET,POR KENI BERE NJE ANALIZE PA PERMBAJTJE.SPAKU NUK KA KRYER ASNJE HETIM PER ADMINISTATEN E PARA 2013 DHE PO NA I NXJERR HAJDUTET E PD TE PASTER.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dumani

            O Ervis koqa Rama nuk fitoje se mbeshteti spakun populli e votoje se eshte kryeministeri me i mire ne evrope. Spakun eshte dege e drejtesise Shqipetare edhe nje kalama e di qe ne Shqiperi drejtesia dhe spakun jane te korruptuar shiko kriminele qe kane vrare kane paguar dhe nuk jane denuar kjo eshte e pergjithshmja me e keqja eshte kur kane paguar dhe per nje vrasje kane bere tre vjet.,lere pastaj te drejten e prones,proceset zgjasin me vite e vite mos te zente rrota bishtin, Djelli nuk mbulohet me nje shkrim medioker ne tema.

            Përgjigjjuni
            1. L
              Luli

              O fare analisti,s’ka imunitet te deputetit!Skapi kerkoi arrestimin e deputetes,KUVENDI i tregoi vendin SKAPIT….kaq e thjeshte eshte o fare analisti….kuvendi nuk eshte noter i SKAPIT!!!!????

              Përgjigjjuni
              1. K
                Komshiu

                Jo anslist por Anal shi ku ka aritur arsimi ne Shqiperi pedagog ky , pedagog ai boksieri i Elbasanit deputeti , pedagog Mark Marku , e disa te tjere , sa do ti dhe pedagoget e Talibanet qe votoni komunistin Non Grata , PS me Ramen deri ne 2037 i keni ne pushtet .

                Përgjigjjuni
                1. N
                  Nga kane zbritur keta zombi ne Tirane?????

                  Iljazaj i institutit liberal/komunist Pashko eshte sherbetor i Sali komunistit njesoj si komunisti Pashko gjoja liberal.

                  Përgjigjjuni
                  1. b
                    benci

                    Me duket se ky analist leshi paska marre ndonje llokme nga qinda milird eurot Berishes. Po si more analist leshi.mund te trajtohet nje zv/kryeministre si nje qytetare pabuks qe riparon catine pa leje? Shteti duhet ti mbroje zyrtaret e tij se perndruyshe ata do te punojne te frikesuar nga ndjekja penale. te futet ne burg nje zv/kryeministre tronditet shteti ndersa kur futet ne burg nje kryetar opozite qofte edhe pa te drejte nuk prishet funksionaliteti i shtetit dhe ne kete aspekt eshte krejt normale qe parlamenti te lejoje arrestimin e Berishes e Metes, por jo edhe te ministrave e aq me teper te zv/keyrministres. Nuk ka ngel ti gjykoje SPAK e GHKKO ministrat se ato i gjykon populli me vote nje here ne kater vjet, nese sic thote SPAK, zonja ka vjedhur 50 milion euro te Tunelit te llogarase atehere ne zgjedhjet e radhes se vitit 2029 le te mos e votoje populli. Por ne rast se e voton do te thote se populli, pra sovrani ua ka falur gabimet qofte edhe ate 50 miliom euro qe eshte nje therrime ne krahasim me punen gjigande qe ka bere zonja e nderuar Balluku.

                    Përgjigjjuni
                    1. H
                      Haka Tekizoti

                      Me demek Ramës ia dhanë votën për SPAK-un. Ky gjoja konstatim të bën të qeshësh pikërisht kur duhet qarë. Rama e mban pushtetin, përveç të tjerave, edhe sepse do ishte gabim historik t'ia jepnin Saliut. Kaq. Mos u lodhni të grini kot sallatë budallallëqesh. Me demek, analistë të thellë këta.

                      Përgjigjjuni
                      1. F
                        Fshatari

                        E di ky cfare eshte populizmi? Ska te bej fare me perkrahjen e instituteve shtetrore( SPAK apo kedo tjeter) . Ne fakt "populizmi" vjen pikerisht si reagim i humbjes se besimit ne institutet shtetrore. Populizmi eshte kunder instititucioneve shtetrore te mykura/kalbura nga burokratet e paafte, vegla te nje elite politike te koruptuar dhe te burokratizuar. Pra ky ja ka fut kot, dhe kur them kot, them se ja ka futur kot fare. Injorance publike

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje