
Që nga viti 1990 kur studentët u derdhën rrugëve me parrullën « E duam Shqipërinë si gjithë Europa ! », kanë kaluar 36 vjet. Që nga viti 1944 deri në vitin 1990, kur komunistët erdhën në pushtet dhe na premtuan se do të na çonin në komunizëm, kaluan 46 vjet. Sipas një llogarie të thjeshtë shqiptarët po jetojnë në pritje të realizmit të ëndrrës për t’u bashkuar me familjen europiane po aq kohë sa, përafërsisht, jetuan ata që prisnin të shkomin në komunizëm- në një rend pa klasa, me barazi shoqërore e me mirëqënie për të gjithë. Komunistët e kishin më të qartë vizionin e tyre utopik dhe punonin thuajse çdo ditë që ai realitet të mbetej një vizion, pra të mos realizohej kurrë. Tani që kemi fituar lirinë dhe, me qenë se të gjithë nuk kemi asnjë iluzion se utopia që na është premtuar është një realitet që ekziston, sepse Europa Perëndimore, Bashkimi Europian nuk janë utopi, janë topose realë, një dorë e fshehtë, që duket sikur mban një shkop magjik në dorë, na e largon këtë ëndërr dhe toposin real na e kthen në një utopi. Gjithnjë, madje çdo ditë e çdo muaj që kalon, ne marrim mesazhe negative dhe sipas kumteve që lëshojnë ambasadorët e akredituar në vendin tonë, ne jemi përsëri fajtorë, kemi shumë punë për të bërë ende. Të krijohet përshtypja se ëndrra jonë për t’u futur në Europë nuk është një akt, një veprim, pra, nuk varet nga ajo që bëjmë ne, ajo është një gjendje e vazhdueshme, një përpjekje pa fund, ashtu si këshilla që u dha Jezusi ndjekësve të tij që ju duhet të synoni modelin, por të tillë nuk do bëheni kurrë.
Ambasadorët e huaj në Tiranë gjithnjë më kanë kujtuar atë Komisionin Ndërkombëtar të Kontrollit që administroi Shkodrën në vitet 1913-194, pas tërheqjes së Malit të Zi. Pra një asgjë- një agjenci të madhe burokratësh që mbledh informacione për hesap të vet, që shkruan raporte dhe mbledh fakte që nuk kanë lidhje me mënyrën se si do të zhvillohet Shqipëria, por që do t’i shërbejnë ndonjë plani strategjik nga ato që futen në sirtarët e burokracive europiane e dalin pas qindra vjetësh. Veçanërisht reagimet e ambasadorëve pas çdo veprimi që lidhet me SPAK janë jo vetëm të papranueshme, por edhe cinike. Përse ? Para dy ditësh qarkulloi një video e kryetarit të burgosur të Bashkisë së Stambollit, Imamoglu që hyn në një sallë të madhe gjykate, pa pranga, i rrethuar me policë dhe në prani të qindra mbështetësev të tij të pranishëm në atë sallë që brohorisnin emrin e tij si në stadium dhe ai që i përshëndeste duke buzëqeshur. Është gjykata turke. Pra, jemi në Turqi, në atë vend që BE-ja, pra shefat e këtyre ambasadorëve të Tiranës, e qortojnë si autoritar e me plot epitete të tjera. Ndërsa në Shqipëri, ai SPAKU i Altin Dumanit dhe Olsi Dados ka një vit që e trajton në mënyrë çnjerëzore njeriun më të votuar në Tiranë, Erion Veliajn, i cili kur paraqitet në gjykatë futet në kafaz i izoluar, ndryshe nga kolegu i tij në Stamboll. Si ka mundësi që këta ambasadorë nuk bënë një deklaratë të vetme për këtë krim shtetëror ? Si ka mundësi që ambasadorët e vendeve Perëndimore që ne i kemi si model nxisin burgimin, linçimin publik dhe frymëzojnë SPAK-un që të bëjë arrestime dhe gjyqe popullore ? Ne kemi besuar se Europa është kampionia e lirisë dhe e prezumimit të pafajsisë. Po si ka mundësi që ambasadorët e Tiranës kërkojnë të imponojnë në Shqipëri modelin e Putinit me arrestime pa fund dhe nuk nxisin dhënien e drejtësisë. A jeni njohur me rezultatet e këtij spektakli politik që bën SPAKU në Tiranë, zotërinj ambasadorë ? Një ark peshk, Lefter Koka i tejkalon afatet e paraburgimit sepse nuk i ngrihet akuzë dhe pasi qëndron dy vjet në burg lirohet. Shqipëria e varfër sakrifikoi nga buxheti i saj për të ndërtuar një drejtësi të lirë e të pavarur, por dështoi. Mali i dosjeve që nuk shqyrtohen nga gjykatat tona do të na zërë të gjithëve përfund, sepse Shqipëria u entuziazmua aq shumë nga fjala SPAK sa tani ka harruar se drejtësinë e jep gjykata dhe jo prokurori politik. Është e paimagjinueshme të mendosh se në një kohë kur bota, siç shkruante me të drejtë Zhak Attali këto ditë, është në prag të një Luftë të re Botërore, kur Amerika ka lëkundur besimin te demokracia e vërtetë, kur Europa po paraqitet e përçarë, gati e sëmurë dhe në një krizë të thellë identiteti, ambasadorët e Shqipërisë merren me humorin e SPAK. Si ka mundësi që këta ambasadorë nuk kanë përfillur opinionin e elitave shqiptare të cilët në hapësirën publike kanë vënë alarmin se Shqipëria po kthehet në një shtet e republikë prokurorësh të cilët nuk kanë asnjë motiv për të dhënë drejtësi, por vuajnë nga protagonizmi politik dhe nuk është çudi të jenë edhe nën frymëzimin e atyre që duan ta mbajnë këtë vend nën avujt e një mirazhi pafund.
Bukur. Shumë bukur. Yzeiri rrallë herë më ka zhgënjyer.
SPAK po tregon paaftësi të plotë. Hap dosje, por nuk bën asnjë gjyq. Dikush kalbet në burg pa gjyq, dikush me masë tjetër sigurie prej vitesh por askush nuk vihet para gjykatës për të provuar fajësinë e tjj.
Pyet Yzeiri: "Si ka mundësi (fjala është për Veliaj, CEO i 5D) që këta ambasadorë nuk bënë një deklaratë të vetme për këtë krim shtetëror ?" Krim shtetëror!!! O nëne, o nëne!! Dhe kryeministri hesht përballë këtij krimi që shteti të cilin drejton po bënë ditën ne diell!! Te jetë kaq i lig ky njeri me ketë pyetje që bëne? Jo nuk është i lig, 'është kerric gomari. Edhe pse i janë zbardhur flokët është fëmije nga mendja. Pret që ambasadorët të deklarohen për një rast në proces!! Natyrisht, kjo do të ishte një ndërhyrje politike e paturpshme në një sistem të pavarur dhe ky e kërkon nga ambasadorët e huaj! Po ç'i kujton ti ata mor profesor letërsie, idiot si ty dhe piktori ynë që ka marrë frerët nëpër këmbë? Me ju në krye, jo 82 vjet por edhe 1000 vjet te ecë pas qerres tuaj ky popull fatkeq, kurrë nuk ka për të parë dritën e lirisë e perparimit. Ju jeni mallkimi i këtij vëndi.
Ca e kam e kam llapën si të maces
Bravo Ilir,Europa sa here qe Shqiperia futet ne rruge te mbare I krijon pengesa, pershendes pergjigjen dinjitoze te Edi Rames sot.
Problemi fillon me parrullen "« E duam Shqipërinë si gjithë Europa ! " "E duam" dhe jo "ta bejme" Ne nuk duam te bejme, ne duam te vijne e te na bejne. Dhe pastaj fillon hisotria qe trajtohet me lart. Se fundi ne perseri jemi te lumtur sepse megjithese se Shqiperia nuk u be si Evropa, u be Evropa si Shqiperia. Lumturia jone vjen me gezimin se " ja edhe ne Evrope keshtu eshte si ne Shqiperi" "Ne jemi njesoj si Evropa" ....
Analize shume e drejte Zoti Yzeiri , po me sa duket keta ambasadoret flasin sa here reagon maxhoranca ose Kryeministri , se kur HAKERREHET SALI KRYE KRIMINELI I SHQIPERISE QE I SHANE ME LIBER SHTEPI DHE I KERCENON ASNJE NUK REAGON NGA KETA AMBASADORET . SI KA MUNDESI ?
Thjesht ashtu duan. Dhe s'kanë faj.Vetë i kemi vënë në qoshe, vetë i kemi bërë dollibashë dhe me këtë pushtet kanë të drejtën zakonore të lejojnë ose jo mirësi e shëndete dhe në fund të mbyllin mender festën, bash sipas planeve që kanë në kokë.
Bravo te fort,o ILIR YZEIRI!!!!!
Artikull i shkelqyer. Te lumte gazetar dhe analist. Çjane keto vemje ambasadore qe nuk bejne asnje pune dhe minojne Shqiperine! E dine ata se shumica dermuese e parlamentit eshte zgjedhur nga shumica dermuese e popullit shqiptar dhe marrin vendime ne emer te tij? E dine ata se SB dhe llumi i PD paguhen nga agjenturat e huaja? Pse dilni ne mbrojtje te nje strukture te deshtuar? Pse nuk i thoni SPAK-ut, qe e keni per zemer, perse nuk merr te pandehur nje vrases i 4 demostrusve paqesore? Sipas jush, nuk hyjme dot ne Europe se nuk burgosem nje socialist per mos barazim ne tendera, por mund te hyjme nese e burgosim ate dhe te mos ngreme padi per 21 janarin, Gerdecin, vjedhjen e 4 hidrocentraleve dhe krimet e pafund te kunder europianit te hapur SB? Nese ju perfaqesoni Europen, kurre mos te hyme aty!
Po si ka mundësi që ambasada amerikane që është kontribuuese e drejtësis nuk kritikoj mosheqjen e imunitetit Ballukut?
Sepse telenovelat turke te ezel belo ezmerit nuk i merr seriozisjt nje ambasade
Harrejeni Gjermanin e CDU,gjithmon kata Doris Packet e saj jane rreshtuar me kriminelin Sali.Dhe ne zgjedhjet1996 kur u masakruan shqiptaret dhe pd mori 95% te deputeteve CDU jo vetem nuk foli po dhe u rreshtua me krimet e Saliut.
Ilir..Si gjithmon shkëlqen dhe bind me atë çfar shkruan....omentisht janë pakë su Iliri në Shqipëri...
Ε kam thënë që kur filluan pazaret në vitin 1992 se nuk do futet Shqipëria në B-E por B-E-ja do futet në Shqipëri.Ja ku e kemi sot çfarë thonë të huajt atë bëjnë qeveritë dhe parlamenti.E shkatëruan fare e rafshuan çdo gjë me indiferencën e tyre qeveritë dhe europa dhe sot na thonë se në 2030 do jemi në B-E!!!!!Me këta politikanë do futemi?M këtë bulqësi,industri,shëndetësi,arsim,rend publik,transport publik,etj etj?Pa drita dhe ujë?Ku janë 500 fabrikat dhe uzinat?Nuk thanë një fjalë ambasadorët ndërsa për Ballukun folën menjëherë...Edhe nëse na pranojnë jo se e meritojmë ne por sepse i duhemi europës...
PamVARESI PA KONTROLL,KERKES LLOGARIE DHE NDESHKIM NUK KA DREJTESI.KJO LLOJ PAMVARESIE SJELL AMULKI,PASAKTESI DHE KUOOUPSOION.
Ka një përplasje mes SHBA dhe BE.Shqipëria, si ai gomari mes dy atllarëve, han shkelma.
Të lumtë Ilir !
I shkreti Yzo, meqe nuk e paska pare Komunizmin ne Shqiperi... Le ta dergoje urgjent Rama ne Kore te Veriut si Ambasador shetites e tja heqe merakun e jetes!
Ardian. Kuptove ndonjë gjë nga shkrimi i Yzeirit apo futja kot?
Artikull i vecante ne keto kohe absurde.I them te lumte.Spakut i duhet vene kufiri te thana.Nuk eshte spaku drejtesia ne Shqiperi.Eshte nje uzurpues i dhumshem i saj.Kryeministri me vonese po perpiqet me ndroje.Duhet me force pa kompleksin e mospranimit ne BE:kjo nuk ndodh per shume arsye.Spaku mund te ekzistoje vetem duke ndryshuar duke iu bindur ligjit dhe duke larguar nje pjese te mbrapshte te tij.Nuk duhet te jete i perhershem,por ad hoc ne disa rrethana tevecanta...
Komunizmi nuk u arrit. Kapitalizmi do arrihet ma shpejte kur dinjiteti rendesia e ekzistences familjes te mos ekzistoj.Kur EPSTEINI te arrihet jo vetem tek elita, ajka e pushtetarve por deri aty tek ma ordineret e shoqerise.Meqe i kane veglat e punes.Kur celsi i bie cdo brave dhe cdo brave kerkon te ndrroj celsat.
Nje pyetje per ty o Yzeir i vogel:Ne monizem ekzistonin ambasadoret dhe kush ishte vlera e tyre ??? Sot zotrote dhe plote si puna e jote qe jane ne politke varen prej ketyre ambasadoreve qe ne monizem nuk i njihte kerkush e jo me tu ndigjonte dhe fjalen pasi kishte Çeço bixhak dhe ua priste deri ne rrenje. Shqiperia si shtet kolonial sot u shtron tapete te kuq ketyre perfaqesuesve qe perveç kostumeve te tyre nuk kane asnje vlere.Kohe moderne jetojme e nuk eshte pak pasi fale merites se tyre ne nga njerez u kthyem ne kafshe te padobishme per tere shoqerine shqipetare.
@Lori, nuk di se sa e njeh historine, nuk po flas per ate boteroren, por në Shqiperi kur e kishim mire me sovjetiket, pra deri më 1960, ambasadori rus Çuvakin ishte 'Zoti' në Tirane. Më vone, kur Enveri, duke e vene vendin totalisht nën thundren e tij, u forcua dhe vendi u izolua, mbase nuk qe më nevoja, por në ate rruge duke e çuar vendin në zgrip, siç na e tregoi edhe 1991-shi, ende dhe sot jem nën ato pasoja. Mos i harro ca fjale te urta të mençurise popullore si "Dora që nuk kafshohet, puthet!" apo atë ca vulgare, "Më mire mut se i vogel" , etj etj. Ndaj duke qene se jemi të varfer, te vegjel dhe demokratikisht te pazhvilluar, kemi patur dhe gjithmone do te kemi nevojen e më te medhenjve e me te fuqishmëve, edhe pse ne jo pak raste jo të sinqerte me ne. Ndaj, se si, sa dhe kur do t'ia arrijme standardeve qe duam, pra ato që na afrojne me vendet e BE, kjo do varet nga politika, por më shume nga ne qe i zgjedhim ata që na drejtojne. Tranzicioni 35 vjeçar në demokraci dhe liri, perveç arsyeve te tjera qe nuk varen nga ne, ka treguar me shume se çdo gjë, pikerisht paaftesine tone në ate rruge. Ndaj bejme mire të mos qahemi! Dinjitetin, si individ, si komb dhe shtet, nuk ta fal njeri, ai veç fitohet.
Mos valle europa vzhdon te jete si ne kohen e te madhit gjergj fishta qe thote moj europ moj kurva e motit pse tradhtove besen e zotit
Pse nevrikoseni bre? Mirë kanë thënë ambasadat: mbajmë shënim qëndrimin e parlamentit. Këtë detyrë kanë ata; të mos mbajnë anë, ose të duket sikur. Qëndrim më diplomatik nuk ka. As mish, as peshk! Ç'thanë? Me sa na vë në dispozicion masmedia, ata kanë shprehur se rruga e Shqipërisë për në Europë është qëndrimi i saj ndaj drejtësisë dhe sidomos i saj ndaj zyrtarëve të lartë; për një drejtësi të drejtë të mbështetur në ligj. Thanë që vendimi i parlamentit është i pa drejtë? Jo! Thanë që vendimet e parlamentit të mos e pengojnë drejtësinë në rrugën e saj. Me vendimin e parlamentit, a pengohet drejtësia në zbardhjen e fakteve të tjera veç influencës dhe favorizimit në tender? Jo! Me këtë akuzë të presupozuar, a e pengon hetimin në gjendje të lirë, kur organi i akuzës ka marrë gjith arkivin e institucionit në prokurori? Jo, dhe as ka shans që t'i ndryshojë! Dhe a ka mundësi intimidimi të personelit në gjendjen aktusle si deputete e lirë, mund të ndodhë, por kjo mund të ndodhë edhe në gjendje të izolimit me arrest; ndër burgje janë gjetur gjithfarlloj mjetesh komunikimi me jashtë, madje janë dhënë edhe urdhra ekzekutimi me jetë; morpo, iu arratis i burgosuri! Nëse ishin në të drejtën e tyre, pse iu kërkua kuvendit leje për ndjekje nën arrest të deputetes?... formslisht? Dhe së fundi: BE-ja do të antarësojë Shqipërinë apo maxhorancën!? Më thoni ju lutem, që nga shpallja e pavarësisë e deri më sot, kur ka bërë Shqipëria pa ndërhyrjen e ambasadorëve? Edhe kufijtë iu caktuan nga konferenca e ambasadorëve! Pse ju vjen keq, sikur e kemi për herë të parë; pa shiko, shkriu dëbora në mal! Të zbatohen ligjet, sidomos ndaj atyre me profil të lartë që heton SPAK, kaq kanë thënë përmbledhtas. Kufirin tek thana nuk ua vendosim dot, se ne jemi nevojtarë, ne jemi jesmenë. Sidoqoftë, të jemi sinkron me Evropën nuk është keq, madje, sikur të thërrisnim ndonjë prej ambasadorëve të na jepte një mendje se qysh e kanë ata në shtetin e tyre, që ta adaptonim edhe ne për rastin në fjalë... Ha,ha,ha!.... do të qe gallatë fare, kur njëri ti binte gozhdës dhe tjetri patkoit. S'kemi pse mërzitemi fare, të ecim nën shembullin e tyre. Këto deklarata janë për të "balancuar" krahët. Politika kështu e ka, kur je vetëm, për të ngarkuar të dy krahët e barrës në samar, vendos një furkë nga krahu që s'ka peshë. Një përpjekje e mirë nga autori për të shprehur mendimin e vet për shqetësimin në lidhje me deklaratat e ambasadorëve, por kalimi i gjykimit me krahasime të para viteve 1990, vazhdon të jetë jo i duhuri dhe, edhe pse autori ka jetuar në komunizëm, nuk e paska parë atë dhe ka rrojtur me iluzionin se do ta shihte, kur askush nuk i kishte thënë se shoqërinë pa klasa, pa shtet etj do ta shihte pas 50 vjetëve(!), por barazinë shoqërore, po!, dhe kur dihet që regjimi që jetuam dhe e mohuam ishte vetm faza fillestare e komunizmit, me gjithë anatemimet e saj, nëse ka qënë utopike për autorin; kjo tregon mosnjohje, ose berihaj të gjthhershëm të autorit për atë kohë, që e dobëson shkrimin.
Bravo zoteri analiz prefekte vetem ironia SE ambasadat e huaja vetem humorin e aspakut nuk e kuptojn glen SA mijra fjale bravo gjingand Ylli respect dhe suksese ne jet
Jane ngritur ne kembe mediat duke shkruar kush te mund dhe sa te munde me qellimin per te mbrojtur Hajdutet e parave e vjedhura te popullit shqiptar!Ska gje me te keqe se kur media nuk eshte asnjeanese!
Asnje iluzion,CDU gjermane cfaredo qe te bejn socialistet ata gjithmon kane qene dhe jan kunder,kane 35 vjet ne halen e Saliut,duket ajo ju shijon.
Asnje ndikim nuk mund te ken keto ambasada qe rreshtohen me Sali krimin. Le te vazhdojn me Saliun,shqiptaret perpara me Edi Ramen.
Drej Z. Yzeiri, krahësimi i goditut, sapo Shqipëria bën disa hapa para, këta të Europës thonë "mbrapa kthehu", më sa u arrit komunizmi do arrihet Europa!
Shumë bukur z.Yzeiri por qeveria dhe parlamenti nuk duhet ta qethin ndoc rrokun per keta parazite.
Nje analize e shkelqyer ! Ka gati tre vjet qe fjala SPAK me ngjall neveri,qekur ai Altin Dumani nuk pranonte kerkesen e familjareve te viktimave te 21 janarit per t'u mare me dosjen e asaj masakre edhe mbas vendimit te gjykates Strasburgut,e cila e cilesonte 21 janarin krim shteteror,por u detyrua nga vendimi i gjykates se larte ! Perseri megjithese ka mbi dy vjet qe e ka mare dosjen ne dorezim,deri tani ka bere nje vere ne uje,nderkohe vepron ne menyre urgjente duke cuar ne burg kryetare bashkish te PS,pse kane dhene eskavatorin e bashkise qe banoret e nje fshati te ndertojne nje rruge me paret e tyre
Bravo Ilir !
Analize me vend. Keta ambasadore jane si Arvizu, ambasadori i vogel i nje vendi te madh sic shkruaje ti me te drejt athere, por ai te pakten e beri ktthesen. Ne i kemi mbivleresuar ambasadoret, por ata jane thjeshte burokrate, bejne nje deklarate per te then ne po punojme. Disa nuk e njohin fare reaalitetin shqiptar dhe flasin kot, disa te tjere as nuk e njohin as n uk duan ta njohin.
O bjondi i Smokthinës ,o kokëkuq mos e fëlliq atë trevë me atë mëndjen tënde të sëmurë e të mangët . Sa i di bicoko Ilirit nuk di ajo koka jpte si lakrame ,ooo këriçi i çeçoit .. Kthehu prap në Smokthimë biles më mirë në Vërmik se s'je për këto punë ti kaqol dhe merë ndonjë dhi të meresh me të, legen burr mos shkruaj më .
Ilir!Ti si njeri i lexuar besoj e di shprehjen “Prite gomar te mbije bar”Bari nuk mbin asnjehere! Populli priti 46 vjet barin komunist tani po pret barin e Berishes dhe prej 13 vjetesh barin evropian te Rames. O Ilir more!